NDERIM ME RASTIN E PERVJETORIT TE LINDJES SE HELENISTIT TE MADH GJON SHLLAKU
Me 24 mars, eshte ditelindja e helenistit te madh, perkthyesit te Iliades dhe sa veprave te shquara te letersise greko romake, Gjon Shllaku. Nese do te ishte gjalle, Gjon Shllaku do te mbushte sot 83 vjec. Ky zoteri i larte ishte dhe do te mbetet nje prej mjeshtrave me te shquar te kultures shqiptare, nje nga ata pak burra qe ia perndriten pahun identitetit tone kulturor.
Veprat qe ai ka perkthyer jane te shumta, por do te mjaftonte Fjalori latinisht shqip prej 65 mije fjalesh, e sidomos Iliada e Homerit, te cilen ai e perktheu ne nje gjuhe shqipe te mahnitshme, per ta vendosur figuren e tij ne majen me te larte te panteonit tone kulturor. Si shume perkthyes te tjere, i mahnitur nga mrekullia e autoreve qe perkthente, Gjon Shllaku u frymezua edhe per te shkruar vepra origjinale. Nje nga tekstet e shkruara me doren e tij eshte edhe drama e pabotuar Skenderi e Zulejka, per te cilen flitet me poshte.
nga Ridvan Dibra
Trillet letrare te nje perkthyesi
Parafjale
Ne nje prej takimeve te rralla me intelektualin dhe perkthyesin e shquar, Gjon Shllaku, teksa une po krenohesha me listen e gjate te botimeve te mia letrare, profesori i nderuar me thote si me droje e turp se dhe ai vete ruante ne doreshkrim, pervec perkthimeve te shumte, edhe tre krijime te vetat origjinale: dramat Dy Leket, Judita dhe Holoferni dhe Skenderi e Zulejka.(1) Nga vete toni i zerit me te cilin u permend ky fakt, nuk e pata te veshtire ta kuptoj qe per Gjonin keto tri drama ishin jo me pak te dashura e te cmuara se perkthimet e tij te shumta e te mirenjohura.
Teksa shqiperuesi i Iliades, me nje pasion thuajse femijeror, rrefente detaje e hollesi rreth drameve te tija origjinale, une solla ne kujtese jo pak emra perkthyesish te shquar, shqiptare e te huaj, te cilet nuk i shpetuan dot ngasjes se krijimit.
Qe atehere por dhe me voe, duke u njohur gjithnje e me mire me punen titanike te profesorit, kam patur kureshtje edhe per dramat e tij origjinale, qofte dhe njeren prej tyre. Kureshtje qe nuk mu zbeh edhe pse druhesha se mos shkrimtari, domethene dramaturgu, ishte nen nivelet e larta, ku kishte mberritur perkthyesi.
Fryt i kesaj kureshtjeje, por dhe shenje nderimi e respekti per Gjon Shllakun, eshte edhe ky punim modest
Odiseja e tekstit
Ne faqen e fundit te drames ne doreshkrim Skenderi e Zulejka lexohet ky shenim: DRAMA u fillue ne burgun e BURRELIT ne 1950. U perfundue
me 14 Mars 1953 ne aeroportin e URES VAJGURORE (BERAT).
Me anen e dy shkodraneve te rin,j teknike te jashtem ne pisten e Beratit, u realizue dalja e vepres se vetme te shpetueme. Shume vepra te tjera me kane mbete pa u nxjerre prej burgjeve dhe Kampeve. Pas gati 47 vjet im vella, regjizori Lec Shllaku, me dorezoi doreshkrimin, dhe ky asht i pari daktilografim qe e perfunova tani ne oren 20 date 20, XI, 1999. Falenderoj me gjithe zemer Zotnite Gjovalin Radoja dhe Esat Huti, qe me shpetuen kete drame (qe me duket si femija im i pare qe jeton.) Autori Gjon Shllaku
(firma) (2)
Sic del edhe nga ky shenim i shkurter i vete autorit, doreshkrimi origjinal i drames pati nje prolog vertet interesant e te denje vec per absurdin komunist shqiptar; gjithashtu, ai deshmon per vleresimin qe kishte autori ndaj ketij krijimi, te cilin e veconte mes dhjetra doreshkrimesh te tjere. Teksa falenderimi per dy shkodranet e rinj deshmon perkorjen e vemendjen karakteristike te Gjon Shllakut ndaj gjithe atyre qe i kishin ndenjur e i rrinin prane.
Doreshkrimi ne origjinal i drames Skenderi e Zulejka perbehet nga nje radhua (bllok shenimesh) ne permasat 17 cm. x 10 cm. me rreth 250 flete. Edhe pse ne nje distance kohore prej me shume se 50 vitesh, origjinali ruhet ne gjendje te mire. Teksti (i shkruar me laps kopjativ ne leter te rimte), fale perkujdesjes se skajshme te autorit dhe kaligrafise se tij te mrekullueshme, lexohet pa mundim, edhe pse fletet jane zverdhur nga koha e demtuar vende vende. (3) Mbi bazen e ketij doreshkrimi, autori perpunoi e daktilografoi kopjen e pare te drames (me 81 faqe format A4), te cilen na e vuri ne dispozicon e bija e tij, zonja Josefina Shllaku (Shkreli), se ciles i shpreh falenderimet e mirenjohjen time.
Vecori te kompozicionit
Ne nje CV te veten, te hartuar nga vete Gjon Shllaku pak kohe para vdekjes, pjesen Skenderi e Zulejka ai e emerton si drame tragjedi; klasifikim qe e ruan edhe ne doreshkrimin e pare origjinal. Kurse me pas, ne kopjen e pare te perpunuar e te daktilografuar mbi bazen e se ciles eshte ndertuar edhe ky punim pjesa klasifikohet thjesht si drame, emertim te cilin do ta ruajme dhe ne, edhe pse ky krijim ploteson te gjithe parametrat letraro esetike te nje tragjedie. (Mjafton te kujtojme fundin tragjik te shume prej personazheve kryesore te saj).
Drama eshte e ndertuar mbi bazen e nje kompozicioni klasik e ndare ne pese akte. Secili prej akteve eshte i perbere nga dy skena (tablo, ose kuadre, sic i emerton vete autori). Mbylljen e cdo kuadri (skene) dhe akti e shenon renia e siparit. Ne fillim te cdo kuadri e akti autori jep vendin ku zhvillohet veprimi, si dhe personazhet pjesemarres, elemente te domosdoshem keto ne ndertimin e nje kompozicioni klasik.
Veprimi i drames zhvillohet ne Edrene dhe ne Slatize, ne nje shtrirje kohore prej shtate muajsh, prill tetor 1443.
Fabul dhe subjekt
Fabula e drames, edhe pse ne shikim te pare duket e pasur me koloritin e kohes e te mjedisit, si dhe e mbeshtetur mbi plot detaje e fakte historike, duhet te jete e trilluar. Themi keshtu, nisur nga nje shqyrtim i disa prej veprave kryesore rreth jetes e vepres se Skenderbeut (Barleti, (4) Noli, (5) Frasheri (6)).
Ne qender te fabules eshte dashuria e Skenderbeut (Skenderi ne drame) me Zulejken, vajzen e bukur te Muratit te dyte (Padishahu ne drame).
Skenderi, i vene ne sherbim te Perandorise Otomane, eshte i mbuluar me lavdi e ndere, kurse Zulejka perben gjithcka qe ka me te dashur e me te cmuar Padishahu. Nderkohe, rreth kesaj dashurie nisin e thuren disa intriga radhazi. Ne fillim eshte Zelmira, e bija e Hasanit (Sadriazem i Sulltan Muratit), e cila, e verbuar edhe vete nga dashuria per Skenderin, sajon intriga te njepasnjeshme per ta penguar romancen e dy te rinjeve. Ne thurjen e ketyre intrigave, pervec te atit te saj, do te perfshihen edhe plot personazhe te tjere. Cuditerisht, ketyre intigave do tu kundervihet jo pa sukses njeri prej karaktereve me te realizuar e me interesante te drames, Omari, Kryetari i Sherbmit te Fshehte te Shtetit. Pas shume kthesash e dilemash, konfliktesh e perplasjesh, Padishahu vendos te shpalle bashkimin martesor te bijes se tij, Zulejkes, me Skenderin, i cili nuk ka kohe ta shijoje kete lidhje prejse angazhohet ne luftimet kunder Huniadit. Nderkohe, si fryt i nje intrige te Hasanit, vijne vdekjet tragjike te Zulejkes e Zelmires.
Skenderi e meson lajmin e zi nga Omari, i cili behet edhe ekzekutor i Hasanit. Ne nje situate te tille del ne skene Ate Aleks Komneni, i cili, permes nje ftese jo pak patetike, i ben me dije Skenderit gjendjen e mjeruar te Dheut te Arbrit, ftese se ciles Skenderbeu, se bashku me 500 dragojte e tij, i pergjigjet duke marrshuar drejt Krujes.
Kesaj fabule me plot ngjarje, suspans, kthesa e te papritura, i pergjigjet nje subjekt thuajse klasik, qe ruan elementet tradicionale te thurjes e qe ka per baze rrefimin kronologjik e linear te ngjarjeve, edhe pse, ne ndonje rast, nuk mungojne thyerjet e retrospektivat.
Veshtrim strukturalist
Pas nje leximi te vemendshem e analizues te tekstit, mund te dallojme e vecojme disa struktura baze kuptimore ligjerimore, mbi te cilat mendojme se ngrihet edhe vete drama. (7)
Njera prej tyre, ndoshta me kryesorja, eshte ajo qe ka ne themele dualitetin me konotacion romantik, por, besojme, te hershem sa vete njeriu, ate mes ndjenjes dhe detyres. Kjo strukture baze percakton jo vetem thurjen e rrjedhen e ngjarjeve ne drame (makrostrukture), por edhe fatet e shume prej personazheve te saj (mikrosruktura).
Se pari, kete konflikt universal do ta vuaje, dhe pse jo me tragjizmin e duhur, vete Skenderi. Porse prerja e kesaj Nyje Gordiane, zgjidhja e konfliktit ne te mire te detyres, paralajmerohet qe ne fillim te drames (8), kur Heroi yne shprehet Atdheu mbi te gjitha!, teksa fundi, pare ne kete kendveshtrim, ngjason me shume me nje deux ex machina. Kjo strukture dallohet edhe per nivelet e vecanta te ligjerimit, ku nuk mungojne tonet e ngritura e patetike.
Me me shume vuajtje e tragjizem e perjeton kete konflikt personazhi tjeter kryesor i drames, Zulejka. Ndjenja dashuria per Skenderin dhe detyra detyrimet ndaj te atit e popullit te vet perplasen pa pushim ne shpirtin, zemren e mendjen e saj, duke u bere kesisoj shkak per plot te papritura e kthesa ne jeten dhe veprimet e saja. Viktima te dualitetit ndjenje detyre, edhe pse jo me kaq intensitet, do te jene edhe te tjere personazhe te drames; kurse zgjidhja e ketij konflikti do te percaktohet jo aq nga rrethanat, sesa nga karkateri, qellimet e synimet e tyre.
Nje tjeter strukture qendrore ne drame dhe qe perben njeren prej nyjeve baze te subjektit, eshte edhe ajo e trekendeshit te famshem dashuror: AJO AI AJO. Ne rastin ne fjale struktura trekendore ka formen AJO (Zulejka) AI (Skenderi) AJO (Zelmira). Trekendeshi, per merite te autorit, duket te jete barabrinjes, kurse ne kulmin e bazes, sipas rrjedhes se subjektit, vendosen here Skenderi, here Zulejka dhe here Zelmira.
Ne drame vecohen edhe te tjera struktura me interes studimi, porse hetimi i tyre mund te jete objekt i nje punimi tjeter me te detajuar.
Gjuha dhe stili
E them qe ne krye te heres se gjuha e drames eshte nder vlrat e saja me te qenesishme. Dhe nuk kishte se si te ndodhte ndryshe, po te kihen parasysh kultura e admirueshme filiologjike e Profesor Gjon Shllakut dhe kontributet e tija madhore ne fushen e perkthimit; perkthime te cilat, pervec te tjerash, jane cmuar e vleresuar edhe per pasurine e korrektesen leksikore, per shmangien e fjaleve te huaja e zevendesimin e tyre me fjale te brumit te hershem te shqipes. (9)
Deshmi te kultures se larte gjuhesore te Prof. Shllakut jane edhe dy fjaloret ende ne doreshkrim (sic!): Fjalor Helenik, Greqishte vjeter Shqip, dhe Fjalori diakronik Latinisht Shqip. (10)
Eshte e natyrshme qe gjithe kjo pervoje pune dhe pergatitje filiologjike te gjeje reflektim ne gjuhen e drames Skenderi e Zulejka. Vepra eshte e shkruar ne dialektin gege, ne nje gegnishte te rrjedhshme e korrekte dhe qe mbeshtetet mbi modelet me te mira te deriathershme. Teksti dallohet per pasuri leksikore, ku nuk mungojne kalket e neologjizmat. Porse karakteri specifik i fabules se drames, koha dhe mjediset ku ajo zhvillohet, e kane bere te pashmangeshme, bile te domosdoshme ne rrafshin estetik e stilistik, edhe perdorimin e fjaleve te huaja, arkaizmave e barbarizmave.
E themi me bindje se stili i autorit ne kete krijim origjinal, eshte rrjedhoje e gjithe kultures, leximeve e formimit te tij klasik. Vendimtare ne percaktimin e stilit te tij ka qene, pa dyshim, gjithe ajo pervoje e fituar ne perkthimin e autoreve te tille klasike e neoklasike, si: Homeri, Eskili, Sofokliu, Euripidi, Virgjili, Lukreci, Ovidi, Shekspiri, Racine, Beaumarche, Corneille, Hygo, Chateaubriand, La Martine etj. (11)
Autori u rri jo pak besnik kanoneve te dramaturgjise klasike, cka deshmohet jo vetem ne ecurine e subjektit apo ne thurjen e ndertimin e kompozicionit, por edhe ne stilin e larte te vepres, stil qe ndonjehere behet dhe emfatik e patetik. Drama, permes gjuhes se vete personazheve, eshte perplot me pershkrime te mrekullueshme karakteresh, zakonesh, kostumesh e mjedisesh.
Dialoget dhe monologet alternohen bindshem dhe ne funksion te synimeve ideo artistike te autorit. Shfaqja e karaktereve, e thelbit te tyre, realizohet permes fjaleve e gjykimeve te te tjereve; sic ndodh per shembull me Skenderin, portreti i te cilit vizatohet qe ne fillim permes opinioneve te ushtareve turq:
Omar, Edreneja ka mbete shkrete.
Populli, i madh e i vogel, asht leshue me i dale para Skenderit...
Populli e brohorit si ma te lavdishem se Padishahu...
Si komete zharritese versulet ne marshime dhe rremete luftrake... (12)
Drama dallohet per korrektese e larmi te ndertimeve sintaksore, si dhe per begati figurash stilistikore, ku nder me te perdorurat mund te permendim epitetet, metaforat, krahasimete similitudat etj.
Keto dukuri dhe te tjera qe su permenden, e bejne me se te admirueshem stilin e autorit ne kete krijim origjinal.
Rrafshe krahasuese
Me aq sa na lejon natyra e ketij punimi, do rrekemi ta shohim dramen edhe ne rrafshe krahasuese me simotra te sajat te tradites se huaj klasike, por edhe me tekste te literatures shqipe, gjithnje duke patur parasysh leximet e formimin e autort, si dhe pervojat e tij te cmuara ne lemine e perkthimeve (nje pjese e mire e tyrja ende te pabotuara!).
Nje lexim i pare i drames Skenderi e Zulejka te sjell menjehere nder mend dramaturgjine e Shekspirit, pjese nga e cila Gjon Shllaku edhe shqiperoi. Tri magjistaret qe shfaqen qysh ne krye te drames e qe parathone fate e intriga, krijojne paralele me magjistricat e Makbethit. Po keshtu, vetehelmimi i Zulejkes pas nje intrige e keqkuptimi fatal, i ben jehone aktit final te Zhuljetes ne tragjedine Romeo e Zhuljeta.
Gjithashtu, pasqyrimi me mjeshtri i ekzotikes orientale deri ne detaje e hollesi, eshte, pa dyshim, edhe refleks i leximeve te vemendshme por dhe perkthimeve qe Gjon Shllaku u kishte bere autoreve te permendur pak me siper dhe te cilet, me vepren e tyre, kishin deshmuar interes per Lindjen. Kurse prania ne drame e Korit te Valleve Shqiptare dhe e Korit te Gocave te Haremit te kujton pa veshtiresi traditen e korit ne Tragjedine Antike Greke. (13)
Kjo drame, ne ndonje aspekt, mund te vendoset ne rrafshe krahasuese edhe me tekste te literatures sone. Keshtu per shembull, Hija e Gjon Kastriotit qe shfaqet para Skenderit dhe i ben apel ndergjegjes se tij, krijon perqasje te hapur me fantazmen po te Gjon Kastriotit tek vepra e njohur e Naim Frasherit Histori e Skenderbeut. Gjithashtu, ndonje paralele krahasuese mund te hiqet me poemen Skenderbeu i Pafan te De Rades dhe, sidomos, me vepren e njohur te Marin Barletit, Historia e Skenderbeut; (14) veper te cilen autori duhet ta kete lexuar dhe ne latinisht dhe tek e cila duket se eshte mbeshtetur jo pak, duke shfrytezuar jo vetem fakte, te dhena e data historike, por, here here, edhe tipare e te folme te karaktereve. Me e dukshme kjo ne ligjeratat plot patetike e atdhedashuri te Skenderit.
Nje veshtrim i tille i shpejte ne rrafsh krahasues e intertekstual, besoj se nuk ia ul vlerat drames ne fjale, por, perkundrazi, ia rrit ato, duke deshmuar njekohesisht edhe kulturen e interesat e gjera te autorit Gjon Shllaku.
Perfundime
Duke ravijezuar disa perfundime te shpejta, mund te themi se drama ne doreshkrim Skenderi e Zulejka me autor perkthyesin e njohur Gjon Shllaku perben nje tekst me vlera te spikatura artistike.
Fabula interesante e kompozicioni solid, gjuha e perpunuar e larmia e ndertimeve sintaksore, pasurite stilistikore e laryshia e detajeve jetesore si dhe plot cilesi te tjera qe u ceken me siper, e bejne kete drame terheqese e te kendshme ne te lexuar.
Duke u nisur nga karakteri i vepres dhe koha kur ajo eshte shkruar (1950 1953), mendoj se venia e saj ne skene do te ishte nje ndermarrje e veshtire dhe thuajse e pamundur. Porse botimi i saj si tekst me vete do te kishte rendesi e vlera te shumanshme.
Le te jete ky punim edhe si nje apel per miqte e dashamiret e Profesor Gjon Shllakut, per gjithe ata qe kane mundesi te kontribojne ne botimin e kesaj drame, duke plotesuar kesisoj edhe njerin prej amaneteve te perkthyesit tone te nderuar.
Krijoni Kontakt