-
Jep dorëheqjen administratori i CEZ. Nesër konkursi për drejtorin e ri
Jep dorëheqjen administratori i CEZ. Nesër konkursi për drejtorin e ri
TIRANE - Administratori i “CEZ Shpërndarje” Sahit Dollapi ka njoftuar përpara bordit të ERE-s, dorëheqjen nga ky post, duke shprehur angazhimin për të qëndruar në detyrë deri në emërimin e drejtorit të ri.
Sahit Dollapi ka raportuar sot përpara komisionerëve të ERE-s për mbarëvajtjen e kompanisë gjatë kohës që ai ka drejtuar “CEZ Shpërndarje”.
Sipas tij, gjatë kësaj periudhe janë përmirësuar treguesit e arkëtimeve dhe humbjeve, janë përmirësuar shërbimet dhe marrëdhëniet me qytetarët. Më pas ai ka komunikuar vendimin e tij për tu dorëhequr nga ky post.
Dorëheqja e Dollapit është komentuar nga komisionerët e ERE-s, të cilët e kanë vlerësuar punën e tij si të efektshme në zgjidhjen e disa problematikave të mëdha.
Komisionerët e ERE-s shqyrtuan dorëheqjen e Dollapit dhe e pranuan atë, duke hapur kështu procedurat për zgjedhjen e administratorit të ri të CEZ. Konkursi për zgjedhjen e kreut të ri të CEZ-it do të hapet të mërkurën, ndërsa emërimi i tij pritet të bëhet më 14 tetor.
(er.nu/BalkanWeb)
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt