Ju ftojmė ta kremtojmė simbolikisht sė bashku me qindra mijėra besimtarė, tė krishterė dhe myslimanė, pa dallim, qė sot ishin tė pranishėm nė Meshėn shenjte nė Shenjtėroren e mrekullive tė Shna Ndout nė Laē.
Kanė shtegtuar nga ana e anės. Madje shtegtimi ka nisur qė nė mars, nė tė martėn e parė qė i prin 13 tė marteve tė Shėna Ndout, kur qyteti nisė tė 4 a 5 fishohet. Trenat, nė kėto ditė tė kujtojnė funksionimin me kapacitet tė plotė para viteve 90-tė, kur linja hekurudhore ishte e vetmja alternativė udhėtimi masiv. Furgonė, autobusė, gjithfarė targash e markash, sjellin nė Laē njė lumė njerėzish nga viset Verilindore, Shkodra, Lezha, Mati, Dibra por dhe nga Tirana e krahinat jugore, madje dhe nga Kosova e Maqedonia. E gjithė kjo mori njerėzish i ngjitet kodrės shkėmbore, nė majė tė sė cilės ndodhet kisha e Shna Ndout, e cilėsuar prej besimtarėve Shenjtėrorja e mrekullive. Ėshtė njė varg i pashkėputur qė shkon e vjen gjithė ditėn e ditės nė kėmbė, megjithėse tashmė ka edhe rrugė makine. Njė pjesė e mirė e shtegtarėve, pėr ndjet, arrijnė nė Kishė nga shigjet e ngushta e tė vėshtira tė malit. Disa vijnė nė muzg, pėr tė kaluar pastaj aty gjithė natėn. Qirinjtė e ndezur nė errėsirė xixėllojnė si yje e tė duket sikur zbret qielli mbi tokė.
Qė nė rrėzė tė malit, pėrgjatė njė rrugėze tė ngushtė, ngarkuar si asnjėherė me njerėz, dėgjon, shqiptuar me zė tė ulėt, vetėm urimin: Tė ndihmoftė!.
E dinė se Shėna Ndou ėshtė mrekullibėrės, prandaj kur largohen nga Shenjtorja, marrin me vete njė grusht dhe, pėr ta pasur pranė nė shtėpi e nė punė, pėr vete dhe tė afėrmit. Turma i ngjan njė familjeje tė madhe, nė tė cilėn ka vėnė rregull vetė Zoti. Brenda nė Shenjtėrore qindra vetė thonė uratė nė heshtje. Prekin Shenjtin, luten. Dėshmitarė tė shumtė pamorė tregojnė se kėtu janė bėrė mrekulli tė pabesueshme. E kėshtu ēdo vit e edhe sivjet.
Nė ekranet europiane po shfaqet filmi
Antoni, luftėtari i Zotit kushtuar Shėna Ndout
Shėna Ndou, sipas jetėshkrimit, ishte njeri i Uratės. E pikėrisht urata dhe pendesa e kanė ndihmuar qė nė moshėn 36 vjeēare tė arrinte shkallėn e lartė tė shenjtėrisė e tė bėhej pajtor i qindra mijėra njerėzve nė tė katėr anėt e Botės, ndėrmjet tė cilėve, shumė artiste. Njėri prej tyre, Antonelo Beluko i ka kushtuar Shėna Ndout filmin Antoni, luftėtari i Zotit, qė nisi tė shfaqet nė kinematė europiane nė prag tė festės sė Shenjtit mrekullibėrės tė Padovės, me origjinė portugeze.
Regjisori ka realizuar njė vepėr besnike e madhėshtore, qė vė nė dukje se Shėna Ndou ėshtė Shenjti mė popullor e mė i famshėm nė botė, me pėrshpirtėri tė fuqishme, tė pafundme, plot me gėzim e dashuri pėr Zotin e pėr njeriun.
Nė Evropėn e njėmijė e dyqindės gjaku derdhej lehtėsisht: jeta, para syve tė njeriut tė asaj kohe, kishte vlerė tė ndryshme nga ajo qė i japim ne sot. Por jeta, para syve tė Zotit, ishte e shenjtė edhe atėherė, ashtu siē ėshtė sot. E nė se njė luftė duhet luftuar, shenjtorėt e kuptonin se lufta mė e nevojshme ishte ajo qė u mėsonte njerėzve dashurinė pėr Zotin, dėshirėn pėr ti ndihmuar tė fundmit, pėr ti ngritur pėrsėri nė kėmbė tė shtypurit, pėr ti falur mėkatarėt. Antoni, shenjti, lufton pėr Zotin: me fjalė, me gjuhė, me gjeste - me gjithė vetveten, me vullnetin e ēeliktė tė fesė. Nė njė botė plot me heroizėm e brutalitet, me dhėmbshuri tė padukshme e mizori tė dukshme, Antoni pėrpiqet me tė gjitha forcat ta bėjė tė njohur Zotin, tu japė njerėzve lajmin mė tė mirė nė botė. Filmi, qė Antonelo Beluko, shkrimtar e regjisor, ia kushton shenjtit, Padovės, besimtarėve, ėshtė pėrplot me kėtė fe, me kėtė gėzim, me kėtė dhimbje e edhe pėrplot me dritė-hijet tipike pėr epokėn e hekurit. Gra e burra, fėmijė e meshtarė, njerėz tė thjeshtė e tė shquar mahniten para fjalės sė Shenjtit, qė nė film mishėrohet nga aktori spanjoll Jordi Molą, i cili me dashje flet me theks tė ndjeshėm portugez, ashtu siē pati folur Shenjti qė kishte ardhur nė Itali nga vendlindja e tij, Portugalia. Takimi i Shėna Ndout me Shėn Franēeskun e Asizit ėshtė tepėr prekės. Vjen pastaj takimi me Papėn Gregori IX, rol qė interpretohet nga aktori karizmatik, Arnoldo Foą, solemn e problematik.
Flet regjisori Antonelo Beluko ēe shtyu tė realizonte njė film kaq tė vėshtirė:
Pėrgjigje: - Antoni pėr mua ka qenė mik i madh qė kur isha fėmijė. E prandaj, studimi pėr tė arritur tek realizimi i filmit, mė bėri edhe ta njoh mė mirė. Gjėja mė e madhe qė mund tė theksoj, ėshtė se ndjeva qė shenjti ishte gjithnjė pranė meje, nė mendimet e nė veprimet e mia. E kjo mė bėri ta lidh edhe mė fort miqėsinė me tė, sepse u kujtova qė Antoni nuk ishte vetėm njė prijės i madh nė se duam ta thėrrasim kėshtu, pėr tė mbetur tė lidhur me temėn e filmit, por ishte e ėshtė gjithnjė, shembull pėr kohėt kur jetoi e pėr kohėt kur jetojmė. Ishte i rėndėsishėm pėr 1200-tėn, por ėshtė po aq i rėndėsishėm edhe tani. Nuk ėshtė prandaj, vetėm shenjt mrekullibėrės, por ėshtė edhe shembull pėr shumė njerėz qė udhėheqin sot jetėn tonė tė pėrditshme.
Pyetje: - Cili ėshtė aktualiteti i mesazhit tė Shėna Ndout?
Pėrgjigje: - Njė gjė ėshtė e sigurtė: se Antoni nuk ka qenė vetėm njeri i madh pėr Hyjin, por edhe njeri i madh pėr njerėzit e varfėr, madje edhe politikan i kohės sė vet. Gjėja mė e madhe tek Antoni ishte gatishmėria pėr ti shėrbyer tė gjithėve pa kurrfarė interesi, pėr tė dhuruar vetveten, pėr tė dhėnė gjithēka me dashuri tė madhe, nė emėr tė Zotit, pa pritur kurrfarė shpėrblimi.
Tė ndihmoftė Shėna Ndou! - ishte ky urimi kryesor qė besimtarėt i bėnin njėri tjetrit, duke marrė pjesė nė dy Meshėt solemne, kremtuar dje nė Prishtinė nga Don Agim Ēerkini, qė i kushtohet pikėrisht Shenjtit tė mrekullive, dhe nė mbrėmje nga Arqipeshkvi Imzot Zef Gashi.
Ne si besimtar dhe si adhurues tė flaktė tė shenjtėrve, qe sot kremtojmė dhe pėrkujtojmė shėn Antonin e Padovės. Ky ėshtė i lindur me 1195 nė Lissabon tė Portugalisė. Emri i tij i pagėzimit ėshtė Fernandez Martin de Bulhorn, kurse tek ne ėshtė i njohur si «Anton, Ndue», sepse ky emėr i'u dhurua kur hyri nė jetėn rregulltare nė kuvendin «Santa Cruz» nė Coimbra.
Tė biografosh mbi kėtė shenjt, tė cilin sot po e kremtojmė, atėherė ai pėr kishėn, pėr ne dhe pėr mbarė njerėzimin ėshtė njė fenomen, njė simbol drite pėr tė gjithė, ku me mrekullitė e vet, qė bėn, shėndritė mbarė njerėzimin. Ai ishte dhe ėshtė njė yllė nė errėsirėn e mjerimit tė asaj kohė nė tė cilėn po jetonte. Ai jetonte nė atė mėnyrė duke e predikuar «Lajmin e Gėzueshėm» dhe kėshtu bėhet edhe mėsues i kishės apo shpresa e kishės, njohės i Shkrimit Shenjt, apo siē e quante papa Gregori i IX. «Xhevahir tė Shkrimit Shenjt».
Pėr tė njė legjend na tregon se kur ai gjindej njėhėrė nė predikim tė ungjillit nė bregdetin e Riminit nė Itali dhe si popullata e atij vendi nuk dėshironte fare ta ndėgjonte, atėherė ndodhi kjo, qė tė gjithė peshqit u mblodhėn sėbashku dhe ngritėn kokat lartė dhe kėshtu e ndėgjonin atė nė predikim tė Fjalės.
Kjo bėri, qė tė gjithė ajo pjesė tė kthehet kah Zoti dhe mėsimit tė kėtij pėrsonaliteti tė madh. Predikimi i tij na ėshtė i njohur kur ai me pa - tė - lodhurit - e - vet nė predikim tė Ungjillit lufton edhe kundėr heretikėve tė asaj kohe. Shėn Antoni i Padovės vdiq me 13. 06. 1231 nė Baziliken e madhe nė Arcella tė Padovės nė Itali. Andaj, ky shenjt ėshtė simbol i mirėsisė, drejtėsisė, dashurisė dhe i solidaritetit.
«Kush ėshtė i mbushur me Shpirtin Shenjt, ai flet nė shumė gjuhė. Fjala ka jetė, nėse veprat flasin». Kėto fjalė tė kėtij shenjti tė ditės sė sotme n'a mundėsojnė tė mendojmė se tė gjithė ne kemi nevoj pėr Shpirtin e sė Vėrtetės, i cili na mundėson, qė edhe jeta jonė tė zhvillohet si jeta e tij, e pasuruar shpirtėrisht, i pėrforcuar nė jetė dhe nė fe nėpėrmes Lajmit tė Gėzueshėm.
Fjalėt e tona kanė jetė nėse veprat tona flasin. Njeriu qė beson, shpreson dhe dashuron e gjenė arsyen e plotė, qė edhe tė vepron, «sepse, sikurse trupi pa shpirt ėshtė i vdekur, ashtu edhe feja pa vepra ėshtė e vdekur» (Jak 2,26).
«I gjithė shpirti ėshtė i mbushur me prezencėn e Zotit, qė ėshtė njė dhuratė e Shpirtit Shenjt, dhe nė kėtė qėndron burimi i vėrtetė i dijės» thoshte njė herė shėn Antoni. Kemi kaluar 13. tė marta kushtuar kėtij shenjti, ku gjatė kėsaj periudhe shpirtėrore kemi hyrė mė me thellė nė veprimtarinė dhe nė misterin e tij jetėsor, qė ta njohim sa mė mirė jetėn, dhe porosinė e tij, qė sot ne atė e adhurojmė dhe atij i lutim.
Ēdo e marte, duke menduar liturgjikisht tė gjithė neve na mahnit, qė t'a kemi parasysh dhe si pjesė tė jetės njė shenjt mrekullibėrės, shenjt ekumenik, predikatar, shenjt i njohur me legjenda tė ndryshme dhe i dashur mund tė thoja pėr tė gjitha konfesionet, sepse zėri i tij po jehon nė tė katėr anėt e botės prej Lissabonit e deri tek ne sot, mė mirė tė thoja, prej Perėndimit nė Lindje e prej Veriut e deri nė Jug.
Pėr ta adhuruar kėtė shenjt gjigant tė tė gjitha kohėrave mė sė miri na tregon shėn Bonaventura kur thotė: «Kėrkon ti mrekulli, atėherė, shko te Antoni». Ky ėshtė njė urdhėr, qė neve na tregon se ky shenjt ėshtė i madh dhe na mundėson, qė feja jonė edhe tė rikultivohet dhe tė ngjallet ndoshta duke e adhuruar Antonin e Padovės.
Pėr ta njohur dhe adhuruar njė shenjt duhet, qė nė rend tė parė dhe mė tepėr t'a njohėsh, t'a duash dhe t'a adhurosh Zotin. Njė shenjt na tregon mė jetėn e vet se si duhet tė arrihet te Zoti dhe si duhet tė jetohet me tė e ta njohėsh atė. Andaj, se si do tė zhvillohet jeta jonė pėr shenjtėrim kjo mvaret prej nesh vet! Shenjtėria ėshtė nė duart tona dhe mos ta largojmė nga to! Amen
Krijoni Kontakt