Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Në dhjetëvjetorin e Masakrës së Mejes

    Në dhjetëvjetorin e Masakrës së Mejes



    MEJA - SERBRENICA E KOSOVËS!



    Shkruan: Eduard FRROKAJ - 26. 04. 2009


    Imazhet e Srebrenicës



    Para dhjetë viteve me 27 prill 1999 forcat serbe rrethuan Reken e Keqe dhe Lugun e Carragojës në rrethinën e Gjakovës. Brenda disa orëve u krye ekzekutimi më makabër dhe masakra më e madhe në luftën e Kosovës. Në një operacion të planifikuar u ndërprenë të gjitha rrugët duke lënë të hapura vetëm dy rrugë në drejtim të Mejes. Grumbullimi i meshkujve në grupe nga mosha 15 - 60 vjeçare filloi në orët e hershme të mëngjesit, në një bilanc të tmerrshëm u goditën 15 fshatra të rrethit të Gjakovës duke i ekzekutuar të gjithë meshkujt shtëpi për shtëpi. Njësitet e Ushtrisë Jugosllava, policia, beretat e kuqe, paramilatarët, fqinjtë e maskuar krijuan kordonin me imazhet e Srebrenicës duke ekzekutuar 377 meshkuj shqiptarë në atë që njhet si dita e festës së Jugosllavisë së fundit e cila nën vallen e gjakut ishte krijuar me lojërat e juristëve të Millosheviqit me 27 prill 1992. Atë ditë asnjëri nga të ndalurit nuk arriti të dilte i gjallë nga Srebrenica e Kosovës. Në këtë 27 prill ata që kaluan nëpër rrathët e tnmerrit u përkujtuan me dinjitet në ditën e të pagjeturve të Kosovës.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #2
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Dëshmia e Meritës



    Merita Dedaj ishte dëshmitare në tribunalin e Hagës në gjykimin kundër Millosheviqit. Ajo me familjen kishte dalur e deportuar dhunshëm nga oborri i familjes Markaj ku ishte e strehuar. Ishin sytë e fundit që panë ekzekutimin e meshkujve. Sipas dëshmisë së Meritës 14 burra nga familjet Markaj dhe Dedaj i dërguan tek muri i oborrit, kur ajo e kthej kokën për herë të fundit në drejtim të tyre trupat serbe me kapela kaubojësh, shami dhe shirita hapën zjarr dhe meshkujt u rrëzuan të vdekur. Shumë vite më vonë të gjithë ata djemë që Merita i shikoj duke u ekzekutuar u kthyen nga një varrezë në Batajnicë të Beogradit dhe u rivarrosën në lëndinë të pikëllimit në Mejë.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  3. #3
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Grumbuj kufomash



    Dëshmitarët që kaluan në për rrathët e vdekjes panë në disa vende në Mejë grumbuj kufomash të cilët ndaloheshin nga njësitet ushtarake dhe policore serbe dhe dërgoheshin në pjesë të caktuara tek njësitet e ekzekutimit. Në fakt dëshmitarët poashtu potencuan se kishin parë njësite të organizura nga më të ndryshmet duke filluar nga ushtria jugosllave, policia, beretat e kuqe, njësitet e Arkanit dhe vullnetarët e Sheshelit, njësite të tjera ruse dhe nga Republika Serbe e Bosnjës, huliganë të droguar dhe fqinjë të maskuar. Gjatë tërë ditës këto forca sipas dëshmive ekzekutuan meshkujt e ndaluar sidomos në orët e paraditës në grupe dhe vende të ndryshme të Mejes dhe Korenicës ndërsa dëshmitarët në vazhdimësi potencuan pamjet e tmerrshme të grumbujve të kufomave në Mejë.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  4. #4
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Dy kamionë



    Të nesërmen dy kamionë të mëdhenj me gjasë të tipit “Scania“ filluan misonin e “pastrimit të terenit“ duke grumbulluar meshkujt e ekzekutuar në Mejë dhe Korenicë. Ky ishte misoni i fshirjes së dëshmive nga regjimi kriminal duke i dërguar në dy lokacione në Batajnica 2 dhe 5. Dëshmitarët e paktë të mbetur në rajon panë grumbullimin e kufomave për të cilën punë ishin detyruar romët vendas. Dëshmia për udhëtimin e kamionëve në vitin 2001 hapi kutinë e krimit, pikërisht në fundin e këtij viti u publikuan faktet për Mejen në shtypin serb konkretisht në revistën “Vreme“. Në certifikatën e vdekjes së Antonit të lëshuar nga ekipi mjeko ligjor shkruante psh. se është goditur nga tre plumba në kokë dhe dy në pjesën e krahërorit, që dëshmon për një paralele tjetër të krimit, ekzekutimin nga afërsia që kishte ndodhur me 27 prill 1999 në Meje.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  5. #5
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Gjyshja ime



    Në orën 11 të së njëjtës ditë gjyshja ime kaloj nëpër Meje, tek shkolla e Mejes ja morën Antonin së bashku me sheh Ramën e dërguan prapa shkollës ku disa serbë të uniformuar me thika dhe shkopinj bejsbolli e morën në dorëzim. Që nga ajo ditë deri me 13 tetor 2007 ne nuk dinim gjë për Antonin djaloshin që adhuronte Juventuesin dhe ëndërronte kthimin e Prishtinës në stadum të vetin. Me 13 tetor Antonit ja vendosëm një kryq në mes të miqve pranë piramidës në varrin e sheh Ramës. Që të dy në kohë të ndryshme i sollën nga një varrezë e koduar Batajnica 2. Një hapy end për fundin e një rruge të përgjakshme.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  6. #6
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Vrasja e Danielit



    Daniel Berishën me meshkujt e shtëpisë e dërguan në katin e tretë. Gjashtë meshkuj i kthyen me fytyrë nga muri. Danieli u rrëzua i pari dhe ishte i vetmi i mbijetuar nga tragjedia, të nesërmen vrasësit filluan të mbledhin trupat dhe të asgjësojnë dëshmitë, ata me gjasë numëruan sa njerëz kanë rreshtuar për ti vrarë në kullën e Berishajve. Danieli ishte i plagosur në malin e afërt, policë të njohur sipas dëshmitarëve e ekzekutuan zërin e fundit të mbijetuar. Ishte goditje e rëndë për familjen dhe për mullinjtë e dejtësisë nëse do të fillojnë të bluajnë një ditë…
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  7. #7
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Një franqeskan në kolonë të tmerrit…



    Patër Marjan Lorenci është franqeskani i guximshëm që u bashkua me kolonën e të deportuarve. Tek famullia katolike e Shën Ndout ai kishte parë kolonën e fshatrave të famullisë së Gjakovës pa djem. Dikund në mes të kolonës kishin futur edhe një grua të deportuar nga Mitrovica. Në qytetin e Gjakovës djalin e saj të vetëm e ndalojnë. Patër Lorenci reagon se nuk mund ta ndaloni djaloshin pa mua pasi është i vetmi djalë që e kam nxjerrur nga kolona e vdekjes me urdhër të komandantit tuaj. Një guxim prej një misionari të paqes që për fat të mirë funksionoj.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  8. #8
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Afrimi dhe Pashku



    Këtë të premte në Lëndinë të pikëllimit u rivarrosën Afrim Haxhijaj dhe Pashk Ndrejaj. Ishte një udhëtim i gjatë prej nëntë viteve si dhe në balada për tu rikthyer në fshatin në të cilin u ndaluan. Kthimi i tyre në fakt personifikon tërë imazhin e koekzistencës të varrezave në Lëndinë të pikëllimit. Njëri nga Korenica dhe tjetri nga Ramoci bashkohen në Lëndinë të pikëllimit. Drejtësia e heshtur ende nuk e ka thënë fjalën e vet se kush planifikoj, urdhëroj dhe ekzekutoj në Shoan kosovare të vitit 1999. Mbase i vetmi satisfaksion është se në atë ditë feste të asaj që e quante veten Jugosllavi nën muzikën e gjakut dhe autoblindave për Serbinë e madhe në Mejë Jugosllavia apo Serbia reale kjo krijesë surogat në duart e regjimit të Millosheviqit vdiq.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  9. #9
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Simbolika dhe epoka



    Mejen dhe Lëndinën e pikëllimit e bashkon tanimë një epokë dhe një simbolikë e koekzistencës ndërfetare në varrezat e tolerancës së përbashkët ku pushojnë martirët shqiptarë katolikë dhe muslimanë, fakt që e kanë potencuar edhe mediat më të njohura botërore. Qindra kryqe dhe piramida në një fushë morti ka mbjellur një regjim dinak që ekzekutoj të gjithë meshkujt e rajonit të Gjakovës për ti dërguar më pas në varrezat e koduara Batajnica 2 dhe 5. Simbolika e Mejes tashmë po e bënë një epokë e cila në fakt të fundit është fytyra jonë reale si komb modern përballë vuajtjes dhe historisë.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  10. #10
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Edhe ata kanë shtet



    Në ditën e të pagjeturve dhe kujtimit për martirët patjetër të bie ndërmend simbolika se “Edhe ata kanë shtet“. Me krijimin e shtetit të Kosovës nuk mund të ketë komoditet dhe luks të ecjes nëpër rërën e stagnimit por familjet e kësaj kategorie gjithandej Kosovës duhet të gëzojnë statusin e merituar. Kjo është kohë e kthesës dhe dëshmisë se përtej frazeologjisë dhe frazave historike të pasluftës realisht “Edhe ata kanë shtet “ andaj shteti duhet të funksionoj me hapa të shpejtë dhe të prekshëm. Tekefundit ky është shteti i gjakut të tyre.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Izrael - Palestinë
    Nga Hyllien në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 1693
    Postimi i Fundit: 31-07-2014, 09:50
  2. Situata në Irak
    Nga Lioness në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 505
    Postimi i Fundit: 13-09-2013, 10:59
  3. Përkujtohet në Sarandë dita e masakrës ndaj çamëve
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 30-06-2006, 03:45
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-05-2004, 17:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •