nga gazeta tirana observer
Sipas meje
Amat(u)rizėm
Ilva TARE
Nė pallatin ku unė banoj strehohen mjaft tė huaj qė kanė zgjedhur tė punojnė nė Shqipėri. Por vetėm kaq. Pushimet as qė mėdyshen t'i shpenzojnė nė natyrėn tonė. Dhe jo se nuk u pėlqen bregdeti shqiptar, asesi. Ėshtė amatorizmi i turizmit vendas qė i bėn tė ikin me tė katėrta gjatė stinės sė verės. I dėgjoja nė ashensor tė skandalizuar njė ditė pasi kishin mėsuar se nė mes tė muajit maj, do tė zinte fill aksioni i Policisė Ndėrtimore pėr prishjen e qindra ndėrtimeve rrėzė detit. Sikur tė mos mjaftonte qė thithim nga pahiri ajrin tri herė mė tė ndotur se normat evropiane, tani na detyrojnė tė pushojmė mbi dhe me gėrmadhat e tė paligjshmeve, - pėrpiqej t'i jepte tė drejtė njė gjiton shqiptar. Po sa kushtojnė pushimet nė Itali, Greqi, Spanjė, ishuj, - interesohej bashkėkombasi? Nuk ėshtė ēmimi qė e bėn diferencėn u pėrgjigj i huaji, por kultura e shėrbimit, jeta e natės, pastėrtia, gjelbėrimi dhe infrastruktura e tė ofruarit gjithēka tė pjell imagjinata dhe ta lejon xhepi. Shkurt, profesionalizmi i aktorėve turistikė, qė me kėtė industri mbajnė frymėn pa menduar tė rrjepin klientėt. Kush mendon se turizėmbėrėsit shqiptarė kanė kėtė filozofi gėnjen veten. Nė Durrės, vitet e fundit u tallėn me kosovarėt sa vetėm kur zbuluan Jonin, morėn arratinė pėr t'u ngopur me detin dhe ajrin. Edhe nė Dhėrmi e fshatrat rreth e rreth ushqimi ishte i tmerrshėm pėr nga shija dhe ēmimi.
Mė shumė i vriste mėnyra se si kamarieri qė nuk ishte mė shumė se pesėmbėdhjetė vjeē fliste me ton urdhėrues. Dhe, e ftonte klientin ose ta konsumonte porosinė qė e kishte sjellė tė gabuar, ose tė linte tavolinėn se po prisnin tė uritur tė tjerė.
Gjithmonė kam menduar se e kanė kokėn tė mbushur me konspiracion ata qė thonė se dhėrmiqotėt e lėnė qėllimisht shėrbimin amator tė nxitur nga grekėt pėr tė dėmtuar turizmin. Natyrshėm bregdeti shqiptar nuk ėshtė vetėm njė konkurrent natyror. Mund tė jetė rrezik pėr thithjen masive tė turistėve tė huaj, nėse pak kilometra nė dalje tė Dhėrmiut nuk do tė vinte era e rėndė e mbeturinave dhe pėrpos tė kaltrės do tė dominonte edukata e tė bėrit shėndetshėm qejf. Por, nuk ėshtė. Druaj se nuk do tė bėhet deri kur tė rriten breza tė rinj qė me turizėm kuptojnė njė industri shėrbimi dhe pėrulėsie ndaj atij qė paguan, i cilitdo kombėsi qoftė. Ka edhe njė pengesė tjetėr qė e penalizon zhvillimin e turizmit, rrugėt. Gropat nė kilometrat nacionale janė turpi ynė, i pėrbashkėt. Pėrshkimi pėr mė shumė se gjashtė orė i rrugės deri nė Sarandė, konkurrohet nga destacionet po aq tė bukura, por me infrastrukturė tė rregullt nga shteti mė i ri nė Ballkan. Vetėm 3 orė tė ndajnė nga i sapopavaruri Mali i Zi. Nėse zyrtarėt tanė e kanė seriozisht se duan ta pėrmirėsojnė turizmin, le ta shtrijnė shikimin vetėm pak kilometra larg kufijve, ku dikur Tito dhe Hoxha jepnin leksione diktature. I pari, duke ndėrtuar rrugė dhe hotele me kredi tė majme bankare, ndėrsa i dyti, duke betonuar bregdetin me bunkerė. Tito, ftonte Sofia Loren nė kėshtjellėn e Shėn Stefanit pėr t'i bėrė reklamė bukurisė sė vendit tė tij. Ndėrsa, Hoxha u tregonte dhėmbet imperialistėve me fuqinė e bunkerėve qė vetėm ua shtonin humorin tė huajve. Kjo ndodhte dekada mė parė. Pabesueshmėrisht, filozofia nuk ka ndryshuar shumė. Nė vend tė betonimit kemi zgjedhur tė ndėrtojmė ngrehina nė formė motelesh qė ekzaktėsisht me afrimin e verės, ndėrtimoret kujtohen t'i kafshojnė me rruspa. Sa vėshtirė ėshtė bėrė tė dallosh armikun e vėrtetė amat(u)rizmit!
Krijoni Kontakt