27 korrik 2003
LAÇ–Nikolin Pjetri, 33-vjeçar, plagosi rëndë me armë zjarri bashkëshorten Lindita Murati, 25 vjeçe dhe vjehrrën e tij, Fatmira Murati, 48 vjeçe, në një pritë që i zuri atyre, në vendin e quajtur “Pepst”, në rrugën kombëtare Fushë Krujë-Milot.
17 gusht 2003
TIRANË–Bujar Doga, 39-vjeçar, dogji në banesën e tyre, pasi e spërkati atë më parë me benzinë, vjehrrin e tij, Bajram Çezmën, 55 vjeç dhe vjehrrën, Mysafete Çezmën, 50 vjeçe. Nga flakët e zjarrit është djegur lehtë vetë Bujari, si dhe bashkëshortja e tij, Doruntina.
4 shtator 2003
TEPELENË–Et’hem Bisha, 40 vjeç, ka vrarë me armë zjarri automatik, në banesën e tyre në fshatin Zhapokikë, nusen e tij, Lulen, 36 vjeçe dhe vjehrrën e tij, Refijen 62 vjeçe. Vrasja mendohet të ketë ardhur për shkak të problemeve familjare mes çiftit që ishte në procedura divorci.
3 qershor 2004
KORÇË–Kastriot Maksuti, ish-bashkëshorti 28-vjeçar, i Ervenikës, 24-vjeçare, ka shkuar në shtëpinë e prindërve të ish-nuses së tij në fshatin Kamenicë, rreth 11 km larg qytetit të Korçës dhe në tentativë për të rikthyer në shtëpi atë, e ka vrarë së bashku me nënën e saj Hurma Hyska.
22 korrik 2004
TIRANE-Roland Cami, efektiv i policisë, vret ish-vjehrrin, ish-bashkëshorten dhe plagos vjehrrën e tij. Më pas ai vretë edhe veten. Ngjarja ndodh në kushtet e tronditjes së fortë psikike, pasi Cami ishte ndarë nga bashkëshortja e tij.
21 qershor 2005
FIER–Dhëndri 34-vjeçar, Agron Alushaj, baba i dy fëmijëve, banues në lagjen “Sheq i Madh” të Fierit, ka vrarë me armë zjarri automatik në familjen e tyre dy gra të familjes Metushi, vjehrrën Behijen dhe nusen e djalit të saj, Rajmonda Metushi, përkatësisht 54 dhe 29 vjeçe.
17 shtator 2005
KORÇE–Ish-dhëndri i familjes Mejdani, Mehmet Dudushi, rreth 40 vjeçë ka hyrë në shtëpinë e të afërmve të ish-nuses së tij në qytetin e Maliqit, ku ka gjetur dhe masakruar bashkëshorten e tij, Olivera Mejdani, së bashku me tre fëmijët e tij, si dhe vjehrrën, Rubie Mejdani.
7 janar 2006
BERAT-Pas pengmarrjes, dhëndri ka vrarë me dy plumba 53-vjeçarin Safet Lala, vjehrrin e tij, ndërsa më pas ka ushtruar terror mbi ish-nusen e tij. Shkak i kësaj ngjarje, ka qenë ndarja e Nertilës, vajzës së viktimës, me Erjonin 30-vjeçar, autorin e ngjarjes.
Krimet e Tomorr Haxhisë
1- I shpallur në kërkim më parë për veprën penale të “Kanosjes” së ish–bashkëshortes së tij.
2 - I dënuar për “Grabitje së pasurisë së tjetrit”, me 2 vjet dhe 6 muaj heqje lirie.
3- Me vendim të vitit 1988 Gjykata e Rrethit Vlorë e ka dënuar me 1 vit heqje lire, për veprën penale të “vjedhjes së pasurisë”
4- I deklaruar fajtor nga Gjykata e Rrethit Krujë, me 2 muaj heqje lire, për “vjedhje”
5- Më vitin 1991 Gjykata e Tiranës e deklaron fajton për veprën penale të “vjedhjes”, i dënuar me 3 muaj burg.
6- Më vitin 1994 Gjykata e Tiranës e deklaron fajtor për veprën penale të “Vrasjes në bashkëpunim”.
7- I dënuar më vitin 1995 nga Gjykata e Tiranës e cila e deklaron fajtor për veprën penale të “Vrasjes”, i dënuar me 22 - vjet heqje lirie.
8- Së fundmi i shpallur në
Krijoni Kontakt