Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212

    Exclamation Leter e Anagnostit rreth pensioneve Greke ne Himare

    Pensionet greke, shqetesojne parlamentin
    Eglantina Nasi/ Ne parlament, rikthehet ceshtja e popullsise minoritare qe jeton ne jug te vendit. Kete rradhe, ndergjegjesimi vjen nga nje ish-deputet i Parlamentit shqiptar gjate viteve _92-'96, Dhimiter Anagnostit. Komisioni Parlamentar i Politikes se Jashtme, do te merret javen e ardhshme me pretendimet qe ngre ish - deputeti i zones se Himares, lidhur me nje ndihme qe u jepet te gjithe pensionisteve (burra e gra) te zones se minoritetit, te cilet, per te marre nje ndihme ekonomike, duhet te deklarojne shtetesine e tyre "Vorio Epirote", sic e kerkojne strukturat greke qe shperndajne cdo muaj ndihmen.

    I prekur nga ky realitet ne jug te vendit, jo per faktin se pensionistet e asaj zone trajtohen me ndihme, por ne menyren sesi shperndahet kjo ndihme nga strukturat e mireorganizuara te shtetit grek, ish-deputeti i Kuvendit te Shqiperise, i ka drejtuar disa pyetje parlamentit shqiptar, sidomos anetareve te Komisionit Parlamentar te Jashtem, per te cilat kerkon sqarime.

    "Ne jug te shtetit shqiptar, ne ate vend qe shteti grek e quan akoma Vorio-Epir, te moshuarve te besimit kristian ortodoks, u paguhet nje pension mujor nga pala greke. Te gjithe te moshuarit qe marrin kete ndihme mujore, nenshkruajne ne shkresa per perkatesine e tyre Vorio-Epirote, pra greke", shprehet ne letren e tij Dhimiter Anagnosti. Ai e ka ndjere kete shqetesim gjate koheve te fundit qe ka qene ne vendlindjen e tij ne ate zone dhe i shkruan Kuvendit te Shqiperise me pergjegjesine qe ndjen si ish-perfaqesues i ketyre banoreve. Ai kerkon sqarime nga deputetet dhe nga Ministria e Puneve te Jashtme shqiptare, nese kane dijeni per kete projekt te shtetit grek. Nese kane, pse nuk kane reaguar ndaj nje veprimi te tille te pales greke? Por duket se komisioni parlamentar i politikes se jashtme, ende nuk e ka marre ne shqyrtim kete leter te ish-deputetit, per ta lene per ne mbledhjet e ardhshme. Megjithate, kryetari i Kuvendit Servet Pellumbi eshte njohur me shqetesimet e ish-deputetit dhe ka kerkuar qe per kete ceshtje te shprehet dhe te diskutoje komisioni parlamentar i politikes se jashtme. Ndersa Anagnostit, i cili ne shkresen drejtuar Kuvendit ka lene edhe numrat e telefonit te shtepise dhe te zyres per te marre ndonje informacion per letren e tij, deri tani, nuk i eshte dhene asnje pergjigje.

    Pyetjet e ish-deputetit per anetaret e komisionit dhe MPJ-se:

    - A ka dijeni Komisioni Parlamentar i Politikes se Jashtme dhe Ministria e Jashtme per kete veprim te pales greke dhe a eshte diskutuar ky projekt?

    - Cilat jane synimet e pales greke nepermjet ketij projekti?

    - Po pasojat per shtetin shqiptar?

    - Cili institucion grek, shteteror ose jo, i levron keto fonde dhe mbi c'baza ligjore?

    - A jane ne dijeni institucionet e Bashkimit Europian per kete projekt te fqinjit jugor te Shqiperis`?

    - Sa eshte numri i pensionisteve shqiptare qe e marrin kete pension dhe qe e kane deklaruar veten vorio-epirot?

    - A perben ky projekt nje dhunim te integritetit te Shqiperise?

    - Ky projekt, parashikon fonde per te blere "kombesine" apo edhe fonde per t'u mbyllur gojen politikaneve shqiptare?

    - Cilat jane te dhenat e sherbimit sekret shqiptar per kete ceshtje?

    - Mendoni se projekte te tilla ndikojne ne fqinjesine e mire mes dy vendeve tona?

    - Shqiptaret po shesin identitetin kombetar per buken e gojes: Ky eshte i vetmi mall qe u ka mbetur shqiptareve per te shitur, apo pala greke vetem kete kerkon?

    - Nuk ju shqeteson, fyen apo tremb kjo tregti?
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

  2. #2
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    cbehet keshtu mo iceberg?

    ky eshte degjenerim i shtetit shqiptar?
    une per vete skam fjale............................................. ......................
    PAUCA SED MATURA

  3. #3
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    287
    Nje minoritar po jep alarmin!
    E njoh kete njeri;eshte nje njeri i nderuar dhe i respektuar qe po mundohet t'i japi alarmin shqiptarve.
    Gjithshka qe shtron ne letren e tij, Z.Anagnosti jane te verteta, dhe pasqyrojne qarte realitetin e jugut te Shqiperise.
    Une vete, si nje deshmimtar okular, do te shtoja se ;ne jug te Shqiperise egzistone ne ilegalitet qeveria e -vorjo epirit-,qe po perpiqet me te gjitha menyrat qe ortodoksit shqiptare t'i ktheje ne grek.Dhe per kete po punon fare hapur nen mbrojtien e qeveritarve shqiptare.Desha te shtoja dicka qe me ka rene ne sy:
    Ne qytetet e jugut si ne Sarande psh,egziston Keshilli Administrativ(i vorjo epirit)qe fshehet nen petkun e keshillit kishtar te kishes.
    Ky keshill, ben ndarjen e pensioneve dhe leshon vertetimet qe vertetoin se personi eshte nje qytetar i "yny".Pra nje vorio epirot Po gjithashtu ky keshill bene listat e mesuesve qe do te paguhen nga Greqia. Thuajse te gjithe mesuesit ne Sarande (jo vetem ne qytet po ne gjithe rethin) marrin cdo muaj rogen qe u vjene nga Greqia.Pervec kesaj , ata cdo tre ose gjashte muaj shkojne per seminare ne Janine.
    Po behet nje propagande e fshehte tek popullsia e krishtere shqiptare se ata jane grek, ose te deklarohen greke.Per kete shperndahen para, pensjone,leje qendrimi te perhershme ne Greqi etj.Femijet e ketyre dergohen per pushime pa pagese ne Qipro e qytete te ndryshme te Greqise.
    Po ashtu, te gjithe mjeket dhe infermjeret e besimit Ortodoks marin rogen cdo muaj nga Greqia.
    Kisha eshte kthier ne nje vende ku behet propagande hapur per vorio epirin.Po ashtu, behet nje propagande hapur neprmjet artopalantit kundra te nderuarit F.Nolit dhe autoqefalise te kishes tone.Cdo te diel vjene prifti nga Greqia qe ,nen petkun e meshes propagandone ne favore te henelizimit etj.
    Rezultati i propagandes duket qarte teke prezantimi i shumices ortodokse te qytetit, qe thone se ne jemi greke.Po ashtu, po te shikosh fshatrat ortodokse me kombesi shqiptare si:Vrina,Mursia,Xara,Shovasia,Muzina,Cuka,Metoqi,p iluriotet e qytetit,...etje paraqitin veten si greke dhe jo shqiptare.
    Eshte kjo propagande dhe parate qe derdhe Greqia qe i japin bindjen ndyresires Gage te thote se minoritaret jane 30%.
    Kurse, sa per qeveritaret,dhe sherbimit sekret Shqiptar ka rene ne duart e grekve..
    Ne qofte se SHQIPTARET s'do te reagojne ..........................

    ps:Pse me kaq indiferentizem per kete teme te rendesishme?
    Nuk e ndjeni se duhet te reagohet forte(?!)

  4. #4
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Po na renqethin mishin me keto informacione o trima.
    C'behet keshtu? Jo sikur kemi vene shqiptare ne krye te shtetit tone por sikur te ishin anti-shqiptare te betuar perpara ndonje instance hyjnore.
    Si do i veje halli kesaj Shqiperie!...
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  5. #5
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    perSHENDETje
    O bashkeatdhetar nuk e mbaje veten per nacionalist por keto qe thoni jane me te vertet shqetesuese ,dhe sa te kemi injorantat ne qeveri nuk kane per te gjetur zgjidhje.
    Dua gjuthashtu t'iu pyes: a dini ndonje lajm per Universitetin e Delvines qe na u paska hapur nga Anastasi ? Cili eshte qellimi i ketij universiteti dhe ca mesimesh behen atje?
    Pres pergjigjen tuaj!
    Faleminderit

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-10-2002
    Vendndodhja
    Tirana-Albania
    Postime
    74
    Z.Anagnosti ka te drejte.
    Por se mos vetem kjo,A e dini se kisha greke me Janullatusin po blen vazhdimisht proana,toka,shtepi,farmaci etj vetem e vetem qe te shtojme edhe pyetje te tjera.
    Eshte e qarte,jo vetem tani,Geqia kerkon Helenizimin e Shqiperise,pasi helenoizoi politiken,tani eshte ne ofensive per me shume.Geixh,apo si ja thone emrin,na cuditi qe uli dhe Berishen ne takim.Ndoshta Shqiptaret ne perendim duhet ne te ardhmen te kene lob politiko ekonomik,te lidhur me politiken perendimore dhe shba per te perballuar kete asimilim qe kerkon Greqia ndaj nesh.Kujtojme flalet e Metes dhe te Nanos qe kerkonin qe Koridori 8 te kaloje ne Selanik,apo qe kosovaret jane minoritet,etj etj

Tema tė Ngjashme

  1. Minoriteti grek nė Himarė falėnderon kryeministrin Berisha
    Nga lushnjar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 24-02-2007, 11:56
  2. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  3. Historia e Himarės Shqiptare
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 22-12-2004, 19:54
  4. Sistemi i Sigutrimeve ne Shqiperi
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 26-04-2004, 10:08
  5. Himare: Votimet perfundojne, arrestimet fillojne
    Nga dodoni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 220
    Postimi i Fundit: 25-11-2003, 03:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •