Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 1 prej 1
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    In Your Mind!
    Mosha
    40
    Postime
    2,289
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime

    Lightbulb Katedralja "Shen Shtjefni" - Shkoder

    Kisha e madhe ose Kathedralja e Shėn Shtjefnit nė Shkodėr nė 140-vjetorin e ndėrtimit tė saj


    -- nga Klajd Kapinova, Manhattan, New York




    Dihet mirė qė Krishterimi depėrtoi nė vendin tonė, qė nė shekullin e parė tė pėrhapjes sė tij. Pėr kėtė, historiani i shquar i mesjetės sė Ballkanit, kroati dr. Milan Shuflaj, shkruan: "Fillimi i krishterimit ndėr kėto vise (tė Shqipėrisė, shėnim i K.K.) bėn pjesė nė historinė e shek. I tė kėtij besimi" (M. Sufflay, "Serbėt dhe shqiptarėt", 1926, f. 121). Nga vetė pėrhapja e hershme e kėsaj feje nė Shqipėri, kuptohet qė kjo ka lėnė gjurmėt e veta tė pashlyeshme nė gjuhėn dhe historinė e kėtij vendi dhe populi. Midis tė tjerave kjo mund tė vėhet edhe nė rrafshin e terminologjisė kishtare qė rezulton mjaft i pasur dhe pėrbėn njė nga shtresat mė tė vjetra tė leksikut tė gjuhės shqipe, sidomos ajo pjesė e terminologjisė qė rrjedh prej greqishtes sė vjetėr e tė latinishtės...

    shtatė prill 1858 dhe viti 2000...

    Pėr qytetarėt shkodranė dita e 7 prillit e vitit 1858 ėshtė njė nga ditėt qė ka mbetur e gdhendur nė kujtesėn e Historisė sė Lavdishme tė Shkodrės Martire dhe pėr shumė besimtarė tė rrethinave e krahinave tė ndryshme tė vendit tonė. Brezat, kujtimet, dorėshkrimet dhe hulumtimet e herė pas hershme, shpesh kanė shprehur me mall mendimin sinjifikativ "Eh sa ka parė e shikon kjo Kisha jonė Kathedrale e Shėn Shtjefnit,?". Dhe ky realitet ėshtė i njohur edhe sot mbas 14 dekadave, kur famulitari i Shkodrės meshtari i palodhur Mons. Luciano Avgustini nga Kosova martire shton me pasion mundin dhe djersėn e pėrkushtimit tė veēantė pėr realizimin me sukses tė punimeve pėr ngritjen madhėshtore tė krenarisė sė kėsaj Kathedrale tė njohur nė Ballkan, duke i dhėnė edhe ndėrtimin e Kampanjellit aq tė famshėm e dėshmitare e gjallė e jetės sė qytetit dhe devocionit tė pashquar tė besimtarėve besnikė e tė dashur tė saj. Rreziqet e mbarura me ngjarje dramatike deri nė ditėt tona e kanė mbajtur krenarė e tė papėrkulur krenarinė e Kishės sė Madhe tė Shkodrės…

    Po cila ėshtė historia e ndėrtimit tė Kishės Kathedrale tė Shkodrės?

    Historia e ndėrtimit tė kėsaj Kishe tė rėndėsishme pėr banorėt e devotshėm shkodranė, ka njė tė veēantė tė saj, mbasi kjo dėshirė e ekzistencės sė kėtij objekti tė kultit nė fillim me tė njėjtin emėr kishte qėnė ngritur nga banorėt e hershėm nė brendėsitė Kėshtjellės sė njohur legjendare "Rozafa" e cila, mė pas u kthye nga okupuesit turq me dhunė pėr dy javė ne xhami… Vetė fjala aq e njohur nė "Kisha e Madhe" siē e thėrrasin ende sot tė gjithė, kishte si synim tė rėndėsishėm qė nė gjirin e saj tė jenė tė pranishėm sa mė shumė besimtarė tė pėrkushtuar me lutje tė pėrshpirtme. Kėtu mendoj se duhet shpjeguar edhe shkaku i vonesės sė ndėrtimit tė kėtij objekti tė kultit kristian, mbasi thuhej se piketat e vendosura gjatė ditės prisheshin gjatė natės, mbasi popullit i dukej e vogėl. Prandaj mbasi zunė vend kėto piketa, atėherė mund tė themi qė filloi ndėrtimi i rregullt i saj. Nga arkitektėt ndėrtues ishte menduar qė Kisha tė zėnte mbi 7500 besimtarė.
    Nga burimet arkivore tė Arqipeshkėvisė sė Shkodrės dhe nga studimit serioz i pėrpiluar me kujdes nga studiuesi i shquar shkodran, mėsuesi Gjush Sheldija mėsohet se Dita e vendosjes sė gurit tė parė u kthye nė njė ditė feste, veēanėrisht pėr popullin e Shkodrės. Kuadri ka qenė i vendosur tek lteri, shkruan studiuesi Lec Zadeja ("Kultura dhe Jeta", Nr.1, 1993, Shkodėr, f.20) i madh dhe qė u ripunua me rastin e 100-vjetorit tė Kishės sė Madhe Kathedrale tė Shėn Shtjefnit nga mjeshtėrit e pikturės prof. Simon Rrota, Pater Leon Kabashi, Dom Injac Dema, Dom Ndoc Nogaj, etj. Ajo kishte kėto dimensione 8 metėr gjatėsi dhe i lartė 3.5 m. Pas njė lodhje tė mundimshme bashkautorėt mundėn tė realizojnė me sukses objeksionin e tyre kryesor tė kultit kristian.
    Sikurse mėsohet nga burimet e kohės, del se leja pėr ndėrtimin e Kishės nė fjalė ishte kėrkuar mė parė prej Qeverisė turke, qė daton kėrkesėn e bėrė nė vitin 1834, kur nė Stamboll u dėrgua njė lutje pėr ndėrtimin e nevojshėm tė Kishės pėr besimtarėt e krishterė. Gjithashtu, duke parė indiferentizmin dhe moskokėēarjen e qeverisė turke mėsohet se kėrkesat e pėrsėritėn edhe nė vitet 1842 pėr tė arritė nė vitin 1849 kur u dha leja pėr fillimin e ndėrtimit tė saj.
    Mė tė vjetrit e qytetit tė lashtė tė Shkodrės kanė ruajtur nė shenimet e tyre kujtime pėr kėtė evenimet tė qytetit. Kėshtu, si u vendos kryqi (ku sot ėshtė ndėrtuar Lteri nga Don Ndoc Nogaj mjeshtėr duarartė shkodranė)dhe u ngulėn piketat, Avdi Pasha, Valiu i Shkodrės, lexoi formanin (dekretin) e Sulltanit. Mė pas e bekua me njė ceremoni fetare guri i parė dhe u hodhėn themelet qė ngritėn mė pas objektin mė tė rėndėsishėm kristian. Gurin e bekoi Imzot Topich. Nė ceremoninė fetare tė rastit morėn pjesė famullitari i qytetit, me ndihmėsat e tij: tė ftuar ishin dhe Hafiz Daut Efendi Boriqi, Trupi Diplomatik i akredituar nė Shqipėri, me pėrfaqėsitė e konsullatave qė kishte nė qytetin e Shkodrės, Ipeshkėvi tė dioqezėve tė ndryshme, klerikė, seminaritė, autoritete tė tjera tė vendit dhe shumė besimtarė e qytetarė jo tė krishterė tė pranishėm. Si detaj i rėndėsishėm ėshtė se arkėtari i financės sė qarkut shprazi nė themel 700 lira turke florini, tė cilat ishin tė vendosura nė njė pjesė tė mbuluar me shami mėndafshi, dhuratė kjo e Sulltanit asokohe tė Turqisė.
    Nėpėrmes Ipeshkvit tė vendit, Papa Piu i IX, dėrgoi pėr ndihmė me rastin e fillimit tė punimeve pėr kishėn e Shkodrės mbi 1000 skuda. Ambasadori rus, duke shprehur dėshirėn pėr praninė e tij, shprehu gatitshmėrinė pėr ta marrė nė mbrojtje nga ana e tij Kishėn Kathedrale, si dhe nė shenjė bujarie hodhi nė themel xhamadanin e stolisur me ar. Sipas zakonit tė stėrlashtė, nė themel u bė prerja e dashit, ndėrsa pėr punėtorė dhe gostinė e tyre u prenė 30 pendė qe.
    Dhe menjėherė puna filloi me vrull dhe dashuri tė veēantė. Falė bujarisė si gjest fisnik, nuk u kursye asgjė nga populli zemėrgjėrė i qytetit ashtu dhe nga rrethinat e tij. Sipas mundėsisė dhe zemrės bujare, kush me tė holla apo stolina tė ndryshme (kryesisht gratė), materiale ndėrtimi falas, si gurė gėlqere, zhavor, etj., qė nga Taraboshi e deri tek Zalli i Kirit, bėnė qė jovetėm punimet tė mos ndėrpriten, por ato tė vijojnė mė me intensitet. Pėr ndekjen e punimeve ishte caktuar njė komision miks tė kryesuar nga specialistė tė kohės dhe pėrfaqėsues tė banorėve tė Shkodrės. Inxhinieri qė i realizoi punimet ishte austriaku, po ashtu nga Austria erdhėn tė gjithė elementėt e konstrukcionit metalik i kapriateve tė tavanit.
    Tregohet, gjatė punimeve se dy herė rresht ishte shembur trajta e formės sė gungės. Edhe pėr ndėrtimin e tavanit prej dėrrase, sikurse shihet edhe sot ėshtė dora e mendja e mjeshtrit tė njohur shqiptar shkodranit tė njohur Kolė Idromeno. Mirėpo fatkeqėsitė natyrore, siē ishte termeti i 1 qershorit tė vitit 1905 shkaktoi shumė dėmtime. Po tė hysh brenda dhe tė shikosh me kujdes do tė pėrshkosh kėto dimensione hapsinore tė Kishės sė Madhe qė janė gjatėsia 75.5 metra, gjėrėsia 40 m. dhe lartėsia deri nė tavan 23.3 metra. Pėr tė vujuar normalisht punimet janė derdhur shumė tė ndryshme tė hollash. Kėshtu kur kėto tė ardhura financiare po mbaronin, njė komision i ngritur dhe i pėrbėrė nga qytetarė tė njohur tė qytetit tė Shkodrės (gjithsej 35 vetė) mundi tė mbledhė prej popullit shumėn prej 1750 napolona floriri.
    Pėr mė tepėr pėrmes njė kerkese iu kėrkue ndihmė edhe Franc Jozefit pėr mbėshtetjen e punimeve tė ndėrtimit tė obektit dhe si moment i pėrshtatshėm asokohe u gjet ceremonia e ditės sė martesės sė tij. Dhe bujaria e gjestit tė tij fisnik nuk mungoi, duke dhuruar nė kėtė ditė tė rėndėsishme tė jetės sė tij shumėn prej 150 napolona floriri… Kurse gjatė vitit 1998 atdhetari dhe bamirėsi i njohur shqiptaro-amerikan Z. Kolė Preka Cacaj dhuroi pėr ndėrtimin e Kampanjilit tė njohur tė Kishės Kathedrale tė Shėn Shtjefnit me lartėsi 48 metra shumėn me vlerė 110.000 dollarė amerikanė, duke qėnė kėsisoj kontributi mė i madh i dhėnė nga njė individ me mallin e zhuritur pėr atdheun... Shuma qė ka dhuruar ky bujar nga Triepshi i Malėsisė ėshtė 160 mijė dollarė amerikanė, pa pėrfshirė kėtu drekėn nė njė restorant luksoz nė hyrje tė Shkodrės mė ditėn e fillimit tė punimeve tė Simpoziumit Ndėrkombėtar "Krishtėrimi ndėr shqiptarė" qė u mbajt nė Tiranė mė 1999.
    Duke u kthyer edhe njė herė nė momentet historike tė kohės kur ndėrtohej objekti i kultit kristijan pėr besimtarėt katolik, ėshtė me rėndėsi tė evidentohet se punimet deri nė pėrfundimin e saj zgjatėn 9 vjet deri mė 15 prill 1858 por pa kumbanare. Pėr realizimin e saj u hap pėrsėri njė fushatė duke trokitur tek zemra bujare shkodrane, dhe kėsaj here popullsia i nda nė tre kategori: ku secili mund tė kontribonte sipas pasurisė qė kishin. Pjesa e sipėrme e Kishės e cila ishte e mbuluar me plumb ishte sjellė prej Venedikut dhe paguar prej familjes Parruca dhe vėllezėrit Mark e Pjetėr Pema, tė cilėt shpenzuan 750 napolona floriri. Edhe pėr ndėrtimin e kumbanares punoi inxhinieri i palodhur Kolė Idromeno i biri I Arsen Idromeno. Ata zgjatėn 5 vjet. Nė vitin 1890 u vendosėn tri kumbonet e para, kurse mė vonė dy tė tjerat. Pėrurimi dhe riti i bekimit ėshtė bėrė me ceremoni festive nga Imzot Pjetėr Gjura qė daton me 19 mars tė vitit 1923. Pėr herė tė parė tingėllimi kumbues i kumoneve u dėgjua me 19 mars, kurse tingėllimi i fundit i tyre po me datėn 19 mars, por tashmė nė njė epokė tė errėt siē ishte e mbeti ajo e sistemit ateist antifetar tė rregjimit tė Enver Hoxhės. Kėshtu nė analet e errėta tė historisė ka mbetur 19 marsi i vitit 1967… Njė muaj pas "fjalimit" tė 6 shkurtit 1967, Enver Hoxha u shpreh hapur dhe qartė pa frikė "Tė djegim me zjarr…". Dhe me tė vėrtetė vetėm kėshtu mund tė realizohej ai qėllim i diktatorit, qė do tė quhej "Revolucion kultural", pėrmes sė cilės do tė kryente veprėn mė tė shėmtuaren dhe mė tė ndyrėn ndaj popullit tė vet dhe kulturės shqiptare. Kėshtunė Shqipėrinė e Gjergj Kastriotit, apo tė shenjtėrve tė Krishterimit qė nga Iliria, Kastriotit legjendar si mbrojtės i Krishterimit Europian, Atdheu i Nėnė Terezės, do tė shpallej me kushtetutė si "Shtet pa Fe"… Do tė shkatėrrohen njeri mbas tjetrit veprat e artiti tė shekullit XIII, ku mendihet sė ėshtė kurorėzuar Heroi kombėtar Gjergj Kastrioti, nė Vau tė Dejės, kėsaj kishe plot vlera iu vu dinamiti dhe sė bashku me afreskėt e saj u holl nė erė, duke e kthyer nė pluhur e gėrmallė...

    Dhe historia do tė flasė, sepse ėshtė regjistruese e mirė...

    Tė gjitha kumbonat u punuan me kujdes tė veēantė nė Itali nga Francesco de Poli dhe kushtuan 28609 napolona floriri pėr tė realizuar punimin dhe shkrirjen. E para peshonte 608,300 kg., e dyta 436,500 kg., e treta 307 kg., e katėrta 245 kg., dhe e pesta 175 kg. Secila kishte nga njė emėr tė veēantė. Pas djegies sė kumbanarės qė ndodhi aty rreth vitit 1912, me kujdesin e veēantė tė Imzot Pjetėr Gjurės u ba e mundur qė tė vendosėn pėrsėri kumbonat e reja (mbasi tre tė parat pėsuan dėmtim). Dhe bujaria shkodrane u shpreh me madhėshtinė e saj karakteristike. Kėshtu pėr tė parėn kumbonė ndihmuan familja Kolė Kakarriqi me 1400 lira, pėr tė dytėn familja e Pashko Ashikut dhe Balto Ēoba me kontribut prej 500 lira, pėr tė tretėn dhuruan Lazer Ristulli e Nush Topalli, pėr tė katėrten Dr. Gjon Saraēi dhe e Kel Palit, kurse pėr tė pestėn Lin Luka (i vogli) e rrok Daberdaku, qė dhuruan nga 5 napolona flori. Po kėshtu - shkruan studiuesi i njohur Lec Zadeja, kanė kontribuar edhe Cina e Ejell Ēobės dhuroi 37 napolona flori, ndėrsa nga besimtarėt tė ndryshėm katolikė u grumbulluan mbi 1200 lireta e 750 korona. Sahatet i dhuruan me fisnikėri familja Kaculini, duke i sjellur nga Austria. Disa detaje tė veēanta mund tė pėrmendim edhe faktin se deri nė vitin 1922, Kisha ka qėnė shtruar me dėrrasa, ndėrsa mė vonė filloi shtrimi me pėllaka. Bankat e para u sollėn nė vitin 1923 nga Italia prej z. Simon Kromiqi. Siē dihet, vepra mė e madhe e kultit kristian nė qytetin mė veriperėndimor tė Shqipėrisė, pėrveē Lterit tė madh qė ka mbetur i pandryshuar edhe (nga viti 1858) nė vitin 1953, ka pasur edhe Lterė tė tjera, ku priftėrinjtė celebronin meshen shenjte. Kėshtu Lteri i Shejtes Trini ka qėnė paguar prej Nush Gjon Kovaēi, ai i Konakut tė Shenjtė u dhurua nga Gaspėr Markiēi, tė Shėn Marisė Madalenė e dhuroi Ejėll Ēoba, tė Shėn Lorencit e fali si dhuratė Gjon Muzhani, tė Shna Ndout Kolė Ēoba, tė Shėn Kollit, Kolė Serreēi, ndėrsa Lterin e Zemrės sė Krishtit u ndėrtua me ndihmat e mbledhura nė popull si dhe me stolitė e ndryshme qė dhanė gratė shkodrane. Dy ujėbekoret, me material mermeri i dhuroi familja Pema. Nė tė gjithė Lteret ishin vendosur trupore tė Shenjtorėve tė ndryshėm, dhuratė kėto tė qytetarėve tė familjeve fisnike bujare shkodrane...
    Gjatė Luftės Ballkanike, nė Kishėn Kathedrale u strehuan shumė familje shkodrane, e asokohe pėr shumė kohė nuk u krye asnjė ceremoni fetare. Ata u zhvilluan nė Kappelė e nė oborr tė Zyrės sė Famullisė. Qendra e Arqipeshkėvisė (rezidenca Ipeshkvore e Arkidioqezit tė Shkodrės, shenimi im K.K.) u vendos me 6 maj 1871 dhe ėshtė vepėr e arkitektit Pjetėr Marubi. Ajo mė pėrpara ka funksionuar nė rrugėn Sakak-Nemce, pastaj nė Shtėpinė e Misionit Shetitės (nė afėrsi tė Gjukatės sė rrethit tė Shkodrės sot). …kthimi i Kishės Kathedrale nė Pallat Sporti...
    Ėshtė e vėshtirė tė pėrshkruash ato vite qė si kam jetuar, por qė mė vonė deri mė sot i kam mėsuar nga tė moshuarit e qytetit. Sikurse flasin edhe burimet historike, kundėr Klerit Katolik Shqiptar tė shkolluar nė Universitetin mė tė famshme tė Europės nisi kalvari i anatemimeve dhe eleminimit fizik, burgje, litar, plumb, pėr tė vetmin "faj" se ishin tė krishterė qė kundėrshtonin rregjimin ateist tė komunistėve. Dhe kėshtu filloi njėluftė e hapur dhe e ashpėr ndaj ēdo gjėje qė kishte simbolin e Kryqit dhe kulturės Perėndimore...
    Pas mbylljes sė kishave, pėr mė tepėr mėsohet se njė pjesė e tyre iu nėnshtruan dinamitit, tritolit, dhe kthimin nė "vatra" kulture dhe "monomente" sporti. Studiuesi Lec Zadeja shkruan: "Por pa shkue pak muej, gjoja me kėrkesėn e nji grupi sportistesh tė rrethit, filluen punimet pėr kthimin e Kishės nė Pallat Sporti. Kėshtu nė vitin 1968, krahas rrėzimit tė kumbanarės, filluen nė stil tė gjanė punimet brenda Kishės. E kėto vazhduen me ritme tė shpejta pėr tė ardhė tek vitit 1969, kur do tė bahej pėrutimi i Pallatit tė Sportit, me sallė tė lojnave me dorė, tė ngritjes sė peshave, tė mundjes, tue u shfrytėzue edhe pėr koncerte, takime tė zgjedhėsve me deputetė gjatė fushave elektorale, etj." Njė fat tė tillė do tė kishin edhe kishat dhe kuvendet e tjera nė Shkodėr e nė tė gjithė Shqipėrinė ku ekzistonin qendrat e kultit kristian. Ndėrsa tė gjithė materialet e tjera tė kishave u grumbulluan nė "Muzeun ateist", pėr t’u parė nė formė tė detyruar nga nxėnėsit e shkollave dhe populli. Ajo qėndroi e hapur 5 vjet, shėtiti e bredhi nė fshatra, malėsi, zona industriale. E tė gjitė kėto vlejtėn pėr ngritjen e njė muzeu lokal ku ishin tė vendosur dokumenta, foto, materiale tė ndryshme, tė ekspozueme, kryesisht nga Shkodra, dhe u pėrurue me 9 qershor 1973. Muzeu pėrmbante 6 sektorė dhe secili kishte pamje dhe pikėsynimet e veēanta. Nė hyrje tė tij kushdo tė vizitonte kėtė, lexonte citatin e Marksit "Feja ėshtė Opium pėr Popullin".
    Ėshtė me interes tė theksohet se "Muzeu Ateist" qėndroi i hapur, pėr aq kohė sa qėndruan tė mbyllura kishat nė Shqipėri. Nė te u zhvilluan me dhjetra sesione "shkencore", ku shumė servillė dhe "ndihmės tė PPSH, pėr edukimin komunist tė punonjėsve dhe nxėnėsve tė cikleve tė ndryshme tė shkollave…" derdhen me afsh tė zjarrtė dhumin e madh tė urrejtjes nda Krishterimit dhe prelatėve martirė tė saj, tė cilėtnjėri pas tjetrit nisin tė varen, pushkatohen dhe kalben nė burgjet e hatashme komuniste dhe antiklerikale nė Shqipėri, barra mė e rėndė e sė cilės nė veēanti ra mbi Klerin Katolik Shqiptar qė ishte mė i konsoliduari nė kulturė organizim hierarkik kishtar dhe mė atdhetari nė vepra konkrete qysh me ahimin e Krishterimit tė Krishterimit nė Shqipėri. U shkruajtėn libra, artikuj tė ndryshėm nė gazetat antishqiptare si Ze(hr)i ose "Zėri i Popullit", "Bashkimi", Jeta e Re" (lokale e Shkodres, shėnimi im K.K.), libra si: "Veprimtaria reaksionare e Klerit Katolik Shqiptar" 1944-1967 shkruar nga Ragip Beqaj nė tre vėllimdhe shoqėruar me "vlerėsime" fyese pėrmes njė parathėnie qė mban nėnshkrimin e prof.dr. Jup Kastratit tė shumė komunistė dhe antikatolikė tė tėrbuar arritėn qė tė mbrojnė "Doktoratura" dhe nivelin e lartė tė "shkencės" titullin bastardh pėr ta "Profesor", kundėr vėllezėrve tė gjakut tė tyre: u mbushėn me qindra e mijėra fletė dhe artikuj, libra dhe broshura, tė cilat sot janė si njolla me e zezė e turpit tė paskrupullt tė tyre. Dhe nuk janė pak, por njė mal i tėrė qė pėr brezat qė do tė vijnė do tė ketė shumė mund e punė pėr t’i dlirė dhe pėr tė nxjerrė nė pah dufin patetik tė urrejtjes qė kishin e kanė edhe sot shumė syresh, qė pa tė drejtė morale mbajnė dhe mburren me titujt bastardh tė tyre.
    I dashur lexues, kudo qė tė jesh ti qė e lexon kėtė artikull nė Jug e nė Veri tė Shqipėris, brenda dhe jashtė vendit; pėr sa shkruaj bindu mbi bazėn e arsyes qė ėshtė e zeza mbi tė bardhė; mbasi pėr ēudi, njė pjesė e kėtyre as profesorėve dhe as doktorėve gjenden nė majat mė tė larta tė piramidės sė ashtuquajtur "shkencore" ku vegjetojnė dhe japin "leksione" demokracie dhe " kulturore" pa pikėn e moralit pėr atė ēka i sollėn kombit dhe kulturės kombėtare. Por si kameleonė ata u integruan pėr pėrfitime materiale dhe "kulturore" poste nė tė gjitha partitė e majta dhe jo pak edhe nė partitė e djathta, qė pranuan me thasė ēdo ish-komunist nė gjirin e saj, ēka pėr pasojė i sollėn brejtjen e qeverisjes dhe humbjen e pushtetit. Dhe kjo u shpreh nė tė gjitha mėnyrat...
    Dom Ndre Mjeda shkroi:

    "Mbas dimnit vjen pranvera Dielli mbas shiut agon"

    7 mars 1991. Mbi ndėrtesėn e pallatit tė sportit rreth orės 10 paradreke, disa qytetarė shkodranė vendosėn me dashuni kryqin. Klerikėt e qytetit tė Shkodrės kanė marrė nė dorė ēelėsat e Kishės sė Madhe qė pas 50 vjetėve tashmė shkėmoi gjumin e gjatė letargjik ku e pllakosi ateizmi kėtė tempull lutjesh tė shenjtė pėr besimtarėt katolikė. Po nė kėtė ditė festive tė rihapjes sė Kishės Kathedrale, pėrmes njė ceremonie tė thjeshtė, kleriku i nderuar Pader Aleks Baqli, nė prani tė njė numėri tė madh besimtarėsh shkodranė dhe nga rrethinat bėri bekimin e Kishės, tė dhunuar egėrsisht nga sistemi komunist, duke e kthyer se forcė nė sallė sportive shumėsportėsh. Dhe gėzime tė tjera do tė shoqėrojnė Kishės Kathedrale, siē ishte dita e paharruar e 25 prillit tė vitit 1993 kur Ati i Shenjtė Papa Gjon Pali II, nė prani tė shumė pėrsonaliteteve shqiptare dhe nga bota shuguroi katėr Ipeshkėvinjė tė rinjė shqiptarė: Imzot Frano Illinė (1918-1997), Imzot Zef Simonin, Imzot Robert Ashtėn (1918-1998) Imzot Rrok Mirditėn. Zef Simoni Ipeshkėv, nė librin e tij autobiografik "Ngjarje nė Tokė" e pėrshkruan kėshtu kėtė epizodė tė rėndėsishme tė Kishės martire Katolike Shqiptare qė po i buzėqeshte ringjallja pas serisė sė madhe tė kalvareve tė pėrgjakshme "Me kėtė rast ishte lajmėrue kleri, 31 persona, me asistue nė meshėn qė do tė celebrohej, nė Kishėn Kathedrale prej kėtyne dy meshtarėve. Nė homelinė Mons. Celli, tha fjalė shumė tė bukura tue e lidhė ditėn e parė tė pranverės me pranverėn e re tė Ringjalljes sė fesė.
    Para e mbas bani njė mbledhje me tanė klerin nė njė dhomė nė Pallatin e Arqipeshkėvisė, qė ende nuk kishte nisė rindėrtimin e tij. "(Zef Simoni Ipeshkėv, "Ngjarje nė Tokė:, Shkodėr, 1998, f. 246).
    Sė fundi Kurja Arqipeshkvnore Metropolitane e Shkodrės nė pėrgjigjen e kėrkesės sė dy klerikėve tė meshtarėve Don Ndoc Nogaj dhe Don Nikollė Mazreku njofton se miraton ndėrtimin edhe njė herė tė Lterit tė ri nė kishėn Kathedrale, kushtuar "Zojės sė Shkodrės" (Nana e Kėshillit t’Mirė), sipas idesė sė arkitektit tė ndjerit mjeshtėr Kolė Idromeno. Dhe punimet filluan dhe pas disa viteve pėrfunduan me sukses, duke dhuruar pėr Kishėn Kathedrale kėtė dhuratė tė Nanes Hyjnore dhe tė popullit tė Shkodrės qė gėzon sot tė gjithė. E historia e Kishės Kathedrale ėshtė e hapur dhe do tė pasurohet me ngjarjet qė do ta pasojnė qytetin dėshmitare e sė cilės do tė jetė edhe ajo...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Tema tė Ngjashme

  1. Lista e 813 personave nė kėrkim nga Interpoli
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. 200 tė shumėkėrkuarit shqiptarė nė tė gjithė Botėn
    Nga Albo nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-07-2006, 13:10
  4. At Donat Kurti O.F.M.
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 04:17
  5. Kishat, Famullite dhe Misionet... ne Shqiperi, Kosove etj.
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 19:11

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •