Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 35
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Levizja VETĖVENDOSJE!

    Pershendetje

    Hapa kete teme me qellim qe te postojme me te rejat nga kjo organizate qe eshte per nje Kosove te pavarur, pa komporomise apo biseda.

    Udheheqesi i kesaj levizje eshte Albin Kurti, ndersa ne kete teme poashtu do te gjenie dhe shkrimet e:

    Vjollca Krasniqi
    Alice Mead
    Besnik Pula
    Gėzim Mekuli
    Gėzim Krasniqi
    Gjeneza Budima
    Agon Hamza
    Glauk Konjufca
    Shkelzen Gashi

    Lexim te mbare!
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    INTELektualėt

    Shkruar nga Albin Kurti

    Sunday, 22 May 2005


    Ne e dimė se fjalėt nuk mund t’i lėvizin malet, por ato mund t’i lėvizin masat; dhe njerėzit janė mė shumė tė gatshėm tė luftojnė dhe tė vdesin pėr njė fjalė sesa pėr ēfarėdo tjetėr. Fjalėt i japin formėn mendimit, i trazojnė ndjenjat, dhe lindin aksionin; ato vrasin dhe ringjallin, prishin dhe shėrojnė. “Njerėzit-e-fjalės” – priftėrinjtė, profetėt, intelektualėt – kanė luajtur njė rol mė vendimtar nė histori sesa liderėt ushtarakė, burrėshtetasit, dhe biznesmenėt.
    – Eric Hoffer


    Sa herė qė e dėgjojmė fjalėn intelektual pėrnjėherė dhe pėrherė mendojmė se pa mėdyshje e dimė se pėr ēfarė ėshtė fjala. Besojmė se e kuptojmė kėtė fjalė pasi qė sė paku e ndjejmė si tė kuptueshme. Mirėpo, porsa tė ndalemi, dhe vetėm njė moment mė pas, ajo siguri qė kishim zbehet. Kuptimi dhe pėrkufizimi fillojnė tė na luhaten vazhdimisht nė mes tė tė qenit kompleks tė tyre por megjithatė relativisht tė qartė dhe tė tė qenit tė thjeshtė por disi gjithnjė tė paqartė.


    Nga fjalorėt e ndryshėm tė gjuhėve tė ndryshme fillimisht mėsojmė se fjala intelektual rrjedh nga gjuha latine, nga fjala intelectus, qė do tė thotė kuptim, ide, koncept. Nė vazhdim, pėr intelektualin thuhet se ėshtė njė njeri qė ka pėrgatitje tė veēantė nė njė fushė tė shkencės, teknikės, tė kulturės por qė ka edhe njė formim tė gjėrė arsimor; thuhet se ai merret me punė mendore dhe ka aftėsi tė theksuar tė tė gjykuarit tė arsyeshėm, racional. Kėtė edhe mund ta pranojmė pėr tė vėrtetė – jo edhe pėr tė saktė. Sepse ngjan tė jetė brutalisht e mangėt dhe padurueshėm mekanike.


    Nocioni i intelektualit sikurse edhe nocionet tjera ėshtė i ndryshėm nė vende tė ndryshme dhe mbi tė gjitha ėshtė i ndryshueshėm me kohėn; ai varet nga konteksti historik. Nga ajo qė do tė shkruaj mė pas, mbase mund tė thuhet se intelektuali i parė ishte Sokrati, ndonėse ėshtė evidente se ai nuk e mendonte veten e tij si intelektual, ashtu siē nuk e mendonin kėtė gjė pėr veten e tyre edhe shumė tė tjerė pas tij. Nė ato kohėra nuk ekzistonte fare termi dhe koncepti intelektual. Ky term u shfaq pėr herė tė parė vetėm nė shekullin e XVIII, me Voltaire, Rousseau dhe ndonjė tjetėr. U shfaq jorastėsisht atėherė kur po fillonte fundi i rendit feudal dhe po binte autoriteti dhe ndikimi i institucioneve tė religjionit dhe i klerikėve; kur iluminizmi zuri tė pėrhapej dhe dija racionale tė mbizotėronte. Atėherė kur individė gjithnjė e mė tė shumtė, gjithnjė e mė tė zėshėm, nga pikėvėshtrimet e tyre vetanake tė tė menduarit racional shpreheshin publikisht nė mjedisin, shoqėrinė ku jetonin, pėr botėn, shoqėrinė, njeriun, kuptimet dhe ndryshimet e kėtyre, ndėrvarshmėrinė e brendshme tė kėtyre. Ata bėnė qė vėmendja dhe mendimi i njeriut tė fokusoheshin nė njeriun dhe pėr njeriun. Ata bėnė qė tė rritej dinjiteti, subjektiviteti, individualiteti dhe vetėbesimi i njeriut por edhe ankthi i tij. Kėsisoj intelektuali shfaqej si humanist qė synonte pėrmirėsimin e gjendjes, situatės dhe pozitės sė njeriut, por tani pėrmirėsim ky qė duhej tė bėhej nga vetė njeriu dhe atė nga njeriu-nė-shoqėri. Ai e aktualizoi dhe aktivizoi njerėzoren pėr hir tė njeriut, rėndėsinė e ndėrgjegjes dhe pėrhapjes sė dijes, si dhe besimin se kėto janė esenca dhe kushti i mjaftueshėm i progresit. Intelektuali nė ēdo moment dhe nė ēdo situatė e thoshte tė vėrtetėn, angazhohej pėr tė vėrtetėn dhe pėr drejtėsinė. Kjo vlerėsohej si njė ēėshtje e drejtė dhe dalngadalė pėrforcohej si vlerė shoqėrore.


    Qė nga ajo kohė e deri nė ditėt e sotme ėshtė shkruar e diskutuar jashtėzakonisht shumė pėr intelektualėt, gjė qė s’ėshtė aspak e ēuditshme kur kemi parasysh influencėn e tyre nė shoqėrinė njerėzore dhe historinė e saj. Rėndom pėr intelektualin mendohej si pėr njė njeri tė kulturės i cili e ruan kulturėn, e pasuron atė dhe e demaskon jokulturėn; mendohej si pėr njė njeri qė krijon vlera kulturore dhe liria mendore e tė cilit ashtu si liria shpirtėrore e artistit i paraprin kėtij krijimi. E gjithė kjo, gjithashtu e vėrtetė dhe pėrsėri e pasaktė, meqenėse pamjaftueshmėrisht e saktė.

    Duke e pėrkufizuar intelektualin nė ekzistencėn e tij, nė vitin 1965, Jean-Paul Sartre shkruante: “tėrėsia e intelektualėve paraqitet si njė llojshmėri e njerėzve qė kanė marrė famė nė saje tė punimeve qė mbėshteten nė inteligjencė (shkenca ekzakte, shkenca e aplikuar, mjekėsia, letėrsia etj.) dhe qė e keqpėrdorin kėtė famė pėr tė dalė jashtė fushės sė tyre dhe pėr t’i kritikuar shoqėritė dhe strukturat sunduese…” dhe nė vazhdim ai jep njė shembull pėr kėtė: “…do tė thosha se s’mund tė quhen “intelektualė” shkencėtarėt qė punojnė nė fisionin e atomit pėr t’i perfeksionuar armėt bėrthamore: ata janė vetėm shkencėtarė. Mirėpo, nėse po kėta shkencėtarė, tė frikėsuar nga fuqia shkatėrruese e armėve qė i kanė zbuluar vetė, tubohen dhe e nėnshkruajnė njė manifest pėr ta nxitur opinionin qė t’i kundėrvihet pėrdorimit tė bombės atomike, ata bėhen intelektualė.” Nga kjo kuptojmė se pėr Sartre-in intelektuali ėshtė shkencėtari, profesori, dijetari i cili e tejkalon profesionin qė ka dhe qė e keqpėrdor famėn e tij. Intelektuali nė asnjė variantė nuk ėshtė i reduktueshėm nė profesionist por njėkohėsisht ky tejkalim i kompetencės profesionale nuk e bart me vete braktisjen e profesionit. Lindja e intelektualit nga njeriu profesionist nuk shkakton vdekjen e profesionistit nė atė njeri. Ose thėnė mė mirė, shkencėtari ėshtė intelektual nė kuptimin qė mund tė bėhet intelektual, kurse intelektuali ėshtė shkencėtar nė kuptimin qė mbetet edhe shkencėtar pasi qė ky tejkalim nuk nėnkupton braktisjen ose mohimin. Pra, intelektuali nuk pėrkufizohet pėrmes pėrkatėsisė profesionale (dhe as qė ekziston profesioni intelektual) por nėpėrmjet tejkalimit tė kėsaj pėrkatėsie duke mos e zhbėrė atė. Sigurisht se ēdo njeri qė ka mbaruar universitetin, qė ėshtė bėrė magjistėr apo doktor shkence automatikisht s’ėshtė intelektual. Ėshtė plotėsisht e mundur tė jetė intelektual, madje mund tė ketė qenė intelektual edhe para se tė marrė titullin e lartė por nuk ėshtė aspak e thėnė qė titulli shkencor sadopak tė nėnkuptojė edhe epitetin e intelektualit. Intelektual ėshtė mundėsia e tij e jo vetvetiu e tashmja e tij. Intelektualin pra nuk e bėn tė as tillė potenciali dhe potencialiteti i tij, por aktet, vepra e tij, ideja mbi to dhe seria e tyre me kusht qė ajo krijon aktivitetin e angazhuar tė tij nė shoqėri. Nė anėn tjetėr, pėr Sartre-in intelektuali nuk vjen nga klasa punėtore por ai megjithatė e tradhėton klasėn e tij shoqėrore. Ai nuk ia nėnshtron dijen dhe bindjet e veta interesave tė klasės prej nga vjen. Pėr dallim, kjo tash paraqet edhe braktisje edhe mohim tė cilat intelektuali i bėn pikėrisht nė mėnyrė qė tė mund tė lindet. Edhe njėherė e vėrtetė, dhe sėrish jo e saktė, sepse gati e saktė.

    Nuk ekziston, ashtu siē asnjėherė nuk ka ekzistuar, shkolla pėr intelektualėt, shkolla pėr t’u bėrė intelektual. Shkolla ėshtė sistemi. Intelektuali ėshtė jashtė shkollės dhe pėrballė sistemit. Intelektuali bile ėshtė njė defekt i sistemit qė mundohet ta korrigjojė ose ndryshojė sistemin. Me kėtė rast, kuptimi i defekteve sipas intelektualit dhe sistemit janė tė kundėrta. Intelektuali do qė t’i shkatėrrojė kushtet qė e kanė krijuar atė. Ai vepron pėr tė mos pasur nevojė tė ekzistojė.

    Pėrveēse pėrgatitjet dhe titujt e lartė akademikė nuk tė bėjnė vetvetiu intelektual, dhe pėr dallim nga ato qė u thanė mė lartė, kėta tituj jo vetėm qė nuk janė tė mjaftueshėm por nuk janė as tė domosdoshėm (edhepse nė dukje tė dėshirueshėm) gjithmonė pėr tė qenė intelektual. Mirėpo, ajo qė ėshtė mė shumė e rėndėsishme dhe aq mė tepėr e domosdoshme pėr intelektualin pėr tė qenė intelektual ėshtė se ai duhet tė jetė i guximshėm, madje gjithmonė dhe gjithnjė i guximshėm: ai duhet tė jetė trim. Jo vetėm se pėr tė qenė intelektual duhet qenė trim por edhe pėr tė qenė i menēur nė pėrgjithėsi duhet qenė trim. Intelektuali ėshtė i menēur vetėm pasi tė jetė i guximshėm. Ėshtė zemra e tij ajo qė na e zbulon mendjen dhe menēurinė e tij. Nuk ka tru tė menēur, por vetėm fjalė, vepėr, punė tė menēur. Nėse mendimi i menēur nuk thuhet, nuk artikulohet, ai nuk ėshtė i menēur duke qenė se asnjėherė nuk do tė mund tė dimė se ēfarė ai ėshtė edhe nėse ai ėshtė. Ai mendim ėshtė rob dhe viktimė e atij njeriu qė e mendoi atė (‘intelektualit’ nė rastin tonė) i cili ėshtė padyshim fajtor pėr robėrimin e mendimeve tė veta. Nė kėtė mėnyrė, ai njeri duke qenė viktimė e vetes sė tij nuk ėshtė fare viktimė, sepse zgjodhi tė jetė viktimė, sepse vendosi tė jetė viktimė. Nėse njeriu zgjedh dhe vendosė tė jetė viktimė ai nuk ėshtė mė viktimė, ai nuk ėshtė viktimė. Te intelektuali qė nuk guxon, te intelektuali qė frikėsohet, mendimet, idetė nuk dalin dot nga koka e tij, ato janė tė bllokuara, ato ngjizen por s’lindin. Padyshim se ai nuk ėshtė intelektual. Edhe nėse ka qenė intelektual, pas kėsaj ai ka pushuar tė jetė i tillė. Titulli shkencor merret njėherė pėr tėrė jetėn. Titulli shkencor ėshtė i pėrjetshėm. Trim duhet tė jeshė pėr ēdo ditė, secilėn ditė. Trimėria ėshtė aktuale.

    Intelektuali, thjesht, nuk mund t’i lejojė vetes tė mos e thotė tė vėrtetėn pėr tė shpėtuar veten e tij. Sidoqoftė, nėse nuk e thotė tė vėrtetėn pėr tė shpėtuar jetėn, mu atėherė ai ka vdekur, sepse pėrkundrazi, ėshtė vetėm lufta dhe gatishmėria pėr tė sakrifikuar pėr atė ēfarė ai e konsideron tė vėrtetė dhe pohimi e afirmimi i saj ajo qė e shpėton intelektualin tė mbesė mbase jo vetėm intelektual. Pra, intelektualin nuk e shpėton lufta pėr jetėn vetanake por gatishmėria pėr tė sakrifikuar pėr atė ēfarė ai e mban pėr tė vėrtetė dhe tė drejtė. Pėr intelektualin, nė praxis, e vėrteta ėshtė; ajo gjithnjė ėshtė aty dhe vetėm pret tė zbulohet duke u thėnė. Intelektuali e ka kuptuar se e vėrteta duhet tė ndriēohet nė mėnyrė qė tė mund tė ndriēohemi nga ajo. Intelektuali duke zbuluar tė vėrtetėn ējerr dhe maska; kur njė maskė zbulohet si e tillė, pra duke e ējerrur atė, ajo bėhet dėshmi e falsitetit. “Ėshtė pėrgjegjėsia e intelektualit qė tė flasė tė vėrtetėn dhe tė demaskojė gėnjeshtrat” thotė Noam Chomsky. Gjithmonė, e vėrteta ėshtė armė e fuqishme nė duart e intelektualit e sidomos kundėr pushteteve qė e kanė armik tė vėrtetėn. Mbase, pėrgjegjėsia e intelektualit ndaj sė vėrtetės dhe pėr tė vėrtetėn janė dėshmi e vėrtetėsisė sė pėrgjegjshmėrisė sė tij. Fundja, vetėm morali qė e shtyn intelektualin nė gjakimin e tij pėr tė vėrtetėn ėshtė moral i vėrtetė.

    Intelektuali nuk hesht. Nė ēdo shoqėri pak a shumė (te ne kjo e dyta) vėrehet fenomeni i intelektualėve tė heshtur. Dhe kėta intelektualė tė heshtur janė tė heshtur duke qenė se nuk janė (mė) intelektualė. Heshtja dhe intelektuali nuk mund tė bashkėjetojnė - ato e pėrjashtojnė njėra-tjetrėn. Nėse pėr njė moment huazojmė terminologjinė dhe shprehjet e Immanuel Kant-it dhe kuptimet qė ai u jep atyre, atėherė gjykimi sintetik “intelektual i heshtur” ėshtė realisht i paqėndrueshėm dhe i pamundur: koncepti i subjektit e mohon a priori predikatin. Heshtja e zhvlerėson intelektualin si tė tillė, sepse pėrveē tjerash ėshtė mosheshtja ajo qė bėn qė intelektuali tė jetė intelektual, tė jetė ēfarė ai duhet tė jetė.

    Funksioni i intelektualit dhe veprimtaria e tij pėrmblidhen nė rolin e tij nė shoqėri dhe popull ku ai jeton e vepron, megjithėse efektet zakonisht e tejkalojnė kėtė. Intelektuali asnjėherė nuk ėshtė prodhim i pėrsosurisė (shoqėrisė sė pėrsosur) por rezultat i nevojės qė shkaktohet nga pėrjetimi i papėrsosurisė si sfidė. Ai afirmohet duke kritikuar dhe kontestuar shoqėrinė nė papėrsosurinė e saj. Kritika intelektuale – intelektuali e zhvillon kritikėn por edhe i nėnshtrohet asaj – ėshtė ajo qė ndihmon nė pėrcaktimin e fenomenologjisė sė zhvillimeve nė shoqėri, politikė dhe ekonomi. Ndėrkaq, angazhimi i intelektualit nuk ėshtė vetėm angazhim intelektual. Ėshtė aktivizėm konkret shoqėror e politik, suksesi i tė cilit matet edhe me rėnien e nevojės pėr intelektualė. Ky rol i intelektualit nuk e pason atė por ėshtė kushti i tij. Nė thelb tė tij ndodhet prirja pėr vetėdijėsimin e popullit drejt realizimit tė lirisė dhe mirėqenies sė tij. Intelektuali ėshtė njeriu qė ėshtė ndėrgjegjėsuar se duhet tė vetėdijėsojė. Julian Huxley nė njė ese brilant tė tij mbi evolucionin shkruante se si procesi i evolucionit me njeriun ka arritur pikėn e vet kulminante: pėrmes njeriut ėshtė bėrė i vetėdijshėm pėr veten e tij dhe tani mundet gjithashtu ta kontrollojė veten e tij. Populli, masat e gjėra popullore, mund ta kenė tė vėshtirė tė vetėdijėsohen pėr veten pėrmes vetvetes. Mirėpo, kėtė mund ta bėjnė pėrmes individėve tė caktuar qė bėjnė pjesė nė tė. Kėta janė intelektualėt. Evolucioni tani ėshtė procesi nė tė cilin gjithnjė ndodhet populli dhe ku ai zhvillohet, kurse intelektualėt me shfaqjen e tyre e vendosin vetėdijen mbi kėtė proces dhe nuk lejojnė qė kjo vetėdije e popullit pėr veten, pėr veten nė proces, tė shkatėrrohet si e tillė duke rėnė nė ose nėn proces. Pra, kemi tė bėjmė me njė tejkalim tė dyfishtė tė intelektualit: tė profesionit tė tij por dhe tė vetes sė tij. Nė kėtė mėnyrė, vetėdija kolektive, pėr tė ekzistuar, e transcendon procesin nė tė cilin ndodhet kolektiviteti dhe ngjizet pėrmes kėsaj transcendence. Vetėm kjo transcendencė siguron ekzistencėn e kėsaj vetėdije e cila nėpėrmjet saj formohet pėr t’u bėrė ajo qė duhet tė jetė. Kjo transcendencė, pra, paraqet formėsim dhe/ose reformim: intelektualėt formėsojnė dhe/ose reformojnė. Kėshtu, intelektuali e zbulon atė qė nuk ėshtė – dhe qė nuk ėshtė sepse nuk ka vetėdije tė vetes pėr atė se ajo ėshtė – nė formėn e asaj qė ajo duhet tė bėhet, pėr tė qenė pėrfundimisht ajo qė ėshtė. Nė tė kundėrtėn nėse vetėdija nuk ėshtė mbi proces, duke mos ditur se nga tė shkohet dhe duke mos ditur se nga po shkohet, humbėtira bėhet destinimi. Mungesa e vetėdijes mbi drejtimin dhe kahjen e zhvillimit e determinon fatalisht dhe negativisht procesin. Ndonėse edhe ngritja e vetėdijes mbi proces nuk e parapėrcakton detyrimisht procesin si progres, njė gjė e tillė ėshtė parakusht pėr progres.

    Intelektuali pra ėshtė njė person qė vepron pa qenė i autorizuar dhe qė mban pėrgjegjėsi pa qenė kompetent dhe pa pasur kompetenca. Nė themel tė rolit tė intelektualit ėshtė morali i tij dhe konform me parimet si strukturė e kėtij morali burojnė tė gjitha mendimet, idetė dhe natyra e tė menduarit dhe vepruarit sistematik tė intelektualit. Sidoqoftė, ėshtė e qartė se intelektuali ėshtė i privilegjuar nga tė tjerėt dhe se ka njė avantazh ndaj tė tjerėve. Ai ėshtė plotėsisht i vetėdijshėm pėr kėtė dhe e kupton pėrgjegjėsinė qė ka. E ta kuptosh pėrgjegjėsinė do tė thotė tė kuptosh po ashtu se nuk je vetėm, se nuk je i vetėm. Kėtė distancė, nė thelbin e sė cilės ndodhet ky privilegj dhe avantazh, mund ta bėjnė intelektualin nė shoqėri dhe nė sytė e popullit person me autoritet por kurrsesi person autoritar. Pėr intelektualin kjo distancė ekziston pėr t’u shkatėrruar. Nė ndėrmarrjen e tij pėr ta ngritur vetėdijen e popullit intelektuali nuk del nga masa por hyn nė thellėsi tė saj pėr ta pėrfshirė atė nė gjėrėsinė e saj, dhe kėshtu, nė emėr tė kėsaj distance, intelektuali e tret atė distancė. Jo pėr hir tė shkatėrrimit tė saj por pėr hir tė ngritjes sė vetėdijes sė popullit, ngritjes sė popullit. Ai zbret si individ pėr t’u ngritur si kolektivitet ndėrkohė qė ėshtė i mbushur me intersubjektivitet. Pėrmes shkatėrrimit tė kėsaj distance ai mėton ta bėjė popullin ēfarė ai beson se duhet tė jetė, e bėn veten tė tillė ēfarė ėshtė, tė tillė ēfarė ai duhet tė bėhet pėr tė mbetur i tillė, pra intelektual, edhepse ky s’ėshtė synimi i tij por pasoja. Nė kėtė ndėrmarrje tė tij, intelektuali i ballafaqon njerėzit me ndėrgjegjėn e tyre dhe pėrpiqet qė ata ta pėrmbrendėsojnė kėtė betejė. Ai nuk mjaftohet me trajtime nė fushėn e abstraktes dhe tė spekulimeve por kredhet nė situata konkrete tė pėrditshmėrisė pėr tė marrur qėndrim konkret dhe pėr tė ndėrmarrur aksion konkret nė lidhje me pyetjet nė ēėshtje konkrete. Pėr situatat konkrete intelektuali nuk vlerėson dhe as nuk gjykon nga pozita e tij personale por nga pozita e atij qė nė shoqėri dhe popull i mungojnė liria, drejtėsia dhe mirėqenia ekonomike, nga pozita e atij qė kėto i nevojiten mė sė shumti pasi qė nuk i ka, nga pozita e atij qė ndodhet shumė mė keq. Dhe kur i vėren kėto padrejtėsi, kėto mungesa dhe nevoja, ai e vė veten e tij nė shėrbimit tė atyre qė janė goditur dhe kanė pėsuar.

    Tė qenit intelektual ėshtė pėrgjegjėsi dhe sfidė permanente. Ėshtė pėrgjegjėsi sepse ėshtė mundėsi kurse ėshtė sfidė permanente sepse mėnyra se si njeriu mbetet intelektual ėshtė mėnyra se si pėrherė ai (ri)bėhet intelektual. Mėnyra se si je ėshtė mėnyra se si bėhesh. Qenia e intelektualit ekziston pėrmes mėnyrės sė caktuar tė tė qenit. Pothuajse ēdo gjė ndryshe nga kjo, herėt ose vonė bėhet e kundėrt me kėtė. Ajo rėndom merr formėn e elitizmit – rrezikut mė tė madh pėr intelektualėt qė sigurisht i devalvon ata si intelektualė. Intelektualėt atėherė bėhen tė vetėmjaftueshėm, tė kėnaqur me veten e tyre nė veten e tyre; bėhen egocentrikė dhe provincialistė, qė kanė botė keqas tė reduktuar dhe pikėvėshtrim tė varfėr. Kjo gjė intelektualėt i bėn, siē i cilėson ata pėrgjithėsisht nė kohėrat e sotme Pierre Bourdieu, “njė fraksion tė dominuar nė njė klasė dominante”, nė kuptimin qė ata kanė privilegje dhe fuqi nga kapitali kulturor por qė janė tė dominuar nga ata qė kanė fuqinė politike dhe ekonomike e me tė cilėt janė nė lidhje. Kėso kuaziintelektualė qė mundohen tė imponohen si intelektualė ka mė shumė se sa qė mendojmė dhe shumė mė tepėr se sa qė ia pranojmė vetes. Nga invazioni dhe vėrshimi i tyre shoqėritė pėrherė kanė rrezik tė pėrmbyten por jo edhe pushtetet represive tė pėrmbysen. Ata madje edhe e kanė okupuar dhe transformuar fjalėn intelektual. Intelektualėt kanė ndryshuar. Ata janė diēka tjetėr tash. Nė ēerekun e fundit tė shekullit XX, pėrderisa nė vendet e kapitalizmit perėndimor intelektualėt u mbyllėn dhe u tretėn brenda qarqeve akademike, nė socializmin shtetėror tė Evropės lindore ata filluan tė konsolidoheshin nė klasė shoqėrore, si njė “borgjezi e re” dhe “elitė burokratike”. Kėsaj tė dytės György Konrįd dhe Ivįn Szelényi edhe ia kanė kushtuar njė studim tė vlefshėm sociologjik. Kosova mbase s’ėshtė pėrjashtim. Madje ajo ėshtė rast ekstrem negativ edhe i kėsaj. Njerėzit qė nė Kosovė quhen intelektualė, janė tė zhveshur – sepse tė vetėprivuar – nga botėkuptimet, nga ideologjitė. Ata ndryshojnė nė momentin e ndryshimit tė situatės. Pėrshtaten sėrish dhe pambarimisht. Aspirojnė status tė privilegjuar shoqėror dhe tė mira materiale. Me dhjetėra mijėra njerėz nė tri dekadat e fundit tė shekullit tė kaluar kishin mbaruar sė paku univerzitetin. Krejt njerėz tė tjerė e filluan dhe e organizuan lėvizjen ēlirimtare. Tė tjerė njerėz luftuan dhe ranė dėshmorė. Kjo nuk flet vetėm pėr heroizmin e tyre por edhe pėr mjerimin e atij kuadri akademik. Intelektualėt, tė cilėt pėr mė tepėr i karakterizonte artikulimi primitiv dhe vulgar i egos, ishin tė nėnshtruarit qė nėnshtronin. I thonin popullit tė durojė, dhe ia impononin atij paqen nėn robėri dhe okupim si zgjidhje. Ishin qyqarė qė hiqeshin tė menēur e tė ditur. As sot nuk ėshtė ndryshe. Intelektualėt nė Kosovė janė oportunistė dhe konformistė, demagogė dhe hipokritė. Ata me ndėrhyrjet e tyre veēsa e ndėrlikojnė padrejtėsinė, e sofistikojnė gamėn e pabarazive qė pėrbėn shtypjen, dhe tė vėrtetėn e bėjnė tė duket e pabesueshme. Jetojnė mirė dhe ankohen, s’veprojnė dhe justifikohen. Janė tė balansuar dhe e kultivojnė shumė autocenzurėn. Kur kritikojnė kėtė e bėjnė pėr tė mos vepruar dhe zakonisht atėherė kur kjo s’ka rėndėsi. Kryesisht janė kėta gazetarėt shkrimtarė dhe shkrimtarėt gazetarė, mė shumė se shumica dėrmuese e tė cilėve do t’i mbijetojnė veprat e tyre nėse kjo tashmė nuk u ka ngjarė. Shkruajnė pėr tė mos thėnė asgjė, pėr t’i pasur punėt mirė me tė gjithė. Sikur tė kishin ndikim shkrimet e tyre pėr ndryshimin e gjendjes, mbase nuk do tė shkruanin. Shkruajnė mbi veten dhe pėr njėri-tjetrin. I flasin vetes dhe njėri-tjetrit. Kuptimi i shkrimeve tė tyre ėshtė ajo qė nuk e kanė shkruar, qė kanė evituar tė shkruajnė sepse do tė rrezikoheshin. Zakonisht nuk harrojnė ta cysin lexuesin ose dėgjuesin nė vetėfajėsim, e shtyjnė atė tė mendojė e besojė se nuk meriton mė shumė! Ankohen pėr institucionet e ministritė dhe kėsisoj i afirmojnė ato, dhe u servojnė iluzione popullit. Nė emėr tė distancimit nga socializmi e komunizmi, ndonėse realisht asnjėherė s’kanė qenė tė tillė, janė bėrė nacionalista dhe jo rrallė kanė edhe primesa tė fashizmit e racizmit. Natyrisht se tė gjithė janė tė koncentruar nė Prishtinė. Edhe pėr kėtė arsye Prishtina i shtyp problemet anekėnd Kosovės ngaqė edhe nė kėtė aspekt Prishtina ėshtė vetė problemi.


    Me kėso intelektualėsh mbase nuk duhet tė kemi kurrfarė iluzionesh pėr zgjidhje elitiste. Zgjidhjet e tilla janė antipopullore. Tash 15 vjet nė Kosovė kėrkohet zgjidhje elitiste, zgjidhje pėrmes elitės. Elita intelektuale nė Kosovė synon veēse mbijetesėn. Ajo ėshtė konzervative dhe do qė t’i ruajė pozicionet e veta. Ajo pėrpiqet qė edhe popullit t’ia imponojė reduktimin e kėrkesės vetėm nė atė pėr mbijetesė dhe t’ia racionalizojė atij gjendjen e mjerė nė tė cilėn ndodhet. Edhe nė njė sistem politik e institucional diktatorial sikurse qė ėshtė aktualisht nė Kosovė, ‘intelektualėt’ e kanė jetesėn e mirė. Atyre nuk ju bėhet vonė. Kemi ardhur nė kohėn kur intelektualėt, akademikėt dhe tė gjithė ata me tituj tė gjatė duhet t’i harrojmė. Shumė seriozisht: mundemi edhe pa ta. Shumė sinqerisht: mė mirė pa ta. Edhe pėr shkak se nuk kemi kohė pėr ta. Edhe pėr shkak se tashmė ēdo shkrim ka kuptim vetėm si trakt dhe duhet tė jetė trakt. Dhe, pėr hir tė aksioneve nė rrugėn e lirisė.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Evropianizimi i statusit apo statusi evropian?

    Shkruar nga Besnik Pula

    Shtetėsia, sovraniteti, apo pavarėsia, nga pikėpamja e ligjit ndėrkombėtar dhe e praktikės diplomatike botėrore, bazohen nė njė logjikė shumė tė thjeshtė. Njė territor ose ėshtė shtet i pavarur, ose nuk ėshtė. Mese, kompromise, fusha tė ndėrmjetme, nuk ka. Sistemi ndėrkombėtar ndėrtohet mbi shtetet, qė janė tė vetmet njėsi sovrane qė historikisht njeh ky sistem. Nuk do tė ishte e nevojshme t'i pėrkujtohet publikut kosovar kjo matematikė e thjeshtė politike, sikur nė qarkullim tė mos ishin llojlloj propozimesh pėr statusin e Kosovės, nga protektorati deri te pavarėsia me kushte, deri te ato tė formulave eksperimentale tė "regjionit evropian".

    E gjithė kjo mani kreativiteti pėr shpikjen e zgjidhjeve origjinale pėr statusin e Kosovės, e nxitur mbase edhe nga lufta pėr primat midis llojlloj institutesh ndėrkombėtare, rrethesh tė "ekspertėve pėr ndėrtimin e paqes" dhe "analistėve tė krizave ballkanike" (tė cilėve vendi i punės u varet nga nevoja qė Ballkani gjithmonė tė jetė nė krizė), nganjėherė mė shumė shėrben si mjegull mbi problemet politike nė Kosovė se sa qė nxitė ndonjė lėvizje pėr t'i dhėnė fund qorrsokakut nė tė cilin diplomacia perėndimore e ka futur vetėveten.

    Nė kėtė varg propozimesh tė zgjidhjeve inovative tė statusit tė Kosovės u paraqit edhe njė lajm i pakonfirmuar dhe paksa senzacional nė gazetėn beogradase "Novosti", i cili flet pėr tetė opsionet qė paska propozuar njė institut ndėrkombėtar nė Gjenevė. Pasi ky raport i kėtij instituti paska pėrjashtuar zgjidhjet "ekstreme" qė sipas tij janė pavarėsia e menjėhershme ("njohja formale" nė gjuhėn e recitimeve politike tė kryetarit) si dhe kthimi i Kosovės nėn pushtetin direkt tė Beogradit, ai propozon njė varg opsionesh tė tjera tė "ndėrmjetme": kantonizmin, ndarjen, konfederatėn, komonueltin (commonwealth), deri te pavarėsia e kushtėzuar dhe administrimi pafund i Kosovės nga OKB. Por kėto zgjidhje "tė ndėrmjetme" nuk janė tė vetmet qė qarkullojnė nėpėr qarqe diplomatike dhe tė analistėve dhe ekspertėve tė instituteve pėr studimin e "krizave". Menjėherė pas publikimit tė raportit kritik tė OKB-sė ndaj UNMIK-ut, tė hartuar nga i ngarkuari i OKB-sė diplomati Eide, nė tyrezė filluan tė hidhen ide pėr zėvendėsimin e UNMIK-ut me njė mision surrogat qė do tė udhėhiqej kėsaj radhe nga Bashkimi Evropian. Pėr mė tepėr, pos propozimeve tashmė tė pamaskuara tė Beogradit pėr copėtimin e Kosovės (katonizimit pėrmes "decentralizimit"), nga disa rrethe tė Beogradit tani qenkėsh hedhur njė propozim i ri, Kosova si "regjion evropian", me status tė veēantė pėrbrenda BE-sė.

    Ėshtė e tepėrt dhe ndoshta edhe e kotė qė nė rreshtat qė vijojnė t'i diskutoj kėto propozime me radhė. Sepse nė fund tė fundit, ato janė ose tė rrezikshme (siē ėshtė propozimi pėr copėtim, qė ėshtė garancė pėr nisjen e njė konflikti tė ri), ose janė tentim pėr ta eskivuar realitetin e [painful] me tė ciln duhet tė ballafaqohen shoqėria serbe, vendet e Bashkimit Evropian, SHBA-ja, Rusia dhe vendet e rajonit: se ēėshtja e Kosovės e do njė vendim tė vėshtirė, njė vendim tė prerė, njė vendim historik qė do t'i jap fund dramės politike e diplomatike qė po mban peng shoqėrinė kosovare, shoqėrinė serbe, dhe gjithė rajonin.

    "Evropianizimi" i statusit

    Megjithatė, do tė dėshiroja tė pėrqėndrohem nė njė nga propozimet, qė qarkullon nė varianta tė ndryshme, por qė thirret nė ndonjė mėnyrė nė inkuadrimin e Kosovės nė BE. Ky ėshtė propozimi pėr "rajonalizimin evropian", pėr shndėrrimin e Kosovės nė njė "regjion evropian" me status tė veēantė. Ėshtė ky njė propozim joshės, sepse tėrheq me vete spektrin e "evropianizimit tė Kosovės". Pėrmes kėsaj foljeje tė shumėkuptimshme si "evropianizimi", kėtij aparati retorik me fuqi tė mahnitshme simbolike, krijohet pėrshtypja qė Kosova, pėrmes shndėrrimit nė "rajon evropian", solemnisht "po hyn nė Evropė". Dy arsye tė thjeshta e bėjnė kėtė propozim absurd dhe kėtė imazh njė iluzion total. Ato ngatėrrojnė idenė e Evropės si institucion me idenė e Evropės si imazh, si kartolinė, sepse kartolina ėshtė metaforė shumė e pėrshtatshme nė kėtė rast. Evropa si kartolinė ėshtė pikėrisht sikur pėrshtypja qė fitohet kur shikon njė vend nė kartolinė: i bukur, i rregullt, i pastėr, joshės, qė tė therret tė jesh aty, sikur ndonjė kartolinė e Milanos, Parisit apo Roterdamit. Edhe Prishtina duket metropol botėror, kur e kap nė fotografi nga njė kėnd i zgjedhur. Sepse kartolina ėshtė, nė fund, njė imazh, i konstruktuar me vėmendje dhe kujdes dhe me qėllim qė tė krijojė fetish. Ėshtė njė nocion, njė ide qė shumė njerėz nė Kosovė, por edhe mė gjerė nė Ballkan, kultivojnė pėr vendet perėndimore evropiane. Ndėrkaq, Evropa si institucion -- Bashkimi Evropian me njė fjalė -- ėshtė diēka krejt tjetėr. Brenda tij dominon logjika e racionalitetit legal dhe burokratik, tė mbėrthyer nga bazamenti politik i tij. Dhe, ajo qė ėshtė mė kryesorja, Evropa si institucion ėshtė fundamentalisht njė bashkėsi shtetesh. Ajo nuk ėshtė kartolinė, nuk ėshtė vetėm simbol. Nėse Kosova do tė hyjė nė Evropėn institucionale jo si shtet i pavarur, por me "status tė veēantė", si regjion, kėtė mund ta bėjė vetėm si regjion i Serbisė.

    [...] E njėjta vlen pėr idenė qė UNMIK-u tė zėvendėsohet nga njė mision administrativ i BE-sė. Se ēfarė dobie do t'i sillte ky revolucion burokratik popullit tė Kosovės ėshtė krejt e paqartė. E qartė ėshtė vetėm se do tė blihej edhe mė shumė kohė qė diplomacia nė Kosovė tė vendnumėrojė, nė vend se tė merret me problemin thelbėsor, qė ėshtė problemi i shtetėsisė. Por edhe kjo ide shpesh ngatėrrohet me idenė e Evropės si kartolinė, dhe pėr shumė njerėz imazhi bėhet mė i rėndėsishėm se substanca. Le tė ikėn UNMIK-ut e le tė vijė EUMIK-u, thonė ata, sepse kjo na qenka rruga mė e shpejt pėr tė "hyrė nė Evropė".

    Statusi evropian

    Gjithė kėto propozime qė nė mėnyra tė ndryshme premtojnė "evropianizimin" e Kosovės duke anashkaluar ēėshtjen e statusit tė saj ndėrkombėtar, janė praktikisht lojėra politike qė gjenerohen nga njė lluks i tepėrt qė diplomacia perėndimore vazhdon tė ndjejė nė lidhje me Kosovėn. Ndėrkaq, mua mė duket se po kalon koha e kartolinave dhe e simboleve. Nė vend tė evropianizimit tė statusit, ne duhet tė kėrkojmė status evropian.

    Ja se ēka nėnkuptoj me status evropian. Shpesh deputetėt tanė miratojnė ndonjė ligj dhe mė pas me krenari i deklarojnė gazetave, "ky ėshtė ligj evropian". Ta marrim arsimin si shembull. Ka shumė vjet qė sistemi arsimor, nė ligje, nė letra, e nė proklamata politike, ėshtė "evropianizuar". Shumė mirė, por nxėnėsit kosovarė akoma shkojnė nėpėr shkolla pa banga e arsimtarėt nuk mund ta bėjnė njė ekzistencė minimale. Nė ndėrkohė, analfabetizmi, sipas statistikave zyrtare, ėshtė nė rritje.

    Sistemi pensional ėshtė njė shembull tjetėr. Kur e inauguruan sistemin aktual, zyrtarėt tanė deklaruan, "ky ėshtė sistemi mė modern nė Evropė". Kurse pensionistėt tanė s'munden as bukėn ta blejnė e lėre tė tjerat qė ju duhen pėr ta kaluar muajin, e tė punėsuarit e tanishėm nuk dinė se ē'bėhet me paratė qė i paguajnė pėr ēdo muaj pėr pensione.

    Por nuk janė vetėm qeveritarėt tanė qė po e evropianizojnė Kosovėn dita-ditės me proklamata dhe me mitologji politike. Qė pesė vite, misioni i BE-sė nė Kosovė, qė kontrollon Agjensionin Kosovar tė Mirėbesimit, premton se ekonomia e Kosovės po shkon drejt "evropianizimit". Futjen nė euro-zonė njėsoj e quajten hap drejt Evropės, pėrkundėr asaj qė ky revolucion monetar i kushtoi shumė shtrejtė konsumatorit kosovar. Por as valvitja e flamurit tė BE-sė mbi burot politike tė Prishtinės, as qarkullimi i eurove nuk po e zvoglon radhėn e tė papunėve dhe as numrin e familjeve qė jetojnė nė skamje. Nė Kosovė nuk po evropianizohet ekonomia, por po evropianizohet skamja dhe varfėria.

    Nuk jam ai qė do ta kundėrshtoja qė Kosova ta ndjekė rrugėn drejt Evropės institucionale. Por ajo nuk arrihet pėrderisa Evropa shfrytėzohet vetėm si imazh, si simbol dhe si relikt. Populli i Kosovės nuk duhet tė kėnaqėt me kaq. Sepse para sė gjithash, statusin evropian Kosova do ta fitojė vetėm atėherė kur bėhet pjesė e Evropės sė shteteve si anėtare e barabartė -- domethėnė, si shtet. Dhe Kosova do tė fillojė tė "evropianizohet" kur qeveritarėt tanė e kuptojnė se prioritet i punės sė tyre duhet tė jetė jo thurrja e slloganeve pėr Evropėn por mirėqenia e secilit dhe ēdonjėrit qytetar.

    botuar te Koha Ditore, dhjetor 2004
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    a jan kta ata qe ja cpojn gumat kerrave te unmikut?

    populli thot..mos ja shiqo gunen por punen..

    guna ...eshte pamja e jashtme.. puna eshte thelbi i veprimtarise..

    Kujt i duket UNMIKU i tepert ne Hapsirat e ish Jugosllavise?

    Kujt ja don zemra mos me pas UNMIK ne Kosove?

    SERBISEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEE..

    askujt tjeter..

    Me ja cpu gumen Kerrit te Unmikut..do me than.. ik bre Unmik.. qe je ktu si pas ardhese e Natos.. e eja ti qe je msu me qen ne Kosove.. me kerrat e blinduar qe albini vec mund tja rruaj bethen.. pra eja Serbi..

    apo pretendon albini se me ik Unmiki.. po del lushtaku me mbajt frontin e me e ndal ushtrin serbe.. qe vjen prej Nishit..?

    e pam ushtrin e kup lushtakve se sa mbron..

    jo bre davius se nuk ka ma vullnet e durim ai popull me dal ne stankovac e Morin..

    prandaj larg nga albinat e Demaqit..
    Ata jan aventurier te rrezikshem..

  5. #5
    Shkruan:
    Xhemil ZEQIRI- Aktivist i Levizjes pėr vetvendosje

    A do tė bėhen pėrmirėsime nė politikėn shqiptare apo do tė vazhdojė e njėjta demagogji politike?!


    A do tė bėhen pėrmirėsime nė politikėn shqiptare apo do tė vazhdojė e njėjta demagogji politike?!
    Situata e krijuar pas vdekjes sė I.Rugovės, ėshtė e tmerrshme, kaotike nga fakti sepse edhe nė kėtė rast institucionet fiktive tė Kosovės, Qeveria, Parlamenti dhe partitė e pėrfshira nė Parlamentin qė s` ka kompetenca nė ushtrimin e ligjeve qė vet i nxjerr dhe qė tė gjitha kėto institucione janė nė shėrbimin mė servil tė UNMIK-ut.
    Ceremonia mortore e I. Rugovės ishte eufori politike, fushatė e pastėr politike nga ndėrkombėtarėt qė tė legjitimitohen negociatat me Serbinė gjakatare, qė t“i `imponohet popullit tė mjerė shqiptar ideja famėkeqe e nėnshtrimit se vetėm kjo politikė e pa perspektivė rugoviste do t“i shpie pėrpara proceset tona historike, prandaj shikuar nga kjo objektivė e tyre; kėto ditė kemi dėgjuar lloj - lloj xhevahiresh dhe fjalė superlative pėr Kryetarin e ndjerė, por assesi ama asnjėherė nuk u pėrmendėn dobėsitė e tij qė i bėri pėr aq vite, me politikėn e tij disfatiste...
    Gjatė "sundimit tė tij" I.Rugova nuk e pati vullnetin as kurajėn, bile njėherė t“i vizitonte ish- tė burgosurit politikė dhe familjet e tyre.
    T“i vizitonte zonat (rrethet) e rrėnuara nga lufta nė Kosovė dhe tė jetė transparent me popullin, por tė "pushtetin" e tij absolut, e pėrmbylli vetėm para gazetarėve dhe kamerave televizive; kokė ulur i pėrsėriste afėrsisht 20 fjali ēdo javė...
    Kryetari narcisit, nuk pati guxim ta kundėrshtonte asnjė raport tė grupeve dhe organizatave ndėrkombėtare qė projektonin diankrisht kundėr pavarėsisė sė Kosovės nė veēanti dhe shqiptarėve nė pėrgjithėsi.
    Bile, nėse kujtojmė rastin kur delegacioni i Rugovės u kthye nga vizita nė SHBA, nė aeroportin e Prishtinės gazetarėve u deklaroi se: " ishim nė Evropė dhe Amerikė, patėm takime tė shumta ndėr tė tjerėt edhe me Kofi Ananin, ata i kuptojnė mirė kėrkesat tona dhe kemi pėrkrahje tė madhe …." …dhe si pėr ironi, nuk kaluan as dhjetė ditė e filluan demonstratat madhėshtore-heroike tė marsit tė 2004 , ku nė fakt u komprometua komplet politika destruktive e subjekteve tė institucioneve kukulla tė UNMIKUT. Por duke i pasur nė dorė mjetet e informimit siē ėshtė RTK- ja e Agim Zatriqėve titistė , medium ky qė vepron nėn kontrollin mė rigoroz nga UNMIK-u , filluan akuzat dhe shpifjet ndaj demonstruesve dhe zėrit tė fuqishėm tė demonstratave...
    Edhe njė argument tjetėr dėshiroj t“ua pėrkujtoj lexuesve: nė shkurt tė vitit 1996 nė Kopenhagė, I. Rugova u ftua nga njė organizatė proserbe borgjeze dhe iu dhe njė shpėrblim prej 100.000 kr.daneze ( qė bėjnė afėrsisht 14000 euro), por kur tė kemi parasysh se delegacioni qėndroi disa ditė nė Danimarkė duke pėrfshirė shumė persona plus disa "aktivistė mėrgimtarė dhe ca danezė" shpenzimet e tejkalonin atė shumė" kinse "dhuratė"; por mashtrimet politike ishin tė mėdha, p.sh: gjatė dorėzimit tė "dekoratės" Kryetari i parlamentit, Erling Olsen i tha: " kėtė shpėrblim e meriton zoti Rugova, sepse ai problemin e Kosovės e sheh si zgjidhje tė tė drejtave njerėzore nė Jugosllavinė e cunguar".
    Por, si kurdoherė qė ngjante dhe po ngjanė me gazetarėt puthadorė tė pacifistit dhe tė pacifizmit edhe kėsaj radhe ne qė ishim pjesėmarrės aty nė mbrėmje u habitėm kur na ra tė dėgjojmė reporterin Kelmendi qė fliste direkt nga Kopenhaga nė Ditarin e RTSH-sė ku e dezinformonte tėrė opinionin pėr atė ceremoni "pelegrinazhi" duke thėnė se: " Kryetari Rugova u nderua kėshtu e ashtu ; se kryetari i parlamentit Erlin Olseni u shpreh se ēėshtja e njohjes sė Kosovės sė pavarur ėshtė ēėshtje kohe dhe muajsh.."( kėtė fotokopjim do jet mirė pėr atė "ngjarje" tė asaj kohe, gazetari i Ditarit tė Radio Stokolmit Milaim Zeka, nė njė moment tė pėrshtatshėm, pa vonesė, tė bėjė publike, ku do jetė shumė me interes interesante pėr publikun, qė ta kuptojė tė vėrtetėn lakuriqe).
    Se deri ku ka shkuar kjo politikė pakrye, do ta shohim edhe mė mirė nė tė ardhmen e afėrt.
    Pėr popullin shqiptar, Kryetari Rugova ka lanė "amanete" tepėr tė dėmshme dhe pėrēarje tė mėdha, siē janė: gjatė rezistencės sė armatosur zhvilloi zgjedhjet e "lira" kurse nė Drenicėn legjendare derdhej gjaku lum.
    Iku nė Beograd dhe shkruante komunikata e bėnte thirrje me Millosheviqin Shainoviqin e viēėr tė tjerė serbė qė sa mė parė tė ndėrpriten bombardimet e NATO-s, sepse ashtu po e pėsojnė civilėt serbė; po pse s“u kujtua "kryetari" paqėsor, pėr civilėt shqiptarė, sa shumė masakroheshin nga xhelatėt serbė?!!!
    Pas luftės, bėri gjithashtu gabime tė pafalshme gjatė punės sė tij "presidenciale": kurrė nuk vizitoi varret e dėshmorėve, tė pishtarėve tė parė tė lirisė nė Prekaz.
    Madje, nė zyrėn e tij "sulltanore", nuk pranoi t“ia sjellin as fotografinė madhėshtore tė legjendarit, Adem Jashari.
    Dhe, nga shėrbėtor i Serbisė qė ishte, sė shpejti i "ndėrroi" zotėrinjtė, pas lufte si servil i mjerė kaloi nė shėrbim tė UNMIK-ut dhe ky i fundit i ndihmuar dhe nga diplomacia ndėrkombėtare, duke i dhėnė shumė atribute tė paqena personalitetit tė tij e ngritėn sėrish nga "varri politik" duke e bėrė Kryetar.
    Ai bėri pėrēarje tė mėdha me "flamurin" privat, himnin e simbolet tjera. Kurrė nuk deshi ta vizitonte Shqipėrinė, derisa ata i ranė ndėr kėmbė dhe i dhanė titullin "Honoris Kauza" nga Universiteti i Tiranės.
    Po ashtu, si "politikan i hollė" qė ishte, kurrė nuk e mohoi Mbledhjen famėkeqe tė Rambujesė, Rezolutėn 1244, as Kornizėn Kushtetuese e tė tjera dokumente qė na kthyen e po na kthejnė ēdo ditė ne shqiptarėve nė prapakthehu nė historinė tonė tė re, pėr ardhmėrinė e breznive tė reja qė do vijnė!
    Pėr mė keq se nga kėto dokumente qė e bėnė dhe rrezikohemi edhe mė tej ta bėjnė jetėn tonė zezonė; nė fakt "po pjellin" edhe bisedimet pėr statusin e Kosovės, ato do tė zhvillohen nė bazė tė kėtyre tre dokumenteve antishqiptare.
    Ndėrsa, manipulimet e titistve me mjetet e informimit e kanė shpallur njeri tė pagabueshėm, pikėrisht kėtu qėndron frika se nė vend qė tė pėrmirėsohet politika shqiptare pas vdekjes sė tij, nė Kosovė dhe mė tej, asaj po i serviret (imponohet) mė tej, nga qarqe reaksionare titiste qė tė vazhdohet politika famėkeqe antikombėtare, destruktive e I.Rugovės!!!
    Prandaj, kėrkohet vigjilencė, kėrkohet kthjelltėsi mendimesh!
    Shqiptarėt, t“i heqin nga koka iluzionet se me kėtė politikė do ta kenė tė siguruar lirinė dhe ardhmėrinė e ndritur gjithėkombėtare.

    Kopenhagė, 30.01.2006

  6. #6
    Manitu Maska e kiniku
    Anėtarėsuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos tė na vijė cudi se cdo frymor nga vete natyra priret tė kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869

    Thumbs up

    Citim Postuar mė parė nga Brari

    Me ja cpu gumen Kerrit te Unmikut..do me than.. ik bre Unmik.. qe je ktu si pas ardhese e Natos.. e eja ti qe je msu me qen ne Kosove.. me kerrat e blinduar qe albini vec mund tja rruaj bethen.. pra eja Serbi..

    apo pretendon albini se me ik Unmiki.. po del lushtaku me mbajt frontin e me e ndal ushtrin serbe..

    Sa shpejt harruan Shqiptaret se si u deportuan 1.200.00 nga shtėpitė e tyre, nė vaj, frigė nga Serbi duke kelthitur "oj Amerike bre, ajde se na u kajt nana" e duke qajtur para kamerave tė CNN-it e BBC-sė.

    Tash janė trimeruar burrat e dheut, thrrasin pėr vetevendosje, se Serbin e ka larguar tyta e NATO-sė.

    Eh, ka raste kur trimat e armatosur tė Kosoves, luftetaret e lirisė kanė ikur duke lenė prapa fėmijė dhe gra.

    Po mė cudit fakti se si ka njėrez qė mund ti besojnė kėtij opurtunisti si Kurti.

    Cfare skleroze naive dhe e kushtueshme.

    Shkruan: Xhemil ZEQIRI- bla, bla, vrrrr, bla bla
    Rugova, para 15 viteve: Kosova do tė jetė shtet i pavarur me njė faze kalimtare protektorati, me kufijė tė hapur ndaj Shqiperise, Serbise, Malit tė Zi dhe Maqedonise si dhe tė drejta tė barabarta dhe tė garantuara pėr cdo qytetar tė Kosoves.

    Dhe kjo ėshtė histori nė proges, pra, kjo ėshtė duke u ndodhur. Tjerat, rrotat, Kupa e Lushtaka janė njė pėrditshmeri neveritse e vockel.
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  7. #7
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Ajo qka po ndodh sot me Kosovėn nė njė tė ardhme do ta kėndoim vrtėm njė kėngė: O ku..ku..qka i banėm vetes.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Ardi-1
    Anėtarėsuar
    09-11-2003
    Vendndodhja
    Zvicėr, Zürich
    Postime
    124

    JO negociata VETĖVENDOSJE.mp3

    Ardi

    Lista e miqėve: Llapi, Kosovelli
    Lista e injorantėve: Brari, Arb, Hilliirian-zoo...

  9. #9
    LPK mbėshtetė demonstratėn e thirrur nga Lėvizja Vetėvendosje!

    Prishtinė, 3 qershor 2006

    Tė shtunėn, nėn drejtimin e kryetarit Emrush Xhemajli, nė Prishtinė ėshtė mbajtur mbledhja e rregullt e Kryesisė sė Lėvizjes Popullore tė Kosovės, nė tė cilėn ėshtė shqyrtuar “Oferta shoqėrore” e bėrė nga Lėvizja Vetėvendosje! qė bashkėrisht tė pėrpiqemi pėr tė drejtėn legjitime tė popullit tonė dhe pėr vetėvendosje.

    Lėvizja Popullore e Kosovės e konsideron tė drejtė thirrjen e demonstratės pėr datėn 8 qershor 2006, e mbėshtetė atė dhe u bėnė thirrje tė gjithė anėtarėve dhe simpatizuesve tė vetė qė tė marrin pjesė nė te.

    Zyra pėr informim e LPK-sė


    http://www.lpk-kosova.com/

  10. #10
    Lėvizja VETĖVENDOSJE! organizon demonstratė popullore
    Friday, 02 June 2006



    Sot, Lėvizja VETĖVENDOSJE! mbajti njė konferencė shtypi. Aty u njoftua pėr demonstratėn popullore tė cilėn do ta organizojmė nė bashkėpunim me shumė shoqata, organizata e grupacione tjera shoqėrore, politike, ekonomike dhe kulturore kundėr regjimit tė padrejtė politik tė UNMIK-ut. Demonstrata kėrkon ndėrprerjen e proceseve tė dėmshme politike nė vendin tonė siē janė decentralizimi, negociatat me shtetin serb si dhe krijimin e Zonave tė Veēanta pėrreth objekteve tė besimit ortodoks; kėrkohet zbatimi i pėrnjėhershėm dhe i pakusht i vullnetit tė popullit, vetėvendosjes; kėrkohet shfuqizimi i Rezolutės famėkeqe 1244, tė cilėn e zbaton UNMIK-u nė Kosovė, e i cili nuk ėshtė projekt politik i popullit tė Kosovės. Pėr mė keq, kjo Rezolutė, pėrveē qė ėshtė nė shpėrputhje me interesat e qytetarėve tė Kosovės sepse angazhohet pėr ruajtjen e integritetit territorial tė ish RSFJ-sė, tash Serbisė, ajo, nė pikėn 4 tė saj parasheh edhe kthimin e njė pjese tė forcave policore dhe ushtarake serbe nė disa pjesė tė vendit tonė. Kurse nė nėnpikėn (e) tė parimit 11, kjo Rezolutė shpreh zotimin pėr zgjidhjen e statusit politik tė Kosovės nė pėrputhje me Marrėveshjen e Rambujesė, e cila Kosovėn e sheh si pjesė tė Serbisė. Mė 10 qershor, kėsaj Rezolute do t'i vazhdohet mandati me automatizėm. Tė mos e lejojmė njė gjė tė tillė.

    Demonstrata mbahet tė enjten, mė 8 qershor 2006, nė orėn 12:00, pėrpara selisė qendrore tė UNMIK-ut nė Prishtinė.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lėvizja VETĖVENDOSJE!
    Nga vudi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 22-04-2011, 15:55
  2. Levizja Studentore 8-12 Dhjetor
    Nga MaDaBeR nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 10-12-2008, 02:31
  3. Vlerėsimi pėr Luftėn Nacional Ēlirimtare Shqiptare
    Nga Kryeplaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 177
    Postimi i Fundit: 05-11-2007, 20:10
  4. LĖVIZJA EKUMENIKE ("Qė tė gjithė tė jenė njė")
    Nga Shpresmiri nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 29-03-2004, 17:05
  5. Koha dhe Levizja
    Nga Hyllien nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 02-02-2004, 17:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •