Pershendetje
E hapa kete teme te re sepse besoj se eshte e rendesishme pak te diskutojme per arbitrat te cilet po gjykojne ndeshjet e boterorit.Deri tani kan bere gabime shume te medha,me posht mund ti cekim disa.
Ndeshja France - Zvicerr ku Henry shuton ne gol dhe nje lojtar i Zvicrres e prek topin me dore,kjo shihet qarte dhe arbitri nuk jep penalti!!
Ndeshja Australi - Japoni ku njeri lojtar i Japonise kroson dhe nje lojtar tjeter me duket se ben faul dhe topi hyn ne rrjete,dhe arbitri e pranon golin!!
Ndeshja Angli - Trinidad & Tobago goli i Crouch ishte plotesisht i jo pranueshem,nuk e di sa e keni pare nga xhirimet se si e ben faulin aj ndaj lojtarit te Trinidadit dhe arbitri nuk nderhyn.
Ndeshja Spanje - Ukraine Ndeshkohet per palidhje lojtari i Ukraines !!
Shpresojme se nuk do te kete me gabime te tilla ne kete boterore
Krijoni Kontakt