-
16 Qershor: Shen Julita e Kuiriku
Kisha katolike kremtoi Shenjtorėt Julita e Kuiriku
Nėnė e bir, janė dy figura qė lidhen nė mėnyrė tė pazgjidhshme me njėra-tjetrėn.
Kuiriku ėshtė njė ndėr fėmijėt e pafajshėm qė mbyti Herodi nė Betlehem, duke dashur tė zhdukė Krishtin Fėmijė. Kur nisi masakra, Julita, vejushė e re, e bukur e shumė e pasur, pėr ta shpėtuar tė birin e vetėm, Kuirikun, iku nga Betlehemi. Por u kap nė afėrsi tė Tarsit dhe iu nėshtrua torturave mė mizore, pėr tė mohuar Krishtin. Pėr kėtė kriminelėt pėrdoren tė birin: e kapėn foshnjėn nga njėra kėmbė dhe e mbajtėn pezull, nė pritje qė e ėma tė mohonte fenė e krishterė. Por me qė ajo vijoi ta pohonte pa asnjė lėkundje, e lėshuan foshnjėn, qė ra pėrdhé tek kėmbėt e Julitės me kokėn e coptuar. Trutė e birit tė vetėm spėrkatėn rrobet e nėnės, sė cilės mė pas iu pré koka.
Kuiriku ėshtė njė nga martirėt mė tė njohur tė lashtėsisė sė krishterė, kulti i tė cilit u pėrhap kudo. E dėshmojnė kėtė kishat qė iu kushtuan nė Siri, Palestinė, Ponto, Itali, Francė, Spanjė e vise tė tjera. Devocioni pėr Nėnėn e Birin ėshtė shumė i pėrhapur nė kishat sllave tė traditės bizantine. Ikonografia i paraqet gjithnjė sė bashku.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt