Kleri Katolik me Malėsi - kryfjalė nė vite
-- nga Klajd Kapinova
Flamuri i Gjergj Kastriotit nė Bratile tė Deēiqit mė 6 Prill 1911 ishte njė shkėndi pararendėse e Shpalljes sė Pavarėsisė mė 28 nėntorit 1912.
Shqipėria ka qenė historikisht pėrherė zemra e patriotėve tė vėrtetė tė Malėsisė sė Madhe, trevė e cila shpesh ėshtė pėrmendur se ka nxjerrė burra kuvendi e pushke; duke i falur Atdheut e maleve kreshnike Dedė Gjo Lulin (1840-1915), i njohur pėr burrėri, urti e autoritet.
Me kėto cilėsi, Deda pėrballoi me armė nė dorė ushtritė pushtuese turke e sulmet malazeze, duke ruajtur me vendosmėri trojet e tė parėve tanė. Kryengritja e fillimit tė dekadės sė dytė tė shek. XX, i tregoi Evropės se kishte ardhur koha tė shkundej nga soditja indiferente qė i bėnte vėshtrimit tė ngjarjeve nė trungun e vjetėr tė Evropės Juglindore, nė trajtimin e ēėshtjeve shqiptare, paralajmėroi fuqitė e ndryshme ballkanike qė ėndrronin njė coptim midis tyre tė Turqisė evropiane, se trojet shqiptare nuk do tė ishin njė kafshatė e lehtė pėr tu gėlltitur nga orekset e pangopshme. Ajo i dha njė mėsim tė mirė pushtuesit turk "tue provue nė gjuhėn e plumbave se kishte perendue tashma koha e ekspeditave ndėrshkimore dhe e raplezarjeve, tė udhėhequna nga gjeneralė shumė tė zot dhe tė sprovuem nė mizori, si Shefqet Turgut Pasha me shokė" (Tefė Krroqi, "Hylli i Dritės", vj.XXII, fq.11). Kombet, qė nė shekuj kishin vuajtur nė robėrinė turke, u gėzuan e nisėn tė gjallėrohen, duke menduar se po fillonte njė shpresė e re. Jashtė ndikimit jetėdhėnės nuk mbeti as Shqipėria, e cila mbi kurrizin e saj kaloi keqtrajtime me plagė tė thella. Mirėpo, nuk vonoi shumė se xhonturqit e rinj porsa erdhėn nė pushtet nisėn metodėn e kėrbaēit dhe tė mosprishjės sė "qetėsisė", duke vijuar tė merrnin nėpėr kėmbė kombet qė ende jetonin brenda pushtuesve osmanė.
Historiani at Marin Sirdani (1885-1962), duke vlerėsuar kontributin e elementit shqiptar nė drejtim tė atdhedashurisė, mbi lėvizjet shtypėse tė xhonturqve tė rinj kundėr kombeve qė kėrkonin liri shkruan: "Barbarit, mandej tė kryesum prej Xhavit Pashės e Shefqet Turgut Pashės pėr tshtyp shqyptart ēuen pesh zemnat e shumkuj, e Leket e Malcis qi nuk ishin ken msue me u ba rajė e askuj, tue provue se vetem arma muejte me u sigurue gjan, mallin, nderen e tdrejtat qi kishin pas gzue per qindra vjet edhe nen Turki nisen me lvisė. Qysh nprendveren e vjetit 1910 shifen faqe sheje paknaqsije: tarratisunt shtohen e nkrye tė ēetave kryengritse asht "Kreshniku i Malcis" Ded Gjo Luli. Ky e Kol Toma, Bajraktari i Veles, ishin tė vetmit nė krahinen e Shkoders qi tuj mos zanė bes njaj permirsimi me djelm tvet e kushrit nuk kishin dorzue armt e ishin arratis. Kaloi gjith ajo vjet pa ndonji ngjarje me randsi, por me 24 marc 1911 zuni fill nji luft e vertet kundra Turkis. Populli mbar i Malcis i lidhun me kryengrits, me pushk e pa pushk msyni njiherit tgjitha postat qi gjindeshin brenda kufinit tMalcis e me at yrysh ne e nesre, pushtuen Tuzin, e ashtu tforcuem me arm e me municion u drejtuen kah Shkodra e qendruen nKoplik. Mali i Zi, i cilli mezi qi pritte me pa shtjellime nė Turki, tuj e pa se malcort ia kishin nis punes pernjimend, u vu me i mprojt e e bane kufinin e liri me hi e me dal. Lajmi se Malcia ishte ēue pesh e dojte me msye Shkodren e qiti ne mendim Bedri Pashen, valin e atij qyteti, e me shkak se ishte Dini ne rrezik rrejti muhamedanet e vendit, e kush kje i zoti i armve u bashkuen me asqer e duel ne luft kundra malcorve. Kta per me i diftue Fiqive tEuropes e shqyptarve qellimin e kryengritjes ban me 30 marc nji mbledhje n'Cetin e i ēun nji memorandum Fuqive tMdha e Malit tZi. Ne ket tubim pos kremve tMalcis muren pjes e u lidhen me ta edhe disa kren me randsi tvendeve tjera, tkrishtene e muhamedan". (Dorėshkrim).
Kush ishte Dedė Gjo Luli?
"Pashė, o Pashė, t rrnoft bajraku,
Ndigjo Deden ēasht kah flet:
Pėr pa rrjedh der nsylah gjaku,
Knjazi vendin tem se shklet!
Ah! Qe prep don tna dajn copa!
Prep mendimi i parė asht ngjall!
Por ta marr vesht tan Europa:
Ded GjoLuli prap asht gjall!"
Ai kishte lindur e rritur nė bjeshkėt e larta tė maleve tona, ku gurgullon uji i kristaltė nga bora e shkrirė, pyjeve, ku dėgjohet zėri nė kor i zogjėve, njerėzve qė si lisa tė gjatė hijeshojnė, me shtėpitė e mbushura plot me zėrin gazmor tė fėmijėve, qė harlisėn lirshėm tek shėtisin mbi ato shkrepa tė lara e tė larta me gjak e lot trimash, ku Atdheu e feja e tė parėve ilirė u ruajtėn mė shumė se nė asnjė vend tjetėr tė Shqipėrisė.
Deda, ishte i pari midis tė parėve, i barabartė mes tė barabartėve. U dallua pėr aftėsi drejtuese, si njė ushtarak popullor nė zemėr tė Alpeve. Ende jetojnė nė zemrat e kujtesėn e malėsorėve vlerėsimet nga bashkėkohėsit pėr Dedėn, ku midis tė cilėve demokrati Avni Rustemi e quajti "burrė i pafrikė e i panjollė i maleve tona". Ai ishte jo mė shumė se 38 vjeē si shoqėrues besnik i Ēun Mulės nė Lidhjen e Prizrenit 1878.
Ai ishte e mbeti shpirti dhe zemra e kryengritėsve, pėr mbrojtjen e trojeve tė vendlindjes, duke luftuar ballė pėr ballė bishėn osmane. Nė betejėn e hatashme u vranė trimėrisht kelmendas, hotjanė, shkrelas, koplikas, kastratas e shkodranė, tė cilėt qenė tė ndihmuar shpirtėrisht nga klerikėt katolikė
Po kjo histori u shoqėrua me ngjarje tė ēuditshme. Pikėrisht, pėr hir tė sė vėrtetės sė dokumentuar nė shtypin e kohės, pėr llogari tė ekspeditave famėkeqe ndėshkimore tė Turgut Pashės e Portės sė Lartė, brėnda ushtrisė pushtuese ishin tė veshur me rroba e pagueshin rregullisht (mercenarė) disa trathtarė shkodranė, tė cilėt shėrbenin me besnikėri, duke iu kundėrvėnė me armė nė dorė fatosave tė lirisė, tė cilėt pa iu trembur syri mbanin me vendosmėri njeri pas tjetrit nė majė tė Deēiqit flamurin shqiptar. Tashmė dihet fundi i turpshėm i tyre, tė cilėt trimat e Dedės nuk i vranė, por i lanė tė lirė tė ktheheshin (nė kėmishė e brekushe) nė vendlindjen qė e kishin trathtuar. Publicisti Risto Siliqi nė librin e parė: "Pasqyra e ditve tpergjakshme nė tpestin shekull Shqypnis sė robnueme", Trieste, korrik 1912, shkruan: "Me 26 tmarsit, bashkue ushtarėt e Hotit, tė Kelmendit, tė Grudės, tė Kastratit, tė Shkrelit e tė Shalės, e tsokoluem me fitime tpėrditshme, i ranė me nji rreptsi ushtrisė tpėrzieme me shkodranė, sa mbas guximit e fatosash trrallė tktyre ushtarve shqyptarė, kta halldupa e pan se tgjith po jesin me krye e ranė gjall ndorė. Nder ta rob u xu dhe Abas Bekteshi, njaj trathtar qi nė kohė taksionit reformator ju pat kundershtue si shqyptar Shefqet Turgut Pashės, dhe pasi e patėn burgosun e dy hersh, nė tpamė tgjith popullit tShkodres, e patne shtrue ndajak, e ky i poshtri u ēue me i ndihmue anmikut tė vet e me e vra me vllazėn
Pėr pos tij u xun rob dhe tjer, tė cilve mbasi armt e fishekt ia moren, i lshuen lirė, tcilet ikėn me marrė kah Podgorica, prej kėtej me avullore pėrmbi liqe e shkuene nShkoder, ku ndoshta nana e gratė e tyne do ti kenė pritun tė padituna ti ngjeshin furkat. Kėt ditė dhe prej Jusuf Gjokajve tė frugsuem prej plumbave tė shqyptarėve ikėn nė Podgoricė 70 vetė tė turkut. Ne nesre si plasi drita, fatosat ton psyne pėrsėri si luana dhe xune rob edhe 90 vetė tė tjerė, i ēarmatosen e i nisen kah Podgorica...".
Siliqi, si gjithė rilindasit e tjerė tė penės e pushkės, e njihte mirė fytyrėn e trathtisė. Me gjuhėn e fakteve historike dhe si dėshmitar, ai fshikulloi pamėshirė tė gjithė trathtarėt e kombit, qė iu kundėrvuan me armė nė dorė flamurit kuq e zi tė fatosa tė lirisė.
Studiuesi at Marin Sirdani, mbasi pėrshkruan pikėt kryesore tė Memorandumit, nėnvizon frymėn e bashkėpunimin e ngushtė qė ekziston midis malėsorėve pa dallim feje. E rėndėsishme ishte lufta e vendosur kundėr pushtuesit tė pėrbashkėt qė kishte shkelur trojet tona. Nė shėnimet historike lexojmė: "Ky Memorandum kje i nenshkruem pos dy kryetarve tė kryengritsve, Ded GjoLulit e Sokol Bacit, edhe prej Muharrem Beg Bushatit (nemen tShkodres), Isa Beg Boletinit e Abdullah Agės (nemen tė Kosovės), Kapidan Preng Marka Kokes (nemen tMirdites) e Mehmet Shpendit (nemen tDukagjinit). Nji lidhje e atill dy elementash dukej ne parė se do tė prodhojn nji dobi tė perbashkt, por muhamedanėt e Shkodres vijuen me u mbajt me qeveri turke, e kta me asqer e nalen sulmin malsorvet derisa u erdh nė ndihmė Shefqet Turgut Pasha me shtatdhet bataljona
" (Dorėshkrim). E, natyrshėm, askush mė mirė se gjaku i derdhun nuk mund tė flasė pėr atdhetarizmin e shqiptarėve: Nė Deēiq e Kaēanik, trimat e Kosovės luftuan pėr Shqipėrinė e besuan Perėndinė. Dedė Gjo Luli e Isa Boletini, Themistokli Germenji e Shtjefėn Gjeēovi qenė besimtarė; Thimi Mitko e Papa Kristo Negovani, Sali Butka nuk qenė ateist, por megjithatė luftuan dhe dhanė aq shumė pėr atdheun. Jo besimi, por pėrkundrazi materializmi e dobėson dhe ligėshton njeriun.
Mbi kryengritjen e Dedė Gjo Lulit nė Malėsi, qė u ngrit menjėherė nė kėmbė, duke rrokur armėt pėr liri prof. Abaz Ermenji (1910-2003) nė veprėn e vet historike: "Albania-Vendi qė zė Skenderbeu nė historinė e Shqipėrisė" ("Shqypnia e Lirė", Paris, 1968, fq.279), nėnvizon: "Valiu i Shkodrės Bedri Pasha, u gjet ngushtė se skishte forca tė mjaftueshme pėr tiu bėrė ballė kryengritėsve. Prandaj u vu tė shfrytėzonte fanatizmin fetar tė myslimanėve duke iu thėnė se "Dini" ishte nė rrezik dhe duke i gėnjyer se gjoja tė krishterėt donin tė sillnin nė Shkodėr Malin e Zi. Me kėto intriga mujti tė mblidhte njė turmė shqiptarėsh myslimanė prej Shkodre dhe ti dergonte pėr tė luftuar kundėr vėllezėrve tė tyre katolikė. Por kėta "mbrojtės" tė "Dinit" u shpartalluan shpejt; disa u bashkuan me kryengritėsit. Pėr fat tė mirė, ky dram i shemtuar vėllavrasjeje nuk u pėrsėrit mė nė Shqipėrinė e Veriut."
Eshtrat e at Gjergj Fishtės, Dedė GjoLulit etj., hidhėn nė lumin Drin
Figura e Dedės ėshtė lėnė nė hije nga historiagrafia moniste, tė cilin u mundua ta bėnte ateist e antiklerik, kur dihet se ai ka qenė njė mik e bashkėpunėtor me franēeskanėt e shquar tė vendit. A nuk ėshtė njė domethėnie dhe fakt kuptimplotė, pohimi ipeshkėvit imzot Zef Simonit (ish-Sekretar i Arqipeshkvisė sė Shkodrės nė kohėn kataklizmave antifetare prej komunistėve. Ai mė vonė arrestohet dhe bėri 12 vjet burg nė Spaē, Burrel, Sarandė, etj., shėnimi im K.K.), nė ligjeratėn e tij pohon: "
sbashku me eshtnat e klerikėve shkodranė, nxjerrė nga diktatura, ishin edhe eshtnat e Dedė Gjo Lulit
Dom Mark Gjanit, tue e torturue, i kėrkuene tė mohonte Krishtin. Pėrkundrazi Dom Marku tha fjalėt e fundit mes dhimbave "Rrnoft Krishti Mbret!". Vdiq i varun nder shpatulla, tuj ia hjedhė trupin qejve e mbeturinat e tij i lėshuen nė prrue. Bash njiashtu si vepruen turqit me eshtnat e Gjergj Kastriotit e me prelatin e lavdishėm Imzot Pjeter Bogdanin, apo si vepruen ma vonė komunistat, tuej nxjerrė prej vorrit eshtnat e Mons. Jak Serreqit, Mons. Lazėr Mjedjes, Mons. Gasper Thaēit, Mons. Ernest Cocit, Mons. Bernardin Shllakut e At Gjergj Fishtės e sė bashku me atė, pa dijtė gja, tė Dedė Gjo Lulit, eshtnat e tė cilit franēeskanėt i kishin ruejtė nė vorret e tyne pėr ti ba nji monument". ("Persekutimi i Kishės Katolike nė Shqipni 1944-1990", Shkodėr, 1999, fq.10).
Ky mik apo... i kėtyre njerėzve tė fesė?
Nga historiografia qė lam pas, Deda u pa gjithnjė i shkėputur nga bashkėluftėtarėt e tij, tė afėrm apo tė largėt, bile edhe nga pasardhėsit e Derės sė tij tė pėrmendur, ku, kėta tė fundit u ndoqėn e pėrsekutuan nė Shkodėr. Studiuesi i ndjerė prof.dr. Simon Pepa shkruan: "Dhe ėshtė pėr tė ardhur keq se kjo luftė, kėta heronj dhe vetė kryetrimi Dedė GjLuli pėr vjet e vjet u lanė nė harresė. Lufta dhe ngritja e Flamurit nė Deēiq, pėrmendej sa me thanė, emri i heroi vetėm sa citohej
Dhe ajo qė ėshtė rrėnqethėse ėshtė fakti se mjaft nga nipat e stėrnipat e Dedė GjLulit, si dhe mjaft klerikė qė morėn pjesė me mendje e penė nė pėrpjekje pėr ēlirim u masakruan nė mėnyrė tė tmerrshme. Ata hynė nė rrugėn e mundimeve tamam si nė ferrin e Dantes". ("Gjurmime kulturore", Shkodėr 2000, fq.224)
Ai sistem mos vlerėsues veprash e vlerash, e la Dedė Gjo Lulin vetėm me urdhėrin "Pėr veprimtari patriotike" tė Klasit I-rė dhe vetėm nė vitin 1962. Vetėm me kaq dhe asgjė mė tepėr, kur mjaft figura tė tjera, natyrisht, secila me vlerėn e tyre, u pasuan me urdhėra, medalje e tituj tė shumtė. Asnjė pėrmendore (tė madhe apo tė vogėl), asnjė rrugė a rrugicė (veē Tiranės), asnjė emėrtim tjetėr me emrin e Dedės, kur mjaft burra tė tjerė tė historisė sonė i kanė kėto pengje nderimi. Pikėrisht, mė 1962, shkodrani prof.dr. Jup Kastrati, boton librin: "Figura tė ndritura tė Rilindjes Kombėtare", ku Dedėn e lė nė vend tė fundit (ndėr 6 figura), pas Isuf Tabakut, Daut Boriēit, Hodo Sokolit etj.
At Gjergj Fishta e Dedė GjoLuli
Asokohe "Poeti Kombėtar" at Gjergj Fishta (1870-1940) pėrmes poezisė epike, nė veēanti rroku figurat e ndritura, njė prej tė cilėve ėshtė Dedė GjoLuli. Nė ato hapėsira poetike, Homeri shqiptar i kushton Fatosit tė lirisė, si peng nderimi kėngėn prej 800 vargjesh, si rrallė ndonjė heroi tjetėr. Pasi e lexon me endje kupton dukshėm melodinė poetike epike tė Fishtės, shpalosur me talentin e ngjyrave tė ndezura qė ruhet nė portretin e madh atdhetar, tek kryevepra e njohur "Lahuta e Malcis". Ai me pathos pasqyron ngjarjet e mėdha tė stuhishme nė faqet e poemės. Ato, gjithsesi, janė tė pėrcaktuara mirė historikisht, duke ruajtur raporte tė drejta tė ngjarjeve me figurat historike, mbasi ai njihte shumė mirė historinė dhe vendin e heronjve tė kombit. Nė hapėsirėn e atdhetarizmit tė ndjeshėm shquhen Dedė Gjo Luli, Oso Kuka, si dhe tė tjerė malėsorė trima, si: Marash Uci, Tringa, Ēun Mula etj. Denjėsisht Fishta, paraqet atdhetarin nė mėnyrė figurative:
"Nat Malsi, nat Rapsh tHotit
Ded GjoLuli, burr si motit,
ma i qetė Lekė, bisha shkorretit,
ka nis pushkėn masqer tMbretit!"
Poeti, mbasi e quan trimin e Traboinit Dedė GjoLulin si shpatė e gjallė, i vė atij nė gojė atė ligjeratėn e gjallė e aq kuptimplote, drejtuar Sulltanit pėrmes Bedri Pashės, duke e paralejmėruar se nuk do ti shėrbenin mė shqiptarėt:
"Se me sotjet, emni i Zotit!
Sa jem nipash tGjergj Kastriotit e "Shqyptarė" qi thonė vendit
ma duva nuk i bajmė Mbretit"
Fishta si poet e Deda si lufėtar, e kanė shumė tė kjartė se si kishte jetuar populli nė thundrėn e hekurt turke, duke i sjellė atij aq e aq telashe e rreziqe tė panumėrta, tė cilat vėrehen kur autori flet shumė pėrmes pendės sė poetit:
"Na shkoi moti si ama zi
ngran e pangran, e kryet nė gershan
bje prej sherrit ntaksirat"
ose vargėzimet e mėposhtme tė mbushura me folje vepruese:
"Se ai spo kish tjeter zanat,
veē pre e rep e digj e piq,
rrxo, rreno e vendin flliq".
Kishte ardhur fundit. Vargonjtė e gjatė shtrėngues tė zgjedhės sė huaj gjysmėmijėvjeēari duheshin kėputur sikurse ngjau, sepse Atdheu kishte thirrur fatosat e vet tė lirisė qė ta mbronin deri nė flijim.
Epilogu i luftės me fitore, dihet. Ngrihet Flamuri kuq e zi i Shqipėrisė, simbol i fitores mbuluar me lumenj tė shumtė gjaku, me thirrjen: "Rrnoft Shqypnia".
Historia me fakte historike
"Historia ėshtė mėsuese e madhe, njerėzit janė nxėnės tė kėqinj" (Bismark).
Preokupimi me historinė ėshtė i veēantė. Ajo pėrjetohet e jetohet si kujtesė, por edhe si ekzistencė-realitet. Historia nė Shqipėri ėshtė kontrolluar e fshehur vijueshmėrisht. Nė fushatėn e fshehjes dhe falcifikimit sistematikisht e ka pėsuar pjesa mė e mirė e saj, ngjarje e situatė, individ e procese, tė cilat shqiptarėt tash duan ti zbulojnė e pėrjetojnė intensivisht.
Diktatura e proletariatit, lufta ruso-kineze e klasave dhe koncepti i prolekulturės ishin instrumente e mbulesė e mjaftueshme qė atje tė bėhen krime ndaj njerėzve dhe tė asgjėsohen dokumente, tė falcifikohen epoka e ngjarje tė historisė, tė likuidohen pėrsonalitete e momente tė kulturės. Kėsisoj atdhetarizmi ishte shndėrruar nė fraza e etikė qė nuk thoshte asgjė. Me kėtė metodė stoliseshin ngjarje e situata, procese e pėrsonalitete, tė cilat sot historia po i harron shpejt ose mallkon rėndė.
Rizbardhja e ngjarjeve e individėve ėshtė njė punė e gjatė dhe e vėshtirė. Ai duhet tė kuptohet jo si gjest a pėrcaktim patriotik, jo si zhurmė a reto rikė stilistikore, por si punė e moral shkencorė. Historia e historiani vetėm duke qenė tė saktė e kritikė, krijojnė dhe rrisin vetėdijėn kombėtare e historike.
[ vazhdon ]
Krijoni Kontakt