Nuk eshte as nevoja e as domosdoshmeria qe, ne menyre qe ti njihet Romes apostoliciteti i vet pjetrin, te vertetohet me pare se Pjetri ka qene peshkop ne Rome.
Rendesi ka qe Kisha, edhe ajo ne lindje, njeh patronitetin e Pjetrit mbi Romen dhe lidhjen e Selise Romane me rolin e Pjetrit.
Pjetri ka qene korifeu (termi bizantin) i Apostojve, pra princi i tyre. Se ne cfare limiti shkon ky titull, gjate mijvjecarit te pare ka qene e vesjtire per tu percaktuar me detaj dhe perfundimisht, aq me teper qe nuk ka qene objekt i mirefillte debati.
Une di qe ka deshmi qe ne Rome, qysh ne kohet e hershme apostolike, eshte besuar ne nje lidhje organike midis te Pjetrit dhe funksionit te peshkopit te Romes.
Patjeter, qe jashte Romes e Italise, ka pasur dhe diversitete ne qendrim ndaj kesaj ceshtje, ashtu sic ka pasur dhe pranim te saj.
A ka nxjerre papa doktrina qe nuk pranohen nga Kisha lindore? Pergjigja e kesaj pyetje, nga prizmi i dikujt qe deshiron unitetin e kishes lindore me ate perendimore, nuk eshte ndihmuese. Mgjth, po, mund te marr disa raste kur ROMA e VETME ka mbrojtur doktrina, ne nje kohe qe pjesa tjeter e Kishes (ne Konstandinopoje e gjetke) nuk i pranonte ato si psh gjate herezise Ariane, Nestoriane dhe Monofizite e Ikonoklaste....
Nje pyetje ndihmuese do te ishte, a jane ezauruar me se miri, pa zhelozi, paragjykime dhe kaprico personale, ne te kaluaren mundesite qe Kisha te mos ndahej, si nga pala perendimore edhe ajo lindore? A ka qene populli i thjeshte i lire nga trysnia propagandistike per paragjykim, antipatizim ne sferen etnike, kulturore dhe fetaro-politike te psh grek versus latin?
Pse u nda Kisha pikerisht pergjate vijes politike-etnike-kulturore-liguistike, mos valle vetem njera pale i ka pasur kleriket dhe popullin mbrojtes dhe dashes se doktrines se drejte dhe pala tjeter paska qene e erret?
Sa e madhe eshte mundesia qe ndarja te jete bere ne keto vija, pikerisht per shkak te determinimit kishtar ne duar te nje shtrese te caktuar njerezish vs nje shtrese tjeter dhe jo te nje ndarje te natyrshme per arsye te pastra fetare?
Krijoni Kontakt