Close
Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 79
  1. #21
    Betimi i Hipokratit
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    jo se se ali ahmedi eshte i perkryer por ama te lavdrosh menduh thacin kriminelin me te madh qe egziston ne maqedoni eshte cmenduri.nuk jam kunder te ndryshohet struktura udheheqese shqiptare ne maqedoni por me ke me kriminele jo or shoke jo.disa qe flasin ketu i kane harruar krimet e thacit me co.ai qe shetiste me makine te blinduar dhe vriste te rinj shqiptare qe nuk i bindeshin ati dhe qe i cenonin interesat ekonomike ndermjet tij dhe georgievskit.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  2. #22
    In God I trust Maska e fjollat
    Anėtarėsuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes sė hitlerit
    Postime
    1,085
    NJOFTIM
    Pėr mjetet e informimit publik

    Ali Ahmeti ishte njė nga shokėt mė tė ngushtė dhe bashkėveprimtari mė i afėrt i tė dashurit tonė, udhėheqėsit tė lėvizjes ilegale nė Kosovė dhe vise shqiptare nėn ish- Jugosllavi, dėshmorit Afrim Zhitia.

    Kėrkojmė nga drejtuesit e Partisė Demokratike Shqiptare tė Maqedonisė tė mos manipulojnė opinionin politik dhe mbarė popullin shqiptar, duke deklaruar se gjoja djalin, vėllain, xhaxhin dhe kunatin tonė tė dashur dhe tė shtrenjtė, dėshmorin e kombit Afrim Zhitia, na e paskan vrarė shokėt e tij dhe jo forca t eshumta ushtarako-policore pushtuese serbe.

    Kush deklaron se luftėtarėt e lirisė janė vrarė, ose janė tradhėtuar nga figurat e gjalla dhe tė ndritura tė kombit, siē ėshtė ajo e Ali Ahmetit, kontributi i tė cilit nė luftėn pėr liri, mendon familja jonė, ėshtė shumė i madh, konsiderojmė se tentojnė ti vrasin pėr herė tė dytė dėshmorėt e kombit, nė kėtė rast edhe birin tonė, tė pavdekshmin, dėshmorin e kombit, Afrim Zhitia.


    Me rrespekt!

    Mė 14.06.06 Pėr familjen ZHITIA
    Fshati Llugė Babai i Dėshmorit
    Osman ZHITIA
    Nr. i letėrnjoftimit
    2014630077

    FAKTI
    15.06.2006

    __________________________________________________ ___________

    Ja tė nderuar vėllezėr dhe motra! Megjithėse e pabesueshme pėr ēdo njeri qė ka njė grimė patriotizmi nė vetvete, por e vėrtetė! Ali Ahmeti dhe shokėt e tij nė njėrėn anė dhe Arbėn Xhaferi dhe Menduh Thaēi nė anėn tjetėr, plotėsisht tė kundėrt me patriotėt, luftėtarėt dhe dėshmorėt!

    Vazhdoni e hudhni baltė mbi ata pak patriotė, prijės dinjitoz tė kombit dhe lėvdėroni mbeturinat e kombit se vėrtet do tė na prijė e mbara!

  3. #23
    Rob i All-llahut! Maska e Omari
    Anėtarėsuar
    14-03-2006
    Postime
    189

    Po sjellim edhe fakte a?

    GJITHĒKA DIHET – ATENTATORI SHĖTITET NĖ LIRI, NJĖRI PREJ ORGANIZATORĖVE PUNĖSOHET NĖ MPB, POROSITĖSIT RRINĖ NĖ PARLAMENT!?



    Pjesėtari i UĒK-s,ė i cili e filloi konfliktin mė 2001 duke hyrė nė Tanushė dhe e shėnoi fundin e tij duke dalė deri nė Haraēinė, po tenton tė gjejė pėrgjigje pėr pyetjen: kush dhe pse deshi ta vrasė nė tetor tė 2001-shit nė afėrsi tė Vitisė.


    Lobi nr 173, 24 Qershor 2004

    Para saktėsisht tri javėve parlamentari i vetėm i PDK-sė, Xhezair Shaqiri, nė selinė e partisė sė tij nė Shkup-Veri nė pres-konferencė i ofroi opinionit dėshmi tė reja pėr prapavijėn e tentimit pėr vrasjen e tij mė 18 tetor tė vitit 2001 nė afėrsi tė Vitisė, nė Kosovė.

    Ish-komandanti i UĒK-sė, Hoxha, pėrfaqėsuesve tė fuqisė sė shtatė ua prezantoi incizimin nga dėshmimi i Demir Jakupit dhe Ekrem Ahmetit nga ana e pjesėtarėve tė ish-policisė ushtarake tė UĒK-sė menjėherė pasi qė ata janė kapur pėr shkak tė pjesėmarrjes nė atentatin mbi Shaqirin.

    Lexojeni me kujdes kronologjinė e parashtruar tė ngjarjeve tė ndėrlidhura me tentimin pėr vrasje tė Xhezair Shaqirit – Hoxha dhe do tė shihni se edhe kėsaj radhe viktima ofron momente tė reja lidhur me atentatin e tij. Hoxha, i cili pas shėrimit nė spitalin e bazės amerikane Bondstill prej plagėve tė shkaktuara me tetė plumbat qė kanė pėrfunduar nė trupin e tij, diku nė fund tė vitit 2001 e deri mė sot pėrsėrit rrėfimin e njėjtė.

    Nė videoincizim Demir Jakupi, njeriu i cili nė Kosovė e ka organizuar atentatin, dhe Ekrem Ahmeti, i cili e ka vozitur veturėn nė tė cilėn ka qenė atentatori Sahit Ajvazi, pranojnė se tentimi pėr vrasjen e Hoxhės ėshtė kryer me urdhėr tė Ridvan Nezirit dhe Zylfi Adilit – Qufa, tė cilėt gjatė atentatit kanė qenė nė Maqedoni. Jakupi dhe Ahmeti japin detaje se si Ahmeti dhe Ajvazi me veturėn e tyre e kanė ndjekur Hoxhėn deri te fshati Banja e Kllokotit, nė Viti, se si janė ndalur nė hyrje tė fshatit duke u bėrė gjoja se u ėshtė prishur vetura, me qėllim qė ta presin Shaqirin. E konfirmojnė verzionin e Xhezair Shaqirit se ai e ka ndalur veturėn e tij kur i ka njohur, se i ka pyetur nėse kanė nevojė pėr ndihmė dhe kur prej tyre ka marrė pėrgjigje se nuk kanė nevojė pėr ndihmė, nė tė ka shtėnė Sahit Ajvazi derisa Hoxha ka lėvizur drejt veturės sė tij i kthyer me shpinė nga ata. Pas 8 plumbave tė shkrepur nga revolja e fuqishme TT, atentatori Sahit Ajvazi dhe vozitėsi Ekrem Ahmeti e kanė braktisur vendin e ngjarjes tė bindur se Shaqiri ėshtė i vdekur. Mė pas janė nisur drejt Ferizajt, ku sė bashku me Demir Jakupin kanė drekuar nė njė piceri nė afėrsi tė stacionit tė autobusave. Jakupi dhe Ahmeti dėshmojnė se nga vėllai i Ridvan Nezirit, Beqir Sinani paraprakisht kanė marrė 3.000 franka zvicrane, prej tė cilave Sahit Ajvazi ka marrė pjesėn mė tė madhe pėr ta paguar borxhin nga blerja e veturės. Dėshmojnė edhe se kur kanė kuptuar se Hoxha ėshtė gjallė nė mėnyrė ilegale kanė kaluar kufirin dhe janė gjetur nė Radushė, nė anėn maqedonase.

    Kėtu flasin edhe pėr ngjarje interesante. Me fjalė tė tjera nė Radushė janė vendosur nė shtėpinė e parlamentarit aktual Rafiz Aliti – Mėsuesi, i cili nuk ka fshehur dėshpėrimin e tij se dikush ka tentuar ta vrasė Hoxhėn, madje edhe ka filluar tė qajė dhe pandėrprerė i ka pyetur Jakupin, Ahmetin dhe Ajvazin nėse dijnė diēka pėr atentatin. Kėta, nga ana tjetėr, kanė zgjedhur tė heshtin, ndėrsa Mėsuesi as qė ka ėndėrruar se i ka gostitur pikėrisht organizatorėt dhe ekzekutorėt e atentatit mbi Hoxhėn!



    Ēka pėrmbanė materiali rreptėsisht i besueshėm i DSK-sė?



    Xhezair Shaqiri – Hoxha nė pres-konferencėn e pėrmendur gazetarėve tė pranishėm u dha nė shqyrtim edhe njė material tė DSK-sė nė tė cilin operativisti i saj, nė bazė tė prononcimeve tė bashkėpunėtorėve tė shėrbimit, i emėron organizatorėt dhe ekzekutorėt e atentatit mbi tė.

    Materiali ėshtė ofruar si demant mė i mirė i pohimit tė zėdhėnėses sė atėhershme tė MPB-sė, Miriana Kontevska, tė parashtruar mė 30 prill tė vitit 2004 nė tė pėrditshmen VREME se ata nuk kanė tė dhėna pėr pėrzierjen e Sahit Ajvazit nė tentimin pėr vrasjen e Hoxhės.

    Nė material si organizatorė dhe ekzekutorė tė atentatit mbi Hoxhėn janė pėrmendur Ridvan Neziri, vėllai i tij Beqir Sinani dhe Sait (nė dokumentin e DSK-sė mungon njė “h” nė emrin) Ajvazi. Nė “Shėnimet e punėtorit operativ” nė dokumentin e DSK-sė thuhet: “Njohuritė e prezantuara nga burimi i konsideroj tė sakta, gjegjėsisht tė prezantuara nė mėnyrė tė besueshme”.

    Dokumenti rreptėsisht i besueshėm i DSK-sė mban datėn 11 janar tė vitit 2002! Ndėrsa Kontevska pėr VREME shprehet se nuk ka informata se polici i pėrjashtuar Sahit Ajvazi kėrkohet nga UNMIK-u dhe KFOR-i, por pėrmes Interpolit, me qė nė Kosovė qysh mė 2002 pėrfundoi procesi kundėr ndihmėsve tė tij Demir Jakupit dhe Ekrem Ahmetit, tė cilėt nė mėnyrė tė plotėfuqishme janė dėnuar me nga 6 vjet burgim dhe tani janė atje janė nė vuajtje tė dėnimit me burg.

    Kėtyre ditėve do tė tregohet se Kontevska ka tė drejtė. UNMIK-u dhe KFOR-i nuk kanė shpallur fletarrest ndėrkombėtar pėr Sahit Ajvazin, por dokumenti i pėrmendur pėr tė cilin nga MPB-ja nuk fituam as konfirmim, as demante se ėshtė i besueshėm, dėshmon se fare nuk ėshtė e saktė se MPB-ja, ose DSK-a po ashtu nuk e kanė ditur se Ajvazi ėshtė njeriu qė ka shtėnė mbi Shaqirin!

    Por, pėr kėtė, nga ana tjetėr, zėdhėnėsi i ri i MPB-sė Goran Pavllovski (shiko boksin!) nė aspektin juridik na mėson se kjo fare nuk ėshtė me rėndėsi, me qė edhe nėse ekziston fletarrest ndėrkombėtar pėr Ajvazin, Maqedonia nuk do ta dorėzojė nė ndonjė vend tjetėr shtetasin e saj. Pavllovski na e pėrmend mundėsinė qė Hoxha tė parashtrojė kallėzim penal kundėr njeriut qė ka tentuar ta vrasė.





    Gjithēka ėshtė e qartė, mirėpo…


    Edhe pas dėshmive mė tė reja qė lidhur me tentimin pėr vrasjen e tij nė tetor tė 2001-shit nė afėrsi tė Vitisė, Kosovė, i ofroi Xhezair Shaqiri – Hoxha, ėshtė krejtėsisht e qartė se mė shumė persona konfirmojnė se Demir Jakupi, me urdhėr tė Ridvan Nezirit dhe Zylfi Adilit – Qufa, e ka organizuar atentatin mbi Hoxhėn. Se Sahit Ajvazi, i shoqėruar nga vozitėsi Ekrem Ahmeti e ka pritur Hoxhėn dhe nė tė pas shpine ka shtėnė me 8 plumba nga revolja e tij. Vozitėsi dėshmoi se mė pas pėr kėtė e ka informuar edhe Jakupin dhe Nezirin, se edhe Jakupi nga ana e tij i ėshtė lajmėruar Ridvan Nezirit qė ta informojė se urdhėri ėshtė zbatuar.

    Ajo qė i shton gjithė kėtij rasti njė shije plotėsuese tė intrigės ėshtė fakti se Ridvan Neziri gjatė verės sė kaluar (9 korrik 2003 nė mesditė, thuajse nė vetė qendrėn e qytetit, te QT ”Ēairēanja”) ėshtė vrarė prej deri tani 6 personave tė pazbuluar e tė maskuar, tė cilėt ia arrijnė qė me dy vetura tė vijnė dhe tė zhduken pa gjurmė nga ky vend zakonisht i frekuentuar menjėherė pas vrasjes sė Nezirit si edhe katėr personave tė cilėt janė hasur aty rastėsisht. Ngushėllues ėshtė fakti se MPB-ja shprehet se hetimi pėr rastin nuk ėshtė harruar, dhe se nė kėtė rast ėshtė duke u punuar nė mėnyrė intensive.

    Njė pikanteri plotėsuese ėshtė pranimi paraprak i vetė Ridvan Nezirit lidhur me atė se kush e ka organizuar atentatin mbi Hoxhėn, por me urdhėr tė ish-Shtabit kryesor tė UĒK-sė! Ndėrsa anėtarė tė tij kanė qenė sė paku 5 parlamentarė aktualė. Krahas liderit tė BDI-sė Ali Ahmeti, anėtarė tė Shtabit kanė qenė Gėzim Ostreni, si shef i tij, Fazli Veliu dhe Nazmi Beqiri, si anėtarė tė tij. E tė mos flasim se edhe komandant Qufa ka qenė anėtar i Shtabit, e kėtė pėr veten e thotė edhe vėllai i Ridvan Nezirit, Beqir Sinani.

    A nevojitet shumė imagjinatė ndaj prej gjithė kėsaj tė konstatohet se kush e ka porositur atentatin e Hoxhės?

    A e pėrforcon ose dobėson pohimin e kėtillė fakti qė njeriu i cili padyshim ka shtėnė nė Hoxhėn, Sahit Ajvazi, ėshtė pėrjashtuar nga Akademia policore jo pėr shkak tė faktit se ėshtė i dyshuar pėr vrasje, por pėr shkak tė diplomės sė falsifikuar pėr arsim tė mesėm? Dhe se ėshtė nė liri dhe nuk i mungon asnjė qime nga koka me qė UNMIK-u dhe KFOR-i “kanė harruar” tė lėshojnė fletarrest ndėrkombėtar, i cili edhe nėse lėshohet nuk do tė ndryshojė asgjė, me qė Maqedonia nuk i dorėzon shtetasit e saj nė vende tjera. Ndėrsa mundėsia qė Xhezair Shaqiri ta arrijė drejtėsinė qėndron nė parashtrimin e kallėzimit privat penal (kėtu pajtohen kolegėt zėdhėnės tė MPB-sė dhe tė OSBE-sė – shiko boksin).

    Nga ana tjetėr, me qė rasti nuk ėshtė i pastruar, i shqyrtuar deri nė fund, nuk ka kurrfarė pengese qė Zylfi Adili – Qufa sė shpejti tė punėsohet nė MPB. Nėse Hoxha ia arrin ta nxjerrė drejtėsinė nė dritė, atėherė nė skenė do tė dalė rregullorja pėr marrėdhėnie pune e MPB-sė!

    Dhe nė kėtė mėnyrė duket se gjithēka ėshtė e njohur – atentatori shėtitet nė liri, njėri prej organizatorėve punėsohet nė MPB, porositėsit rrijnė ulur nė Parlament!? Kulmi i ironisė do tė ishte qė tė gjithė personat e pėrmendur tė pėrzier nė kėtė rast tė parashtrojnė ankesa private kundėr Hoxhės pėr shpifje – kanė rast tė shkėlqyer qė tė fitojnė satisfaksion gjyqėsor.

    Ditėve tė fundit jemi duke tentuar qė prej kolegėve tė huaj, prej diplomatėve etj. tė fitojmė pėrgjigje nė pyetjen “Ēka do tė ndodhte nė vednin Tuaj nėse njė anėtar i parlamentit akuzon sė paku 4 parlamentarė tė tjerė pėr pėrzierje nė tentimin pėr vrasjen e tij?”. Madje edhe ata tė cilėt janė mėsuar qė tė mos shqetėsohen tepėr lidhur me ngarjet tė cilat ndodhin nė shtet, nė mėnyrė tė habitur na shikonin kur ua parashtronim pyetjen, dhe sipas rregullės komentonin “Kjo nuk ėshtė e mundshme, madje as kėtu”. Por, nė befasinė e tyre mė tė madhe fitohet pėrshtypje se megjithatė gjithēka ėshtė e mundshme.


    Letėrkėmbim me MPB-nė:

    Ajvazi ėshtė larguar nga Akademia policore pėr shkak tė falsifikimit, jo pėr shkak tė asaj qė ka marrė pjesė nė atentatin mbi Hoxhėn, organizatori i supozuar Qufa sė shpejti do tė punėsohet nė MPB!

    Goran Pavllovski, zėdhėnės i MPB-sė: Sait Ajvazi i larguar nga mėsimi pėr shkak tė falsifikimit tė diplomės, e dijmė se kėrkohet nga UNMIK, por pėr tė nuk ėshtė lėshuar fletarrest ndėrkombėtar, por edhe nėse lėshohet shteti nuk ėshtė i obliguar qė ta dorėzojė. Nuk ekzistojnė pengesa qė Qufa sė shpejti tė punėsohet nė MPB. Rasti i vrasjes sė Ridvan Nezirit (dhe 4 personave tjerė) nuk ėshtė harruar, por nė tė punohet nė mėnyrė intensive.

    Vazhdon...

  4. #24
    Rob i All-llahut! Maska e Omari
    Anėtarėsuar
    14-03-2006
    Postime
    189

    Vazhdim...

    Tė nisemi me radhė

    Ēka i dėrgoi LOBI Goran Pavllovskit, zėdhėnės i MPB-sė…



    1.

    E pėrditshmja VREME mė 30 prill tė vitit 2004 botoi njė artikull nė tė cilin pohon se Sait Ajvazi – tė cilin KFOR-i dhe UNMIK-u e kėrkojnė pėr shkak tė pjesėmarrjes nė tentimin pėr vrasje (nė nėntor tė vitit 2001 nė vendin Banja e Kllokotit nė afėrsi tė Vitisė nė Kosovė) tė Xhezair Shaqirit – Hoxha, ish-komandant i UĒK-sė, tani deputet nė Kuvendin e RM-sė – ėshtė duke ndjekur kursin pėr polic nė Akademinė policore nė Idrizovė.

    Artikulli ėshtė i ilustruar me faksimilen e fletarrestit pėr Sait Ajvazin (GNJILANE RUI Warent #|0337-01, GNJILANE RUI Case #|V01-4207).

    Nė artikull citohet zėdhėnėsja e atėhershme e MPB-sė, e cila konfirmon se Sait Ajvazi ėshtė kursist, porse MPB-ja nuk ka “kurrfarė informate pėrmes Interpolit pėr kėtė person”. Kontevska premton se MPB-ja do t`i ndėrmarrė tė gjitha masat pėr ta shqyrtuar rastin.

    2.

    Mė 11 qershor tė kėtij viti nė selinė e PDK-sė nė Shkup ėshtė mbajtur pres-konferencė nė tė cilėn deputeti Xhezair Shaqiri prezantoi video-incizim me prononcimet e dy personave pjesėmarrės nė atentatin mbi tė, nė tė cilin ata si organizatorė i pėrmendin Ridvan Nezirin, i vrarė mė 9 korrik tė vitit 2003 nė qendrėn tregtare “Ēairēanja” dhe Zylfi Adili – Qufa, gjoja shef i Kabinetit tė zėvendėsministrit tė Punėve tė Brendshme, Hazbi Lika.

    Nė pres-konferencė u prezantua edhe raporti i DSK-sė (e.nr.30.32/02 nga 11.01.tė vitit 2002) nė tė cilin si njėri prej pjesėmarrėsve nė atentatin e Shaqirit ėshtė pėrmendur edhe Sait Ajvazi “nga babai Samiu, nėna Minde, lindur mė 12.01. tė vitit 1981 nė Shkup, jeton nė fsh. Mojancė – fsh. Haraēinė”.



    Pyetje:



    - Deri ku ėshtė kontrolli i premtuar i tė dhėnave pėr rastin? Vallė, Sait Ajvazi ėshtė ende kursist pėr polic nė Idrizovė?

    - A ėshtė dokumenti i pėrmendur i DSK-sė i besueshėm? Dhe nėse ėshtė, si ka mundur tė ndodhė qė njė person i dyshuar pėr vrasje tė gjendet nė njė kurs pėr polic nė Idrizovė?

    - A ka MPB-ja tani tė dhėna zyrtare se Ajvazi kėrkohet nga KFOR-i dhe UNMIK-u?

    - A ėshtė personi Zilfi Adili – Qufa i punėsuar nė MPB? Dhe nėse ėshtė, a i ėshtė i njohur MPB-sė se i njėjti pėrmendet si njė nga organizatorėt e atentatit tė tij nė Kosovė nė mė shumė raste, jo vetėm nė incizimin e ofruar nga Xhezair Shaqiri, por, tė pėrmendim edhe njė rast, edhe nė intervistėn e tij pėr javoren LOBI (25.02.2002)?

    - Ēka ka ndėrmarrė MPB-ja dhe ēka ka ndėr mend tė ndėrmarrė lidhur me kėtė rast?

    - Deri ku ėshtė hetimi pėr vrasjen e Ridvan Nezirit, i pėrmendur si organizator i atentatit tė Shaqirit, si edhe 4 personave tjerė, me ē`rast u lėnduan edhe 5 persona, mė 9 korrik tė vitit 2003 nė mes tė ditės nė qendrėn tregtare “Ēairēanja” nė Shkup?



    … dhe ēka fitoi si pėrgjigje:

    Zėdhėnėsi i ri i MPB-sė nė tė gjitha pyetjet tona u pėrgjigj nė mėnyrė “grupore”, por mjaft tė qartė. Ja se ēka na shkroi Goran Pavllovski:

    “Pas tė dhėnave tė kontrolluara lidhur me Sait Ajvazin, ėshtė konstatuar se ai posedon diplomė tė falsifikuar dhe pėr shkak tė kėsaj ėshtė mėnjanuar nga mėsimi nė Akademinė policore. Kontrollimet treguan se edhe 15 kandidatė tė tjerė kanė pasur diploma tė kėtilla dhe tė gjithė ata tashmė janė pėrcjellė nė shtėpi. MPB-ja e pranoi gabimin, por e arsyetoi se ai ka ndodhur pėr shkak tė kohės sė shkurtėr qė komisioni e ka pasur nė dispozicion.

    Konfirmojmė se Sait Ajvazi ėshtė njeriu qė e kėrkon UNMIK-u, por me emėr tjetėr. Pas tij ende nuk ėshtė lėshuar fletarrest ndėrkombėtar, por edhe nėse lėshohet, shteti nuk ėshtė i obliguar qė tė dorėzojė qytetarin e vet nė ndonjė vend tjetėr. UNMIK-u do tė jetė i detyruar qė tėrė dokumentacionin pėr tė ta ridėrgojė nė Maqedoni, e pastaj autoritetet tona do tė vlerėsojnė nėse ka hapėsirė pėr ndjekje tė re.

    Zylfi Adili – Qufa sė shpejti duhet tė punėsohet nė MPB. Pengesa ligjore pėr kėtė deri nė kėtė moment nuk ekzistojnė. Nėse kundėr tij parashtrohet kallėzim privat penal pėr veprėn siē ėshtė vepra e pėrmendur dhe nėse dėshmohet se ėshtė fajtor atėherė MPB-ja do tė ndėrmarrė aktivitete tė parapara me rregulloren pėr marrėdhėnie pune tė MPB-sė. Nga Kosova, ku ėshtė pėrmendur se ka ndodhur ngjarja, deri tani nuk ėshtė ngritur kurrfarė procedure kundėr Zylfi Adilit – Qufės.

    Lidhur me vrasjen e pesė personave para QT “Ēairēanja” informohet se rasti nuk ėshtė harruar dhe se nė tė punohet nė mėnyrė intensive”.





    Tė huajt janė jokompetentė

    Deri te misionet e OSBE-sė dhe EUROPOL-it Proksima dėrguam njė informatė tė shkurtėr pėr rastin. Nė pyetjen tonė “A ka misioni juaj informata pėr kėtė rast dhe si e komentoni, si dhe ēka keni ndėr mend tė ndėrmerrni lidhur me tė?”, zėdhėnėsi i OSBE-sė, Nikolla Gaon, u pėrgjigj:

    “OSBE nuk ka rol hetues. Ne nuk e dimė nėse z. Shaqiri ka ngritur padi kundėr z. Ajvazi nė gjykatėn e cilitdo vend dhe kėto do tė ishin padi personale.

    Nėse ėshtė lėshuar fletarrest nga KFOR-i dhe UNMIK-u, u mbetet atyre tė vendosin se si do tė bashkėpunojnė mė sė miri me autoritetet nė Shkup.

    Siē ndoshta tashmė e dini, MPB-ja konfirmoi se z. Ajvazi dhe 17 kadetė tjerė kanė dorėzuar diploma tė falsifikuara pėr arsim tė mesėm kur kanė konkurruar nė Akademinė policore, ndaj pėr kėtė arsye janė pėrjashtuar prej saj”.

    Mesazhi miqėsor nga zėdhėnėsja e EUROPOL-it Proksima, Shina Tomson, ėshtė e shkurtėr dhe e qartė:

    “Siē ndoshta e dini, EUROPOL Proksima nuk ėshtė mision ekzekutiv dhe pėr kėtė nuk heton raste policore. Primati pėr hetim policor ėshtė i MPB-sė dhe pėr aksione adekuate vendosin personat adekuat zyrtarė”.

    Kronologjia e ngjarjeve

    Tė gjithė gurėt e mozaikut
    Kjo kronologji, si edhe loja e fėmijėve e pėrputhjes sė copave, pėr shkak tė copave tė shumta tė cilat duhet tė pėrputhen nė njė fotografi, vetėm nė shikim tė parė ofron mundėsi pėr komponim. Zgjidhja e copave tė pėrputhura nė tė cilat tė gjitha copat duhet tė pėrputhen nė njė copė tė vetme. Fitohet pėrshtypje se i tillė ėshtė edhe rasti me atentatin kosovar mbi Xhezair Shaqirin – Hoxha, por megjithatė ua lėmė lexuesve qė nga rrjedha e ofruar e ngjarjeve tė nxjerrin ēfarėdo konstatimesh qė duan.



    18 tetor 2001

    Nė afėrsi tė Vitisė, Kosovė, nė vendin Banja e Kllokotit, ėshtė kryer tentimi pėr vrasjen e ish-komandantit tė UĒK-sė Xhezair Shaqiri-Hoxha, njeriut me tė cilin ndėrlidhet hyrja nė Tanushė nė shkurt tė vitit 2001 – fillimi i konfliktit nė Maqedoni – dhe episodi i tij i fundit Haraēina. Mbi tė janė gjuajtur tetė plumba nga revolja TT dhe, pėr ēudi, mbijeton.



    Janar 2002
    Xhezair Shaqiri, i cili gjatė atentatit mbi tė ka mbetur njė kohė mjaft tė gjatė i vetėdijshėm pėr t`i dalluar pjesėmarrėsit, pas shėrimit nė spitalin nė bazėn amerikane Bondstill nė Kosovė, gjatė shėrimit shtėpiak nė Ferizaj jep deklaratė nė tė cilėn e pėrmend Ridvan Nezirin si organizator i atentatit mbi tė.

    Menjėherė pas publikimit tė deklaratės sė Shaqirit, nė emėr tė ish-anėtarėve tė Shtabit tė pėrgjithshėm tė UĒK-sė reagoi Zilfi Adili – Qufa, i cili nė faksin dėrguar mediave i hedh poshtė si tendencioze pohimet pėr ndėrlidhjen e Ridvan Nezirit nė atentatin pėr tė cilin thuhet se shqiptarėt nga Maqedonia dhe Kosova e njohin mirė sipas punės sė tij pėr kauzėn shqiptare.



    25 shkurt 2002

    LOBI boton njė intervistė mė tė gjatė ekskluzive me Xhezair Shaqirin, nė tė cilėn ai flet edhe pėr atentatin. Shaqiri shpjegon se mbi tė ėshtė gjuajtur pas shpine, pasi u ka ofruar ndihmė atentatorėve, tė cilėt me veturėn e tyre me haubė tė ngritur kanė qėndruar pranė rrugės.

    Dy personat nė veturė i ka njohur prej mė parė. Nė intervistė ai i emėrton dhe thotė se bėhet fjalė pėr Sait Ajvazin dhe Ekrem Ahmetin. Flet edhe pėr reagimin e shpejtė tė shokėve tė tij nga UĒK-ja, tė cilėt shumė shpejt kanė kapur Demir Jakupin, lidhjen kosovare me organizatorėt e atentatit nga Maqedonia dhe shoferin Ekrem Ajvazi. Nga marrja e tyre nė pyetje, deklaroi Hoxha, ėshtė ardhur deri te njohuria se porositės tė atentatit janė Rizvan Neziri dhe personi i cili ėshtė i njohur si komandant Qufa.



    Shkurt 2003

    Nė njė restorant nė QT “Ēairēanja” kryeredaktori i LOBI-t ka takim me Ridvan Nezirin dhe vėllain e tij, Beqir Sinanin, gjatė tė cilit kontraktohet intervista me Rizvanin lidhur me akuzat kundėr tij se me aksionet e veta nė terren e dobėson BDI-nė nė emėr tė Menduh Thaēit dhe AKSH-sė.

    Me kėtė rast Ridvan Neziri pranon se ėshtė organizator i atentatit mbi Shaqirin, por njėherit pohon se pėr kėtė ka pasur urdhėr nga ish-Shtabi kryesor i UĒK-sė. Edhe ai edhe vėllai i tij shprehen se personalisht nuk kanė pasur asgjė kundėr Shaqirit, se janė tė lindur nė fshatin e njėjtė (Tanushė), madje se janė fis i largėt. Ridvan Neziri i ofron kryeredaktorit tonė qė nė praninė e tij t`i kontrollojė pohimet e tij tek Ali Ahmeti personalisht.



    9 korrik 2003

    Nė njė kafene nė QT “Ēairēanja”, nė mesditė, 6 persona tė maskuar prej dy veturave shtiejnė nė Ridvan Nezirin dhe me kėtė rast vrasin edhe 4 persona, derisa 5 tė tjerė plagosen. Tė maskuarit me veturat e tyre zhduken pa probleme tė mėdha.

    Xhezair Shaqiri pėr vrasjen merr vesh duke ndejtur nė kafenenė “Medium”, pėrballė Parlamentit, pas thirrjes sė drejtuar nga personat me tė cilėt rrinte.

    Zėdhėnėsja e MPB-sė lidhur me vrasjen deklaron se Ridvan Neziri ka qenė kriminel i njohur, kundėr tė cilit mes tjerash ėshtė zhvilluar edhe hetimi pėr vrasjen e njė polici. Nuk ka shpjegim se pse Neziri nuk ėshtė arrestuar. Nė Ēarshi flitet se Ridvani ėshtė mbrojtur nga zėvendėsministri i atėhershėm i Punėve tė Brendshme, i cili ndėrkohė bėhet zėvendėsdrejtor i DSK-sė, Fatmir Dehari, i cili edhe ishte i pranishėm nė varrimin e tij.



    30 prill 2004

    E pėrditshmja VREME del me storien “MPB-ja e stėrvit pėr polic, KFOR-i dhe UNMIK-u e ndjekin pėr tentim pėr vrasje”.

    “Kursisti ėshtė Sahit Ajvazi, i cili me urdhėr tė Ali Ahmetit shtiu mbi mua, pohon deputeti Xhezair Shaqiri” – qėndron nė nėntitullin e kėtij artikulli. Ai ėshtė i ilustruar me faksimile tė fletarrestit pėr Sahit Ajvazin tė lėshuar nga KFOR-i dhe UNMIK-u. Ėshtė cituar edhe zėdhėnėsja e atėhershme e MPB-sė, Mirjana Kontevska, e cila shprehet se informatė tė tillė (pėrmes Interpolit) pėr kursistin ata nuk kanė, porse nėse informatat janė tė sakta dhe nėse ndėrlidhet identiteti i Ajvazit me fletarrestin e KFOR-it dhe UNMIK-ut, ata “do t`i ndėrmarrin tė gjitha masat, meqė persona tė tillė nė asnjė mėnyrė nuk guxojnė tė mbajnė uniformė policore”.



    11 qershor 2004

    Nė selinė e PDK-sė nė Ēair mbahet pres-konferencė nė tė cilėn Xhezair Shaqiri gazetarėve tė pranishėm u jep nė shqyrtim njė dokument rreptėsisht tė besueshėm tė DSK-sė prej janarit tė vitit 2002, nė tė cilin operativistėt e MPB-sė i qartėsojnė detajet e atentatit nė bazė tė deklaratave tė bashkėpunėtorėve, pėr tė cilat konsiderojnė se janė tė besueshme.

    Ėshtė prezantuar edhe njė video-incizim nga marrja nė pyetje e Demir Jakupit dhe Ekrem Ahmetit, nė tė cilėn ata e akuzojnė Ridvan Nezirin dhe Zylfi Adilin – Qufėn si organizatorė tė atentatit mbi Shaqirin. Jakupi dhe Ahmeti, ndėrkohė, pėr shkak tė pjesėmarrjes nė atentat, janė dėnuar me nga 6 vjet burg dhe dėnimin e vuajnė nė Kosovė.

  5. #25
    Rob i All-llahut! Maska e Omari
    Anėtarėsuar
    14-03-2006
    Postime
    189

    Vazhdim...

    Se shpejti edhe faktet tjera per cejcilen porosi vrasjeje veē e veē

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anėtarėsuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    O Davius.Tashme masi u shpalove ke te drejte te plote te qaraveshesh per BDI-ne masi te paskan ofrue post ministror.Mbase edhe flet ne emer te Fjolles e cila nuk besoj se do te behet me shume se nje sekretaric e vyeshme ne kabinentet makedone:-)

    Per dallim nga ty une personalisht nuk humb apo fitoj asgje nese "PDSH-ja ime" fiton prandaj ne cdo moment dhe ne cdo rast mund ti kritikoj jo vetem ata por te gjithe sepse asnjera nuk me ka dhene asgje ne kete jete."Free like a bird"

  7. #27
    In God I trust Maska e fjollat
    Anėtarėsuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes sė hitlerit
    Postime
    1,085
    Citim Postuar mė parė nga Shkupi
    .Mbase edhe flet ne emer te Fjolles e cila nuk besoj se do te behet me shume se nje sekretaric e vyeshme ne kabinentet makedone:-)
    Dėgjo ti Shkup! Le tė jetė hera e fundit qė llap nė emėr tim! Nuk ke tė drejtė ti flasish pėr atė se ēfarė jam unė dhe ēfarė do bėhem... tė paska ngel ty tė mė vlerėsosh mua?! Ti qė je njė shpifės qė gėnjen pa pikėn e turpit?

    Ti akoma mė ke borxh njė sqarim pėr atė gėnjeshtrėn se gjoja tė kishin pėrjashtuar, kur nė fakt nuk ishe i pėrjashtuar po veē kishe fut njė titull Pėrjashtuar dhe qė ėshtė gjest edhe mė i ulėt, pėr gėnjeshtrat tua mė kishe akuzuar mua pėr pėrjashtimin tėnd, gjė qė u bė arsye tė pėrjashtohem unė...

    Duhet tė kesh turp! Tė ka thėnė mirė Davius tė bėhesh burrė e tė kėrkosh falje... por, burrėia dhe gjestet e ulėta tė sojit tėnd nuk shkojnė bashk!

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    po mire tani ne prag te zgjedhjeve e gjeten ata te bisedojne per luften qe u be aty ? ku ishin me perpara keta ... apo duan te perdorin shqipetaret aty per te marre ndonje kolltuk ne qeverine maqedonase?

  9. #29
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Eshte e drejta e individit te veproje dhe zgjedhe lirisht mbi vendodhjen e tij.


    Dito.

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anėtarėsuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Fjollat nuk po genjej. Isha i perjashtuar dhe Davius eshte njeri prej administratoreve te ketij forumi. Cuditerisht pas disa porosive derguara administratoreve tjere accounti im u aktivizua perseri.Ty te kerkova falje por po me vjen cudi se sa jeni ne korrelacion ti dhe Daviusi jo vetem se po e perkrahni BDI-ne e cila do tua zbukuroje jeten private ne te ardhme por si duket edhe ne sfera te tjera te jetes. Cuditerisht perjashtimi im erdh shume shpejt pasi kembyem disa porosi private:-)

Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 20-05-2009, 21:23
  2. Situata nė Kondovė, Maqedoni
    Nga Prespar_ nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 19-10-2007, 01:51
  3. Ali Ahmeti: Nuk jam nė opozitė
    Nga babadimri nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 11-09-2006, 05:53
  4. Konkurenca televizive, politika dhe klanet
    Nga SUPERSTAR_N1 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-12-2005, 20:26
  5. Ahmeti: Pse i paralajmėrova maqedonasit pėr luftė tė re
    Nga Albo nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-08-2004, 12:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •