Close
Faqja 6 prej 20 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 196
  1. #51
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Berisha dhe djali i Azemit ne diten e 15 Shtatorit 1998, dite ne te cilen u
    zhvillua varrimi.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #52
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Azem Hajdari
    11 Mars, 1963 - 12 Shtator, 1998

    Kriza te kqija kan kris n'Tirane
    Pa ni djale mbet Shqipnia nane
    Ca asht Shqipnia e ca asht Kosova
    Per ket djal o nga Tropoja
    Rradhe ksi trimash ka pas vatani
    Burre mbi burre qaj Azem Hajdari

    Si student u ngrit ne kame
    Diktature fund me i dhane
    Ne dhjetor t'vitit 90
    I priu popullit ky djale studente
    Bash me shoket e ti te ri
    Nane shqiperis o i solli LIRI

    Aktivist e trim bujare
    Per liri punoj pa u ndal
    Demokrat e faqe bardhe
    N'zgjedhje te lira o fitimtare
    E z'gjedh populli o deputet
    Fjala e ti na zinte vend
    O bash si burrat o ne kuvend

    Ne pranvere 98
    Ne ni stime o flak ke ndez
    Mbare kosova u ngrit ne kambe
    Sikur f'mija kur thret oj nane
    Azem trimi u ngrit ne kambe
    Me malsor ai dert ka ba
    Qysh kujton vllau per vlla
    Hapni zemrat e hapni votrat
    Pritni vllaznit e pritni motrat

    Per te gjithe e l'coj nje kushtrim
    JEM NI KOMB E KEM NI QENDRIM

    Dora e zeze oh gjakatare
    Plot e dhjete oh nuk fjeti fare
    S'rrishin qete oh bishat e zeza
    Tuj ba planet ohh ugurzeza

    Disa here ohh paten provu
    Vec Azemin ohh me likfijdu
    S'deshten kurre oh me e pa te gjalle
    Vec se deshti BASHKIM KOMBETAR

    Ishte vite ohh 98
    Se harrojm o kur per jete
    Ju thaft dora ohh ati tradhtari
    Qe ja pat ohh lakmin dollarit

    Bash nga zyrja ohh kur ke tuj dal
    E lan t'vdekun ket trim bujar
    O AZEM O AZEM HAJDARI
    Z'dot harron o kurr ty vatani

    S'te harron o Shqipnia mbare
    N'zemrat tona
    O KE MBET I GJALLE


    Adem Ramadani
    Kenge per Azem Hajdarin
    Dy zogje t'malit
    Jehona 2002

  3. #53
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Presidenti Moisiu me familjen e Azem Hajdarit.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Sa i qeka rrit cuni, marshalla

  5. #55
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Eshte burre Dixhije, po une e di se ka dhe nje vajze...aty tek te 15-16 tashi.

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Kam lexuar nje liber te Blendi Fevziut "Renia e piedestaleve" ( qe ia kishte dhene me autograf kushos tim, nje nga drejtuesit e levizjes se dhjetorit) dhe pershkruante skenen kur po organizoheshin studentet per proteste. Edhe Azemi duke dale ne krye e duke marre gjendjen ne dore kishte thene: Po dal une se po me vrane te pakten e kam lene nje djale mbrapa!
    Ndryshuar për herë të fundit nga D&G Feminine : 12-09-2005 më 16:03 Arsyeja: gabim gramatike

  7. #57
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Ehh po ka lene dy faktikisht, se e shoqja ka kene duke lind ne ate kohe.
    Po une Kirin ( djalin e madh e mbaj mend...dhe vajzen e vogel me syze qe nuk
    qenka ne foto...).

    AZEM HAJDARI

    Nuk harruan
    Dhe punuan,
    Që atë ditë që tubove
    E kërcënimit s'ju friksove
    Të të vrisnin pak nga pak,
    Ja, kështu do merrnin hak.

    I sfidove
    Dhe luftove,
    Bashk me popullin e robëtuar,
    Me të burgosur e të linçuar,
    Të përmbysje atë klikë,
    Që nga askush nuk kishte frikë.

    Tu vërsulën
    E s'të përkulën,
    Nëpër rrugë e nëpër sheshe,
    Kudo me ta që u ndeshe,
    Bëre para e u re,
    I zvarrise shesh për dhe.

    Ish sigurimi
    Vetë krimi,
    Tërbuar nga xhelozia,
    Si të zhduket krenaria?
    Në vesh mbolli pëshpërimat,
    Përbindëshin që hante trimat.

    Nuk vonuan
    Të qëlluan,
    Dhe trupërojen se kursyen
    Me gjak tuaj rrugën ngjyen,
    Të na kallin drithtir
    Të na sundojnë me pahir.

    Ja ti re,
    Re përdhe,
    E u ngrite ...po të ngritëm,
    Përmbi supe ja... të ngjitëm,
    Që ky popull të mos tutet,
    Nga çdo klikë më ngusht të futet.

  8. #58

  9. #59
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Citim Postuar më parë nga D&G Feminine
    Kam lexuar nje liber te Blendi Fevziut "Renia e pidestaleve" ( qe ia kishte dhene me autograf kushos tim, nje nga drejtuesit e levizjes se dhjetorit) dhe pershkruante skenen kur po organizoheshin studentet per proteste. Edhe Azemi duke dale ne krye e duke marre gjendjen ne dore kishte thene: Po dal une se po me vrane te pakten e kam lene nje djale mbrapa!
    Une si 47 vjeç qe jam mbaj mend ca gjana. Azem Hajdarin e kam pare me syte e mi, para godines 15 ku isha atehere (kovaç na thoshin), me nje profesor te juridikut. Azemi studionte juridik atehere. Emrin ia kam harruar ketij profesorit (nje emer tipik jugor ka patur, por te sakte nuk e di, ndoshta Lilo) por e mbaj mend si sot skenen : profesori po mundohej t'i mbushte mendjen Azemit te ndryshonte udhe dhe te hiqte dore. Data mund te kete qene 12-13 dhjetor. Azemi tundte koken dhe i tha keshtu ketij profesorit, te degjuar me veshet e mi : "E di qe do te me vrasin, por i kam hyre kesaj rruge dhe me nuk dal".

    Pastaj, nje gje tjeter qe me ka mbetur ne mendje. Kur kemi dalur nga godina 15, fill pasi jane grumbulluar pak veta nga "minierat", ishim nja 50 veta, une me nje shok (po e lexoi kete post do ta njohe veten, te pershendes po qe se e lexon ), dhe rruges qe ndante godinen 15 dhe ate 14 (e juridikut ka qene me sa mbaj mend, 13 ishin ekonomiksit, patericat ju thoshin), ka patur ca stola ku Azemi ka hypur ne njerin dhe na tha : "Jemi nisur per rruge. Kush eshte frikacak, le te kthehet tani, perndryshe deri ne fund". U pame sy me sy me ate shokun dhe pa e kuptuar as folur kemi qendruar (eh ku merrnim vesh nga ato gjera).

    Dhe e treta qe me kujtohet : kur shkuam tek godinat e vajzave, me duket tek 11-12, per te thirrur vajzat me ne, Azemi bertiti me ta madhe ku tha : "Kush i prek motrat tona, do ta vari me duart e mia".

    Kaq se mi nxoret disa kujtime te vjetra... ehhhhhhhhhh...

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga oiseau en vol
    Krejt e sakte xhuxho, por jam i lashte une edhe m'falen harresat
    Ama m'ka qene fiksu sepse keto filozofat sikur u ngaterroshin me keto juridiksat... qyl hesapi e kane pase
    Megjithate xhuxho, ato te tjerat qe tregova jane te sakta.
    Te dy deget si filozofia ashtu dhe Juridiku kane qene ne nje fakultet, dhe e benin tek Korpusi mesimet. Kane qene te gjithe "familje te mira" dmth komunista 400 karatesh. Edhe Azemi familje komunistet ka qene. Kjo sa per saktesi. Ka goje te "keqija" qe e kishte futur ne levizje Irakli Kocollari. Sa e vertete eshte kjo O zog une s'e di. Ylli Rakipi ka pas shkrujt shume njehere e nje kohe.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 6 prej 20 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhën si ‘agjent serb’
    Nga ex-x në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  2. Berisha dhe politikanët tropojanë në PD
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 10:46
  3. Sot, 8 vjet nga vrasja e Azemit
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 15:34
  4. Moisiu: Nuk nënshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  5. Pse ka dështuar prokuroria në cështjen e Shkallnuerit
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-01-2005, 16:46

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •