Close
Faqja 4 prej 20 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 196
  1. #31
    I Djathtë
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713

    Të gjithë vrasësit e Azemit kërkojnë pafajësi

    Të gjithë vrasësit e Azemit kërkojnë pafajësi

    Nga Bislim Ahmetaj



    Rreth katër vite më parë është vrarë një njeri, rreth të cilit shqiptarët në Dhjetor të vitit ’90, investuan veten e tyre, besimin, shpresën, gjithçka.

    Rreth katër vite më parë, është vrarë një njeri, që e kishte dënuar me vdekje ish-PPSH-ja, i cili nuk po tregonte asnjë shenjë pendese për atë që kishte bërë në Dhjetor të ‘90-ës.

    Rreth katër vite më parë, është vrarë një njeri, që e kishte hipotekuar jetën e tij për çështjen kombëtare dhe demokracinë në Shqipëri.

    Rreth katër vite më parë, është pushkatuar një njeri, që nuk rreshti asnjë minutë së luftuari me mjetet që të ofron politika moderne, për arritjen e standarteve demokratike që i takonin qytetarëve më të vuajtur të Lindjes komuniste.

    Rreth katër vite më parë, është pushkatuar një njeri, që e kishte marrë seriozisht besimin e që ia kishte dhënë elektorati shqiptar.

    Rreth katër vite më vonë, shumë pak flitet në median e shkruar apo elektronike, për pushkatimin e njeriut simbol të mospajtimit me të keqen.

    Rreth kater vite më vonë, politika dhe politikanët i kanë humbur fjalët për njeriun që u pushkatua për të vetmin faj, se e donte Shqipërinë të integruar në strukturat Euro-Atlantike. Njeriun që u pushkatua rreth katër vite më parë, e kujtojnë më së shumti familja, ata qindra e mijëra simpatizantë të tij, që nuk kanë asgjë në dorë.

    Njeriun që u pushkatua rreth katër vite më parë, e kujtojnë edhe gjykatat e shkallëve të ndryshme, ku zhvillohet një tragji-komedi histerike.

    Të gjithë ata që shkrehën armët mbi njeriun simbol të shpresës, kërkojnë pafajësi, ata janë të pafajshëm, derisa ata që i urdhëruan ruajnë të njëjtat poste ose i kanë ndërruar ato sipas dëshirës së tyre. Të gjithë janë të pafajshëm, i fajshëm është vetëm Azemi, që u martirizua në emër të lirisë, të demokracisë së vendit të tij. Vrasësit, hajdutët, atdheshitësit, imoralët, përdhunuesit, trafikantët, spiunët, malukatët, drogaxhijtë, ryshfetxhijtë, që janë qeveritarë, politikanë, deputetë, doganierë, policë, gjyqtarë, prokurorë, avokatë, janë të pafajshëm.

    I fajshëm është vetëm Azem Hajdari.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Nga shekulli


    Vendimi i gjykatës i ka kthyer Metës 5 mijë lekë për çdo ditë burg


    Meta, 23 milionë për burgim të padrejtë


    Alma Çuka
    TIRANE - Fatmir Meta ka marrë dje me vendim gjykate të gjitha paratë që i takojnë për ditët e burgut bërë padrejtësisht. 23 milionë lekë vendosi t'i japë dje gjykata Fatmir Metës për të gjitha ditët e burgut që ai ka kryer padrejtësisht. Vendimi u mor nga gjyqtari Medi Bici ndërsa si palë e dytë në proces ishte përfaqësuesja e Ministrisë së Financave. Për një ditë burgu të bërë padrejtësisht Fatmir Meta u shpërblye me 5 mijë lekë të reja. Fatmir Meta u arrestua në fillim të vitit 2001dhe qëndroi në burg deri në përfundim të procesit gjyqësor që lidhet me vrasjen e liderit të Partisë Demokratike Azem Hajdari. Vendimi për të pandehurit e akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit u mor në 29 prill të këtij viti. Dhe me vendim të shkallës së parë dhënë nga gjyqtari Arben Micko, Fatmir Meta doli i pafajshëm. Vendimi i dhënë nga shkalla e parë mbeti në fuqi edhe nga shkalla e dytë, ajo e Apelit. Pas përfundimit të procesit në shkallën e dytë, Meta iu drejtua shkallës së parë për të marrë paratë e burgut. Për këtë fakt në zyrën e gjyqtarit Medi Bici u deshën të zhvilloheshin vetëm dy seanca gjyqësore. Në seancën e parë, i pandehuri i përfaqësuar nga avokati Hysni Beti paraqiti provat e deryrueshme. Po të njëjtën gjë bëri edhe pala që përfaqësonte Ministrinë e Financave. Në gjykatë ishte i pranishëm edhe vetë ish i akuzuari për bashkëpunim në vrasjen e Azem Hajdarit, Fatmir Meta. Meta është shprehur se e ka pritur gjithmonë një vendim të tillë, pasi gjatë gjithë seancave gjyqësore ka këmbëngulur për pafajësinë e tij dhe në burg është mbajtur padrejtësisht. Procesi gjyqësor ndaj pesë të pandehurve akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit filloi në 3 prill të vitit të kaluar dhe përfundoi në 29 prill të këtij viti me vendimin e dhënë nga Arben Micko. Në përfundim të hetimeve gjyqësore rezultoi se Fatmir Meta dhe Isamedin Haxhia, njëri prej tre vëllezërve haxhia, doli i pafajshëm për akuzën e vrasjes në bashkëpunim të Azem Hajdarit. Isamedin Haxhia, u dënua me 2 vjet burg vetëm për akuzën e armëmbajtjes pa leje.Ndërsa i pandehuri Fatmir Meta dje me vendim gjykate mori paratë e burgut, dosja me emrat e pesë të pandehurve ndodhet në Gjykatën e Lartë. Rekursi në Gjykatën e Lartë është bërë nga akuza, e cila pretendon se vendimi i dhënë nga shkalla e parë dhe mbetur në fuqi nga shkalla e dytë është i pabazuar në ligj dhe i pambështetur në prova. Akuza është e mendimit se edhe Fatmir Meta dhe Isamedin Haxhia janë të implikuar në vrasjen e Azem Hajdarit. Për të dy këta të pandehur akuza kërkoi në shkallën e parë dënimin me 20 vjet burg. Por nuk ishte i këtij mendimi gjyqtari Micko, i cili pasi shqyrtoi provat e nxorri Metën të pafajshëm. Tashmë dosja pret në Gjykatën e Lartë datën për fillimin e shqyrtimit gjyqësor.

    ..........................


    Kapobanda Fatmir Meta dhe ndihmesi i Jahos ne vrasjen e Azemit shperblehet.

    Haram i qofshin parate !

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Dje ne parlament fituan Vrasesit e Azem Hajdarit.

    PS shkelmon edhe Nanon per Klosin.

    PS nuk mund te harroje kenaqsine qe u dha Klosi kur vrau me ndihmen e hajdutve te Tropojes, Azem Hajdarin.

    Finot, Brahot, Taulant Dedat, Gjinushet e sorrollop u bashkuan si nje grusht i fuqishem dhe triumfuan dhe kete radhe.

    Qeveria Nano i ka ditet e numeruara.

    Klani i rebelizmit ka shume mundesi qe te rrezoje Nanon e te ri-vendose diktaturen.

    Te shohim.

  4. #34
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212
    I dashur Brari

    Me ate lloj opozite qe ka Shqiperia sot qeveria Nano jo vetem qe si ka ditet e numeruara po do jetoje sa te doje Tosi...dhe Simitisi

    Sa deputete votuan ne parlament per raportin "Klosi"?
    Sa prejt tyre ishin te opozites?
    Pse u krasit raporti?
    Cfare eshte kjo loje e ndyre shahu qe po ben Sali Berisha me Fatos Nanosin?

    A ka shqiptar te mirefillte te besoje qe F. Nano nuk ka patur dore ne eleminimin e Azem Hajdarit?..dhe aq me pak Klosi paska vepruar pa aminin e tij...!!!!

    E keni lexuar me cfare gjuhe te helmuar ka filluar te flase S Gjinushi ne 'Kohen' Nikolle Lehesit?
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

  5. #35
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-10-2002
    Vendndodhja
    Portugal
    Postime
    100
    Une si gjeth do te fajesoja vetem Berishen dhe Nano le te pije sa te doje.
    Berisha injoroi nje popull dhe e ka problem per nje deputet qe ja vrane mu para selise se partise demokratike.
    Une dua te i a degjo me zerin atij Dhespoti tropojan qe mori ne qafe tere Shqiperine.
    Shendet e te mira te gjitheve

  6. #36
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-10-2002
    Vendndodhja
    Portugal
    Postime
    100
    Une si gjeth do te fajesoja vetem Berishen dhe Nano le te pije sa te doje.
    Berisha injoroi nje popull dhe e ka problem per nje deputet qe ja vrane mu para selise se partise demokratike.
    Une nuk dua te i a degjoj me zerin atij Dhespoti tropojan qe mori ne qafe tere Shqiperine.
    Shendet e te mira te gjitheve

  7. #37
    kerkuesi
    Anëtarësuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    hajde cuna folni me paster se sju ka lezet.
    si mund te shani nje bashkupunim nano-berisha kur ata te dy (ashtu si jane) perfaqsojne te pakten 60% te elektoratit shqiptar.
    berisha po ben vertet nje opozite dinjitoze me fakte dhe duke lene rrugedalje ne momente te veshtira dhe une mendoj se keshtu duhet te jete opozita .
    sa per inkriminimin e nanos ne vrasjen e azemit mos u beni budallenj se po te ishte lyer nano ne ate pune sja linte klosi pa e permendur .
    duhet te dini dicka se ate qe se bene meta me majkon (te dy i kane kerkuar doreheqjen klosit po asjeri se detyroi dot) e beri nano.
    pa vurini njecik gishtin kokes dhe mendoni dhe mos tju flasi goja para mendjes.
    PAUCA SED MATURA

  8. #38
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet në Bllog
    22
    Prokurori i Pergjithshem: "Azemi u vra per politike"

    Tirane - Prokuroria e Pergjithshme nepermjet firmes se zotit Theodhori Sollaku i kerkon Gjykates se Larte te ndryshoje motivin e vrasjes se Azem Hajdarit ne vendimin perfundimtar. "Ish-lideri i dhjetorit dhe deputeti i Partise Demokratike eshte ekzekutuar per motive politike dhe detyren qe lidhej ne ate kohe dhe jo per hakmarrje sic ka vendosur Gjykata e Faktit dhe e Apelit ne Tirane". Burime nga Prokuroria, por edhe nga Gjykata e Larte, thane se pardje ka mberritur ne sekretarine e ketij isntitucioni kerkesa, e cila pritet te merret ne shqyrtim brenda dhjetorit. E vecanta e ketij rekursi eshte se grupi i prokuroreve per here te pare shprehet se eshte dakord me dhenien e vendimeve per denimet ndaj atyre qe jane te implikuar ne kete ngjarje, ndryshe nga cfare kishte deklaruar me pare. Keshtu, ajo eshte dakord me denimin me burgim te perjetshem te Jahos Salihit, me 25 vjet per Izet Haxhine ne mungese, me 30 muaj per Isamedin Haxhine, 20 vjet per Ismet Haxhine dhe pafajesine e Fatmir Metes. Por eshte katerciperisht kunder sentences qe ben fjale per motivin e vrasjes. Sipas prokuroreve te gjitha rrethanat e ngjarjet, menyra e organizimit dhe e gjithe historia e rende lidhet me pozicionin si politikan te Hajdarit dhe jo me probleme personale. Trupi gjykues i gjykates se Tiranes i kryesuar nga Arben Micko dhe ai i Gjykates se Apelit, gjate dhenies se vendimit cilesuan se Azem Hajdari eshte vrare per hakmarrje dhe vrasja nuk lidhet me detyren qe ai mbante si deputet. Por, epilogu i te gjithe gjykimit te ceshtjes me te rendesishme ne duart e hetuesve duket se do te ndryshoje te gjithe kete fjali, e cila duket si nje rrjesht shtese, por qe ndryshon gjithcka ne thelbin e vendimit. Pas nje mbledhje maratone, anetaret e grupit hetimor kane vendosur qe ti kerkojne Gjykates se Larte te vendose qe Hajdari u vra per motive politike. Ndoshta ne kete kerkese speciale kane ndikuar edhe materialet shkresore te grumbulluara nga komisioni parlamentar per hetimin e veprimtarise se Sherbimit Informativ. Disa deputete madje thane se kishin zbuluar fakte qe ky sherbim ishte i implikuar ne kete vrasje. Por, kjo kerkese shoqerohet edhe me nje surprize sipas te ciles prokuroria eshte dakord me masen e denimit, nderkohe qe deri tai si ne deklarata per median, por edhe ne gjykata ata jane shprehur se nuk do te rreshtin se kerkuari denime me te renda dhe rikthimin ne qeli te Fatmir Metes. Ndersa arsyeja me bindese por qe nuk pohohet, eshte se ndryshimi i motivit, vjen pas dekorimit qe i beri Presidenti Moisiu, Azem Hajdarit, me titullin: Nderi i Kombit.

    Ndryshimi i motivit te vrasjes, nga personale ne politike, pervecse con ne vend drejtesine e munguar, rihap hetimin e ceshtjes se kush politikan eshte pas vrasjes politike. Kjo lidhet me akuzat e opozites dhe te nje pjese te hetimeve te komisionit parlamentar per SHISH, i cili akuzoi direkt Fatos Klosin dhe indirekt Skender Gjinushin, Arben Rakipin e Meidanin. Me sa duket, po pergatitet faza e dyte e gjykimit te atyre qe jane fshehur deri me tani pas vrasesve te denuar. Kjo do te thote qe pas vendimit te Gjykates se Larte, organi i Prokurorise se Pergjithshme te kete nje argument ligjor e te dokumentuar se vrasja eshte politike dhe se nje vrasje e tille nuk mund te kryhet pa nje kupole politike. Pra faza e dyte mund te filloje nga muaji shkurt-mars i vitit te ardhshem, kohe kur edhe fillojne pergatitjet per zgjedhjet lokale dhe duhet qe ndonje lider partie anti-Nano te mos bezaje e te rrije urte. Ne te kundert hetimi mbetet i hapur, meqe edhe Gjykata e Larte ka vendosur(nese vendos) se vrasja eshte politike. Personi qe kane qene me i lidhur e me i akuzuar ne kete vrasje mbetet ish-kryetari i SHISH, Fatos Klosi. Por me Klosin dihet se miqe jane Arben Rakipi dhe Skender Gjinushi, pa harruar Meidanin. Me Klosin eshte mbaruar formaliteti. Pritet vetem casti i duhur per veprim policor. Kurse me Gjinushin eshte me veshtire, pasi eshte me koracate te forte dhe me dinak. Kurse Meidani, nese vendos te kandidoje per postin e kryetarit te PS-se ne Kongresin e rradhes, gje per te cilen po pergatitet, atehere do te mund te vihet nen akuze politike per t'i hapur udhen Nanos qe te rifitoje lirshem PS-ne qe po i iken nga duart. Kjo logjike politike lidhet, nese nuk do te kandidoje rrezikshem Meta ne momentin e fundit, sic di ai te godase shpejt dhe eger. Pra, pervecse motivit te drejte qe vendimi duhet te ndryshohet nga vrasje per motive personale ne motive politike, politika e dites dhe e kulisave do ta perdore mjaft mire kete ndryshim vendimi per te ndeshkuar te dyshuarit e derisotem, por qe jane kryenece dhe antiNano dhe natyrisht AntiBerisha. Tashme eshte bere sentece e dites poezia e Majakovskit: Kur themi Lenini nenkuptojme partia, kur themi partia nenkuptojme Leninin". E perkthyer ne shqipen e sotme: Kur themi Nano nenkuptojme Berisha, kur themi Berisha nenkuptojme Nanon. Kesisoj, cdo goditje apo deklarate e kryetarit te PS dhe PD-se eshte ne akord. Edhe ate dite kur nuk del njeri, duhet nenkuptuar se mendimi i tij eshte i atij qe del dhe flet. Nje dyshe perfekte!

    Ndaj edhe rihapja e dosjes Hajdari pas vendimit te Gjykates se Larte, nese e jep se mbetet vrasje politike, do te kemi rastin te shikojme nje spektakel arrestimesh ne nivele te larta te politikes.

    Pjese nga vendimi i dhene ne 29 prill ne Gjykaten e Tiranes nga kryetari i trupit gjykues Arben Micko

    .....Jaho Mulosmani denohet me burgim te perjetshem si ekzekutor, Izet Haxhia me 25 vjet burg si bashkepunetor (ne mungese), Isamedin Haxhia me 30 muaj burg per armembajtje pa leje, Ismet Haxhia me 20 vjet burg si bashkepunetor dhe Fatmir Meta i pafajshem dhe lirohet ne sallen e gjyqit. Vrasja eshte kryer per hakmarje dhe nuk lidhet me qenien e Hajdarit si deputet i Partise Demokratike.

    Pjese nga vendimi i dhene nga trupi gjykues ne Gjykaten e Apelit Tirane

    .....Jaho Mulosmani denohet me burgim te perjetshem si ekzekutor, Izet Haxhia me 25 vjet burg si bashkepunetor (ne mungese), Isamedin Haxhia me 30 muaj burg per armembajtje pa leje, Ismet Haxhia me 20 vjet burg si bashkepunetor dhe Fatmir Meta i pafajshem dhe lirohet ne sallen e gjyqit. Vrasja eshte kryer per hakmarrje dhe nuk lidhet me qenien e Hajdarit si deputet i Partise Demokratike.

    Pjese nga kerkesa e prokurorise per rigjykim ne Gjykaten e Larte

    Kerkojme qe Gjykata e Larte te lere ne fuqi te gjitha vendimet e dhena nga Gjykata e Faktit dhe e Apelit, por te ndryshoje motivin e vrasjes nga vrasje per hakmarrje ne vrasje per motive politike dhe per shkak te qenit deputet dhe drejtues i Partise Demokratike.

    Vendimi i Gjykates se Tiranes

    Jaho Mulosmani - burgim i perjetshem

    Izet Haxhia - 25 vjet burg

    Isamedin Haxhia- 30 muaj burg

    Ismet Haxhia - 20 vjet burg

    Fatmir Meta - I pafajshem
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  9. #39
    Pasioni për shkencën
    Anëtarësuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    Jaho Salihu ka vrare edhe vellane e gjuhëtarit të madh shqiptarë dr. Eqerem Çabej

    Jaho Salihu ka vrare edhe vellane e gjuhëtarit të madh shqiptarë dr. Eqerem Çabej


    Vrasësit e Azem Hajdarit kanë vrarë dhe përpara 60 vjetësh?!
    (Disa pyetje që shërbimi informative shteteror (jo)shqiptar duhet të përgjigjet…ose të detyrohet të përgjigjet)

    Nga Nju Jork(SHBA) BEQIR SINA


    MANHATTAN NY : Ndërsa , sapo kam mbuluar një takim në komunitet dhe jam ulur në një bar-kafe, ndodhur në njërin prej stacioneve të metros së Manhattan(it), një burr rreth të 45 vjetëve, afrohet dhe kërkon të bisedojmë. Gazeta Bota sot, të cilën po shfletoja, i la të kuptojë qytetarit(shqiptarit) se mund të komunikojë lirëshëm më një bashkëkombas, të tij.

    Jam sicurity në këtë building, tha dhe ulet afër meje, duke marr dhe ai një kafe amerikane. "Asnjeher nuk kam dash të merrem me "politik" e sidomos në këtë vend. Sipas traditës shkëmbejm përshëndejtejt dhe bëjmë prezantimin. Prezantimi i çastit nga ana ime dhe njohja e tij me tim et, tregojë të kundërtën e asaj çka, S.M, tha më parë. Ai, foli pa ndrojtje më pasë për aktivitetin e shqipatreve në Amerikë dhe zhvillimet e fundit në Shqipëri, ashtu siç i dimë e sç e kemi zakon ne shqiptarët.

    Mësova se ishte një patriot dhe demokrat nga Tropoja, familje njohur dhe më zë në këtë anë, larguar disa vjet më parë. Me këtë rastë duke hapur biseda nga më të dryshmet, pasë indetifikimit tim me gazetën , me kusht që të mos indetifikohej S.M, kërkoj të bëhej konkret dhe i qartë në bisedë se çfar do të thoshte.


    Në se shërbimi informative shqiptar, tha ai , pavarësisht emertimeve zyrtare, si Sigurimi i Shtetit të kohës 1944-1992 të Enverit e Ramizit, Shërbimi Informative Kombëtar 1992-1997 a tani Shërbimi Informativë Shtetëror 1997-2002, nuk ju përgjigjet saktësisht atyre pyetjeve që trupërojnë prej rreth 60 vitesh luftën e pamëshirshme të klasave, ose me saktë gjakmarrjen e tmerrshme shqiptare të kanunit të kuq stalinist, atehere kemi të drejtë të shtrojmë për diskutim të gjithë shqiptarët, a ka qënë dhe a është shqiptar shërbimi informativë apo vegël e të tjerëve për qëllime kuptohet jo shqiptare.....?!?!.

    Do të na falin lexuesit por duke zbardhur ato ç'ka regjistrova, do t'u shpalos një histori interesante e cila kërkon vëmëndje. Duke lakuar disa emra dhe vete lezuesit i jep rasti të nxjerri konkluzionet. Më sa mësova unë vetë çdo njëri do ta ndiejë së këto organe dhe përfaqësuesit e tyre, të cilët janë gjallë, disa edhe në aktivitete politike, duhet t'ju përgjigjen këtyre pyetjeve…të paktën njëherë, dhe nëse jo, atëhere duhet që opinioni i gjërë edhe t'i dëtyrojë…


    Kush janë vrasësit dhe pse është vrarë Azem Hajdari?

    Dorasit a vrasësit janë gjetur e pranuar dhe nga palët. Akuza dhe gjykata ka pohuar se ata janë Jaho Sali Mulosmani dhe Fatmir Haklaj, dy të rinj nga vëndlindja e heroit të pluralizmit. Por se pse është bërë kjo vrasje e quajtur nga media vrasja e shekullit as nuk është thënë dhe as nuk pritet të thuhet. Motivet për vrasjen shterojnë, paksa kjo është quajtur vrasje e shekullit…

    Edhe në këto rreshta ne nuk do të mundohemi të japim opinion rreth motivimit pasi shtypi ynë është i tejngarkuar me këtë objekt porse do të bëjmë një parantezë të shkurtër dhe një krahasim me një vrasje tjetër jo kaq të bujshme, porse me një ngjashmëri të çuditshme si akt dhe me personazhet, këto ndoshta edhe të pa besueshme për lexuesit.

    Bëhët fjalë për vrasjen nga komunistët të nënprefektit të Tropojës, të shtetarit fisnik Selaudin Çabej, vëllai i gjuhëtarit të madh Eqerem Çabej rreth 59 vite më parë?! Ai është vrarë me atentat rreth 100-200 metra larg nënprefekturës…paçka se ai nuk kishte asnjë armiqësi me Tropojën dhe tropojasit. Ai ju kishte dhënë zëmrën e marrë besën tropojasve.

    Sali Mani-Mulosmani, gjyshi i Jahos apo bajraktari i fisit më të madh të Krasniqes i kishte dhënë besën e nderit se ai është mik i Malësisë së Gjakovës dhe askush nuk do të guxojë t'a prek atë…porse ai vritet në besë, pikërisht prej djalit të bajraktarit.

    Ai quhej Jaho Sali Mulosmani…Me atentatorin ishte dhe një bashkëmoshatar me mbiemrin Haklaj…Pra, 60 vite më parë Jaho Sali Mulosmani i parë, vret me atentat në mes të Tropojës, njeriun e regjimit të vjetër, paçka se ishte në besë edhe të babait të vet e në mbrotje të ligjit. Për ironi të faktit, nëna e Jahos si burrnesh e mallkon të birin duke i bërë sipas traditës edhe haram qumeshtin e gjirit dhe thonë tha ai, se nuk e ka qarë kur i është vrarë prej gjermanëve… E ndonëse e mallkon e ëma që e pat lindur, nuk e mohoj kurr regjimi që polli vëllavrasjen e tmerrshme politike…

    Si vrastar nismëtar i luftës së klasave, ai është përkujtuar çdo vit si një hero dhe varri i tij ndoshta akoma gjindet në varrezat e deshmorëve të kombit në Tiranë?!

    E nëse Jaho i parë vret në emrin e regjimit të ri komunist që po lindte athere në Shqiperi dhe hap kështu serialin e vrasjeve e të zhdukjeve masive të shqiptarëve, Jaho i dytë, pas rreth 60 vjetësh, vret përsëri në besë, një politikan e një emër të madh të fillimshekullit të ri për lirinë e demokracinë e shqiptarve…edhe ai me një atentat në mes të Tiranës, pak metra larg parlamentit të Shqipërisë e të selisë së Partisë Demokratike. (shtes e imja)(Kështu kanë pohuar vete atentatorët dhe prindërit e tyre, le të kujtojmë intervistat në ZP-në, të Jaho Mulosmanit dhe të Muharrem Haklaj)

    Sëbashku me Jahon e dytë thuhet se ka qëlluar me nagant dhe atentatori tjetër Haklaj,…si përpara 60 vitesh?! Ngjasi e çuditshme kjo për të mos u besuar… të njëjtët emra atentatorësh, e njëjtë mizaskena e lojës vrastare.
    Çfarë është e ndryshme në këtë loje krimi…Në se në vrasjen e parë nuk mohohet qëllimi politik pasi nga Partia Komuniste, më pas nga Partia e Punës së Shqipërisë-sot Partia Socialiste, atentati është përkujtuar radhazi me dhjetra vite si nje akt heroizmi i pashoq, në të dytën sikur mohohet ose menjanohet përkohësisht qëllimi politik.


    Edhe fati i "heronjëve"vrasës nuk dallon shumë porse janë ndërruar vetëm vëndet…Mulosmani i parë pas atentatit është vrarë, thuhet nga gjermanët, ndërsa Mulosmani i dytë nuk është vrarë (me sa duket është mungesa e gjermanëve, fati i jetës për Jahon e dytë). Haklaj i parë ka jetuar gjatë me shtatë palë qejfe, ka gëzuar dhe detyra të rëndësishme gjatë regjimit komunist, ndërsa Haklaj i dytë është vrarë, jo shumë larg atje ku thuhet se është vrarë dhe Jaho i parë… Atentati i parë është thellësisht politik, i dyti ndonëse më i pastër dhe më i lexueshëm se i pari, në lojën akuzë-gjykim sikur shmanget ky motivim…

    Përse akuza dhe gjykata mënjanon motivin politik të vrasjes së shekullit?

    A mos duhet që këtij karvani të vazhdimësisë së hetim-gjykim penalizimit me paragjykim t'i bëhet dhe një gjykim për të shpjeguar pikërisht këtë pikëpyetje të drejtpërdrejtë. Nëse nuk ka dorë politika dhe shteti në këtë vepër mizore, atëhere kjo gjë mund dhe duhet të bëhet. Në se kjo nuk arrihet atëhere a nuk janë të perligjura dyshimet e mëdha se pikërisht politika dhe struktura të shtetit janë dorasit e vërtetë të vrasjes ose në këtë amulli janë të futura thellë duart e tjera të fshehta që i bëjnë zap politikës dhe shtetit shqiptar…Në se në këtë lojë sigurimi i fshehtë shqiptar nuk është i përlyer keqas, atëhere ky shërbim duhet të thote fjalën e tij, se kush janë ato duar të zëza që e kanë mbërthyer keqas shtetin shqiptar dhe politikën në Tiranë e në rast të heshtjes a mos kjo strukturë e shtetit shqiptar nuk është në hyzmet të këtij shteti…a mos më keq, ky shërbim a mos është si një agjenturë që paguhet nga taksepaguesit shqiptar dhe që vepron kundër Shqipërisë.

    Opinioni i gjërë shqiptar e kërkon me ngut këtë shpjegim…Qeveria dhe partia në pushtet e kanë në kurriz këtë akuzë(damkë) që është e vjetër dhe e re…Shërbimi informative po ashtu. Ndonëse me një çmim të madh ato kanë nevojë të heqin këtë barrë(baltë) të rëndë përgjegjësie, që e nesërmja e shtetit dhe e Shqipërisë të jetë ndryshe...............

    Ps; Vazhdimi është shumë shpejtë edhe me një temë tjetër, një tentativë atentati ndaj ish presidentit Berisha, në Fier... Edhe atje u gjetë një si i çmendur me emrin Enver dhe mbiemrin Kapo, dhe shtypi se ka komentuar asnjë çast,...edhe kjo rastësi apo vrasje si Jahot Salihut për Azem Hajdarin .....!?!?.

    New York - 20 XII,2002

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Dosja " Hajdari"

    MEGAPROCESI I PARE PAS 3 VJETESH

    "Hajdari", ose procesi i lënë përgjysmë
    Pse gjykata e devijoi vrasjen vetëm në "hakmarrje"


    Ferdinand DERVISHI


    Në çastin kur gjyqtari Arben Micko shqiptoi vendimin "burg përjetë" për ish-oficerin e policisë Jaho Salihi, shumëkush imagjinoi se të paktën me anë të këtij procesi vërtet drejtësia shqiptare është duke bërë hapa të mëdhenj përpara. Pa shkëputje mendimi shkoi drejt e tek ideja se të paktën këtij procesi do i shkohej...
    në fund seriozisht, do të vazhdohej me të tjerë të penalizuar, do të shkohej madje edhe tek politikanë apo pushtetarë të implikuar në këtë ngjarje. Më tej edhe pse u bë zhurmë për një "Hajdari 2", urdhëra arresti të tjerë të paekzekutuar, për kërkesa të shkohej deri tek "vrasësit e vrasësve" etj, me kalimin e kohës gjithçka pothuaj u harrua. Më saktë vrasja e Azemit përmendej vetëm si statistikë sa herë që në Tropojë vazhdonin atentatet në të njëjtën linjë, apo sa herë ndonjë gazetar merrte mundimin të vizitonte shtëpinë e Haklajve dhe të përcillte të censuruara fjalët e babait të katër vëllezërve të vrarë. Porse menjëherë pas përfundimit të procesit, qoftë disa media objektive, qoftë ndonjë zëdhënës partiak, nuk qenë dakord me përfundimin e gjyqit. Së pari të dyja palët guxuan të thonin se motivi "hakmarrje" që gjykata vlerësoi të kishte shkaktuar vrasjen e Azem Hajdarit, nuk qendronte dhe se ngjarja kishte shkaqe më të thella se kaq. Porse gjykata, megjithë hapin cilësor, u kënaq me dënimnin e anës "ordinere" të ngjarjes. Pra ajo goditi ekzekutorët e drejtpërdrejtë dhe në një fare mase edhe organizatorët në terren të ngjarjes. Këtu edhe ndaloi. Në asnjë moment gjykata, apo edhe prokuroria nuk tentuan t'i afroheshin analizës së veprimeve të politikës në lidhje me ngjarjen. Pra a kishte lidhje politika e të dy krahëve, të majtë e të djathtë me këtë ngjarje, a kishte ndikuar ajo në vrasjen e Azem Hajdarit apo të tjerave të lidhura pazgjidhshmërisht me këtë etj? Pasi sipas ligjit shqiptar, të paktën në letër, dënohet edhe nxitësi apo urdhëruesi për një vepër penale. Në fund të fundit vrasja më 12 shtator 1998 e Azem Hajdarit shkaktoi zhvillime të vrullshme politike. E përderisa ato ndodhën, është e ligjshme të dyshosh se dikush apo më shumë njerëz të linjave të forta të politikës mund t'i kenë përgatitur. Dy ditë pas vrasjes, si me telekomandë u sulmuan institucionet e shtetit dhe për pak ngrehina u shkërrmoq e qeverisja u zëvendësua nga një tjetër forcë politike. Nga ana tjetër, para ngjarjes, reaksioni kundërveprues dhe kërcënimet pas arrestimit të "të gjashtëve" të Partisë Demokratike, arkivolët në miniaturë të djegur etj, kishin krijuar edhe këto një atmosferë të mprehtë konflikti. Për më tepër që ishte ende periudha kur në rrugë gëlonin bandat e lidhura më politikën. Në këtë periudhë vjen vrasja e Azem Hajdarit. Kujt i interesonte? Të logjikohet pas rrjedhës së ngjarjeve të dhunshme dhe qëllimit të tyre, dilet në përfundimin se ajo vrasje më shumë se hakmarrjes, i interesonte të ndodhte politikës. Pra veç hakmarrjes edhe politika mund të ketë qenë strumbullari i vrasjes. Por prokuroria dhe gjykata u mjaftuan vetëm me motivin e "hakmarrjes" duke vazhduar në atë stilin e vjetër të mosprekjes së politikës, që ende kontrollon dhe dikton gjithë sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Për më tepër ngjarja në asnjë moment nuk u hetua apo gjykua e lidhur me zhvillime apo interesa kombëtare të para me preferenca nga politika e asaj kohe.


    Muharrem Haklaj pranoi akuzën: Im bir vrau Azem Hajdarin

    Plaku i Haklajve, i zoti i kullës së Kërrnajës në Tropojë, Muharrem Haklaj babai i katër djemve të vrarë ka pohuar muaj më parë kohë pas mbarimit të gjyqit, në një intervistë për gazetën Shqiptare se i biri kishte vrarë me 12 shtator 1998 deputetin Azem Hajdari."Im bir ka qëlluar mbi Azemin para selisë së parrtisë Demokratike. Kanë shkëmby zjarr e aty ka met Azemi…" Muharremi ka pohuar në atë periudhë se gjithçk nisi pas mitingut të 22 qershorit të 97-tës në Bajram Curri. Miting pas të cilit u vra Shkëlqimi një nga djemtë e Muharremit. Plaku ka sqaruar se "ne kishim dyshime dhe për këtë kam kërkuar takim me Azemin që më ka pritur". Hajdari takohet me babanë e Fatmir Haklajt dhe pas bisedës i jep atij një letër për të birin. Sipas Muharremit deputeti dhe Fatmiri duhej të takoheshin me 12 shtator, kjo sipas kërkesës së Azemit. Aty do të bisedohej se cila ishte e vërteta e vrasjes së vëllait të Fatmirit. Për këtë ka pohuar plaku, ka shkuar Fatmiri natën e 12 shtatorit te selia e Partisë Demokratike. Po sipas rrëfimit të Haklajt kanë vajtur me 12 shtator dhe e kanë njoftuar Azemin që të dalë jashtë. Deputeti ka vonuar të dalë disa minuta. Kur ka dalë nga zyra ka qenë i shoqëruar nga truprojet e tij. Sipas babait të Fatmirit aty jashtë të dy palët kanë replikuar dhe janë grindur me fjalë, derisa Fatmiri i ka thënë deputetit democrat:" Azem a kena ardhë me bisedu apo me u vra me njeni tjtrin…". Sipas plakut Haklaj, deputeti ka pasur një armë në dorë kur ka dalë të takohej me Fatmirin. Muharremi ka deklaruar se në fjalë e sipër, Fatmiri ka shkrehur automatikun dhe ka mbetur i vrarë Azemi e njëri nga rojet. Naim Çangu, sipas Haklajt, ka hytrë në mes dhe e kanë kapur plumbat e breshërive. Prej plagëve ai ka vdekur në spital më vonë. Kjo sipas babait të katër djemve të vrarë është e vërtetëa e natës së 12 shtatorit të para gjashtë viteve 50 metra para selisë së partisë demokratike.



    ANKIMIMI I AVOKATEVE MBROJTES

    Strasburgu pranon dosjen "Hajdari"
    Gjykata ndërkombëtare do vendosë për procesin


    Gazmend Janku

    TIRANE

    Procesi "Hajdari", i ashtuquajturi ndryshe edhe procesi i shekullit, duket se do të vazhdojë rrugën e tij të gjatë të shqyrtimit në Gjykatën e Strasburgut. Avokatët mbrojtës të të pandehurve që u shpallën fajtorë në këtë process duket se e kanë mbajtur fjalën e tyre kur deklaruan në përfundim të shqyrtimit gjyqësor se ky process nuk mbaron në Gjykatën e Tiranës, por në atë të Strasburgut. Pas rreth dy vitesh nga vendimi përfundimtar i Gjykatës së Tiranës, procesi "Hajdari" mund të rihapet sërish në Gjykatën e Strasburgut, e cila u ka kërkuar avokatëve mbrojtës materialet mbi pretendimet e tyre në këtë proces. Nga pesë të akuzuarit nga prokuroria në vrasjen e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari, gjykata shpalli fajtor vetëm tre prej tyre: Izet dhe Ismet Haxhinë dhe Jaho Salihin, ndërkohë që Isamedin Haxhia dhe Fatmir Meta u shpallën të pafajshëm.

    Kërkesa

    Prej disa muajsh dy avokatët mbrojtës të të pandehurve Izet e Ismet Haxhia dhe Jaho Salihi i kishin dërguar një kërkesë Gjykatës së Strasburgut për të marrë në shqyrtim anën proceduriale dhe zbatimin e të drejtave të njeriut në procesin gjyqësor "Hajdari", të gjykuar nga të tria shkallët e gjykatave shqiptare. Kërkesa drejtuar Strasburgut u shoqërua edhe me një sërë pretendimesh të avokatëve mbrojtës mbi disa shkelje proceduriale të vëna re gjatë gjykimit të çështjes në të tria shkallët e gjyqësorit. Ndërkohë, përpara disa kohësh Gjykata e Strasburgut shprehet se e kishte marrë në konsideratë kërkesën e avokatëve si dhe pretendimet e tyre në lidhje me parregullsitë e procesit. Në këto kushte avokatët mbrojtës janë duke përgatitur dosjen me të gjitha materialet e nevojshme dhe provat e tyre për të argumentuar pretendimet që i kanë parashtruar Gjykatës së Strasburgut. Do të jetë kjo e fundit, e cila, pasi të vlerësojë argumentimin e avokatëve mbrojtës mbi pretendimet e tyre, do të vendosë për të shqyrtuar ose jo në seancë gjyqësore procesin "Hajdari". Ky i fundit nuk do të shyqrtohet në bazë të provave dhe fakteve që vërtetojnë ose jo veprën penale, por do të shqyrtohet për të parë anën proceduriale të procesit të gjykuar nga gjykatat shqiptare. Në bazë të kompetencave që ka Gjykata ndërkombëtare Strasburgut, ajo mund të urdhërojë edhe rigjykimin e çështjes. Ky vendim mund të merret vetëm në rastet kur janë vërejtur shkelje proceduriale ose shkelje të të drejtave të njeriut, (qoftë nga gjykatat, ashtu edhe nga prokuroria që ka hetuar çështjen), të cilat kanë ndikuar ndjeshëm në masën e dënimit të të pandehurve. Të paktën sipas avokatëve mbrojtës, shkeljet e konstatuara nga ata kanë ndikuar ndjeshëm në dënimin e klientëve të tyre.


    "Hajdari", një nga proceset gjyqësore më të kontestuara

    Procesi gjyqësor ndaj pesë të akuzuarve për vrasjen e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari, mund të cilësohet si një nga proceset më të kontestuar. Pothuajse në çdo seancë avokatët mbrojtës deklaronin se kishin konstatuar parregullsi në hetimin dhe gjykimin e çështjes. Videokonferenca nga Italia me dëshmitarin Astrit Muldaka, apo kërkesa e avokatëve mbrojtës për ndryshimin e trupit gjykues, kanë qenë momentet më të nxehta të këtij procesi gjyqësor, të cilat janë cilësuar si parregullsi nga avokatët mbrojtës. Të gjitha këto momente dhe përgjigjet e trupit gjykues mbi kërkesat e të pandehurve apo avokatëve të tyre, janë administruar nga këta të fundit. Pasi kanë dështuar në Gjykatën e Apelit dhe në Gjykatën e Lartë, tani avokatët mbrojtës shpresojnë për një vlerësim më objektiv të pretendimeve të tyre nga Gjykata e Strasburgut.


    Prokuroria kundërshtoi motivin e vrasjes së Hajdarit

    Vendimi përfundimtar i Gjykatës së Tiranës për procesin "Hajdari" duket se la të pakënaqur edhe përfaqësuesit e organit të akuzës. Këta të fundit në konkluzionet e tyre përfundimtare i kërkuan Gjykatës së Tiranës që të pandehurit të shpalleshin fajtorë për vrasjen e deputetit Azem Hajdari me motivacoion për shkak të cilësive të viktimës. Pra, sipas akuzës, vrasja e Hajdarit ishte kryer për shkak të detyrës dhe pozicionit të tij politik. Por, mesa duket, ky motivacion nuk u pranua nga gjykata, e cila e vlerësoi se vrasja e Hajdarit ishte kryer për gjakmarrje. Ndaj këtij vendimi të gjykatës kanë reaguar edhe drejtues të lartë të Partisë Demokratike, sipas të cilëve ish-lideri i tyre ishte vrarë për motive politike dhe jo për gjakmarrje. Gjithsesi, pavarësisht reagimeve, të njëjtin motiv kanë pranuar edhe Gjykata e Apelit si dhe ajo e Larta.

Faqja 4 prej 20 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhën si ‘agjent serb’
    Nga ex-x në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  2. Berisha dhe politikanët tropojanë në PD
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 10:46
  3. Sot, 8 vjet nga vrasja e Azemit
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 15:34
  4. Moisiu: Nuk nënshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  5. Pse ka dështuar prokuroria në cështjen e Shkallnuerit
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-01-2005, 16:46

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •