As vete nuke di ku e gjej guximin te shkruaj. Kam tere diten qe vetem gatuaj dhe pastroj. Te pakten ne kete menyre nuk mendoj...
Ajo vdiq te merkuren... Atehere kur une po qeshja ne nje 10 minutesh midis klasave, ajo mbyllte syte per te mos i hapur kurre...Si per koincidence ate dite qellova ne nje park per nje piknik dhe ndala per nja pese minuta ne nje kopsht trendafilash... Thone qe eshte kopshti me i bukur ne qytet. Sa me pelqejne trendafilat e verdhe, mendova. (Sa keq qe s'kam ndonje kujt t'ia jap!)
Ishte vetem 19 vjec. Me kujtohet nga gjithe gocat e klases ajo ishte me e vogla... "Our baby", i thoshim me perkedheli dhe pse ne te vertete ajo ishte me e rritur nga te gjithe ne. Kishte nje energji te jashtezakonshme. Kam dy vjet e gjysme pa e pare dhe akoma me kujtohet si rrezatonte nje embelsi dhe dashuri sa here e takoje. Ishte aq e bukur dhe aq e cilter sa te bente te ndiheshe mire sa here flisje me te. Me kujtohet kur me thoshte gjithmone, "Mos me dergo budalleqe me e-mail. Me shkruaj edhe pse dy fjale ne ato pese minuta qe harxhon per te me 'forward" nje mesazh" Une qeshja dhe nderroja muhabet ose akoma me keq vazhdoja ne zakonin tim. Kisha vendosur ta merrja ne telefon fundjaven qe kaloi. Nuk e di se si harrova dhe e shtyva per kete fundjave. Nuk e dija qe kjo fundjave nuk do te vinte me per te... E megjithate une prape i rashe numrit, duke shpresuar me koti qe dikush ne anen tjeter te receptorit do te pergjigjej, por ne te kundert nje mesazh i thate u degjua "La persona da lei chiamata non e ragiungibile". Fillova te qaja si femije... Sa do te kisha dashur qe ajo ta kapte qofte edhe nji here te vetme ate dreq telefoni, por ajo nuk ishte me...
Ngrihem ne megjes dhe mendoj se gjithcka do t'i kthehet normalitetit por asgje s'eshte normale pa te... Me mungon e qeshura e saj....
U ngrita sot ne mengjes duke menduar qe s'eshte drejte qe te gjithe jetojne pervec asaj... qe s'eshte e drejte qe brenda dy vjetesh e gjysme tre shoke me kane lene. Tani rri dhe them kush e ka radhen...
Me kujtohet motoja jone: "Ne jemi 7!!!"
Ndersa tani sesi me duket kur mundohem t'i mbush mendjen vetes se "Ne ishim 7..."
Kam tre dite qe mundohem te sjell ndermend te gjithe kujtimet e bukura te gjimnazit, te gjithe momentet e bukura te kaluara kur Ne ishim 7!!! por po kuptoj perdite e me teper se kujtimet po me lene. U bene me teper se dy vjet qe nuk e kisha pare dhe tani me duket sikur mezi pres ta shoh ne nje vend me te mire se ketu ne toke...
Quhej Rezarta, ose Rea me mire sepse gjithmone i pelqenin emrat e shkurter...
Krijoni Kontakt