Close
Faqja 13 prej 20 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 196
  1. #121
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar më parë nga Fonsi Lexo Postimin
    Lexova disa qendrime te mbajtura kryesisht sot lidhur me perkujtimin e vrasjes se Azem Hajdarit. Kujtimet dhe qendrim,et e mbajtura ng Agim Doci ishin sigurisht me te bukurat dhe me te saktaktat. Kjo per faktin se Gimi ka qene mjaft i afert me Azemin per nje kohe te gjate,deri sa u vra. Qellimi im ne keto radhe nuk eshte te bej komente mbi ato qe lexova por te them nja dy gjera dhe une si shok i Azemit qe nga femijeria. Gjithsesi do te ndalem paraprakisht vetem per pak rreshta tek nja dy anetare te forumit: Zarathustra,Kleos dhe Jack Watson. Ajo qe te bie ne sy eshte fakti se kane shkruar pak fjale duke shprehur shume vrer dhe urrejtje. Urrejtje patologjike, pra te pabazuar. Semundje te tilla vijne nga edukata e keqe, agresiviteti,frika dhe neveria ndaj lirise. Vijne dhe nga padija. Perndryshe tre te lartpermendurit nuk do te kishin turp nga emri dhe identiteti i tyre. Per kete jam i sigurt dhe mund te ve bast. Nese dikush do ta provoje le t`ju kerkoje Zarathustres, Kleos dhe Jack Watsonit te thane emrat e tyre te vertet, pra te tregojne se kush jane. Une personalisht pretendoj te jem duke thene te verteten me zemer ne dore. Prandaj nuk kam as frike dhe as turp te them se kush jam. Jam Alfons Zeneli. Mund te me gjeje dhe takoje gjithkush. Ndryshe nga te lartpermendurit qe fshihen. Sepse thelle ne vetvete e dine qe eshte turp te veprosh ashtu. Nejse,eshte puna e tyre. Vecse,sidoqofte njeriu duhet te kete te pakten minimalen e reflekseve njerezore dhe te mos perqeshin me fjale dhe insinuata te flliqta nje te vdekur. Para pak lexava titullin e nje anetareje te forumit i cili thoshte: mos fol nese fjalet s`vlejne me shume se heshtja. Shume e bukur.
    Azemi ka 10 vjet qe nuk jeton. Nuk jeton sepse luftoi per ne. Luftoi kunder kominizmit ,mallkimit me te tmerrshem qe mund te kete rene ndonjehere mbi faqe te njerezimit. Urrejtja dhe plumbat qe rane mbi,pikerisht ketu e kane burimin. Tek lufta e tij e gjeten "frymezimin" bijte dhe mbeshtetesit e diktatures. Nese nuk do te kishin egzistuar armiqte e Azemit, njerezimi do te kishte qene shume me i paqte. Ndersa Zarathustrat me te lumtur,me te lire e me te bukur shpirterisht. Nese Azemi do te jetonte ende, do te kishte shume me pak paranoje,mllefe, hakmarrje, pabesi dhe njeringrenie. Aktiviteti i Azemit konsistonte ne luften kunder komunizmit, ne punen per clirimin e politikes shqiptare nga ethet e monizmit, ne punen per revokimin e vlerave morale,kilturore dhe historike te shqiptareve, ne luften per pershpejtimin e pavarsimit te kosoves(vetem kjo ka qene tejet e mjaftueshme per tu vrare prej sherbimeve te fshehta komuniste shqiptaro-sllave. Azemi ishte promotor i shume levizjeve dhe aktiviteteve politike moderne me te cilat ai i pat paraprire edhe vete PD. Ishte zgjedhur deputet ne te gjitha legjislaturat duke qene nga te rrallet te zgjedhur drejtperdrejt nga populli. Ishte padyshim nga njerezit me popullore ne hapesiren mbareshqiptare. Atehere perse u vra? Sepse i kishte te gjitha keto qe permendem me lart. Madje dhe shume me teper. Prandaj vrasja e Azemit eshte vrasja me a paster politike e shekullit qe shkoi. Ish deputeti i PS e qelloi diten per diell brenda ne parlament, atentati i Tropojes iu be nga njerez te veshur e te armatosur nga qeveria e PS, ata qe pastaj e vrane ishin po te njejtet oficere qe paguheshin nga qeveria e PS. Vrasesit njiheshin qe me perpara nga shteti dhe sherbimet e fshehta si vrasesit e mundshem potenciale te Azemit. E megjithate ata mbaheshin,paguheshin e privilegjoheshin nga qeveria e PS. Nuk eshte vrasje politike?! Le te me thote kush te doje se per c`fare behet fjale ne nje rast te tille. Ose le te me tregoje kushdo se kush quhet vrasje politike.
    Me dt 11 shtator,pra nje nate pare se te vritej i mora nje interviste ne Radio Kontakt. Ate dite ish-kryeministri Nano kishte bere deklaraten famekeqe te Lisbones se "Kosova duhet te kete kryeqytet Beogradin". E pyes edhe per kete fakt Azemin. " ...e shoh qe je i shqetesuar dhe i nervozuar-me tha. Degjova edhe telefonuesit e emisionit qe jane gjithashtu. Po e di se c`duhet te bejne shqiptaret ne vend qe te deshperohen? - vazhdoi. Shqiptaret duhet te dalin ne Rinas dhe ta gjuajne me veze e domate dhe mos ta lene te shkele token qe sapo ka tredhetuar. Nuk duhet te trmbemi. UNE-tha- NESER MUND TE VRITEM. Por kjo s`ka rendesi. Politikanet shkojne e vijne. Rendesi ka te jetoje Shqiperia.
    Te nesermen Nano u kthye nga Lisbona dhe aterroi ne Rinas i pashqetesur. Ne darke Azemi u vre me te vertete duke permbushur "profecine" e zeze te leshuar nga ai vete nje nate me pare. Kohe me pas ne shtypin e kohes u botuan foto qe kreret e bandes egzekutuese kishin bere intimisht me Nanon.
    Nuk dua te zgjatem ne copeza kujtimesh dhe faktesh pasi nuk me pelqen te perpiqem per t`i mbushur mendjen ndokujt lidhur me skenat dhe prapaskenat ploitike e gjoepolitike qe cuan ne vrasjen e liderit te dhjetorit. Lojerat jane luajtur ne kancelarite e lindes se ftohte sllave. Nuk dua te luaj rolin e avokatit sepse jeta e Azemit eshte teper madheshtore,e thelle,e bukur e plot lavdi,eshte e bekuar dhe e urdheruar nga Zoti si nje mision hyjnor ne sherbim te kombit. Lavdia e Azem Hakjdarit nuk ka nevoje per njerez. Jane njerezit qe kane nevoje per te. Per shembelltyren e Azemit kane nevoje edhe Zarathustra e Kleosi me Jack Watson. Madje ata dhe "klubi" i tyre kane nevoje me shume se te tjeret. Ndonese per momentin nuk e kuptojne.
    Zotni i dashur, une komentin e kisha ne lidhje me vrasjen e A. Hajdarit. Dhe Azem Hajdari nuk eshte vra as per patriotizmin e tij, as per perkatesine e tij politike por eshte vra per arsye personale nga patriotet e tij (hasmeri apo dicka tjeter, qe s'po du ta them). Nuk e ka vra kush pse ndihmoj Kosoven apo pse ishte me PD-ne, thjesht klani i vet u hakmor per problemet jasht aferave qe mund ta cilesojne vrasje te shekullit.

    Kalo mir.
    Life's too short to remove USB safely.

  2. #122
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Nje person i tille i duhet Shqiperise momentalisht!
    Sui generis

  3. #123
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Citim Postuar më parë nga Jack Watson Lexo Postimin
    Zotni i dashur, une komentin e kisha ne lidhje me vrasjen e A. Hajdarit. Dhe Azem Hajdari nuk eshte vra as per patriotizmin e tij, as per perkatesine e tij politike por eshte vra per arsye personale nga patriotet e tij (hasmeri apo dicka tjeter, qe s'po du ta them). Nuk e ka vra kush pse ndihmoj Kosoven apo pse ishte me PD-ne, thjesht klani i vet u hakmor per problemet jasht aferave qe mund ta cilesojne vrasje te shekullit.

    Kalo mir.
    te pakten ti duhet te pranosh se Azem hajdari eshte vrare sepse ishte atdhetar dhe patriot,ishte nje kundershtar dhe opozitar i hekurt i Opozites socialiste(komuniste te asaj kohe!!
    dhe me vjen keq qe paske harruar se Azemin e qelluan socilaistet mu ne koridor te parlamentit duke i zbrazur dhjete plumba ne trup,pamvarsisht se shpetoj atentatit te pare,social komunistet i ngriten tjeter prite para selise partise demokratike ku dhe e vrane!!!

  4. #124
    i/e regjistruar Maska e kleos
    Anëtarësuar
    28-04-2006
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    426
    Sic tha dhe fonci pak me siper , personalisht dhe me zemer ne dore mendoj se jam duke thene te verteten ose ate qe une mendoj se eshte e vertete .

    Skam aspak deshire te hedh balte mbi Azemin apo dike tjeter , por thjesht te them mendimin tim personal te krijuar si rrjedhoje te asaj qe une kam pare e degjuar .

    Per mua eshte fatkeqsi qe ne si komb ne çaste kritike te historise tone , kemi pasur ne krye persona tip Azem Hajdari/Haxhi Qamili .

    Azemin le ta nderoje familja e tij shoket e tij , ska pse ti jepen dekorata shtetrore pasi ska dhene ndonje kontribut tjeter pervec rrahjeve publike , atentateve , e lloj lloj dallaveresh te tjera qe skam nerva ti shkruaj tani .


    Sa per identitetin kush ka deshire mund te me dergoje nje e-mail ne privat .

  5. #125
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar më parë nga BEHARI Lexo Postimin
    te pakten ti duhet te pranosh se Azem hajdari eshte vrare sepse ishte atdhetar dhe patriot,ishte nje kundershtar dhe opozitar i hekurt i Opozites socialiste(komuniste te asaj kohe!!
    dhe me vjen keq qe paske harruar se Azemin e qelluan socilaistet mu ne koridor te parlamentit duke i zbrazur dhjete plumba ne trup,pamvarsisht se shpetoj atentatit te pare,social komunistet i ngriten tjeter prite para selise partise demokratike ku dhe e vrane!!!
    o Tahir, a merr vesh që Azemin nuk e kanë vra se ishte atdhetar a se ishte me PD-në, e kanë vra për hakmarrje PERSONALE patriotët e vet, tropojanët e vet. Kaq, ça do mo? Kta pastaj e bojn vrasjen e A. Hajdarit sikur me qenë vrasja e Çe Gevarës.

    Ai që e qëlloi në parlament, ishte deputet i PS Kuksjan (Mazreku) dhe sherri mes të dyve ka qenë personal.
    Life's too short to remove USB safely.

  6. #126
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    nuk besoj se ka mbetur puna ,qe Figura e Azem hajdarit t vlersohet nga disa koka ne te cilat vazhdon ende te vije era myk komunizmi!!!
    Azem hajdarin e Vlerson nje popull mbare,e vlerson vepra e tia,e vlersojne mbare institucionet shteterore te venddit,jo pa qellim ka marre te gjitha keto tituj!!


    Biografia

    - Azem Hajdari u lind më 11 mars 1963, në qytetin Bajram Curri të Tropojës, Shqipëri.

    - I martuar, me tre fëmijë, Kirardi, Rudina dhe Azemi i vogël, i lindur katër muaj pas vdekjes së Azemit.

    - Shkollën tetëvjeçare dhe të mesme i kryen në vendlindje.

    Më 1987, pas një shkëputjeje, fiton të drejtën e studimit dhe regjistrohet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Politike e Juridike.

    Në vitin 1993 diplomohet për filozofi, në Universitetin e Tiranës.

    Në vitin 1995 diplomohet si jurist në Universitetin e Tiranës.

    Në vitet 1993-1994 ndjek kualifikim pasuniversitar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për gjuhë angleze e filozofi.

    Më 1996 ndjek kualifikim për politikat e sigurisë e mbrojtjes, në kuadrin e NATO-s, në Garmisch-Partenkirchen në Gjermani.

    Aktiviteti politik

    Dhjetor 1990, Udhëheqës i Lëvizjes Studentore

    Dhjetor 1990-shkurt 1991, Lider i Partisë Demokratike, partia e parë opozitare në Shqipëri, kryetar i Komisionit Nismëtar të kësaj Partie

    1991-1993, Nënkryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe anëtar i Komitetit të saj drejtues

    31 mars 1991, Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Shkodrën

    22 mars 1992, Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Shijakun

    26 maj 1996, Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Bulqizën

    29 qershor 1997, Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Tropojën

    1992-1996, Kryetar i Komisionit Kuvendor për Rendin Publik dhe SHIK

    Nëntor 1996, Kryetar i Sindikatave të Pavarura Shqiptare

    Qershor 1997, Kryetar i Komisionit Kuvendor për Mbrojtjen Kombëtare

    1995-1998 President i Klubit të Futbollit “Vllaznia” Shkodër dhe President i Federatës Shqiptare të Arteve Marciale


    Vlerësime


    Pishtar i Demokracisë

    Urdhri “Nderi i Kombit” (2002)

    Medalja e Artë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit” (2003)

    Më 10 shtator 2008 organizohet ceremonia për dorëzimin e Urdhrit “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, dhënë nga Presidenti i Republikës


    “Azem ti je gjallë”, shfaqet dokumentari në kinema “Imperial”

    Dje në mbrëmje, në ambientet e kinema “Imperial”, u shfaq filmi dokumentar “Azem ti je gjallë” i realizuar nga regjisori Saimir Kumbaro, në 10-vjetorin e vdekjes së tribunit të lirisë, Azem Hajdari. [/QUOTE]



    “Azem ti je gjallë”, shfaqet dokumentari në kinema “Imperial”

    Dje në mbrëmje, në ambientet e kinema “Imperial”, u shfaq filmi dokumentar “Azem ti je gjallë” i realizuar nga regjisori Saimir Kumbaro, në 10-vjetorin e vdekjes së tribunit të lirisë, Azem Hajdari. Pas shfaqjes së filmit, kryeministri Berisha vlerësoi se ky film dokumentar ishte i realizuar me shumë ndjenjë, dashuri, përkushtim dhe me profesionalizëm të lartë nga Saimir Kumbaro, njëri prej dëshmitarëve dhe vëzhguesve më të vëmendshëm të atyre ngjarjeve të mëdha dhe një nga miqtë e heroit, tribunit të lirisë, Azem Hajdarit. “Ishte me të vërtetë një film dokumentar i shkëlqyer, në të cilin u shpalos para publikut gjithë personaliteti i madh, virtytet dhe kontributi historik i tribunit të lirisë. Me këtë rast, përgëzoj autorin e këtij filmi dhe të gjithë ata që kontribuuan për këtë film dokumentar shumë të rëndësishëm”, - tha Berisha.[/

    dhe se fundi eshte populli ai qe e vlerson !!

  7. #127
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Nuk ka mbet patriot i gjall apo i vdekur pa u njollos,prandaj kjo e keqe e shqiptarve me sa duket po na percjell per fat te keq edhe sot.
    Per mua azemi ishte nje patriot qe ishte hal ne sy edhe te armiqve te jashtem,me sa duket edhe vrasja e tij ishte nje bashkpunim i qarqeve te serbis me ato shqiptare.
    Tani per qdo kend eshte e kuptushme qe socialistet ishin dhe vazhdojn te jen armiku nr 1 i qeshtjes komtare,dhe keta qendrojn prapa vrasjes se azemit.

  8. #128
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Nuk ka mbet patriot i gjall apo i vdekur pa u njollos,prandaj kjo e keqe e shqiptarve me sa duket po na percjell per fat te keq edhe sot.
    Per mua azemi ishte nje patriot qe ishte hal ne sy edhe te armiqve te jashtem,me sa duket edhe vrasja e tij ishte nje bashkpunim i qarqeve te serbis me ato shqiptare.
    Tani per qdo kend eshte e kuptushme qe socialistet ishin dhe vazhdojn te jen armiku nr 1 i qeshtjes komtare,dhe keta qendrojn prapa vrasjes se azemit.
    Patriot i leshit ishte Azemi. Pervec kontributit qe dha ne levizjen studentore te 90-tes (kete s'ja mohon njeri), pjesa tjeter e karrieres ishte aktivitet mafioz (ajo qe dhe e vrau) dhe shtim kilesh ne fizikun e tij.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  9. #129
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Nuk ka mbet patriot i gjall apo i vdekur pa u njollos,prandaj kjo e keqe e shqiptarve me sa duket po na percjell per fat te keq edhe sot.
    Per mua azemi ishte nje patriot qe ishte hal ne sy edhe te armiqve te jashtem,me sa duket edhe vrasja e tij ishte nje bashkpunim i qarqeve te serbis me ato shqiptare.
    Tani per qdo kend eshte e kuptushme qe socialistet ishin dhe vazhdojn te jen armiku nr 1 i qeshtjes komtare,dhe keta qendrojn prapa vrasjes se azemit.
    Kam aptur rastin te njihja per se afermi te nderuarin Azem hajdari ne vitin 1993, ishte me pune ne Gjermani per qeshtje te kosoves, ku u takua me patriote tjere per ti dalur zot trojeve shqiptare, si e shifni, Azemi ishte i gatshem te japi jeten edhe per kosovë !
    Si per kujtim me mbetet ende nje fotografi e tij ne albumin tim se ai ishte patriot dhe e trgoi, se patriotet rrezikojne nuke i frigohen vdekjes, ideali i tyre eshte atdheu e kombi !

    Lavdi i çoftë ! Lavdi heroit te kombit !
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  10. #130
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Per Azemin nuk dua te flas, por mendoj qe ai qe eshte fajtor per
    zhdukjen etij dhe te shume tjereve qe i ka pare si konkurent te rrezikshem, e ka vendin ne Hag.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

Faqja 13 prej 20 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhën si ‘agjent serb’
    Nga ex-x në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  2. Berisha dhe politikanët tropojanë në PD
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 10:46
  3. Sot, 8 vjet nga vrasja e Azemit
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 15:34
  4. Moisiu: Nuk nënshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  5. Pse ka dështuar prokuroria në cështjen e Shkallnuerit
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-01-2005, 16:46

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •