Close
Faqja 4 prej 14 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 138
  1. #31
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,300
    Postimet nė Bllog
    22
    Eshte humbje kohe te "diskutosh" me njerez qe nuk kane as formimin elementar fetar dhe e mbajne veten per "katolike", por duhen vene disa pika mbi i se me sa shoh une, ju nuk keni as as deshiren ti zbuloni vete te vertetat e hidhura.

    Papa asht kryetar i kishes katolike e katolikeve ne te gjith boten.
    Ai asht per katoliket krye-ipeshkvi i kishes, pasardhesi i Sh'Pjetrit ne fronin e Romes.
    Me cfare logjike u kerkon katolikeve te shkeputen nga kryetari i kishes se vet?

    Si te tille e kane njofte edhe ortodokset deri ne vitin 1054.
    Nuk me kish shkuar ndonjehere mendja, qe do ti mesoja nje katoliku shqiptar se cfare eshte Papa i Romes. Papa i Romes eshte Peshkopi i Selise se Shenjte te Romes, titulli kishtar i tij, dhe ne te njejten kohe eshte kryetari i shtetit te Vatikanit.

    Kisha Orthodhokse dhe te 4 patriarkanat e lindjes asnjehere nuk kane mohuar Seline e Shenjte te Romes dhe as vendin e nderit te Peshkopit te Romes ne tryezen e te barabarteve te peshkopeve te Kishes. Ajo qe Kisha Orthodhokse nuk njeh eshte "Papen e Pagabueshem", "Papen qe nxjerr doktrina nga Froni i Shen Pjetrit", "Papen qe ndryshon Simbolin e Besimit te Nikeas", "Papen burre shteti".

    Kisha dhe Vatikani nuk jane e njejta gje dhe Krishti ka vetem nje Kishe te Shenjte Katolike dhe Apostolike nuk ka 2000 kisha qe jan krijuar nga trupi i rene i asaj Kishes romano-katolike te Romes ne Perendim.

    Tradita jone si katolike fillon me Jezu krishtin dhe sh'Pjetrin si peshkop i Romes. Qysh atehere i kemi ndeje besnik ketij peshkopi, e pasardhesve te tij, pergjate zhvillimit te historise... here hapun e here nen-dhe per shkak te dhunes sllave apo bizantine, ma vone turke e komuniste.
    Vatikani dhe vete Papa, edhe sot e kesaj dite emeron ne krye te komunitetit pagano-katolik ne Shqiperi, vikare indiane dhe monsinjore te huaj, misioni i te cileve eshte perpjekja shekullore e Vatikanit per te ungjillezuar te "pa-ungjilluezshmit" qe ne vend te ungjillit zgjedhin te jetojne jeten e tyre sipas kanunit te Leke Dukagjinit, ne vend te moralit te Krishtit qe nxjerr faqen tjeter, zgjedhin moralin pagan, sy per sy e dhemb per dhemb.

    Gjithashtu Carlo Bollino (pronar i Gazeta shqiptare) nuk ka aspak lidhje me Vatikanin e kishen katolike, perkundrazi asht filial i "La Gazzetta del Mezzogiorno" e cila mbahet si gazete e majte ne Itali, dhe vete ky asht akuzue si i majte qe jane kundershtaret e kishes katolike ne Itali.
    Ashtu si nje fshatar i pagdhendur nga Lezha, Nikolle Lesi, u zgjua nje dite dhe e gjeti veten kryeredaktor i gazetes Koha Jone. Ashtu si "Partia Demokristiane" ka nderruar me shume kryetare se cdo parti politike ne keto vitet e tranzicionit, edhe pse nuk arrin te marri as 1% te votave te shqiptareve. Ashtu si redaksia e "Gazetes Albanese" eshte shume e ndjeshme ndaj Kishave ne Rozafen e Shkodres, kryqeve ne Butrint apo rrugen per ne Elbasan, "shkollat greke" apo per "eshtrat e ushtareve greke" qe gjeten vdekjen nga plumbat e Italise fashiste. Tani se fundmi edhe faqet e gazetes "Ngjallja" per propagandistet e Duces jane "trakte greke". Pa harruar edhe "terroristet islamike shqiptare" qe i gjen me shumice ne faqen kryesore te saj.

    Cuditerisht, ajo nuk gjen vend ne faqen e saj te pare per problematiken e komunitetit katolik dhe sa here qe Kisha Katolike gjen vend ne ate gazete, reportazhet flasin per "persekutim te katolikeve" nga "muslimanet e Shkodres". Kamikazet e Gazetes Albanese dhe Balkanweb mund te luajne me mendjen tend, por jo me mendjen time.

    Pra nuk marr vesht pse ky vner kunder kishes katolike kur prej saj nuk keni pase asnji akuze?
    Asnje akuze? Ke te sjellim nder mend, kryqezatoret e Papes qe perdhosen kishat tona ne rrugen drejt Kosntandinopojes? Te sjellim nder mend perpjekjet per uniatizimin e popujve sllave orthodhokse dhe shkeputetjen e tyre nga kungimi me Patriarkanen e Konstandinopojes? Te sjellim nder mend konvertimin me dhune te gjysmes se kombit shqiptar qe emigroi ne Itali pas vdekjes se Gjergj Kastriotit, ata "greko-katoliket" sic i etiketon Vatikani? Te sjellim nder mend perpjekjet e konsujve austro-hungareze nė periudhėn e pavarėsisė qė u pėrpoqėn tė mashtronin besimtarėt orthodhoksė tė Elbasanit tė kėmbenin kungimin e tyre kishtar me Kishen Orthodhokse per aleancen politike me Romen e Vatikanin? Te sjellim nder mend helmimin e Ismail Bej Vlores ne Itali vetem e vetem se ngriti ne Vlore nje flamur bizantin orthodhoks te te pareve tane? Te sjellim nder mend perpjekjet e Italise fashiste per te "uniatizuar" komplet KOASH ne 1940 me pushtimin e Shqiperise?

    Natyrisht se si shqiptare do te hapim gojen kur ndodhin krime te tilla ordinere apo politike se vjedhja e eshtrave prej nji prifti shqiptar...
    Vetem njė njeri qe nuk eshte menderisht i shendoshe beson se KOASH apo familjaret e ushtareve te vrare greke jane ne biznesin e "vjedhjeve te eshtrave te shqiptareve". Ky eshte kulmi i idiotesise shqiptare. Lajm te cilin si zakonisht e "zbuloi" Gazeta Albanese qe nuk denjon te publikoje ne faqet e saj deklarimet e Sinodit te Shenjte te KOASH, por i hap faqet e saj per hajdute ordinere qe e thone me plot goje qe kane vjedhur varese dhe unaza te vdekurish.

    Ashtu si kane fole te paret tane kur asht mallkue gjuha shqipe....
    Shko e mburru ndonje shqiptari nga matane kufirit per patriotizmin tend, mos iu mburr e mbaj per patriotizem nje permetari. Sa rilindesa e patriote i ka dhene Permeti kombit, nuk i ka dhene gjithe Shqiperia se bashku. Edhe sot e kesaj dite permetaret i gjen ne postet me kyce te qeverise shqiptare.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 19-06-2006 mė 01:29

  2. #32
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,300
    Postimet nė Bllog
    22
    Edhe nji here fjalor prej filmave te realizmit socialist. Gjithsesi, kam kujtue se greket pretendojshin jugun e Shqipnise, jo tane Ballkanin, mbasi ky asht fjalor hegjemonistesh e jo besimtaresh.
    Greket nuk kane pushtuar ndonjehere Shqiperine dhe as nuk kane perzene prej andej Mbretin Zog sic beri Italia fashiste me 1939. Greket nuk u bene bashkepuntore me okupatorin fashist sic u be komuniteti katolik qe tradhetoi mbretin Zog dhe bashkepunoi me fashistet ne dem jo vetem te Shqiperise por edhe te raporteve tona me fqinjet. Ne 1940 nuk ishte Greqia qe i shpalli lufte Shqiperise, ishte qeveria fashiste ne Tirane qe i shpalli lufte Greqise ne emer te Duces.

    Ky eshte fjalori i se vertetes historike qe per kallepin e Labeat e kompani, edhe sot e kesaj dite pushtuesit fashiste nuk ishin "pushtues" por "clirimtare". Prandaj ato epitetet klishe qe perdoren pa teklif neper faqet e gazetave dhe neper kafenete e Tiranes mos ia hidh Albos se nuk te shkojne.

    Fene e shqiptareve nuk e ka prekur as greku dhe as serbi, e ka prekur sulltani dhe Papa i Romes syte e te cileve u zgurdulluan njesoj ne 28 nentor 1912 kur pane nje flamur orthodhoks bizantin te ngrihet ne Vlore. Nuk eshte ne traditen orthodhokse "konvertimi i dhunshem".

    Krenaria asht veper e djallit!
    Ajo qe per ty eshte "krenari", e ka emrin qortim per mua. Dhe ai qe te qorton, nuk te qorton per keq, te qorton per mire dhe vete ky qortim qe sjell pendese, eshte guri i themelit te vete jetes se krishtere.

    Nuk di une te jap mendim per 1001 problemet e komunitetit katolik? Pse nuk kam dhene mendim e kam zgjedhur heshtjen? Sepse nuk me takon mua qe te flas per problemet e nje komuniteti qe nuk i perkas. Po te ndiqnit kete parim edhe ju, nuk do ta merrnit mundimit te shkruani per problemet e nje komuniteti te cilit nuk i perkisni.

    Kercenim i bukur! Mati fjalet!
    Ndihesh i kercenuar nga fjalet e mia apo nga e verteta? Cfare te vret syte, fakti qe gjithe ballkani banohet nga popuj orthodhokse me nje grush sllavesh dhe shqiptaresh si katolike (kroate + sllovene + shqiptare)? Ashtu si Vatikani eshte perpjekur te percaje shqiptaret ashtu eshte perpjekur te percaje edhe popujt sllave dhe lufterat boterore dhe ato me te fundit ne ish-Jugosllavi e deshmojne kete.

    Albo

  3. #33
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Sic e kam thene te tjera here, shpesh here, anti-katolicizmi i disave eshte ne fakt anti-ortodoksi. Shume kritika psh ala protestante anti-katolike, jane sulme edhe ndaj ortodoksise.

    Papa nuk eshte Anti-Krisht, e as Vatikani nuk eshte Lavirja e Zbuleses.


    Perkundrazi, Krishterimi latin eshte nje pasuri e madhe e botes kristiane, qe, se bashku me Krishterimin lindor bizantin, perbejne Krishterimin e Vertete Apostolik te shprehura ne DY forma mahnitese, sic eshte mendja bizantino-helene dhe latine.



    Degjenerim i Krishterimit edhe ANTI-KRISHTerim eshte vetem Protestantizmi aka Evangjelizmi.
    Une mund te parafytyroj pa problem fare nje Europe pa levizje evangjeliste protestante dhe mendoj qe do te ishte madje ne te mire te saj te kishte me e pas heqe qafe, ndersa nuk mundem te parafytyroj nje Europe PA Kishe Katolike.





    Shume nga analizat historike qe behen ne kete teme nuk jane te plota e as te sakta - as te siqerta.


    E keqa nuk njeh as vend e as person.


    Nqs Pjetrit iu dha perparesi ne baze te merites se pohimit te besimit te tij ne Krishtin, te mos harrojme se po ketij personi me vone Krishti iu drejtua si Satana.


    E keqa, ne histori, ka prekur, sic Kishen latine, edhe ate lindore bizantine - dhe ka per ti prekur deri ne fund.
    Per cdo gje qe mund te akuzosh kishen katolike, kete mund ta besh paralel dhe me kishen ortodokse. Nuk ka imunitet.

  4. #34
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Vatikani eshte kandidati me i mundshem per Laviren e Zbuleses.

    Nuk ka asnje person/institucion qe i ploteson kushtet per kete me mire se Vatikani.

    Persa i perket asaj se akuzat ndaj K.K mund te paralelizohen dhe ndaj K.O, kjo eshte komplet gabim, sepse K.O. nuk varen nga ndonje institucion nderkombetar.

    Kjo eshte diskutuar shume dhe ne tema te tjera.

    Po keshtu, fenomeni protestantizem eshte pasoje direkte e politikave (anti)kristiane te Vatikanit.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  5. #35
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Ne fakt, ne baze te kuptimit te K.O edhe K.K Zbulesa nuk interpretohet edhe sic e dime - ose po se dini, mesojeni - Apokalipsi eshte nje liber qe as nuk lexohet ne sherbesat fetare, pikerisht per shkak te keqinterpretimeve.

    Ideja e perpjekjes per ta ekualizuar Vatikanin me Laviren eshte Anti-Krisht-erim diletant protestant banal.


    Berja e Vatikanit shtet ka arsyet e veta historike, qe, per Kishen Ortodokse, nuk jane as (arsye) puro-kristiane e as arsye puro anti-kristiane. Eshte thjesht nje menyre te ekzistuari, e cila mund te keqperdoret sic edhe mund te perdoret drejt.

    Nga ana tjeter, K.O ka qene e lidhur ngushte me pushtetin si gjate bizantit po ashtu edhe gjate kalifatit otoman - ku ka pas ne zoterim madje edhe ushtare pervec kompetencave te tjera ligjoro-shteterore - edhe ka qene ne keto kushte po per arsye thjesht historike.

  6. #36
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist
    Sic e kam thene te tjera here, shpesh here, anti-katolicizmi i disave eshte ne fakt anti-ortodoksi. Shume kritika psh ala protestante anti-katolike, jane sulme edhe ndaj ortodoksise.

    Papa nuk eshte Anti-Krisht, e as Vatikani nuk eshte Lavirja e Zbuleses.


    Perkundrazi, Krishterimi latin eshte nje pasuri e madhe e botes kristiane, qe, se bashku me Krishterimin lindor bizantin, perbejne Krishterimin e Vertete Apostolik te shprehura ne DY forma mahnitese, sic eshte mendja bizantino-helene dhe latine.



    Degjenerim i Krishterimit edhe ANTI-KRISHTerim eshte vetem Protestantizmi aka Evangjelizmi.
    Une mund te parafytyroj pa problem fare nje Europe pa levizje evangjeliste protestante dhe mendoj qe do te ishte madje ne te mire te saj te kishte me e pas heqe qafe, ndersa nuk mundem te parafytyroj nje Europe PA Kishe Katolike.
    Shume e drejt ate cfare thua, Seminarist. Te lumte !!


    Dhe meqense shumica prej jush, sidomos albo (pasi qe me matrix nuk kam kohe te mirrem) ju kini sjelle nje sere shkrimesh te cilat ne qender te tyre kane nxitjen ndaj percarjes midis te krishteresh.

    Dhe ne fund ju kujtoj qe te mos harroni se Kisha Universale ka dy mushkeri dhe keto jane: Kisha Ortodokse (Lindja) dhe Kisha Katolike (Perendimi). Prandaj kujdes ne te shprehur sepse nje gje e tille sjell vetem kenaqesi ekstremistave. Sepse keto DY KISHA MOTRA nuk kane buruar nga njerezit (psh. Luther..) por nga vete Jezusi Zot.

    Zoti nuk do qe te zihemi per te por do qe te duhemi per te.

    ___________

    Matrix & comp. e megjithse une solla shkrime konkrete nga bibla per trashegimine e Primatit te pasardhesit te Shen Pjetrit (dhe apostujve te tjere), ju pervec talljeve cinike qe i kini pa hesap, nuk pranuat asnje gje tjeter.

    Atehere i detyruar ju pyes:
    Cfare do te thote per ty Ortodoks? Pres Pergjigje.

    ps. je i lire edhe te mos pergjigjesh, pasi qe ti mund te shtiresh vazhdimisht si kamelon shumengjyresh por te garantoj qe i krishtere nuk je.




    me respekt vellazeror,
    NoName

  7. #37
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Per Seminaristin:

    Gabim!

    Nuk ka qene K.O e lidhur me shtetin, por Patriarkana e Kostandinopojes/Stambollit.

    Ashtu si K.K nuk eshte shtet, por Vatikani.

    besoj se eshte e qarte qe une nuk po akuzoj K.K por Vatikanin...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 19-06-2006 mė 05:42
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  8. #38
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Citim Postuar mė parė nga NoName
    ps. je i lire edhe te mos pergjigjesh, pasi qe ti mund te shtiresh vazhdimisht si kamelon shumengjyresh por te garantoj qe i krishtere nuk je
    S'te ngeli ty te percaktosh se kush eshte i krishtere dhe kush jo.

    Ik mbushu...
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  9. #39
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Nuk eshte gaim.

    Pse cfare ka qene K. e serbise? Nuk ka qene njelloj si kisha e konstandinopojes nen otomanet? Po K. e Malit te Zi a nuk ka qene e qeverisur nga mbretet-peshkope deri ne pavaresi? Po Kisha ruse, a nuk u be departament i shtetit nga Pjetri i madh?

    Pra, e gjithe bota ortodokse ka qene e lidhur me shtetin.

  10. #40
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    E megjithate ka dallim.

    K.O psh e Serbise eshte e lidhur me Shtetin e Serbise.

    Po keshtu ajo e Rusise me te Rusise, etj..

    Ajo e Greqise me ate te Greqise etj...

    Do ishte skandaloze qe psh Kisha e Shqiperise te ishte e lidhur me ate te Greqise apo Serbise.
    Nderkohe qe Vatikani deri ne kohen e Musolinit ishte pjese e Shtetit Italian.

    Pra gjithe K.K e botes ishin te lidhura me Shtetin Italian.


    Nga ana tjeter, nqs K. e Serbise psh zgjedh te bashkepunoje me nje sistem totalitar, K. E Shqiperise nuk ka faj per kete.
    Por nqs Vatikani zgjedh te bashkepunoje me nje sistem totalitar, te gjithe K.K e botes behen pjese e ketij bashkepunimi.

    Besoj se dallimi eshte i dukshem.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Faqja 4 prej 14 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Vatikani, deklarate mbi homoseksualitetin
    Nga strange nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 15-07-2012, 16:35
  2. Vatikani ofron sistemin financiar Islam pėr Bankat Perėndimore
    Nga celyy nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-03-2009, 13:21
  3. Ju Flet Radio Vatikani
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-07-2006, 06:05
  4. Vatikani shkishėron kinezėt
    Nga forum126 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-05-2006, 17:07
  5. Vatikani per feminizmin modern
    Nga StormAngel nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-08-2004, 12:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •