21 Qershor: Shen Luigj Gonzaga





Bir i dukės sė Mantovės don Ferrante Gonzaga e konteshės Marta Tana di Santena, lindi mė 19 mars tė vitit 1568. Qė nga fėmijėra babai e edukoi nė fushėn e pėrdorimit tė armėve mirėpo Luigji nė moshėn 10 vjeēare vendosi qė rruga e jetės sė tij do tė ishte ajo qė pėrshkon pėrvujtėrinė, thjeshtėsinė, pastėrtinė morale e shėrbimin ndaj tė afėrmit, posaēėrisht ndaj tė sėmurėve, rrugė do ta ēonte tek Zoti.

Luigji djal i dukės, hoqi dorė nga titulli i markezit nė favor tė tė vėllaut, Rudolfit dhe mė 5 nėntor tė vitit 1585 hyri nė noviciat ndėr Etėrit Jezuitė, nė Romė. Kur nė vitin 1590 shpėrtheu epidemia e kolerės nė Romė, ai u vu nė shėrbim tė tė sėmurėve nė spitalin e Shėn Sikstit. Njė ditė, ndėrsa shkonte nė spital, nė rrugė tė madhe pa njė tė sėmurė qė po jepte shpirt. E ngarkoi mbi shpinė dhe e ēoi nė duar tė mjekėve. Iu ngjit, kėshtu sėmundja e cila do ta ēonte nė vdekje. Ndėrroi jetė nė moshėn 23 vjeēare mė 21 qershor tė vitit 1591 nė Romė.

Nė vitin 1726, papa Benedikti XIII e shpalli shenjtė. Trupi i tij gjendet nė kishėn e Shėn Injacit nė Romė, ndėrsa koka e tij ruhet nė bazilikėn kushtuar atij, nė Castiljone tė Stivieres, nė vendlindjen e tij. Shėn Luigji Gonzaga mbetėt model i tė riut katolik, e prandaj edhe u shpall Pajtori qiellor i rinisė katolike.

Shembulli i Shenjtit Shėn Luigj Gonzagės na ndihmoftė ta vlerėsojmė virtytin e pastėrtisė ungjillore, t’i pėrballojmė vuajtjet duke gjetur ngushėllim nė Krishtin e kryqėzuar e na priftė drejt njė dashurie gjithnjė mė tė thellė pėr Zotin.