I BURGOSURI

Kam vizita nga njerez te cuditshem
Ne burgun tim,
qe me ulen afer duke treguar ngjarjet e dites
ne nje gjuhe te panjohur.

Kembe e duar levizin qe t’i kuptoj si duhet,
qeshin,
plot hijeshi perkulen te marrin duartrokitje,
s’i dallojne prangat.


I mbyllur ne burgun e kohes,
me fije mendafshi qe zgjaten ne hapsire,
hap kutizen e shkrepses e me fijen e fundit qe ndez,
per nje cast i jap drite vetes.

Nje njeri-kukull, ja c’jam,
Nje zot e di c’do bejne me mua ata qe levizin fijet,
e po vonojne te vijne.
Kane ikur te gjithe, me duket!

( Jashte qelise, hapat e gardianit gjithe pertim )