Une punoj ne boten e kosmetikes, parfumeve dhe te modes. Si njeri qe kam shpenezuar nje kohe shume te madhe ne kete fushe, mund te them qe bukuria e nje njeriu fillon tek personi vet jo te paraqitja etij. Gjithashtu ne kete bote qe punoj une, kam te bej me njerez qe ndjekin moden, bukurine dhe estetiken me shume se ne c'do vend tjeter te botes, megjithate si njerez nuk kane vlera shoqerije, dashurije, martesore apo dhe besnikerije. Por ta leme kete diskutim per nje teme te re, sepse arsyeja qe po shkruaj eshte "Bukuria Natyrore."
Para se te aplikoni makiazh ne fytyren tuaj, duhet te ndaloni per disa momente para pasqyres dhe duhet te shifni veten tuaj. Shifeni ne nje menyre jo kritikuse per vetveten, por analizuse per gjerat qe ju pelqeni me shume tek fytyra tuaj. Analizoni syte, hunden, buzet, mollezat e faqeve, floket, cdo gje qe ju mund te deshironi. Pastaj me konluzionin qe ju do keni per fytyren tuaj, do mendoni si te rregulloni difektet ose gjera te ju keni deshire ti ndryshoni.
Pershembull: Ka raste qe nje femre nuk mund ti pelqejne buzet e saj, sepse ajo mendon qe i ka shume te holla. Neqoftese do jete ky problemi juaj, atehere ju duhet te fokusoheni tek syte. Mundohuni qe tualetin me te forte ta beni tek pjesa e syrit, qe kur te jeni ne publik njerezit t'ju shikojne nje gje qe per ju eshte pjesa me e bukur e fytyres dhe te mos fokusohen tek difekti. Neqoftese ju beni te kunderten, pershembull lyeni buzet me nje buzetekuq te ndezur dhe nuk vini asnjelloj tualeti ne sy atehere ajo pike qe ju mendoni eshte difekt per ju do ju theksohet me shume ne pamjen tuaj te jashtem.
Nje shprehje amerikane ne boten e kozmetikes thote, "...the less the better...". Duhet te keni parasysh qe sa me natyrale te dukeni ne fytyre aq me terheqese ju shofin njerezit e tjere. Gjate dites mundohuni te mos perdorni lapsa te zinj ne sy, ose lapes buzesh te erret apo te kuq qe ben kontrast me buztekuqin qe keni vene ne buze. Koha e tualetit te erret eshte jashte perdorimit. Tani duhet te fokusoheni tek lekura e fytyres. Duhet te zgjidhni tonin me te pershtatshem per ngjyren e fytyres tuaj dhe mundohuni te perdorni nje puder per faqet me ngjyre te lehte. Gjithmone veni pak "bronzer", qe te dukeni sa me natyrale. Aplikoheni kudo ne fytyre jo thjesht ne pjesen e faqeve, spor kudo ne fytyre.
Rimeli eshte nje prodhim komestike qe eshte celesi i bukurise. Rimeli te ndihmon shume ne hapjen e syrit. Ne fillim duhet te analizoni qerpiket. Per femrat qe i kane te gjata, perdorni rimel qe ka efekte dredhje, por jo zgjatje. Per femrat qe kane qerpike te shkurter, duket te merrni nje rimel qe ka efekte zgjatje por jo dredhje, sepse dredhja ja u shkurton me shume qerpiket. Per femrat qe i kane qerpiket e holle, merrni rimele qe ju japin volum dhe drethje. Mundohuni qe sa here te aplikoni rimelin, ta vini me kujdes qe aplikimi te jete i paster, ne kuptimin qe c'do qerpik te shifet ne distance te afert por dhe te larget.
Buzet gjate dites duhet ti mbani me ngjyra te hapura dhe te lehta. Lip Gloss, ose shkelqim buzesh eshte menyra me e thjesht dhe moderne. Zgjidhni ngjyra te lehta psh: rose, pjeshke, luleshtrydhe dhe qe nuk kane shume shkelqim te forte. Mjafton qe buzet te duken natyrale dhe te shendeteshme. Mos perdorni lapsa buzesh, lereni tualetin e tepert per ne darke, kur dritat jane te zbehta dhe fytyra kerkon ngjyra te forta per tu dukur ne erresire. [/COLOR]
Kaq per sot, shpresoj t'ju kem ndihmuar sado pak.
Cosmopolitan!
Krijoni Kontakt