Se perndryshe brezi i ri moralisht dhe shpirterisht po vdes!

Fakt: Disa te rinj(nen 18/15 vjec), anetare apo pretendente per anetare te D.J, vrasin veten.
Fakt: Nje person publik, publikon nje video celular me marredheniet intime te saj. Aty pihet edhe droge.
Fakt: Nje vajze dhe nje djale, ne shkolle te mesme, filmojne dhe shperndajne nje video ne celular; vajza ben marredhenie seksuale gojore me djalin.(po e quaj marredhenien "seksuale" sepse ne te me siguri mashkulli peson ejakulim, ndokush mund te mashtrohet duke mos qene nje marredhenie klasike seksuale, mirepo vetem muslimanet qe falin namaz e kuptojne praktikisht se nje marredhenie e tille mes te pamartuarve eshte imoralitet. Praktika eshte gjykatesi me kokeforte.)
Fakt: Disa djem 13 vjecare perdhunojne nje vajze po 13 vjecare.

Mendova se mos eshte detyrim qe te shkruaj disa fjale rreth dukurive te tilla. Mirepo duke mos mundur qe te perqendrohesha ne nje pike , e lashe kete pune dhe iu futa leximit te librit "Bolshevizma a ckaterrimi i njerezimit", Hafiz Ali Korca, botuar nga Jehona, Tirane 2006. Ku liber flet rreth perhapjes dhe pasojave te bolshevizmit ne Rusi, dhe eshte shkruar ne vitet 20'.
Ne kreun "Ckaterrimet e bolshevizmit" tema Kijameti i fese duke treguar per pasoja e bolshevizmit gjen fjaline: " Fene e ka ndaluar neper shkolla, edhe pa mbushur 14 vjec fe s'kendohet." Per kete fjali autori ka vene shenimin ne fund te faqes: " 28. Ne Shqiperi programin e Karl Marksit me pare e zbatoi ish-ministri i arsimit rexhep Mitro. Vinjahu ia hoqi te drejtat fese dhe Kuranit. Ankimet telegrafike qe erdhen si shiu nga te kater anet e Shqiperise, s'i hyne fare ne vesh cirakut te Karlit. kemi shprese te madhe se kjo qeveri do t'ia permiresoje plotesisht te drejtat shenjtore te ketij populli pe ua pat marre neper kembe ish-qeveri e pare. SE PERNDRYSHE BREZI I RI MORALISHT E SHPIRTERISHT PO VDES." Kjo fjali eshte celesi i shkrimit. Vdekja morale con ne imoralitet, vdekja shpitrerore ne vrasje(vetvrasje).

Te gjithe te rinjve i shkon mendja "aty". Sipas nje studimi tek adoleshentet ne cdo pese minuta del ne mend nje skene erotike. Keto fakte te cojne ne pohimin se marredheniet intime jane nje pjese e natyrshme e jetes se njeriut. Te rinjte duhet te perpiqen qe sa me shpejte te martohen. Prinderit te mos nxjerrin njemije e nje pengesa. Kushtet e marteses duhen liruar, sepse nuk eshte plotesisht e sigurte pasja e femijeve. Kjo edhe mund te shtyhet per njefare periudhe nese vajza eshte ne shkolle a ne ndonje kurs.
Ne "Martesa dhe marredheniet intime ne Islam" te doc.dr Shefik Kurdiq citohet nga sociologu Will Durant libri i tij " Magjia e Filozofise" : "Jeta ne qytetet e civilizuara nuk i lejon njeriut qe aspak te mendoje per martese, derisa epshet seksuale jane ne rritje, ndersa kushtet mundesojne kenaqesite. Keshtu, pastertia, e cila me heret eshte konsideruar virtyt, sot ajo eshte bere mjet perqeshjeje dhe nencmimi. Ne kete atmosfere humb edhe turpi, i cili me heret ka zbukuruar njeriun, ndersa grate nen velon e barazise me meshkujt, hyjne ne lidhje te pakufishme jashtemartesore dhe kjo behet dicka e zakonshme. Sot ka me pak prostituta neper rruge, jo per shkak te policise, por per shkak se kane humbur punen duke iu falenderuar grave te cilat kete e bejne pa para." Ne te njejtin liber ne faqen 63 autori deklaron se epidemia e amoralitetit ka perfshire edhe gjendjen tone.
Libri 'Martesa dhe marredheniet intime ne Islam' vijon:
Zgjidhja islame e ketij problemi

Mekanizmat te cilat Islami ka vendosur ne largimin prej amoralitetit jane shume te persosura. Islami aspak nuk flet per amoralitetin, te cilit gati se eshte e pamundshme t'i ikesh, kur te gjitha mundesite per kryerjen e saj i jane ofruar njeriut. Islami, ne te vertete pren cdo crregullim qe ne rrenje! Per kete Allahu i Gjithemeshirshem thote: " Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinase)sepse vertet ai eshte veper e shemtuar dhe eshte nje rruge shume e keqe."(Isra 32)
Me kete rast eshte shume interesant te thuhet se Islami kurrnjehere nuk ndalon dicka e te mos kete alternative dhe te mos gjeje zgjidhje se si ate ndalese ta largoje dhe te ruaje nderin e tij. Jane te njohura metodat e veprimit preventiv islam ne planin e crrenjosjes se prostitucionit dhe crregullimit moral ne shoqeri. Te perkujtojme disa prej tyre:
1. Ulja e shikimit dhe largimi i shikimet e tepruara te persnave te gjinise se kundert,
2. Ndalimi i perzierjes se meshkujve dhe femrave te cilet nuk kane afri gjaku(familje),
3. Ndalimi i vetmimit me personat e gjinise se kundert pa prezencen e personave te tjere,
4. Mbulimi i gruas si nje mase preventive per ruajtjen e saj dhe afirmimin moral te saj,
5. Martesa e ligjshme me te cilin nderpritet shkaterrimi, dhe
6. Poligamia - martesa me shume gra qe behet fard kijafe ne rastin e nevojes, kur ne nje shoqeri ka me shume femra sesa meshkuj.

Sigurisht qe para marteses(fejesa ne traditen aktuale sipas islamit quhet martese, sepse te fejuarit bejne me njeri tjetrin ate qe bejne te martuarit, por pa pergjegjesi financiare) duhet shikuar/njohur nusja/dhendrri: El Mugire ibn Shu'be r.a., transmeton se e ka njoftuar Muhamedin s.a.v.s se e ka fejuar nje vajze, me c'rast Muhamedi s.a.v.s e ka keshilluar: " Shko dhe shikoje, sepse kjo, me te vertete eshte me e sigurte per jetegjatesine e lidhjes suaj!"(Tirmidhi,Nesai,etj.)
Ju keshilloj qe te rilexoni temen MORALI PA ZOT tek "Islami Ndermjet Lindjes dhe Perendimit", per te vertetuar se a ka apo jo moral pa zot(pa besuar dhe ekzistuar Zoti).
I lutem pjestareve te forumit qe kane pregatitje fetare te shkruajne se cfare zgjidhjeje ka islami per martesen lidhje mashkull-femer, gjendjen aktuale etj