AT VINCENS MALAJ, ALBANOLOG DHE PIKTOR
Doktor Vincens Malaj eshte nje albanolog i shkelqyer, pertej shkences ai eshte dhe nje figure krijuese e vecante e arteve figurative
nga Dr. Moikom Zeqo - Koha Jone
Nje nga njerezit me interesante qe kam njohur ne jeten time ka qene kishtari i Kishes Katolike ne Tuz te Malit te Zi, dr. Vincens Malaj. Per here te pare me te, jam takuar ne Shkoder. Ai kishte lexuar shkrimet e mia dhe diku me kishte cituar. Kurse une ate e nihja me mire. Kisha dy vellimet e tij te plota me studime albanologjike si edhe tezen e tij te doktoratures per Kuvendin e Arberit.
E pyeta a e njihte dr. Jup Kastratin. "Po, tha, e njoh, por ne nje kumtese timen, e kam kritikuar, ndoshta me mban meri". Iu luta qe te shkonim se bashku ne shtepine e te nderuarit Jup Kastrati. Malaj nguroi per nje cast, por edukata e tij e krishtere, triumfoi. Nen zhgunin e priftit, kumbonte zemra e tij prej albanologu.
Shkuam tek albanologu tjeter Jup Kastrati, i cili u hutua, madje edhe u djersit, por na priti me dinjitet. Nuk beme fjale fare per polemiken, as per mbetje qejfin e te dyve. Diskutuam per historine e gramatologjise shqipe dhe te albanologjise, per koliqin dhe pa dyshim per Migjenin e madh. Jam i lumtur sadopak, bera te mundur nje pajtim njerezor midis dy dijetareve.
***
Me pas, kam qene disa here ne kishen katolike te Tuzit, ne rezidencen e kabinetin e mrekullueshem te Vincens Malajt. Ai ishte plakur, mbeshtetej ne nje shkop, merrte fryme me veshtiresi. Ishte me diabet. Ne kabinetin e tij, kishte gjera te cuditshme. Ishte nje koleksion heshtash dhe perkrenaresh ilire, kishte libra me pergamene, dy prej tyre ishin para shekullit 15.
Kishte dokumenta origjinale te kishave te Veriut, te Shqiperise te shekullit 15 17. I perkore si dijetar, kishte edhe nje zakon proverbial "kishte shkruar ne copa letrash citate ne gjuhe te ndryshme, ne greqishten e vjeter, ne hebraisht, ne latinisht dhe ne shqip te korifejve te diturise dhe te shkences.
Pastaj me tregoi nje arkiv te madh, ku kishte kataloguar historine e krishterimit shqiptar dhe gati 100 emra shenjtoresh dhe martiresh, ilire dhe shqiptare. Nuk di c'behet ne kete arkiv te jashtezakonshem. Ne momentin e drekes, me ftoi qe te hanim bashke. Ne nje tryeze druri te lashte, na solli pjatat e drekes, nje murgeshe e re, ndoshta 18 vjec me nje bukuri magjepsese.
E pyeta per emrin. Me tha se ishte e fejuara e Krishtit, me origjine nga nje fshat ne afersi te Prishtines. Une shtanga. Me naivitet te pabesueshem, iu drejtova mikut tim te rrepte dr. Vincens Malajt dhe i thashe: "Pse nuk e keni lene kete vajze kaq te bukur qe ta jetoje jeten e saj, ta gezoje jeten, te martohet, te kete femije?".
Pse vajzat me te bukura te Kosoves po na i beni murgesha? Dr. Vincens Malaj, ngulcoi, zgurdulloi syte, ngriti doren e djathte me gishtin tregues lart dhe me tha me nje ze shungullues: "Mos blasfemo Moikom!". nuk dija c'te beja, gjithsesi duhej ta permiresoja emocionalisht kete aksident sjellje dhe i hapa biseden per pikturat e tij.
Plaku tashme i ndjere, ka vdekur ne 5 shkurt te vitit 2000 ne Tuz, u gjallerua, mori nje pamje lirike. Nisi te me flase per pasionin e tij laik, te pashtershem per artin e piktures, por edhe te skultpures. Pastaj me dhuroi nje album te tij, ku shenoi edhe daten: Tuz, 14 janar 2000. Mbas nje viti, mbylli syte.
***
Sic ndodh gjithmone, bej kerkime ne biblioteken time plot kaos. Duart me kapen kete album, ku shpirti i padukshem i priftit, shpaloste nje bote delikate, lirike, dhe gati deradiane. Kur vdiq Malaj, une shkrova te vetmen nekrologji ne shtypin shqiptar. Tashme, ai nuk eshte me. Por pikerisht tani, rikthehet ne qenien time, figura e tij e paharruar.
***
Vincens Malaj lindi ne 1 dhjetor 1928 ne fshatin Lare te Prajes, komuna e Tivarit. Studimet e para, ai i beri ne vendlindje, pastaj ne Tivar. Kurse shkollen e mesme te drejtimit klasik, e beri ne Shkoder, Splite dhe ne Pazine (ku edhe u diplomua). Ne vitet 1945 1946, kreu vitin e Noviciates shkolle fetare ne Troshan ne LEzhes, ku fiton te drejten per te veshur petkun e te Varfrit te Azisit, domethene te meshtarit franceskan.
Me kete rast, ai nderron emrin tjeter te pagesimit, me emrin rregulltar Vincens. Keshtu nis jeta e tij kishtare dhe shembullore. Studion per filozofi ne qytetin e Raguzes dhe per teologji ne Universitetin e Zagrebit. Ne vitin 1957 sherben si bibliotekar dhe kapelan i Spitalit ne Dubrovnik.
Ne vitet 1966 1972 studioi ne Universitetin La Sapienza per letersi italiane dhe boterore. Ne 20 mars 1973, peroara komisionit shkencor, te perbere nga prof.dr Ernest Koliqi, prof.dr. Xhuzepe Skiroi, prof.dr. Xhuzepe Grandilione dhe te 11 profesoreve te tjere, mbrojti graden shkencore "doktor" me studimin "Kuvendi i Arbberit 1703". Kjo teze doktorature eshte edhe kryevepra shkencore e jetes se Vincens Malajt. Me pas, ai u emerua famulltar ne qytezen Tuz te Malit te Zi.
Arkipeshkvi i Tivarit, e emeroi recensor librash, kosnultator dhe anetar te keshillit meshtarak. Si dijetar albanolog, Vincens Malaj ka referuar ne Palermo, Rome, Shkoder, Tirane, Zagreb, Cetinje, Prishtine, Ulqin, Nju Jork etj. Vincens Malaj eshte marre seriozosht me ikonografine e Gjergj Kastriot Skenderbeut, duke bere zbulime vetjake te rendesishme. Dy vellimet e tij albanologjike te Matit te Madh, i shfletoj shpesh. Ato i kam cituar gjithmone ne studimet e mia.
***
Po le te rikthehemi te pasioni i tij pikturik. Te kete qene i rastesishem? Po te mos kishte qene kishtar, mund te kishte qene nje piktor i madh? Tashme kjo nuk ka asnje rendesi. Piktura e tij eshte klasike, e qete, pegjithesishet preferon te fiksoje pamje te akitektures popullore, peisazhe, ka nje frymezim virgjilian dhe naimian. Perdor shkelqyeshem akuarielin, por edhe bojerat e vajit. Pergjithesisht figurat e tij jane fiksime ne telajo, te vendeve historike. Pikturon kishat dhe fshatin, malet dhe hapesirat.
***
Nje dimension tjeter i dr. Vincens Malajt, eshte edhe skulptura. Ai ka nje vemendje te vecante per guret. Modelon nga guret, portrete. Mnbi te gjitha spikat portreti i Nene Terezes. Nje tjeter trill i tij, merr drure, dega gati te fosilizuara dhe krijon trupin ne ngerc te Krishtit ne kryq. Keto jane kumtet e tij te thjeshta.
Ka mbyllur syte ne vitin 2004 kam shkuar posacerisht tek varri i tij ne Tuz. Ruaj nje mirenjohje te madhe per te. Tani me mungon ai njeri. Prane varrit, jo shume larg, ehste edhe nje statuje e madhe bronzi e Nene Terezes, sjelle qe nga Nju Jorkiu. Nene Tereza shkruante libra me poezi te karakterit psalmik. Malaj me modest, bente piktura dhe skulptura te thjeshta por plot pathos te brendshem.
***
Eshte gati e panjohur krijimtaria e tij pikturike. Une po bej nje gjest, jo pa kuptim. Jo vetem ta perkujtoj kete njeri te thjeshte dhe te shkelqyer, por tju kujtoj te gjithe shqiptareve se ky albanolog ishte dhe nje artist figurativ. Ne nje enciklopedi apo ne nje histori serioze te arteve pamore te Shqiperise padyshim qe emri i Vincens Malajt ka vendin e tij te vecante.
Jam i bindur qe ky album modest permbledh vetem nje te qinden e krijimtarise se vertete te Malajt. Kabineti i tij ne Tuz ishte plot vepra arti, doreshkrime. Cfare behet me kete trashegimi? Ne duart e kujt ka rene jeta krijuese e ketij kishtari shqiptar? A duhet te jemi indiferent? Ketu pyetje e ngrene ne forme apeli.
Malaj beri shume per kombin shqiptar, per kulturen e krishtere dhe kulturen laike te shqiptareve. Ai qe nje sternip i denje i Gjon Buzukut te madh. Ai meriton nje nderim te ameshuar. Amen.
Krijoni Kontakt