Korpi e Gjaku i Krishtit
(Leximet biblike nga: Dal 24,3-8; Ps 116(115); Heb 9,11-15; Mk 14,12-16.22-26)
Ja pėrsėri nė takimin javor tė shtunės me Fjalėn e Zotit tė liturgjisė hyjnore tė sė dielės. Kėsaj here do tė dėgjojmė dhe meditojmė sė bashku Fjalėn e Zotit tė festės sė solemnitetit tė Korpit e Gjakut tė Krishtit.
Festa e Korpit tė Krishtit ėshtė mister i pakapshėm pėr mendjen njerėzore qė nuk ndirēohet nga feja, qė nuk frymėzohet e gjallėrohet nga dashuria e Krishtit. Kjo festė na kujton Sakramentin, nė tė cilin Krishti na la gjithė vetveten: korp e gjak, shpirt e hyjni. Prandaj edhe ėshtė konsideruar gjithnjė si mė i shenjti ndėr sakramente.
I Shenjtueshmi Sakrament, kujtesė e gjallė e flijimit tė Krishtit Shėlbues, themeluar atė tė Enjte tė cilėn e quajmė tė Shenjtė e tė Madhe, kur Shpėtimtari i njerėzimit, kremtoi Pashkėt e tij tė fundit me apostujt e vet: ishte Darka e Mbrame, pėrmbushje e darkės sė Pashkėve hebraike dhe pėrurim i ritit eukaristik.
Nė Euakristinė Shenjte, Jezusi vėretetė dhuron Korpin e Gjakun e tij, bėhet Bukė e gjallė, ushqim i pashterrshėm pėr tė gjithė shekujt. Eukaristia, themeluar nga Jezu Krishti nė Darkėn e Mbrame me apsotujt, ėshtė Sakramenti intim, familjar, prandaj nė Kishėn e lashtė, kur jepej kungimi, shqiptoheshin fjalėt: sancat sanctis dhuratė shenjte pėr shenjtorėt. Kėshtu, secili mė parė tė shqyrtojė mirė vetveten e pastaj tė hajė nga kjo bukė e tė pijė nga ky kelk!. Megjithėse Eukaristia ėshtė forcė e cila shkon pėrtej mireve tė Kishave tona, sepse nė kėtė sakrament Zoti ėshtė gjithnjė pėr udhė, drejt botės, udhėve tė njerėzimit. Pėr kėte Fjala e Zotit e kėsaj feste na thėrret tė bėhemi rrugė e Krishtit qė pėrshkon botėn me dritėn e Tij Jetėdhėnėse. Nė Bukėn Eukaristike ne bashkohemi me Krishtin, e lemė veten tė depėrtohemi, tė pėrshkohemi nga Ai qė ėshtė Zot, Krijues, Shėlbues. Jeta jonė shkrihet me tė Tijėn, shndėrrohet nė jetėn e Tij, qė ėshtė dashuri e gjallė. Kėshtu Adhurimi Eukaristik bėhet pjesė e domosdoshme pėr tu bashkuar pėrherė e mė tepėr me Tė.
Kjo festė na flet me njė gjuhė tė mbinatyrshme, tė vėshtirė pėr mendjen tonė njerėzore, e cila mbetet si e mundur nga misteri. Prandaj pėr ti zbuluar thellėsitė mahnitėse tė pranisė sė Krishtit nė trajten e bukės e tė vėrės, duhet pasur fe tė gjallė, apo mė mirė lypet feja e gjallėruar nga dashuria. Vetėm kush beson e kush dashuron, mund tė kuptojė paksa nga ky mister i paganueshėm i fesė sė krishterė, falė tė cilit Zoti bėhet i afėrt me vogėlsinė tonė njerėzore, kėrkon lumturinė tonė, na tregon se Ai ėshtė dashuria e pakufishme qė dhuron jetėn e pavdekshme.
Ky ėshtė Korpi im, ky ėshtė Gjaku im: kėto fjalė i dėgjojmė ēdo herė qė kremtojmė Meshėn Shenjte, Eukaristinė, dmth. pėrkujtimin e Besėlidhjes sė Re e tė Amshuar qė Zoti ka vendosur me njerėzimin nėpėr Birin e vet Jezu Krishtin, pėr shėlbimin (shpėtimin) e mbarė botės.
Pra, nė misterin e shenjtė tė Korpit e Gjakut tė Jezus Krishtit, Zoti i jep njerėzimit dhuratėn e jetės, tė bashkimit dhe tė paqes. Nė Sakramentin e Eukaristisė qė ėshtė burim e kult i ēdo shenjtėrie, i ēdo fuqie shpirtėrore, besimtarėt e adhurojnė Zotin dhe shpallin ladvinė e Tij tė pėrjetshme.
Krijoni Kontakt