Dhe Klosi i perdori haklajt e salihin (meqe kishin dhe probleme mes familjeve ) per te marre hakun nga ana tjeter
Dhe Klosi i perdori haklajt e salihin (meqe kishin dhe probleme mes familjeve ) per te marre hakun nga ana tjeter
Tani te jemi te sinqerte:
Ne rast se Azemi eshte vrare se ka ndihmuar me arme Presidentin e Kosoves ajo ia shton me shume respektin qe ne duhet te kemi per te.
Por me duket shume pak qe te jete ai motivi i vetem.
Po atentatet e meparshme?
ok
Pra dhe ti e pranon se vrasja eshte e organizuar nga Klosi.
Pra, ne te dashur kemi shef te sherbimit informativ nje vrases.
Eshte detyre e secilit shqiptar te ndihmoje qe ai te shkoje ne qeli ku e ka vendin.
Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?
Shanon, ne fillim te kesaj teme mendova qe po ja fusje kot, si shumica ne lidhje me kete teme, por qenkam gabuar.
Megjithate kjo nuk do me thene qe duhet folur me kompetenca te medha pasvaresisht se mund te lexohen dosjet e prokurorise apo cfaredo lloj burimi tjeter.
Prokuroria ne Shqiperi nuk eshte aq e forte sa te dale hapur, per shume arsye qe mund te merren lehte me mend.
Ashtu sic the edhe ti Azemi dhe te tjere kane patur lidhje te ngushta me Kosoven dhe ceshtjen e saj.
Po ti referoheni burimeve publike, sic mund te jene gazetat etj gjithsekush mund ta formoje nje ide pak a shume.
Mund te then qe mjafton te kujtojme se cfare tha ne gjygjin e Milloshevicit nje zyrtar britanik ne lidhje me formacionet luftarake ne Kosove dhe organizatoret dhe themeluesit e tyre.
Une kam patur boll materiale nga shtypi i huaj, madje edhe ai jugosllav i kohes ku deklaroheshin teper qarte pozicionimet dhe rolet e te gjithe politikaneve dhe drejtuesve te shtetit shqiptar apo edhe institucioneve te tij.
Ne nje shkrim te nje gazetari serb ne nje nga gazetat me te medha serbe shkruhej teper qarte se kush e vrau Hajdarin dhe Krasniqin (ministin e mbrojtjes kosovare) dhe se per cfare i vrane.
Per fat te keq keto shkrime me humben, por do te mundohem mos i gjej perseri.
Por ajo qe dua te them eshte qe, vrasja e Azem Hajdarit nuk ka qene kurre nje vrasje ordinere, kanunore, gjakmarrjeje apo ku da di une se cfare termi perdorin disa.
Atje jane luajtur interesa mjaft te medha qe i kalojne kufijne ordinere apo kanunore.
Armet qe kalonin ne Kosove shkonin diku dhe mund te perdoreshin nje dite jo vetem per qellimet per te cilat u nisen.
Po te vazhdoj me tek do te futen ne valle termat UCK, Fark etj dhe emra personash qe shume here jane permendur dhe lakuar ne forum. NJe gje e tille jam i sigurt qe do te ndodhe perseri dhe vetem atehere kushdo qe ka gjera te paqarta mund ti qartesoje paksa.
Vrasja e Azem Hajdarit ka qene vrasje politike. Prokuroria e deklaroi nje gje te tille ndersa gjykata e hodhi poshte. Ky fakt deshmon qarte qe dikuj sot ne pushtet nuk i intereson nje fakt i tille.
Nese Berisha ne nje te ardhme merr pushtetin atehere mund te shohim se cfare i leverdis atij nga kjo ceshtje.
Pershendetje
Shanon vre kho... Ti di shume.. por mos harro se Di shume nga ato gjellet qe ka pregatitur guzhina ANTI-PD.
Pra je ushqyer padashje me propoganden mjeshterore te shtabit te PS-se qe merret me eleminimin e aspiratave demokratike.
Cdo gje qe ke degjuar kafeneve te Tiranes nga "djelmoshat" simpatike supermoderno jane TEZA qe mbillen me kujdes nga nji ushtri speciale e shpifjes.
PS lufton e nuk tallet. Ajo godet me plumb..me PARA, me thika me genjeshtra etj..
SHANON nji gje mos harro se AZEMI nuk vritet si kunderpergjigje e vrasjes se Ahmet Krasniqit, ministrit te mbrojtjes se KOSOVES.
Vrasesit e Ahmet Krasniqit dhe Azem Hajdarit nuk jane ne luft me njeri tjetrin sepse ata jane te njejtet.
E njejta kupole qe urdheroi vrasjen e Azemit ka vrare dhe Ahmet Krasniqin...
Ndoshta ndryshojne Kallashet dhe revolveret ose kalibri plumbave por DORA Vrasese eshte e njejta..
Kjo eshte aq e sigurte sa nuk e luan topi.
Dalim tek Azemi si person.
Azemi eshte djal tropoje. Djemt e tropojes bartin karakterin e baballareve te tyre dhe vulen qe u la koha...ata jane trima trima ..krenar...katundar...dinak..frikacak etj..etj..
Tropoja esht nji rreth kufitar.. Reth kufitar ne kohen e PPSH-se do te thote rreth ku pervec geshtenjave dhe dhive e ndoj cjapi gjithcka tjeter ka qene vegel e komitetit partise dhe deges brendeshme.
Ne rrethet kufitare kish dy alternativa per dykembeshit (njerezit) .. ose me PPSH-ne dhe spiun aktiv i deges ose burg ose internim ne kurvelesh. Alternativa e trete nuk lejohej aty si ne Tiran ose Durres ose Elbasan ku mund te ishe dhe bojaxhi ne komunale ose saldator ne kombinat edhe pa qene spiun.
Pra cdo njeri i rretheve kufitare e ka nji vule mbrapa.
Djemt e Tropojes erdhen ne vitet 90 me dy ekipe..
Ekipi djemve atdhetare qe deshen demokraci ne Shqiperi dhe clirim te Kosoves nga Serbia dhe Ekipi tjeter i Djemve qe koha nuk i evuloi por ngelen sherbetore te sigurimit ashtu si baballaret e tyre.
Jo me kot mitingu i pare demokratik ne Tropoje ne ditet e Pas Dhjetorit u shoqerua me anti miting te dhunshem nga Kontigjenti besnik-fanatik-tru shplare e i inkriminuar i Sigurimit ne kete rreth.
Aty u ndane shapi nga sheqeri..
Azemet ne nji krah...dhe Jaho Salinjte ne krahun tjeter..
SALIU ,doktorri, me nji krah e Lush Perpalet ne krahun tjeter..
Trafiku armeve..
Trafiku armeve per UCK-ne u be "eldorado" per banditet e Veriut dhe Kosovaret, bandite te diaspores.
Ne ate trafik ka fituar gjith mafia e Shqiperise dhe Kosoves.
Po te ish ceshtje trafiku ish vrare Fatosi...Ashimi...Taulandi.. Ibrahim Kelmendi ..xhavit Haliti etj
Asnji nga keta Boset e vertete te trafikut nuk u vra .
U vra Azemi.. Pse?
Valle Azemi ish Shefi i aeroporteve...Porteve.. anijeve..Mauneve.. doganave etj?? JOOOO
Mos harroni se kryeminister i vendit kur u vra Azemi ishte Fatos Nano..dhe Fatosi nuk e la Azemin me kontrollu hyrje-Daljet e mallrave ne Shqiperi por vuri njerezit e tije kudo..
Pra Azemi u vra si kundershtar-simbol i PPSH-se.
Per ta vrare u perdoren banditet e tropojes ata kelyshet e baballareve spiun te Sigurimit..JAHO, Fatmir meta etj me shoke.
Nji shembull..Kernaja..ishte "shok burgu" ne Bence me Tosin..
Kernaja eshte ne makin me jahon ate nate..
Rastesi kjo???
Po te ish ceshtje ordinere vrasja nuk kish pse "nxitonte" Taulant deda, Ylli i PS te deklaronte..."JAHO ishte me mua mbreme".
Tjeter po te ish pun trafiqesh ish vrare ose e kish picku ndoj grenxe dhe Cac Angjelin e gramoz rucin , perandoret e vertete te trafiqeve ne shqiperi.
Pra Shanon sorry... ke ngrene kto vite ne Tirane shume "ferges tirone" te pregatitur me gogozhare te kuqe nga guzhinjieret e Selise ROZE..
Brari mos te ta haje mendja se je me demokrat se une. sa per dijeni jam anetare e komisionit rinor te partise demokratike.
kshuqe kujdes mbaje timonin me te duja duart por dhe mbeshtetu mire kur te flasesh:P
ah redi une nuk thashe se vrasja e azemit eshte vrasje per hakmarrje eshte politike ne njerin nentekst por jane perdorur per ta vrare njerez qe kishin dhe konflikte familjare.
me respekt
ASHIMI kto dite ka qene neper ROGNER.
Ka kujtime qerratai nga Rogneri.
Vjen merr instruksionet tek shefat dhe iken..
E kushedi kush e ka radhen ne Kosove te haje ndoj plumb mbas qafe. Te shohim..
Kam frike mos i bejn atentat Rugoves. Ai besoj do dij te ruhet.
Plasi perseri ne Kucov...me fal ne Tropoj.
RD_ja..
-----------
Mosfunksionimi i shtetit shton numrin e viktimave në qytetin Verior
Përgjaket sërish Tropoja, dy të vrarë
Elez Haklaj dhe djali i tij, Cen Haklaj, janë vrarë nga persona me maska, në orët e para të mëngjesit në rrugën kryesore që të çon për tek spitali. Policia nuk ka kryer asnjë veprim për të ndaluar autorët
TROPOJË – Eshtë përgjakur sërish dje qyteti i Bajram Currit. Persona ende të panjohur për policinë kanë vrarë dje në orët e para të mëngjesit, 70-vjeçarin Elez Haklaj dhe djalin e tij 35-vjeçar, Cen Hakalj.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 7:30 në qytetin e Barjam Currit në rrugën kryesore të qytetit që të çon për tek spitali. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, babë e bir, ishin duke shkuar në spitalin e qytetit kur papritur qëllohen me breshëri automatike nga një makinë.
Autorët e krimit, të maskuar, kanë qëlluar me breshëri dhe pasi kanë shtrirë në tokë të mbuluar me gjak të dy viktimat, janë larguar me makinë nga vendi i ngjarjes.
Babë e bir sapo kishin dalë nga shtëpia e tyre dhe po shkonin për në spital në momentin që ndodhi vrasja. Viktimat janë dërguar menjëherë në spital, por mjekët nuk kanë mundur të bëjnë asgjë pasi ata kishin pësuar vdekje të menjëhershme nga plumbat e shumtë të automatikëve.
Policia e Bajram Currit pasi shkoi në vendngjarje, deklaroi se pista kryesore e vrasjes është ajo e gjakmarrjes.
70-vjeçari Elez Haklaj është vëllai i Muharremit, babai i 4 djemve të vrarë në 3 vitet e fundit të qeverisjes së majtë, mes të cilëve edhe Fatmir Haklaj, i cili ka punuar si shef komisariati në Bajram Curri në vitet 1997 - 1998.
Opozita ka akuzuar SHIK-un dhe drejtuesit e këtij institucioni për eleminim të Fatmir Haklajt, i cili ishte njëri ndër vrasësit e Liderit të Dhjetorit, Azem Hajdari. Burimet nga Tropoja bëjnë të ditur se djali i Elezit, 35-vjeçari Cen Haklaj, punonte si mësues në qytetin e Bajram Currit dhe njëkohësisht ishte edhe trainer i ekipit të basketbollit të të rinjve.
Pas krimit të rëndë, situata është rënduar së tepërmi në qytetin e Bajram Currit. Qytetarët e tmerruar janë zhytur në ankth dhe frikë.
Qyteti është rrethuar nga forcat speciale të Tiranës, të cilat si nga herë nuk kanë mundur të gjejnë autorët e krimit të rëndë. Banorët janë mbyllur në shtëpitë e tyre ende pa u errësuar dhe nuk kanë guxuar të dalin jashtë. Ndërkohë, burimet nga Bajram Curri bëjnë të ditur, se pas ndodhjes së vrajsjes së plakut të Haklajve dhe djalit të tij, janë mbyllur disa nga dyqanet e lokalet.
Në Tropojë mungesa e shtetit është vërejtur që pas kryengritjes së armatosur të organizuar nga e majta në vitin ’97. Vrasjet në Tropojë janë shtuar së tepërmi sidomos gjatë këtyre kohëve të fundit. Brenda katër viteve të fundit në rrethin e Tropojës janë vrarë mbi 120 vetë, por në asnjë rast nuk janë kapur autorët e krimeve. Policia është e paaftë të luftojë krimin e organizuar dhe në të shumtën e rasteve policët kanë bashkëpunuar me autorët e krimeve të rënda.
R.P
Largohet kryeprokurori i Tiranës
TIRANË – Largohet nga detyra kryeprokurori i Prokurorisë së Rrethit të Tiranës, Petrit Hysi. Zëdhënësi i Prokurorisë së Përgjithshme, Agim Neza, deklaroi dje para gazetarëve se Prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, emëroi dje prokurorin Vexhi Muçmata, kryeprokuror në Prokurorinë e Tiranës. Sipas zëdhënësit Neza, Petrit Hysi është liruar nga kjo detyrë dhe është emëruar zëvendëskryeprokuror i Prokurorisë së Tiranës.
Zëdhënësi i Prokurorisë së Përgjithshme bëri të ditur se ky zëvendësim është bërë për shkak të mbingarkesës së Proku-rorisë së Tiranës. Burime nga Pro-kuroria e Tiranës, bëjnë të ditur se janë një sërë do-sjesh që nuk janë hetuar, ndër të cilat bëhet fjalë edhe për zyrtarë të lartë. Gjatë prezantimit të Muçmatës, Pro-kurori i Përgjithshëm, kërkoi angazhim më të madh të prokurorëve në hetimin e dosjeve për korrupsionin, krimin e organizuar dhe trafiqeve ilegale.
Neza bëri të ditur për gazetarët, se kryeprokurori i ri i Tiranës, Vexhi Muçmata, ka punuar prej shumë kohësh si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Sipas tij, emërimi i tij në krye të Prokurorisë së Tiranës do të rrisë më shumë efektivitetin e kryerjes së hetimeve.
Ndërkohë, Prokurori i Përgjithshëm është takuar dje në zyrën e tij me ambasadorin e SHBA, Jozef Limpreht. Qëllimi i takimit ka qenë lufta kundër trafiqeve dhe krimit të organizuar si dhe bashkëpunimi mes Departamentit të Drejtësisë Amerikane dhe Prokurorisë së Përgjithshme shqiptare. Ambasadori Limpreht, shprehu gatishmërinë e Qeverisë amerikane për të ndihmuar më tej strukturat shqiptare të hetimit me ndihmë juridike, materiale, trainime në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut njerëzor, drogës e korrupsionit. "Dëshiroj të theksoj domosdoshmërinë e mosndërhyrjes të udhëheqësve politikë në punën e Prokurorit të Përgjithshëm", tha Limpreht. "Qeveria Amerikane është e gatshme të japë mbështetjen e saj edhe përmes bashkëpunimit të Prokurorisë së Përgjithshme me Byronë Federale të Investigimit (FBI)", shtoi ai.
Ambasadori Limpreht prezantoi më pas zotin Anthony Catalane, i cili në të ardhmen do të kryejë detyrën e këshilltarit të jashtëm të Prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku.
R.P
-----------------
Pa ditur ligjin e OMIT shkojne e prekin korentin.
Ja frytet e arsimit tone..
lexoni..vetem gjat nji dite se ndodh..
--------
Balkanwebi..
---------
NE TIRANE
Me date 23.06.2002, ora 14.00, ne banese gjen vdekjen Cen Zeneli, 60 vjeç banues ne rrugen “Besa”, sepse duke prere nje tub ka rene ne tension . Ne vendngjarje shkoi grupi hetimor, dhe pasi kreu veprimet proceduriale ka konstatuar se vdekja ka ardhur si pasoje e renies nen tension.
Me date 23.06.2002, ora 18.20, ne rezervuarin e fshatit Sharg Vore shtetasit Saimir e Arben Murati, perkatesisht 21 e 28 vjeç, jane futur per tu lare e per pasoje jane mbytur. Ne vendngjarje shkoi grupi hetimor, i cili kreu veprimet proceduriale e po punon per sqarimin e rrethaneve te ngjarjes.
Me date 23.06.2002, ora 12.10, ne fshatin Golem Kavaje nga nje ndertese ka rene nga kati i V-te shtetasi Kimet Sabri Hysenbelliu, 35 vjeç, lindur ne Skrapar e banues ne Kavaje, i cili me pas ka gjetur vdekjen ne spital. Ne vendngjarje shkoi grupi hetimor, i cili pasi kreu veprimet proceduriale po punon per sqarimin e plote te rrethanave te ngjarjes.
NE DURRES
Me date 23.06.2002, ora 09.30, ne lagjen Nr.16, shtetasi Dhimitraq Godari, 37 vjeç, duke vene ne pune pompen hidraulike bie ne korent e per pasoje gjene vdekjen. U kryen veprimet proçeduriale e u konstatua se vdekja ka ardhur nga pakujdesia.
NE ELBASAN
Me date 23.06.2002, ora 15.00, u ndalua shtetasi Artur Gasper Shllaku, 25 vjeç, banues ne Elbasan, me arsim tetevjeçar, sepse me date 21.06.2002, rreth ores 19.00, per motive te dobta ka tentuar te vrase me automatik 3 shtetas.
Me date 23.06.2002, ora 23.00, u ndalua shtetasi Sokol Mustafa Kallmi 30 vjeç, lindur ne Korçe e banues ne Elbasan, me arsim 3-klase, pasi ka trafikuar per prostitucion me qellim fitimi bashkeshorten B.K 25 vjeçe ne Itali.
Librazhd
Me date 23.06.2002, ora 22.00, u ndalua shtetasi Isuf Emin Çollaku, 53 vjeç, lindur e banues ne fshatin Rrajce, me arsim 7-klase, sepse duke drejtuar mjetin tip “Isuzi”, FR 4959 A, ne Rrajce ka rene 70 m ne gremine, ku ka gjetur vdekjen Qerim Ballkashi, dhe jane plagosur tre persona te tjere, (jane jashte rrezikut per jeten). Ne vendngjarje shkoi grupoi hetimor, kreu veprimet proceduriale e po punon per sqarimin e plote te rrethanave te ngjarjes.
Me date 23.06.2002, ora 09.30, ne fshatin Balldren eshte gjetur i vrare ne banese Ardian Vedin Meta, 21 vjeç. Ne vendngjarje shkoi grupi hetimor, kreu veprimet e para proçeduriale dhe ka konkluduar se kemi te bejme me nje vetevrasje me pistolete. Po punohet per sqarimin e rrethanave te ngjarjes.
NE FIER
Me date 23.06.2002, ora 19.30, u arrestua shtetasi Haki Jonuz Lumani, 67 vjeç, lindur ne Skrapar e banues ne Fier, me arsim 4-klase, sepse ne grindje e siper ka plagosur rende me thike djalin Xhevahir Lumanin, 44 vjeç, i cili ndodhet ne spital ne gjendje te rende. U bllokua ne ne cilesine e proves materiale thika.
Me date 23.06.2002, ora 23.30, u ndalua shtetasi Faik Ferrik Troka, 38 vjeç, lindur e banues ne fshatin Cerven, me arsim tetevjeçar, pasi ka kanosur per vrasje me arme vellain Halit Troka, per motive te dobeta. Nga kontrolli i ushtruar ne banese u gjet e bllokua ne cilesine e proves nje automatik, te cilin e mbante pa leje.
NE VLORE
Me date 23.06.2002, ora 21.40, ne lagjen “Pavarsia” tek magazinat e vellezerve Agalliu persona te paidentifikuar kane vrare me arme zjarri pistolete Henriton Bashari 34 vjeç, lindur ne Barjam Curri e banues ne Vlore. Ne vendngjarje shkoi grupi hetimor, kreu veprimet proceduriale po punon per zbulimin e kapjen e autoreve.
NE BERAT
Me date 23.06.2002, ora 16.00, u ndaluan shtetasit: Panter Agush Petani, 18 vjeç, lindur e banues ne Berat, me arsim 5-klase; V.J., 16 vjeç, banues ne Berat, me arsim, 9-klase, sepse u kapen ne falgrance duke shitur 6 cope cigare me lende narkotike e tipit “hashash”. Materialet i kaluan prokurorise.
NE LEZHE
Me date 23.06.2002, ora 18.35, ne qender te fshatit Ishull–Shengjin shtetasi Leonard Kol Gjoka, 20 vjeç, lindur e banues ne Ishull-Shengjin ka vrare me pistolete nje shtetase, 20 vjeçe. Autori ndodhet i shoqeruar ne Komisariatin e poliocise, ku po punohet per sqarimin e plote te rrethanave te ngjarjes.
NE DIBER
Burrel
Me date 23.06.2002, ora 23.00, ne qender te qytetit ne tarracen e pallatit mbi Farmacine eshte vendosur e ka shperthyer nje sasi lende eksplozive, pa shkaktuar deme ne njerez e metariale. Ne vendngjarje shkoi grupi hetimor, kreu veprimet proceduriale e po punon per zbulimin e kapjen e autoreve.
----------
Sokol Devolliu i ka duart per piano e nuku punon dot i flamosuri por kerkon te haje ne kurriz te molleve te gruas.. hajde torobelle hajde..
"Me date 23.06.2002, ora 23.00, u ndalua shtetasi Sokol Mustafa Kallmi 30 vjeç, lindur ne Korçe e banues ne Elbasan, me arsim 3-klase, pasi ka trafikuar per prostitucion me qellim fitimi bashkeshorten B.K 25 vjeçe ne Itali. "
Problemi i arsimit eshte vertet domethenes.
Jam dakord me sa u tha ketu, dhe pasqyra e identifikimit te problemeve te mesiperme eshte nje tregues i qarte i rendesise per te dale njehere e mire nga kjo krize e rende me pasoja per te ardhmen.
Per mua, problemet fillojne qe nga pamja dhe fytyra e godinave, qe nga bankat e dyert gjithe balte, qe nga muret e dritaret te palyera e te palara me shekuj, qe nga banjot qe te qelbin. Gjate 4 viteve qe kam qene ne te larten, beja cudi se si, te pakten nje here ta gjenim derrasen e zeze te pastruar, apo bankat te fshira. As qe behej fjale!!! Neper korridoret e fakultetit shihja buzet e lyera te pastrueseve dhe me vinte per te vjelle.
Le me pastaj te fillosh te flasesh per nivelin e mesimdhenies. Me vinte turp nga vetja qe ishim katandisur ne studente me ca copa fletoresh ku mbanim ato pak leksione qe na jepnin automatikisht profesoret tane te nderuar. Dhe ajo qe ishte me interesante gjate oreve te mesimit, gjate seminareve, me shume ore kam harxhuar duke folur me shoqen time te bankes, me shume debat kam bere me te per temen e mesimit sesa me zyshen. E kush e duronte shtremberimin e turinjve te saj? Sapo njeri nga ne te fillonte te fliste, plaste nje lloj mimike qe shprehte vetem frenim dhe percmim. E cfare do benim ne?! E cfare beme? Asgje nuk beme. Filluam te heshtim dhe asnje nga ne nuk fliste ne oren e saj.
Problemi me tipa si kjo zysha jone e famshme, ( qe ka nja dy vjet qe ka dale ne pension dhe une nuk e kuptoj pse ka leshuar rrenje aty ne fakultet dhe pse mban peng nje brez te tere) qendron ne faktin se keta lloj profesoresh e konsiderojne veten dhe marrdhenien me studentin ende ne statusin mesues/nxenes. Ata harrojne se ne fakultet nuk shkohet me per te mesuar nxenesit e tyre, por per ti udhehequr studentet, per ti treguar gjithsecilit nje rruge ne te cilen ai eshte i afte te jape maksimumin e tij.
Vertet qe problemet nuk kane te sosur, me kujtohet si tani psh, gjithe ato ore qe humbnim se nuk kishte drita dhe se nuk benim dot interpretim me kabina. Ateherere Profesori yne i nderuar, na jepte nje ushtrim sa per te mbushur oren.
Nejse
(vazhdon)
Tingujt e heshtjes së mendimeve te pathëna
perplasen në detin e renkimit pamor,
Lotet e kuq gjurmët keqaz mbulojnë
U mpiksën tingujt, ngrirja filloi
Heshtja ime u trishtua...
"http://www.shekulli.com.al/koment/7korrik2002/krasniqi.shtml
"Ra kjo festë e u pamë?"
Nga Milazim Krasniqi
Fjalimi i ambasadorit Xhon Menzis në Prishtinë, në shënimin e Ditës së Pavarësisë amerikane, me mënyrën eksplicite të kumtimit të mesazhit, mund t'i adoptohet thënies "Shyqyr që ra kjo festë e u pamë". Në një rast shumë solemn dhe para një audience ekskluzive, ambasadori Menzis shpalosi mesazhin amerikan për të ardhmen e Kosovës, në një prospekt që pakkush mund ta imagjinonte.
Dy gjëra do të duhej të mbaheshin mend mirë, jo vetëm nga pjesëmarrësit e kremtës në zyrën amerikane në Prishtinë, po nga të gjithë qytetarët e Kosovës: e para, Kosova sot gjendet në atë situatë në të cilën ishte Amerika para dyqind vjetësh, dhe e dyta, për një të ardhme të sigurt, ky vend duhet të adoptojë një arsimim efikas të qytetarëve të vet.
Në pamje të parë, mund të duket punë stereotipe tematizimi i këtillë, në një vello feste, por e vërteta është se pikërisht këto janë dy shtyllat mbi të cilat Kosova duhet ta konceptojë ndërtimin e së ardhmes së vet. E para, pa një vetëdije për gjendjen faktike të vendit, nuk është e mundur të hartohet politikë efikase dhe reale, e cila do të stimulonte procesin e konsolidimit të përgjithshëm. Ambasadori Menzis e përkufizoi realisht si një vonesë dyqindvjeçare. Dhe kur të analizohen realisht parametrat institucionalë, ekonomikë, arsimorë, kulturorë, socialë dhe politikë, ky përkufizim duket krejt i saktë, në mos paksa optimist.
Vonesa kaq e madhe e Kosovës në konsolidim dhe zhvillim, është pasojë e pushtimit të saj të gjatë dhe e sistemeve politike e shoqërore që kanë sunduar periudha të gjata. Por, kjo vonesë e shkaktuar nuk tejkalohet nëse shtiremi se është tejkaluar. Pasojat mbeten po ato që janë: mungesë e vizionit për të ardhmen, mungesë e vullnetit për të ndërtuar një shoqëri të lirë dhe efikase, mungesë e sensit në komunikim të ndërsjellë dhe në komunikim me të tjerët.
Edhe fokusimi i amba sadorit Menzis në nevojën që të adoptohet një arsimim më efikas, prek në vetë fatet e ardhme të shoqërisë kosovare. Pa reforma rrënjësore në fushën e arsimit, pa rregullimin e plotë të kësaj fushe vitale, nuk mund të krijohet një energji pozitive, e cila do të trasonte rrugën e së ardhmes. Ndërsa dihet se arsimi në Kosovë sot është në fazat fillestare të testimit të idesë së reformave, pa bërë asnjë rregullim substancial të pozitës së mësimdhënësve, pa krijuar kushte për studime të nivelit të lartë dhe pa krijuar perspektivë për kuadrot e kualifikuar. Sugjerimet e ambasadorit Menzis i dëgjuan të gjithë, përfshirë edhe presidentin dhe kryeministrin e Kosovës.
Mbetet të shihet se a i ka frymëzuar ndopak shtytja dashamirëse e ambasadorit, me shembullin e Xhefersonit, që të përkufizojnë qartë pozicionin e Kosovës dhe që të angazhohen më fort për krijimin e një arsimimi cilësor dhe efikas, i cili, si tha Menzis, "do të integrojë edhe më tutje Kosovën në Evropë dhe do të forcojë lidhjet dhe miqësinë e Kosovës me Shtetet e Bashkuara".
Ndoshta kjo do të shihet nga shpejtësia me të cilën do të nxirret para Kuvendit ligji për arsimin, i cili, edhe pse do të duhej të procedohej me shifrën urgjent, ende zvarritet nëpër sirtarë. E mira do të ishte që ligji të mos e priste festën e radhës të vitit të ardhshëm.
Ndryshuar për herë të fundit nga alumni : 07-07-2002 më 16:15
alumni,
gjithmone nxenes
Shekulli
--------------
Prokuroria kërkoi prishjen e vendimit për dy të pandehurit që u përjashtuan nga vrasja e Azemit
Kërkohet dënimi i Metës dhe Haxhisë
Filloi dje në gjykatën e Apelit procesi "Hajdari", që do të zhvillohet çdo ditë
Alma Çuka
TIRANË - Gjykata e Apelit vendosi që të zhvillojë në mënyrë të përshpejtuar procesin "Hajdari". Kolegji penal i drejtuar nga gjyqtari Lefter Jahja, mori vendim që seancat gjyqësore të zhvillohen në mënyrë të pandërprerë. Dje filloi seanca e parë gjyqësore ndaj të pandehurve, Jaho Mulosmani, Ismet, Izet dhe Isamedin Haxhia dhe Fatmir Meta, të akuzuar se në bashkëpunim dhe me persona të tjerë kanë kryer vrasjen e deputetit Azem Hajdari në 12 shtator të vitit 1998. Seanca e djeshme gjyqësore zgjati më shumë se pesë orë. Në të merrnin pjesë të gjithë të pandehurit. Jaho Mulosmani i dënuar me burgim të përjetshëm dje u paraqit me një pamje mjaft të ndryshuar, pasi qëndrimi në burg duket se ka ndikuar ndjeshëm në shëndetin e tij. Në seancë u paraqit edhe Fatmir Meta, që ndodhet në gjendje të lirë. Ndërkohë prokurorët që përfaqësojnë akuzën nuk kanë ndryshuar. Prokurori Theodhori Solloku nuk pranoi që çështjen në Apel ndaj pesë të pandehurve ta ketë nën mbikëqyrje një grup tjetër prokurorësh. Ai vendosi që prokurorët, Haxhi Giu, Artur Selmani dhe Arqile Koça të jenë përsëri pjesëtarë të hetimit në këtë çështje.
Akuza
Prokurori Haxhi Giu i tha dje Gjykatës së Apelit se organi i akuzës nuk është aspak dakord me vendimin e dhënë nga gjyqtari Arben Micko në 29 prill të këtij viti. Giu i tha dje Apelit se prokuroria është e vendosur të kërkojë prishjen e vendimit përsa i përket të pandehurve Isamedin Haxhia dhe Fatmir Meta. Për Isamedin Haxhinë, prokuroria kërkoi në shkallën e parë dënimin e tij me 22 vjet burg ndërsa për Fatmir Metën dënimin me 20 vjet burg. Gjykata e shkallës së parë, pasi shqyrtoi provat e deklaroi të pafajshëm Fatmir Metën për akuzën e bashkëpunimit në vrasjen e Azem Hajdarit dhe urdhëroi lirimin e tij të menjëhershëm nga salla e gjyqit. Ndërsa Isamedin Haxhia u dënua vetëm për akuzën e armëmbajtjes pa leje me 2 vjet e 6 muaj. Prokurorët thanë dje para gjykatës se ndaj të pandehurve ekzistojnë të gjitha provat për t'i fajësuar në lidhje me krimin e datës 12 shtator 1998. Mbrojtja
Avokatët mbrojtës të të pandehurve në procesin Hajdari nuk thanë ndonjë gjë të re, në ndryshim nga ato që kanë thënë në shkallën e parë. Kërkesat ishin të njëjta. Avokati Vladimir Meçe që mbron të pandehurin Jaho Mulosmani i tha gjykatës se prokuroria nuk ka nxjerrë shkakun e vërtetë të vrasjes së Azem Hajdarit, nuk ka kryer aktin e ekspertimit të armëve që u gjetën në vendin e ngjarjes dhe nuk ka vërtetuar nëse viktimat natën e krimit kanë patur armë me vete si dhe faktin që kanë bërë qitje me to ose jo. Avokati Meçe përsëriti dje faktin se klienti i tij Jaho Mulosmani nuk ka patur dijeni për vrasjen e Azem Hajdarit dhe se ai në vendin e ngjarjes është ndodhur rastësisht. Po kështu ai tha se klienti i tij e dinte që Fatmir Haklaj ka patur hasmëri me Azem Hajdarin dhe se vrasja është bërë për motive hakmarrjeje. Sipas Meçes, Jaho, nuk ka qëlluar mbi Azemin dhe dy truprojat e tij Zenel Neza dhe Besim Çera. Më pas ishte avokati i vëllezërve Haxhia, Agim Dishnica, i cili i kërkoi gjykatës pezullimin e vendimit për të pandehurin Isamedin Haxhia dhe pafajësi për të pandehurin Ismet Haxhia i dënuar nga shkalla e parë me 22 vjet heqje lirie. Dishnica tha se nga ana e prokurorisë nuk është sjellë ndonjë provë e re që të vërtetojë fajësinë e klientëve të tij, dhe për këtë arsye akuza ndaj tyre duhet të pushohet. Ndërsa Fatmir Meta ndihej më i qetë, pasi nga shkalla e parë ka marrë pafajësi.
Isamedini
Fati në lidhje me lirimi ose jo të të pandehurit Isamedin Haxhia, është në duart e Gjykatës së Apelit. Dje kjo gjykatë nuk arriti të shprehej për të pandehurin Haxhia. Lefter Jahja, gjyqtari që drejton procesin tha se për Haxhinë do të shprehet në fund të procesit gjyqësor. Sipas gjykatës, të pandehurit akuzohen në bashkëpunim dhe ajo nuk mund të shprehet veçmas për njërin prej tyre, pasi provat do të shqyrtohen të lidhura me njëra- tjetrën. Kundërshtimi i avokatit Dishnica nuk u mor parasysh nga trupi gjykues. Sipas avokatit, Isamedin Haxhia duhet të kishte dalë nga burgu menjëherë pas botimit në fletoren zyrtare të amnistisë. Isamedin Haxhia u dënua vetëm për armëmbajtje pa leje, megjithatë vendimi i tij ende nuk ka marrë formë të prerë pasi është në shqyrtim në shkallën e dytë.
---------------------------------------------------------
Krijoni Kontakt