Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1

    Hamasi dhe Fatahu nënshkruajnë marrëveshje për t'u ribashkuar

    Hamasi dhe Fatahu nënshkruajnë marrëveshje për t'u ribashkuar

    Zëri i Amerikës

    E mërkurë, 04 Maj 2011


    Presidenti palestinez Mahmud Abas tha se palestinezët po i japin fund periudhës së errët katër vjeçare të ndarjeve, duke rënë dakort për një pakt ripajtimi mes lëvizjes Fatah dhe grupit militant Hamas.

    Zoti Abas, shefi i Hamasit Khaled Meshaal dhe personalitete të huaja ishin sot në Kajro për ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së hartuar për të bashkuar qeveritë rivale në Bregun Perendimor dhe Rripin e Gazës.

    Plani bën thirrje për formimin e një qeverie të përkohshme palestineze të pasuar nga zgjedhjet legjislative dhe presidenciale brenda një viti.

    Dy fraksionet u ndanë në vitin 2007 mes mosmarrëveshjeve të thella lidhur me largimin nga pushteti në Gaza të zyrtarëve të grupit Fatah. Izraeli u përgjigj duke e vendosur atë territor nën një bllokadë ekonomike.

    Izraeli është kundër marrëveshjes, madje shprehu shqetësim se ajo mund të dëmtojë bisedimet e paqes mes Izraelit dhe palestinezëve.

    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu e dënoi marrëveshjen sot, duke thënë se ajo është një grusht i rëndë për paqen.

  2. #2
    ʚϊɞSabr is Sweetʚϊɞ
    Anëtarësuar
    10-04-2011
    Vendndodhja
    In my thoughts free from the world
    Postime
    534
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin

    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu e dënoi marrëveshjen sot, duke thënë se ajo është një grusht i rëndë për paqen.
    Ky eshte nje Grusht i rende qe i erdhi Natanyahut andej nga s'e priste fare.
    I feel Kosovereign!

  3. #3
    Citim Postuar më parë nga Kandy* Lexo Postimin
    Ky eshte nje Grusht i rende qe i erdhi Natanyahut andej nga s'e priste fare.
    Sepse sa te jete Hamasi ne krye te atij vende, paqen t'a harrojne.
    Qenka kujtuar tani ky presidenti i palestines... se deri para pak kohesh, nuk prezantohej ne asnje takim qe kishte si teme paqen me izraelin. Madje, nga fundi i 2010 u be nje tentative tjeter nga Amerika per ti ulur ne nje tavoline presidentet e dy shteteve, por ai i palestines nuk pranoj duke thene qe une nuk ulem ne nje tavoline me izraelitet.

    Gjithsesi, mire bene qe u bashkuan, te pakten ato territore qe i kane mbetur ti "gezojne" bashke.

    La vita non si spiega, si VIVE!

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    20-04-2011
    Postime
    394
    bota eshte si rrota ,here poshte e here larte , e gjate eshte kjo jete heheheh

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    [QUOTE=DYDRINAS;3081364]Hamasi dhe Fatahu nënshkruajnë marrëveshje për t'u ribashkuar

    Zëri i Amerikës

    E mërkurë, 04 Maj 2011


    Presidenti palestinez Mahmud Abas tha se palestinezët po i japin fund periudhës së errët katër vjeçare të ndarjeve, duke rënë dakort për një pakt ripajtimi mes lëvizjes Fatah dhe grupit militant Hamas.

    Zoti Abas, shefi i Hamasit Khaled Meshaal dhe personalitete të huaja ishin sot në Kajro për ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së hartuar për të bashkuar qeveritë rivale në Bregun Perendimor dhe Rripin e Gazës.

    Plani bën thirrje për formimin e një qeverie të përkohshme palestineze të pasuar nga zgjedhjet legjislative dhe presidenciale brenda një viti.

    Dy fraksionet u ndanë në vitin 2007 mes mosmarrëveshjeve të thella lidhur me largimin nga pushteti në Gaza të zyrtarëve të grupit Fatah. Izraeli u përgjigj duke e vendosur atë territor nën një bllokadë ekonomike.



    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu e dënoi marrëveshjen sot, duke thënë se ajo është një grusht i rëndë për paqen.[/QUOte
    Ndryshuar për herë të fundit nga ganimet : 04-05-2011 më 16:09

  6. #6
    Revolta arabe shërben si katalizator - Si reagon popullsia ndaj afrimit të Fatahut dhe Hamasit

    Indirekt revoltat demokratike në botën arabe kanë mundësuar edhe pajtimin mes organizatave Hamas dhe Fatah, thuhet në vlerësimin e vëzhguesve palestinezë.


    E papritura ka arritur tek palestinezët: Vetë populli në Rripin e bllokuar të Gazës dhe në Jordanin perëndimor, të pushtuar prej kohësh, kishte humbur besimin se Hamasi dhe Fatahu ndonjëherë do të jenë në gjendje të kapërcejnë armiqësitë e tyre ideologjiko-politike. Aq më të gëzuara, megjithëse me skepticizëm të përzier, janë reagimet në popullsinë palestineze. Një grua thotë: "Kjo është shumë e rëndësishme. Ne duam vërtet të jemi në gjendje që të arrijmë paqen në rajon. Eshtë shumë herët për të gjykuar këtë pajtim, por shpresojmë që, do zoti, që kjo marrëveshje do të vihet në jetë".

    Ndërsa ky burrë mendon: "Unë personalisht ndjehem më mirë. Unë shpresoj që do të bëhet mirë, por është herët që të flasim për këtë".

    Palestinezët presin përparime në procesin e ndërprerë të paqes

    Kjo, që po ndodh aktualisht mes Hamasit dhe Fatahut, është sensancionale, i vlerëson zhvillimet e fundit në Ramallahun verior eksperti palestinez për politikë, dr Samih Shbib nga Universitetit Bir Zeit. Pa trazirat në botën arabe, të cilat qysh prej fillimit të vitit kanë ndryshuar rajonin, nuk do të kishte pasur pajtim ndër palestinezët. "Ka shumë zhvillime në rajon, veçanërisht në Siri dhe Egjipt, dhe kjo ka krijuar një klimë të re. Hamasi ka pranuar se rruga për të mbajtur pushtetin është uniteti kombëtar".

    Ishte kryesisht Hamasi, i cili nuk pranoi për një vit e gjysëm të nënshkruante dokumentin e pajtimit, të cilin udhëheqja e atëhershme egjiptiane e Ligës Arabe ua kishte paraqitur dy grupimeve palestineze të armiqësura.

    Përsëri udhëheqja siriane dhe iraniane kishte ushtruar presion ndaj Hamasit, që të lërë përçarjet, bëjnë të ditur mediet palestineze. Pra, siç raporton deputeti i Fatahut Jamal Abu Al Rub, vala e ndryshimit ka arritur edhe në Rripin e Gazës:

    "Ne si autoritet palestinez dhe Fatahu donim qysh në fillim, që këto përçarje të merrnin fund. Unë duhet të them për fat të keq që Hamasi këtë proces e ka zgjatur për një kohë të gjatë.

    Por tani ka ndryshime të jashtëzakonshme në botën arabe, para së gjithash në Siri. Shikoni se si e shtypin popullin. Siria e ka përqafuar vazhdimisht Hamasin dhe tani ka tensione - edhe mes Sirisë dhe Katarit - të dy e kanë përkrahur Hamasin. Po ashtu ndryshimet në Egjipt kanë kontribuar për këtë. Me Egjiptin Hamasi duhet të mbajë kontakte të mira, sepse Egjipti është kërthiza për Rripin e Gazës".

    Ministria e Jashtme egjiptiane ka njoftuar tashmë hapjen e kufirit me Rripin e Gazës në Rafah, për t'i dhënë fund bllokadës izraelite.



    Autor: Clemens Verenkotte/Mimoza Cika-Kelmendi

    Redaktoi: Angjelina Verbica

    DW

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •