Sot Kisha katolike pėrkujtoi Shėn Elizeun Profet
Elizeu, emri i tė cilit ka kuptimin Zoti shpėton, jetoi nė Izrael nė shekullin IX para Krishtit. Zoti e zgjodhi tė ndiqte Elinė, qė e shuguroi, para se tė zhdukej misteriozisht. Elizeu mori pjesė aktive nė ngjarjet mė tė rėndėsishme politike tė popullit tė vet, pėrmes dhantisė sė profecisė, e mund tė konsiderohet mrekullibėrėsi mė i madh ndėrmjet profetėve tė Besėlidhjes sė Vjetėr. Profet e jo shkrimtar, ashtu si mėsuesi i tij, Elia, ai mori pjesė nė shqetėsimet e izraelitėve gjatė luftės kundėr moabitėve dhe kundėr aramejve.
Elia shkoi ta kėrkonte Elizeun lexojmė nė Librin e Mbretėrve e e gjeti duke lėruar tokėn; kishte para vetes dymbėdhjetė pendė qé; ai lėronte me pendėn e dymbėdhjetė.
Si mbėrrijti tek ai, Elia i hodhi mantelin e vet. Atėherė Elizeu la qetė, vrapoi pas Elisė e i tha: Mė lejo tė shkoj pėr tė pėrqafuar babain tim e nėnėn time, pastaj do tė tė ndjek pas. Elia iu pėrgjigj: Shko e kthehu shpejt, sepse ti e di pse tė kėrkova!.
Elizeu, duke u larguar, mori njė pendė qé e i theri; e zjeu mishin me drurin e parmendės e ua dha ta hanin shokėve tė punės. Pastaj e ndoqi pas Elinė, duke u vėnė nė shėrbim tė tij. Me kėtė gjest kuptimplotė, bujku i pasur deshi ti tregonte mėsuesit tė vet se ishte gati tė hiqte dorė nga gjithēka, pėr tiu pėrgjigjur plotėsisht misionit tė tij profetik.
Elizeu Profet vdiq rreth vitit 790 para Krishtit dhe u varros pranė Samarisė, ku nė kohėn e Shėn Jeronimit ishte ende varri i tij, i cili mė pas u dhunua nga Juliani apostat. Megjithatė, disa nga reliket e tij shpėtuan dhe u mbartėn nė Aleksandri, nė Kostantinopojė e Ravenė, ku nderohen edhe sot.
Krijoni Kontakt