MARIGLEN MULLAI
16 Qershor
Pas masakrës, Tomorr Haxhia vret veten në lokal, i rrethuar nga RENEA
Një 39-vjeçari nga Kombinati i ka mjaftuar një dopio raki, para se t i jepte fund jetës me kallashin, me të cilën dy orë më parë kishte vrarë të shoqen e vjehrrën. Me një plumb poshtë mjekrës, pasi e mbështeti armën në tokë, autori i vrasjes së dyfishtë vrau veten e nuk iu dorëzua i gjallë policisë e madje RENEA-s, që nuk ngurroi të sillte helikopterin në Laprakë. Policia e Tiranës, pas ngjarjes deklaron në konferëncë për shtyp se "është e angazhuar maksimalisht, për mbrojtjen dhe cënimin e jetës të ç’do qytetari", ndërsa në dëshminë e të afërmve të viktimave për gazetën "Metropol" thuhet se "Ne i kishim qarë para një muaji, ai ua kishte bërë të ditur se do ti vriste e s na duket çudi. Ku është policia, ku është shteti?"
Masakrimi i grave
Faza e parë e masakrës filloi aty rreth orës 08.20, të ditës së djeshme, pranë shinave të trenit në Laprakë, në afërsi të AMC-së, kur Tomorr Haxhiu kishte shkuar për të marrë nusen që ligjërisht e kishte lënë prej tre muajsh, ndërsa martesa e çiftit rom kishte zgjatur vetëm një vit. Gjaknxehtësia e 39-vjeçarit, që konsumonte vazhdimisht drogë e alkol e kishte provuar krime që nisin nga vjedhja e mbarojnë me vrasje, shpërtheu në çastin kur ish-vjehrra, Fitnete Avdia, 52-vjeçe iu drejtua me fjalët "Vajzën s ke për ta parë më kurrë". Në derën e kuzhinës shfaqet 31-vjeçarja Enkelejda Avdia, e cila merr plumbin e parë të kësaj tragjedie, përmasat e së cilës kishin rreth një vit që nuk shfaqeshin në Tiranë. Të dhënat e morgut të kryeqytetit flasin për shpërfytyrim të viktimave e sidomos të Enkelejdës, shitesës së rregullt të rrobave në Laprakë. Kafka e saj ishte mbushur me plumba, ndonëse për një çast të vetëm fati ishte me të, pasi edhe pse në atë gjendje ajo merrte frymë. Ndërroi jetë sapo makina shkeli në dyert e Spitalit Ushtarak, Dëshmimtarët rrëfejnë se "Dëgjonim edhe zhurmën e kallashit edhe të qarat e fëmijës", ç ka pohon se në dhomë ishte edhe vajza e vogël, që 31-vjeçarja e kishte me burrin e parë, në Korçë, prej të cilit ishte ndarë para një viti, një vit e gjysmë. Ish-vjehrra qëllohet në krahahor me breshëri e gjen vdekjen menjëherë, duke plotësuar kështu "profecinë" e Tomorrit, i cili prej një muaji nuk pushonte së thëni "Bëj gati arkivolin Neta, se do të të vras këto ditë".
Vetëvrasja në lokal
Ora shënonte 09.30, kur Tomorr Haxhiu ishte në gjysmë të rrugës, me armën në krah, pasi doli nga shtëpia e masakrës. Ai hyri në një lokal, ku konsumoi pijet e fundit të jetës së tij. Të lajmëruar në telefon, efektivët e Komisariatit Nr.3 dhe 2 të kryeqytetit, të mbështetura nga Forcat Speciale të Ministrisë së Brendëshme, nga toka dhe ajri e rrethuan dhe i bënë thirrje për tu dorëzuar. Një orë pasi kishte hyrë në bar, Tomorr Haxhia vret veten me një plumb në nofull.
Xhelozia e dhuna, shkak i masakrës
Në lagjen e romëve, pranë shinave të trenit nuk ishte e vështirë të dallohej paraprita që u kishte bërë 39-vjeçari ish-nuses e vjehrrës, duke lënë të kuptohej në fisin e saj se gjithçka kishte për të mbaruar shumë shpejt. Pjestarë të fisit Avdia thanë se Tomorri ishte xheloz ndaj çdo veprimi të gruas së tij. Gjithashtu, dhuna ishte e pranishme çdo ditë në këtë familje, gjë e cila kulmoi me vendimin përfundimtar të Enkelejdës, e cila ishte ndarë prej tij.
Fjalët e fundit të Tomorrit, sipas klientëve të lokalit që panë vetëvrasjen
"Do vdes, nuk e dua prapë burgun"
Asgjë nuk e ndaloi një person që sapo kishte egzekutuar dy njerëz, të merrte rrugën nga shinat, për të përfunduar në lokalin e një futbollisti në rrugën "Pandi Dardha", të Laprakës, rreth 500 metra nga shtëpia e masakrës. Ora shënonte 09.30, kur Tomorr Haxhiu ishte në gjysmë të rrugës, me armën në krah. Dikush që e shihte me habi, në afërsi të lokalit u rrezikua seriozisht e në deklarimin e tij si dëshmimtar, policia ka shënuar "tentativë vrasje", pasi Tomorri i kishte drejtuar armën dhe e kërcënoi me vdekje, nëse hapte gojë. Pasi hyn në lokal, ai porosit raki e kafe. "Mos u shqetësoni, kam hallet e mia familjare"-u ka thënë klientëve të barit, të cilët shtangën, kur panë kallashnikovin e lënë sipër tavolinës. Madje, nga dëshmitë e atyre që ishin prezent, të cilët për shkak të cilësive të ngjarjes nuk pranojnë të identifikohen, mësohet se autori i kishte qerasur të gjithë, ndoshta për të bërë bamirësinë e fundit në jetën e tij. Ai që lajmëroi policinë ishte një klient, që kishte duke hyrë në lokal, pasi askush nuk dilte. Të lajmëruar në telefon, efektivët e Komisariatit Nr.3 dhe 2 të kryeqytetit, të mbështetura nga Forcat Speciale të Ministrisë së Brendëshme, nga toka dhe ajri e rrethuan dhe i bënë thirrje për tu dorëzuar. Kaluan të paktën 20 minuta negociata me megafon, ndërsa jeta e klientëve të lokalit rrezikohej seriozisht, pasi gjendja emocionale e Haxhiut lëkundej nga sekonda në sekondë. "Kokën e mbante varur dhe përshpëriste me vete, do vdes, nuk e dua prapë burgun"-thonë dëshmimtarët. Çastet e fundit të jetës së 39-vjeçarit kushtëzoheshin nga çdo lëvizje e policisë që e kishte rrethuar. Pasi uli qytën e kallashit në tokë, mbështeti grykën në pjesën e poshtme të nofullës dhe shkrehu plumbin e fundit të mëngjesit, për të shuar familjen e krijuar prej një viti.
Dëshmitë e të afërmve të viktimave për gazetën "Metropol"
"E kishim qarë para një muaji Enkelejdën"
Thashethemet e komunitetit rom e jeta e zhurmshme pranë shinave të trenit në Laprakë, dje ishte shndwrruar në mort e vaj. Të vetëdijshëm se një ditë e tillë do vinte, shumë shpejt, disa prej grave u dëgjohen qartë kuisjet, ku në thelb të tyre shprehej meraku për vrasjen e Tomit, para se ai të kishte kryer masakrën. Gjithëkush priste nga dita në ditë që mëngjesi të sillte lajmin "i vrau". Jeta e Enkelejda Avdisë, ishte shndrruar në makth të vërtetë prej një viti. Ankesat e pafata në familje e polici nuk i sollën gjë tjetër veçse vdekjen nga një mori plumbash. Disa nga të afërmit e saj, kanë rrëfyer detaje të "jetës-ferr" të 31-vjeçares....
Martesa e parë
Rushiti, kushëriri 20-vjeçar i viktimës thotë për gazetën "Metropol" se "Enkelejda ishte martuar rreth 23 vjeçe në qytetin e Korçës. Burrin ia kishte gjetur familja dhe në Korçë të dy merreshin me tregëti". Sipas të afërmit të Ekelejdës, kjo e fundit e braktisi bashkëshortin e parë, pas mosmarrëveshjeve të shumta në familje, ndërsa kishte bërë pakt për fëmijët. Djalin e mbante burri në qytetin juglindor, ndërsa vajzën e kishte marrë me vete në Tiranë.
Kurorë me kriminelin
Nga dëshmitë e disa prej kushërinjve të viktimave, mësohet se edhe me Tomorrin, 31-vjeçarja, ishte martuar me mblesëri. "E lavdëruan shumë si djalë dhe ia dhamë për nuse"-thotë e afërmja e Enkelejdës. Muajt e parë të martesës, çifti rom i kishte kaluar në paqe, ndërsa pjesa tjetër e muajve që i mbetën ishin ferr i vërtetë. "E shante në sy të të githëve. I kërkonte llogari se kur shkoi për të shitur rroba, kush ja kishte blerë dhe çfjalë kishte shkëmbyer me klientët. Pinte përditë raki, drogë ç të gjente. U mblodhëm të gjithë dhe vendosëm që ajo ta linte, pasi e shihnim që po vuante" -deklaron Rushiti. Nga ana tjetër, fillesa e masakrës së djeshme, në të vërtetë është para një muaji, kur Tomorri kishte shkuar në shtëpinë e ish-gruas. Aty kishte kërcënuar me armë 31-vjeçaren dhe vjehrrën. Policia shkoi në banesë dhe pasi sekuestroi automatikun e ndaloi 39-vjeçarin për disa ditë. Pas kësaj ndodhie, fisin Avdia e kishte pushtuar tmerri. "E dinim që do ti vriste, ku ishte policia, ku ishte shteti" -thonë të afërmit, që pranojnë se e kishin vajtuar para një muaji vajzën dhe të jëmën.
Morgu: Viktimat janë masakruar në kafkë e kraharor
Eksperët mjeko-ligjorë, të morgut të Tiranës, thanë dje se dy viktimat ishin masakruar në disa pjesë të trupit, ndërsa autori i ngjarjes kishte vetëm një plumb. Enkelejda Avdia, 31 vjeçe, kishte marrë 6 plumba. Nga këto, 3 plumba i kishte në kafkë, një në zemër, ndërsa dy të tjerët në kraharor. E ëma, Fitnete Avdia, 52 vjeçe, kishte marrë 4 plumba. Nga mjekët, mësohet se, 3 nga plumbat, ajo i kishte në kraharor, ndërsa vetëm njëri prej tyre e kishte marrë në kafkë. Sakaq, Tomorr Haxhia, 39 vjeç, ka vetëm një plumb, me hyrje në pjesën e poshtme të nofullës e me dalje në kafkë.
Krijoni Kontakt