Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 24
  1. #11
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Prehu e qete e dashura moter !

    Me vijim do ju refej dic me shume, me Florinen, e kam te gjakut dhe jemi ritur bashke.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #12
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Në muajt qershor dhe korrik, në Dibër dukshëm janë rritur kontrollet falas gjinekologjike. Por, ajo që karakterizon këtë dukuri është fakti se thuajse gjitha gratë e kontrolluara janë në mërgim në shtetet e huaja. Në ordinancën "Florina Rusi-Marku informojnë se numri më i madh i pacienteve janë femra kurbetçare në Itali. Asistentja në këtë ordinancë Kadrije Korumi sqaron se në këtë drejtim s'kanë munguar as dibrano-gjermanet. Eho dhe mamografia falas, nga një ekip mjekësh të specializuar dhe kompletuar për këtë janë kontrollet e preferuara. Gjatë vizitave në fjalë shumë gra kanë zbuluar simptomat e hershme të kancerit në gji dhe menjëherë janë ndërmarrë trajtime mjekësore. Lindita Kosovrasti është me punë të përkohshme në Itali, ajo sqaron se çdo vit kur vije në pushime bën mamografinë dhe ehon në "Florina Rusi-Marku". "Eho dhe mamografia jo vetëm që janë pa pagesë, por në Itali edhe nëse bëjmë kontrolle të atilla rezultatet janë gati pas disa muajve, sepse gjithçka është me termine të caktuara, e në këso raste mund të ndodh që të jetë vonë për gjithçka", thotë Lindita, duke shtuar se pikërisht për këtë arsye është paciente e rregullt e kësaj ordinance. Por, mjekja Sidika Qormemeti sqaron se kontrollet në ordinancën e tyre nuk kufizohen në paciente nga kurbeti dhe Dibra, por ka edhe të atilla që vijnë nga Tetova e Gostivari, ndërsa interesimi më i madh është te gratë nga Shqipëria, gjegjësisht nga viset kufitare. "Gratë e viseve kufitare janë pacientet më të rregullta në ordinancën tonë. Çdo ditë numri i tyre rritet", përmend Sidika Qormemeti. Ajo më tej vazhdon me sqarimet se përmes kontrolleve të tilla të grave kanë zbuluar infeksione, tumore, kancer, ndërsa pacientet janë përcjellë në mjekim përkatës, ose sipas nevojës ka pasur edhe intervenime kirurgjike.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  3. #13
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Në Spitalin e përgjithshëm të Dibrës filloi sërish fushata e Ministrisë së Shëndetësisë në bashkëpunim me Lobin e Gruas në Maqedoni, për mbrojtjen e shëndetit të gruas ë realizohet nën moton "Ta mundim kancerin që të jesh grua e shëndosh", duke ofruar Pap teste dhe mamografi gratis deri në fund të vitit. Këtë na e konfirmoi kryetarja e Organizatës joqeveritare "Radika", Sihana Kaba. Ajo shtoi se kjo fushatë u përsërit sërish, sepse vitin e kaluar tregoi një interesim të madh nga femrat, pas tek disa kontrollet treguan fillimin e kancerit në gji, gjë që me anë të diagnostifikimit të hershëm u parandalua kjo sëmundje. Kaba thotë se u parandalua mundësia e hyrjes në fazat më të rënda të kancerit tek disa gra, ndaj edhe ky ishte qëllimi i Ministrisë së Shëndetësisë që sërish të bëjë edhe një fushatë të tillë.
    Sipas Kabës, këto vizita do të bëhen nga mjeke gjinekologe, sidomos në vendet rurale, pasi në fshatrat përreth Dibrës gjatë fushatës së kaluar nuk u bënë këto vizita pasi mjeku ishte gjinekolog. Por, shton ajo, tashmë ky problem u tejkalua. Vizitat do t'i realizojnë gjinekologet dibrane, Naime Turkeshi dhe Etlira Piperku. Kaba na informoi se interesimi i femrave dibrane në qytet, në krahasim me femrat e viseve rurale, gjatë fushatës së kaluar ka qenë më i lartë lart, sidomos për faktin se një numër i madh i familjeve dibrane janë me probleme sociale. Por, shton Kaba, shpresohet se kontrollet të realizohen me sukses edhe në vendet rurale, pasi qëllimi ynë është ta parandalojmë dhe diagnostifikojmë kancerin e hershëm në mitër dhe gji dhe të ndalojmë zhvillimin e kësaj sëmundje që ka marrë përmasa të mëdha.
    Nëpërmjet medieve lokale paraprakisht janë dhanë informata për këtë aktivitet në shërbim të mbrojtjes së shëndetit të gruas.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  4. #14
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Qendra per Diagnostifikimin e kancerit ne gji "Florina (Rusi) Marke nderon lokacionin e saj per shkak te ndertimit te objektit te ri.
    Keto dite objekti ku ndodhej Qendra per Diagnostifikimin e kancerit ne gji "Florina (Rusi) Marke derdh per shkaqe se do te ndertohet objekt i ri.
    sipas z.Turan Rusi President i Qendra per Diagnostifikimin e kancerit ne gji "Florina (Rusi) Marke objekti i vjeter u derdh pasi ne ate do te ndertohet objekt i ri 3 kate ku kati i pare dhe i dyte do te vendoset perseri Qendra per Diagnostifikimin e kancerit ne gji "Florina (Rusi) Marke ndersa ne katin me larte do te ndertohet nje salle e madhe e cila mundet te sherbej si salle per konferenca dhe do te paiset me kompjuter.
    Sipas z.Rusi Qendra per Diagnostifikimin e kancerit ne gji "Florina (Rusi) Marke eshte e zhvendosur disa metra me lart ne afersi tek perball Restorant "Palma".
    Orari i punes , sherbimet dhe stafii i Qendra per Diagnostifikimin e kancerit ne gji "Florina (Rusi) Marke nuk ka ndryshuar dhe do te vazhdoje te punoje njelloj sic ka punuar deri me tash dhe nuk do te kete asnje pengese per te kryer misjonit dhe qellimin tone qe kemi -theksoj ne fund z.Rusi
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  5. #15
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Ne Qendren per Diagnostifikimin e kancerit ne gji “Florina Rusi-Marke” kryhen keta sherbime mjeksore per te gjith pacientet dhe ate FALAS:



    ü Mamografi

    ü Eho te gjirit

    ü Vizita klinike

    ü Evidentimi I pacienteve

    ü Percjellja e semundjeve

    ü Edukime shendetsore


    Gjithesejt ne kete qender prej vitit 2004 e deri ne vitin 2008 jane vizituar 700 paciente. Prej tyre me tumefakcion kane ezituar 50 paciente ndersa me kancer 13 paciente.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  6. #16
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Rreth Nesh




    Më 15 nëntor të vitit 2003 z.Turhan Rusi djemtë e tij Selim,Ilirjan dhe Beniamin dhe z.Faton Marke përuruan në Dibër Qendrën për Diagnostifikimin e Kancerit “FLORINA (RUSI) MARKE” me financim të drejtpërdrejtë të familjes Rusi.Qellimi dhe misjoni i kesaj Qendre është tju ndihmon femrave në zbulimin e diagnos tifikimin e hershëm të kancerit në gji,që është e vetmja mundësi për mjekim të suksesshëm.
    Kjo Qendër për Diagnostifikimin e Kancerit është e pajisur me personel përkatës dhe me aparatet më të sofistikuara për zbulimin e kancerit në gji.
    Vizitat,kontrollet mjekësore dhe ndihma që ofron personeli i specializuar mjekësor në.Pra zbulimi i hershëm i kancerit në gji garanci për jetën. Kjo qendër është bërthamë e vogël e shërbimit onkologjik model shembullor në botë. Ky lloj i asociacioneve të vogla kancerologjik edhe në SHBA-të ka gjetur aplikim të madh, ku femrat edukohen për vetëkontroll dhe kontroll të rregullt mjekësor.
    Roli i këtyre ordinancave mbështetet në zbulimin dhe diagnostifikimin e hershëm të kancerit në gji te femrat,si mundësi për ta parandaluar dhe mjekuar atë. Qendër diagnostifikimi në Dibër e ka pajisur me Eho dhe Manograf nga më të sofistikuarit,dhe me personel mjekësor .
    Deri tani janë kryer afër 580 vizita dhe kontrolle. që kanë rezultuar me zbulimin e hershëm të fibroadinomeve tumorbening te 85 femra,prej tyre 17 femra janë diagnostifikuar me kancer në gji Disa nga këto paciente janë operuar me sukses dhe disa gjenden në terapi të rregullt me mundësi maksimale për tu shpëtuar jetën.
    Qendra për Diagnostifikimin e Kancerit “FLORINA (RUSI) MARKE”, është e vetmja e këtij lloji në Maqedoni dhe në Ballkan që ofron shërbime falas dhe me një aparaturë të sofistikuar që familja Rusi e ka sjellë nga SHBA-të.
    Këtu mund të vijnë të vizitohen pacientë nga Dibra,Maqedonia,Shqipëria,Kosova dhe të gjitha shtetet përreth,pa marë parasysh përkatësinë e tyre kombëtare e konfesionale ku te gjithe sherbimet dhe vizita mjeksore eshte falas.
    Ajo që është mëe rëndësishme per këtë qendër që të arrihet, është që te femrat të flaket mentaliteti i gabuar dhe të zë vënd kultura për tu vizituar rregullisht sa herë që lind dyshimi për kancerin në gji.


    Isha e re, nuk mendoja për këtë gjë...
    ...u bëra nënë, nuk kisha kohë...
    ...gjërat e tilla u ndodhin vetëm të tjerëve...

    Florina per ju ……
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  7. #17
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Familja Rusit në shenjë respekti dhe dashurie për te kujtuar dhe nderuar kujtimin e Florinën si një nje person me energji dhe optimizem, pas vdekjes së saj në Nju Jork themeluan Fondacionin e Kancerit FLORINA (RUSI) MARKE”, e cila ka për qëllim grumbullimin e fondeve që u dedikohen instituteve dhe klinikave për diagnostifikimin dhe mjekimin e kancerit .

    Fondacioni sherben si organizate bemirese dhe jo profitabile (themeluar ne Nju Jork) e cila pranon dhe ndihmoet nga dhuratat prej miqve, bashkepunim, dhe burime te tjera per finansimin e programit te cilat do te sjellin dobi per hulumtime per parandalimin , trajtimin dhe informimin per kancerin .Në muajin gusht,në ditëlindjen e të ndjerës Florina, duke filluar nga viti 2003,ky fondacion çdo vit organizon në Nju Jork lojën e golfit, në të cilën marrin pjesë personalitete të njohura nga jeta politike,shoqërore dhe e biznesit amerikan,të cilët me këtë rast japin shuma të konsiderueshme parashë,si kontribut i tyre vullnetar për këtë fondacion, të cilat më pas u akordohen instituteve dhe klinikave më meritore kundërkancerit si dhe Qendres Diagnostike te kancerit ne Diber “FLORINA (RUSI) MARKE”



    Anetarët e Fondacionit të Kancerit FLORINA (RUSI) MARKE” në SHBA

    Joseph Askin
    Brendan Connolly
    Chi Chu
    Steve D’lorio
    James C. Halpin, Jr.
    James C. Halpin, Sr.
    Tony Marke
    Paul McNulty
    Gregg A. Popkin
    Edward A. Riguardi
    Eli Rusi
    Elli Rusi
    Sal Rusi
    Sal Rusi, Jr.
    Benny Rusi
    Paul Savage
    Bill Scanlon
    Gerald Schumm
    Wayne Taub
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  8. #18
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216


    Jo rastesisht kam hapur temen, merni informacjone dhe ejami te na vizitoni, e ruani shendetin tuj, kapeni ju semundjen nga qelizen e pare, mos pritni ajo tju kape ju!
    diagnosikimi eshte pa pagese, Kosove Shqipri Malizi, urdheroni ne Dibren e madhe.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  9. #19
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    [URLRL=http://img166.imageshack.us/my.php?image=sixthflyer01.jpg][/URL]
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  10. #20
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216


    CDO FEMËR ËSHTË NË REZIK PREJ KANCERIT TË GJIRIT!

    Por para se të frikohesh nga ky fakt, kij parasysh se:


    NË QOFTË SE ZBULOHET NË FAZËN FILLESTARE TË ZHVILLIMIT, KANCERI I GJIRIT NUK ËSHTË VDEKJEPRURËES!

    Per me teper informata edukative zbritni broshurat qe vijojne:

    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Muslimanët në Amerikë para Kristofor Kolombos!
    Nga Florim07 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 16-04-2009, 17:25
  3. JONUZ NDREU - shqiptare në Amerikë, në rrjedhën e viteve
    Nga CEZARND në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-04-2008, 17:34
  4. Amerike yll i Lirise! (A literary declaration of love to the US)
    Nga wittstar në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 15-05-2004, 04:48
  5. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •