Krenohem qė jam bariu i malėsorėve bujarė e atdhetarė
-- nga Klajd Kapinova, Manhattan, New York
Darka fondmbledhėse nė pėrkrahje tė 7-tė projekteve
tė Qendrės Shpirtėrore "Shejta Krygjė" nė Malėsi
Eshtė bėrė traditė prej vitesh qė bashkatdhetarėt tė bashkohen pėr tė mbledhur fonde financiare nė pėrkrahje tė vendlindjes. Si gjithnjė, bujaria e pėrhershme e malėsorėve u shpreh nė ndihmė tė pėrfundimit tė projektit kombėtar e fetar tė ideuar e zbatuar nga padėr Fran Dushaj. Pėr tė kurorėzuar me sukses pėrfundimin e 25% tė punimeve tė mbetura, u organizua darka argėtuese me kėngė e valle popullore. Rreth 500 malėsorė tė trojeve etnike shqiptare, qė jetojnė e punojnė nė SHBA, u mblodhėn tė dielėn mbasdite nė njė darkė tė shtruar nė restorantin luksoz "Maestros Caterers" nė Bronxdale Avenue nė New York. Kishin ardhur pėr tė marrė pjesė shqiptarė nga New York-u me rrethina, Detroiti, Bostoni, New Jersey, Philadelphia, Chicago etj. Njerėzit shkėmbyen fjalė pėrgėzuese e uruan franēeskanin, morėn autografe dhe fiksuan me aparate ēaste gėzimi me tė. Morėn pjesė udhėheqėsit shpirtėrorė tė kishės "Zoja e Shkodrės", tė pėrndershmit dom Pjetėr Popaj, padėr Fran Dushaj, dom Nikolin Pėrgjini dhe mė i riu dom Viktori, qė prej disa muajsh ndodhet nė SHBA, pas njė ndėrhyrje kirurgjikale tė suksesshme nė sy.
Pėr ti shoqėruar meshtarėt dhe miqtė e ftuar nė tavolinėn e nderit, Kėshilli organizator kishte caktuar disa bashkatdhetarė tė njohur nė New York qė njihen pėr veprimtari tė gjithanshme. Darka festive me kėngė e muzikė shqiptare ishte organizuar nga Kisha "Zoja e Shkodrės" nė Harsdale, New York, nėn udhėheqjen shpirtėrore tė meshtarit tė pėrndershmit dom Pjetėr Popaj, Kėshilli i Kishės me kryetar z. Gjeto Dushaj dhe grupi organizator i fondmbledhjes i udhėhequr nga aktivistėt, Gjon Dedvukaj, Prelė Sinishtaj, Nikollė Junēaj, Zef Ujka Lulgjuraj, Kolė Zef Cacaj etj.
Para se tė fillonte darka, salla ishte pėrfshirė nga tingujt e muzikės popullore tė trevave shqiptare. Nė fillim, sipas zakonit e traditės, u bė bekimi i darkės nga dom Pjetėr Popaj. Nė fjalėn e tij, Dom Pjetri tha: "Ėshtė kėnaqėsi e nder i madh qė marrim pjesė nė tubime tė tilla, qė doni Zotin e kombin, ku shprehet dashuria si tė krishterė dhe shqiptarė. Projektet pėr vendlindjen nxjerrin nė pah zemrėn bujare tė popullit tė Malėsisė. E kemi me borxh tė ndihmojmė popullin tonė kudo qė gjendemi".
Dom Pjetri, i gėzuar pėr pjesėmarrjen familjare nga tė gjithė trojet shqiptare shtoi: "Kjo ėshtė bujaria qė e kemi bartė nga trojet etnike shqiptare dhe kultivuar mė tej nė Amerikė. Padėr Frani ėshtė shėrbestar punėtor i popullit, qė ka treguar me vepra konkrete shpirtin e palodhur. Ai ka realizuar 7 projekte tė domosdoshme pėr shqiptarėt nė vendlindje". Ju e dini, tha ai, se "meshtarėt gjithmonė kanė besim nė Zotin deri nė dhimbje", sikurse ka thėnė Nėnė Tereza. Ndonėse i sėmurė, frati ėshtė i ripėrtėrirė e frymėzuar pėr tė pėrfunduar veprėn e pėrbashkėt. Puna e fratit tonė tė dashur, sjellja e gjithēka qė bėn ai ėshtė shumė e madhe nė misionin shpirtėror e kombėtar...".
Mė pas, mbrėmjen e hapi udhėheqėsi i darkės, Kolė Zef Cacaj, i cili nė fillim falėnderoi klerikėt e nderuar pjesėmarrės, bashkėtadhetarėt vėllezėr e motra, qė u bashkuan nė mbrėmje, duke qenė i lumtur qė iu dha nderi e kėnaqėsia tė hapė darkėn. Ai tha: "Qėllimi ėshtė pėr tė nderuar padėr Fran Dushajn, pėr punėn e palodhur, veprimtarinė bamirėse e pėrkushtimin e veēantė pėr popullin tonė". Ai vuri theksin nė mbledhjen e fondeve pėr pėrfundimin e punimeve nė Qendrėn Shpirtėrore "Shenjta Krygjė" nė Malėsi, duke pėrsėritur, se shpesh bashkatdhetarėt e kanė treguar veprėn e tyre humanitare e fetare ndaj meshtarėve. Ai shtoi: "Padėr Fran! Ju keni ndihmuar vėllezėrit kosovarė gjatė dėbimit nga masakrat e pėrgjakshme tė serbėve, shqiptarėt pas pėrmbysjes sė komunizmit nė Shqipėri, ndihmuat Malėsinė nė kohėn kur ndihmat e pėrkrahja ishin aq tė nevojshme, qė asnjė shtėpi tė mos mbetet pa ujė, bukė e ushqim, qysh nė majė tė bjeshkėve e deri buzė liqenit."
Kjo veprimtari u organizua nė bashkėpunim me Fondacionet: "Malėsia", "Dedė Gjo Luli", etj. Ndihmė tė pakursyer dha aktivisti Gjon Pashk Dedvukaj. Me duartrokitje u pėrcoll gjesti bujar i aktivistit Gjelosh Gjokė Dedvukaj, qė kishte dhuruar 10 hektarė tokė pėr ndėrtimin e qendrės sė re fetare e kombėtare. Ai nė mbrėmje ishte i pari qė dhuroi 10 mijė dollarė, duke u pasuar mė tej nga dhurime financiare tė tjera. Nė kėtė mbrėmje malėsorėt bujarė dhuruan afėrsisht 72 mijė dollarė pėr pėrfundimin e punimeve tė projektit. Pas disa muajsh do tė botohet "Libri pėrkujtimor", ku do tė shėnohen tė gjithė emrat e dhuruesve financiarė dhe shuma e tyre, qė bėri tė mundur ndėrtimin e projektit nė vendlindje.
Atmosfera nė darkėn e rastit u bė mė e ngrohtė, kur rifilluan tingujt e kėngėve dhe valleve tė bukura popullore shqiptare. Tė pranishmit i argėtuan me zėrat e tyre melodiozė kėngėtarėt e mirėnjohur tė komunitetit. Me shumė duartrokitje, u shoqėruan kėngėtarja e re, Lirie Dedvukaj, kėngėtari i talentuar David Stanaj, kėngėt e bukura melodioze tė tė cilėve u shoqėruan me valle tradicionale popullore. Koncerti i tyre ishte njė vepėr bamirėsie pėr punėn e fratit tė nderuar. Orkestra me instrumentistėt, Behar Neli, Aleks Stanaj luajti shumė pjesė popullore shqiptare, duke krijuar njė atmosferė shqiptare dhe familjare.
Padėr Frani nismėtari i zbatimit tė projekteve nė Malėsi
Padėr Franin nė vendlindje e SHBA tė gjithė e thėrrasin "bariu i pėrkushtuar i popullit". Njė meshtar i pėrvujtur, por shumė energjik.
Ai ka lindur nė katundin Arrėz tė Traboinit, Hot, Malėsi. Shkollėn fillore i kreu nė Arrėz, ndėrsa gjimnazin klasik nė Kroaci, kurse teologjinė i kreu nė Kroaci e Gjermani. Pėr disa vjet shėrbeu si meshtar nė ishullin Rab tė Dalmacisė, nė Kroaci. Prej vitit 1989 shėrben nė Misionin Franēeskan nė Tuz, si famullitar i Traboinit (dhe tėrė Hotit). Me ardhjen nė famulli, punon me pėrkushtim tė posaēėm tė njoftojė popullin e Malėsisė me paraqitjen e Zojės sė Bekuar mė Megjugorje (Mes maleve) nė Hercegovinė. Nė veprimtarinė bamirėse, ishte njė dorė e parė pėr tė ndihmuar popullin shqiptar. Prej 3 vjetėsh kujdeset pėrherė pėr hapjen e ujit nėpėr Malėsi. Ai themeloi Bukėn e Shna Ndout nė ndihmė tė skamnorėve e fėmijėve tė hendikepuar (sakatė) nė Malėsi. Mė pas i pėrkushtohet punės nė ripėrtėritjen dhe ndėrtimin e kishave, kapeleve, rregullimin e varrezave nė Malėsi. Pas sėmundjes sė rėndė dhe operimit kritik nė Gjermani ditėn e Shėn Ndout mė 1995, u kthye nė Malėsi me njė ide tė madhe pėr tė ndėrtuar njė Qendėr shpirtėrore nė Shnakruq (Santa Crucis) tė Malėsisė.
Rėndėsia mė e madhe nė kompleksin e Qendrės shpirtėrore i kushtohet pėrgatitjes sė kushteve pėr kujdesimin e edukimin parashkollor tė fėmijėve e mandej, sipas mundėsive dhe interesimit, do tė vijojė edukimi fillor e i mėtejshėm i tyre. Paralelisht me kėtė punė, Padėr Frani punoi nė projektin e ndėrtimit tė Kryqit nė Kodrėn e famullisė te kisha e Traboinit, ndėrtimin e varrit pėrkujtimor tė padėr Leonard Zef Tagajt, martir i fesė dhe atdheut, njė famullitar i paharruar i Hotit nė kishėn e Traboinit.
Padėr Frani, ka ndihmuar popullin, fėmijėt me difekte fizike, skamnorėt, ka siguruar autobuza pėr fėmijėt e katundeve tė largėta, ilaēe, veshmbathje, ndihma materiale e financiare pėr nevojtarėt. Ndonėse i sėmurė prej shumė vitesh, ai ka bėrė organizimin e ardhjes sė ndihmave financiare e materiale nga Gjermania nė trojet etnike shqiptare nė Mal tė Zi etj. Ai ēdo ditė bėn thirrje qė tė ndalet emigrimi i shqiptarėve nga trojet etnike, zbrazja e shtėpive e largimi nė kurbet. Kjo plagė, shikohet me njė shqetėsim nga bariu shpirtėror. Frati gėzon respektin dhe pėrkrahjen e bashkatdhetarėve nė SHBA. Kush nuk i kujton porositė e vlefshme tė tij nga elteri i kishės nė Malėsi, vizitat nė vatrat e shqiptarėve, interesimi qė fėmijėt tė shkojnė nė shkollė, vajzat tė arsimohen deri nė universitet, duke ruajtur vijimėsinė e traditės sė kulturės shqiptare.
Ai sot ecėn i sigurtė nė rrugėn e prelatėve tė kishės, pėr tė ruajtur gjuhėn, traditat e kulluara shqiptare, nėn shembullin e Matrengės, Bogdanit, Bardhit, Budit, Fishtės, Mjedjes, Gjeēovit, Bumēit, Prenushit, Zadejės, kardinal Koliqit e shumė martirėve tė tjerė qė u pushkatuan gjatė ateizmit nė Shqipėri. Kjo ka qenė e mbetet porosia e pėrhershme e diasporės nė SHBA. Ai nuk ka qenė i vetėm, por i pėrkrahur nga Kėshilli i Kishės sė Shėn Markut nė Shtoj tė Malėsisė, bashkatdhetari z. Palokė Rudaj etj.
Ēfarė pėrmban projekti?
Qendra pėrbehet prej 7 objekteve. Biblioteka "At Gjergj Fishta", ėshtė projekti i parė dhe i pėrkushtohet rinisė e fėmijėve. Ata do tė njihen e pėrdorin librat e "Poetit Kombėtar" at Gjergj Fishta. Objekti i dytė ėshtė ēerdhja e fėmijėve "Nėnė Tereza", me kapacitet 200 vende nga mosha 3-7 vjeē, ku, fėmijėt mund tė zhvillohen psiqikisht, fizikisht e shpirtėrisht. Objekti i tretė ėshtė kisha e Qendrės, si shpirti i projektit, me kapacitet 1000 vetė, me funksion fetar, shpirtėror e koncerte muzikore klasike. Mė pas vjen salla sportive pėr fėmijė e tė vegjėl, tė lėnduar fizikisht e psiqikisht, ku, do tė luajnė tenis, ping-pong, basketboll, vallėzime tė ndryshme. Ėshtė menduar qė nė objektin e tretė tė bėhet shpėrndarja e ujit, ushqimit pėr familje me nivel tė ulėt ekonomik, ilaēe etj. Objektet e tjera janė: Kuvendi Franēeskan "Shėn Franēesku", salla festive "Padėr Pio", banesat, Insituti "Antonianum" me funksione tė tjera.
Padėr Frani nuk dėshiron tė flasė pėr punėn dhe misionin e tij, pasi para meje ishte projekti i hedhur nė njė fletėpalosje kushtuar rrugės sė vėshtirė pėr zbatimin e tij. Tani fėmijėt e vegjėl shqiptarė, do tė kenė pas disa muajve njė vatėr tė ngrohtė fetare, kulturore e atdhetare. Nė fillim u deshėn 4 milion dollarė investime. Ai tregon, se ishin fėmijėt e vegjėl tė Malėsisė, ata qė me kartolinat e shitura dhuruan burimet e para financiarė pėr Qendrėn. Mė pas pasuan dhurata financiare tė shqiptarėve nė SHBA, Evropė dhe vendlindje. Frati i palodhur mendon, se nė verė tė vitit 2003, pėr herė tė parė nė historinė e Krishtėrimit ndėr shqiptarė, nė Malėsi mund tė zhvillohet Kongresi Ndėrkombėtar i Eukaristisė, duke e kthyer Malėsinė nė njė Qendėr Ndėrkombėtare evropiane dhe botėrore.
Krijoni Kontakt