Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-05-2005
    Postime
    4

    Shqiptaret ne Michigan

    Hej mire se ju gjej.

    Pashe pak me pare se ka qene nje teme me shqiptaret ne Michigan dhe eshte mbyllur. Vendosa ta hap edhe nje here edhe pse jam pak fillestare ne forum po jo me jeten e vrullshme e plot befasira te Michiganit.
    I pershendes te gjithe forumistet , Michiganistet e ne vecanti Tafti-baftin. Nuk e di cfare je vajze apo djale as info. tuaj se kam lexuar po fjalet i kishe qelluar ama. Une nuk perzihem shume me shqiptare ketu ku jam, po kete Shekon qe ju mi vini nje Z te madhe perpara e kam njohur personalisht. Per te hequr skam po per te shtuar duhet nje nate dimri te mbaroje historite e ketoj palo burre. Shume nga ne kemi krijuar pershtypjen se te kesh nje xhep me para je edhe i edukuar , me kulturen e duhur apo edhe dicka me shume. Sheko mund te kete parate po per sa i perket moralit ? Genjeshtren, tradhetine ndaj fasmiljes e jetes bashkeshortore e ka cuar per PHD.Eshte me se e vertete qe ke vajze qe takon ose me mire te thuash femer qe rri ne kembe ju thote jam beqar, kam para e se caj B pert asgje. Ju afron boten deri sa ti shtjere ne dore. Kjo mua sme duket puna e nje koke te madhe e patriotike sic e kishin cilesuar disa forumista me larte , po thjeshte si dikush qe shitet per nje cope **** shkurt per mua s'eshte vec se nje male *r*s*i*u*e.
    Me vjen keq per ata qe i lepihen e per ata qe i kane vene nje perce syve e se shohin realitetin ashtu si eshte.

    Do te kemi kohe te debatojme .
    Faleminderit.

  2. #2
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    23-05-2005
    Postime
    301
    Realiteti eshte i veshtire te meret sikurse eshte, ose me mire shume persona kane frike ta shohin ate. persa i perket parave apo sikurse thua pasi jam e re ne kete forum, no clue kush eshte sheko, thjesht dua te them se me vjen keq per ato femra qe nisen ne kete drejtim, rendesi mbi te gjitha ka njeriu, edhe te njohesh nje njeri eshte shume komplicated,
    ndoshta mund te debatoja me mire nese do te kuptoja me mire postimin.
    anyways

    Shpresoj te shoh ndonje shkrim tjeter persa i perket kesaj teme
    peace out

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-05-2005
    Postime
    4
    Une e re mund te jem ne forum po per sa i perket eksperiences ne jeten e boten e perditeshme, besome kam me shume se ty . Po te jap te drejte per sa i peket njohjes se nje njeriu. Merr kohe te gjate e kjo vjen si rrjedhoje se ju qe e njihkeni Shekon prej kohesh se paskeni zbuluar Shekon e vertete. Nuk jam lakmuese e parese apo e nje shpije te mobiluar me stil fshataresk.Nuk me duhet shume kohe te njoh njerez si ai. Ai qe ka nje familje , nje grua, nje djale si drita, nene e babe qe i rine pronto per cdo gje po qe bredh mbas fusteneve te grave per mua eshte nje 0. Te mohosh ate qe shume njerez ne bote e vleresojne me thesarin, familjen cfare dinjiteti ke? Per mua familja eshte gjithcshka. Te bredhesh si zagar sa ne nje lokal ne nje lokal ku te gjesh vajza me nje nivel e princip jete te ulet vetem e vetem per ta shkrujatur .....Nr# 345 ne black book per mua kjo eshte injorance e tolerance qe parja te favorizon.

    Habitem se ketu ne forum pashe shume nga Michigani po jo shume te debatojne per kete "FIGURE " kaq te madhe te komunitetetit tone ketu e ne mbare Ameriken.

    Juve pak femrave qe keni dale ta mbroni mos eshte kjo si pasoje e lutjeve ne tel apo disa e-mail qe mbase Sheko ju ka cuar apo ju ka premtur nga nje mobil e te hame e te pime ne hotelin me te shtrenjte qe ka Amerika....."ku te duash ti me shpirt"

    Me vjen keq qe femra shqiptare e ul veten kaq poshte. Gjithe ashtu me vjen keq per familjen e tij . Kam pasur rastin ti njoh nga afer dhe me te vertete nuk e meritojne kete. Te sjellesh ne shtepi buken nuk do te thote ti mohosh pas kesaj dinjitetin ,krenarine e nderin. E Sheko kete ben. Turp ti vije. E turp te na vije e ne qe mundohemi ta ngreme ne pjedestal njeriun me moralin me te ulet .

    Bye, TA TA

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-05-2005
    Postime
    4
    Nuk me duhet te vi ne forum te njoh Shekon. Me mjafton nje jave ne Michigan te njoh se kush zagar leh me shume. E deri me sot Sheko leh me shume nga te gjithe. Une e shoh realitetin drejt ne sy. Se kam frike e nuk me ka frike. I mjaftohem familjes sime me dashurine e ngrohtesine qe e gjej nga femijet e bashkeshorti im e anasjelltas. Nga te afermit e shoqerija ime qe nuk vine era kerme.

    Nuk me duhet te behem nje tjeter NASTRADIN.......ha qyrk ha. Ate kapele ja jap me nder Shekos e larove te tij.

    Me nderime Bubi

  5. #5
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    23-05-2005
    Postime
    301
    Nuk e kam idene se per cfare flet, thjesht mqs ishte per personat ne michigan bera nje replike, nuk e njoh shekon, se kam idene, madje as postime si kam lexuar, gjithesesi nuk mund te gjykoj pa njohur njeri. Edhe cfare me ben pershtypje eshte fakti se si ti flet ne pergjithesime.
    Anyways une qenkam e vetmja qe shkruajta ne kete teme, ndoshta jam keqkuptuar ne fillim, nuk e mendoja se ne forum ndodhkan te tilla probleme,
    kjo teme paska rrenje me te thella, mesim per heren tjeter, te mos replikoj pa kuptuar apo njohur temen.
    Good Luck ne rrugen tende, hope ull find some peace.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-05-2005
    Postime
    4
    Oh s'ke pse te kekrkosh falje. Replika e moskeq kuptime ka kudo e si rrjedhoje edhe ne forum. Une nuk po shaj popullesine shqiptare ne MIchigan, se nje apo dy mostra se shperbejne moralin e qindra familjeve te tjera shqiptare ne Michigan. Arsyja qe nderhyra ne kete teme ishte se pak para ishte nje e tille e u mbyll e shensuru nga administratoret e forumit. Aty ishte me i gjere debati per Shekon e miqte e tij. Une e njoh nga afer familjarisht e me iriton fakti qe nuk meriton lavdine qe disa ne forum i dhane. Ai nuk perben Michiganin, eshte vetem nje atom ne gjithesine shqiptare.
    Ka plot e plot te tjere si une e ti qe kemi diskutuar po si duket Sheko paska luajtur dicka.

    Sa per peace believe U Me I have all the peace I want and all I need.

    Bye

  7. #7
    .:.ClaSSy.:. Maska e GoDDeSS
    Anėtarėsuar
    27-12-2002
    Vendndodhja
    Detroit, MI
    Postime
    690
    FREEDOM HILL jep shume koncerte te ndryshme pothuajse cdo te diel...kam pare shume shqipetar andej

    nejse pershendetje te gjithve ne michigan!
    And all I can taste is this moment
    And all I can breathe is your life

  8. #8
    ^ Peek-a-boo ^ Maska e Sirena_E_Vogel
    Anėtarėsuar
    07-06-2003
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    565
    Sapo u ktheva nga michigan-i javen e kaluar... Mua, te them te drejten, me pelqeu shume ai vend (isha ne Rochester Hills dhe Detroit). Klima njehere eshte nje prej gjerave pse dua te jetoj ne veri.

    Me pelqyen shume organizimet shqipetare (pata gjithashtu mundesi te vizitoja edhe kishen katolike shqipetare te St. Paul, keshtu me duket se e kishte emrin)... Ka mundesi te vij perseri ne Detroit nga fundi i vitit, te shohim...

    Nejse, Ja kalofshi sa me mire "michigansa", dhe pushime te mbara...

    Cuteness !

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-07-2005
    Postime
    22

    Sherbestaret E Kombit

    GJITHNJE NE SHERBIM TE CESHTJES SHQIPTARE


    Megjithese kam pak vjet si pjestar i komunitetit shqiptar ne Michigan,kam mundur qe, permes kontaktetve te shumta te zbuloj dhe rendesine e veprimtareve te shquar te tij, ne dobi te ruajtjes dhe rritjes se vlerave tona kombetare. Nese vertet do te hedhim shikimin ne vlerat qe mbartin ata pak individe, qe nuk duan duken, por duan te kontribojne ne aspektet e shumta te jetes se shqiptareve me banim ne kete pjese te SH.B.A-se. Midis tyre dallon nje individ qe gjithmone eshte inisiator i nismave karizmatike per te mbeshtetur, jo vetem komunitetin por dhe per te mundesuar prezantimin e ēeshtjes shqiptare ne politiken amerikane. Quhet Gjevalin Gegaj dhe vjen nga fshati Gurakovc i komunes se Istogut ne Kosove.Rrjedh nga nje familje e njohur konservatore e lugut te Drinit, qe ka ndikuar jo pak ne vetite dhe karakterin e tij serioz e teper korrekt. Si shume te rinj, endrra amerikane behet realitet ne fund te vitit 1973, ēka per djaloshin nga Kosova perben nje sfide, qe vertete duhej kaluar, duke ndikuar ndjeshem edhe ne aspektet me minimale te karakterit te tij. Ne Michigan ekzistonte nje komunitet shqiptar qe kishte kater qendra fetare: Xhamija, Teqja Bektashiane, Kisha Katolike dhe ajo Ortodokse. Si dhe ekzistonin dhe berthama te partive politike te Ballit Kombetar dhe Legalitetit qe ndikuan dukshem ne vizionin e tij politik, pa perjashtuar dhe shoqaten “Vatra”. Qysh ne fillimet e tij te veshtira, si ēdo emigrant,ai do te behej i ftuar i here pas hershem i radio programit shqip “Zeri Komunitetit Shqiptar”, ku do te jepte komente te ndryshme per problemet dhe hallet e shumta, me te cilat ballafaqohej komuniteti shqiptar.Gjithashtu do te ishte iniciatori e udheheqesi i grupit muzikor ”Shqiponja”, duke kontribuar kesisoj dhe ne perhapjen e kultures dhe argetimin ne gjuhen kombetare. Por jo vetem kultura, do te ishin pjese e jetes se tij midis shqiptareve ne Michigan, nje tjeter pasion do te zgjohej ne shpirtin e paster te te riut pasionant, dhe kjo ishte angazhimi politik,qe ze fill,ne nje perplasje te tij me nje mesuese serbo-malazeze, gjate nje takimi ne Hamtermik High School. Shkaku ishte nje foto e Titos, mes fotografive shqiptare, vene ne krye te salles, ku perfaqesuesit e komunitetit shqiptar do te prezantonin jeten, kulturen dhe historine e kombit shqiptar.Gjevalini,i ftuar nga bordi shkolles ne kete seminar, do te ngulmonte ne heqjen e fotografise, sepse ajo nuk kishte asnje lidhje me shqiptaret.Ne mendjen e tij do te mbetej nje moment interesant, kur nje nxenes shqiptar ne ate shkolle, do te prezantonte me shume dinjitetin jeten e te rinjve te komunitetit ne shkollat e Michiganit. Rreth viteve ’77-’78, me rastin e krijimit te shoqates “Malesija e Madhe”, i ftuar nga organizatoret, Gjevalini, filloi te vinte ne skene dramen e pregatitur prej tij “Vrasja e Erret”, qe realisht ishte nje dramatizim i romanit “Gjarpit e gjakut” te autorit disident Adem Demaēi. Pas pregatitjeve disa mujore, shfaqja e saj nuk u realizua. Me deshiren e mire kerkon te riveje ne skene rreth viteve ’80, te njejten drame, por serish nuk ja arrin qellimit. Ngjarjet ne Kosove ne vitin 1981, zune te papregatitur tere diasporen shqiptare, ku qendrimet rreth demostratave te atij viti ishin pothuajse pa nje bosht te mirfillte kombetar. Ky fakt perbente nje shkas per nje mentalitet ndryshe te angazhimit politik te emigracionit shqiptar. Rasti i Pjeter Ivezajt, qe u arrestua ne Malin e Zi, si aktivist ēeshtjes shqiptare, do te shenonte fillimin e shfaqjes se ēeshtjes shqiptare neper analet e qeverise amerikane. Qeveria e SH.B.A-se do te nderhynte energjikisht per lirimin e shtetasit te saj nga burgjet jugosllave. Ky rast tregoi se sa efektivitet do te kishte organizimi i komunitetit shqiptar, si dhe ku duhej orientuar veshtrimi per te siguruar mbeshtetje ne mbrojtjen e ēeshtjes sone kombetare.Ne vazhdim pati tentative te tjera te organizimit te komunitetit, siē qe rasti i Keshillit Kombetar, por kjo pati jete te shkurter. Krijimi Liges Qytetare pati rendesi per momentin kur u shfaq, sepse pati ndikim pozitiv ne disa segmente te diasporas shqiptare ne Amerike. Kontaktet me kete organizem nuk sollen ndonje risi ne komunitetin shqiptar te Michiganit, keshtu dhe kjo shprese filloi te venitej. Per Gjevalinin, nje rendesi te veēante pati dhe deshmia publike shkrimtarit slloven Jasha Zllobec, gjate vizites ne SH.B.A, ne pranveren e vitit 1990-te, ku publikisht, ai, shprehej kunder trajtimit te shqiptareve ne Jugosllavi, si qytetare te dores se dyte. Ishte rasti i pare kur nje komunist jugosllav do te shprehej kunder diskriminimit te nje populli josllav. Fillimi i viteve ’90-te do te perkonte me krijimin e deges se LDK-se ne shtetin e Michiganit, fale kontributit te dhene nga te derguarit e kryesise se pergjithshme z.Ali Aliu dhe z.Anton Kola, qe do te ishte zeri real Kosoves ne Amerike si dhe do te behej ure lidhese midis komunitetit,asaj pjese shqiptare dhe auditorit politik ne SH.B.A. Gjevalini, pervecse nje nga insiatoret e themelimit te deges se LDK-se do te ishte njekohesisht dhe kryetari i pare saj. Ku tashme angazhimi politik do te arrinte vlera dhe permasa te reja per te dhe tere komunitetin ne pergjithsi. Ne kuader te krijimit dhe zgjerimit te deges se LDK-se, ai do te kontaktonte dhe do te mirrte mbeshtjen e qendrave fetare ne rrugen qe kishte nisur. Pervec kesaj, kreret e qendrave fetare do te ishin dhe anetaret e nderit te ketij organizmi politik, qe do te kontribonte maksimalisht ne prezantimin e ēeshtjes se Kosoves neper kanalet kryesore te jetes politike amerikane. Ne fillim te vitit 1991 do te ishte nje prej organizatoreve te pritjes se delegacionit te pare te opozites shqiptare, te kryesuar nga z.Sali Berisha dhe z.Gramoz Pashko ne SH.B.A. Me 4 Korrik te vitit 1991,Gjevalini do te ftohej ne Tirane nga opozita shqiptare dhe ambasadori amerikan Rajerson, si nje nga perfaqesuesit e diaspores shqiptare, ku do te takohej me lideret kryesore te opozites dhe jetes politike shqiptare. Ne Shtator te po atij viti me kerkesen e liderit te opozites z.Berisha, ai do te organizonte ne Shqiperi nje seminar me pjesmarrjene profesoreve te Kolumbia University, ku u trajtuan gjersisht temat politike, ligjore dhe social-ekonomike. Ne fund te vitit 1991 Kryeministri Kosoves,z.Bujar Bukoshi, do te vizitonte SH.B.A-ne, ku dhe me mbeshtetjen e Gjevalinit do te takonte perfaqesues te autoriteteve amerikane si dhe do te krijohej Fondi Qeverise se Kosoves, ose i njohur ndryshe 3%-shi. Nga ky moment fillon dhe merr jete nje inisiative e re per veprimtarine e shquar shqiptaro-amerikan.Merr forme dhe fillon nga puna Shoqata Shqiptare e Ndihmes(A.A.S), ku aderonin perfaqesues nga te gjitha qendrat fetare te Michiganit. Fondi ndihmes dhene ne mbare hapesiren shqiptare do te ishte rreth 30 milione dollare, ku ja vlen te permendet ngritja e Shtepise se Lindjes ne Prishtine, inisiative e shoqates humanitare “Nene Tereza”, nga ku do te lindnin pa asnje shpenzim nenat dhe motrat shqiptare.Vlen per t’u veēuar se, ne kete klinike, vetem rreth viteve’96-99 kane lindur mbi 6000 femije. Ky organizem humanitar qysh nga krijimi dhe ne vazhdim, ka patur dhe do te kete angazhimin e panderprere te krijuesit dhe koordinatorit te tij,Gjevalin Gegaj. Ne kuvendin e dyte te deges se LDK-se per Michigan,z.Gegaj, do te bente te mundur me veprimin e tij njerezor te zgjidhej ne krye te deges nje perfaqesues nga viset shqiptare ne Malin e Zi, ē’ka presupozonte nje angazhim me te gjere te shqiptarve ne mbrojtje te ēeshtjes se Kosoves. Ne kuader te angazhimeve te tija, ne mbrojtje te ēeshtjes shqiptare, ai do te radhitej ne krye te organizimeve te protestave paqesore, apo peticioneve te shumta, ku vendin primar e zinte Kosova e tij e dashur. Krijimi mes veshtersive te panumurta te Univiersitetit te Tetoves,do ta angazhonte z.Gegaj, ne mbledhjen e fondeve per kete tempull te arsimit shqip. Gjate mbledhjes se famshme te Dejtonit, ai do te ishte njeri prej organizatoreve kryesore ne demostrimet ku kerkohej perfaqesimi faktorit shqiptar gjate debateve per shperberjen e ish Jugosllavise, te trazuar nga konfliktet e shkaktuara nga ethet nacionaliste serbe. Ne vjeshten e vitit 1996-te, do te krijohej Keshilli Kombetar Shqiptaro-Amerikan, ku si gjithmone ja vlen te permendet roli i tij si nje nder organizatoret kryesore.Qysh nga fillimi viteve ’90-te, Gjevalini, do te ishte i pranishem ne takimet e shpeshta si perfaqesues i komunitetit shqiptar me kandidatet per presidente te SH.B.A-se, apo dhe i ftuar disa here ne Shtepine e Bardhe, ku faktori shqiptar do te deshmohej si nje force reale per mbeshtetjet, qe mund te ofronte per ta. Z.Gegaj prej shume vjetesh eshte anetar i Bordit per Grupet Etnike ne Partine Republikane Amerikane, ku me angazhimin e tij ka ndihmuar ne mbrojtjen dhe prezantimin e ēeshtjes shqiptare ne kete pjese te rendesishme te politikes.Gjate takimeve ne Rambuje, ai ishte si vezhgues qe perfaqesonte KKSHA-ne, ne mbeshtetje te faktorit shqiptar gjate debateve per situaten ku ndodheshin shqiptaret si pasoje e represionit antinjerezor serbo-sllav.Ai do te ishte angazhuar me te njejtin preokupim dhe seriozitet edhe gjate luftes ne Kosove, ku si perfaqesues i Qeverise se Kosoves, do te organizonte mbledhjen e fondeve dhe ndihmave per luften e drejte ne ēlirimin e Kosoves nga pushtimi serb. Gjate luftes ne Kosove, Gjevalini, ka dhene shume komente neper mediat e ndryshme amerikane, ku vleresohej lufta e drejte e shqiptareve ne mbrojtje te lirise dhe prosperitetit. Ne Mars te vitit 1999,ai do te ishte pjestar i delegacionit te shqiptareve te amerikes ne Kongresin amerikan, per te mbeshtetur fillimin e bombardimeve ndaj Serbise dhe diktatorit Millosheviē. Pas ēlirimit te Kosoves, si anetar i delegacionit KKSHA-se, ku bente pjese dhe kongresmeni Engel si dhe humanistja Bianka Jager, do te vizitonte zyrtarisht vendin e tij te lindjes.Gjithashtu,ai do te ishte pjese perberese e vezhguesve te Departamentit Amerikan te Shtetit,gjate zgjedhjeve te para ne Kosoven e pasluftes. Madje ishte,dhe nje nga organizuesit kryesor te takimit te Vjenes, ku ne tavolinen e bisedimeve,ishin ulur per here te pare perfaqsuesit politike te shqiptareve. Keshtu, mbushur me ngjarje,veprimtari dhe aktivitet te gjithanshem vazhdon ēdo dite e jetes se veprimtarit te shquar te komunitetit shqiptar, jo vetem te Michiganit, por ne gjithe SH.B.A-ne, z.Gjevalin Gegaj. Dhe jo vetem kaq, por sigurisht ia vlen te veēohet, modestia e tij njerezore, per kete pune kolosale ne dobi te bashkombasve te tij dhe te hapesires mbareshqiptare. Kete aspekt mund t’a shoh gjithkush, qe e njeh apo ka komunikim me te.

    Rreth aktivitetit te tij shumplanesh mund dhe ja vlen te zgjerohesh me teper,sepse cdo dite e me teper kontributi i ketij veprimtari zgjerohet dhe merr permasa gjithnje e me te medha.Nepermjet shoqates humanitare “Albanian AID Society”,jane realizuar me teper se 30 projekte,qe jane mundesuar nepermjet koordinimit te z.Gegaj dhe ndihmes qe ka patur ai nga burime te ndryshme te komunitetit shqiptar ne Sh.B.A si dhe nga shoqata te ndryshme homologe qe veprojne ne kete vend.Ndihmat e derguara nga AAS nuk kane patur preferenca te vecanta.Ato jane derguarne te gjitha viset shqiptare,ku ka patur nevoje,ne Krushe te Vogel,Shtimje,Tuz,Struge,Tirane,Shkoder dhe kudo.Per gjithe kete aktivitet ne fushen humanitare,Gjevalini ka marre shume letra falenderimi,nga shoqata te ndryshme te ndihmes qe veprojne ne hapesiren mbareshqiptare.Edhe mediat ne Kosove,Shqiperi dhe diaspore nuk kane mundur te jene indiferente ndaj gjithe ketij aktiviteti ne dobi te bashkekombasve ne nevoje.Me kontributin e Gjevalinit,eshte realizuar dhe binjakezimi Komunes se Istogut me Komunen e Hungtinton Woods ne Michigan,ku jane shkembyer eksperiencat dhe eshte perfituar pervoje ne fushat e organizimit profesional,marrdhenieve me komunitetin dhe menaxhimin e fondeve komunale ne te mire te banoreve te zones.Risia me e re e kontributit te z.Gegaj,ne ndihme te institucioneve arsimore ne Kosove,eshte binjakezimi i Universitetit te Kosoves me Universitetin Shteteror te Michiganit(Michigan State University),ku do te mund te perfitojne studentet shqiptare.Fale angazhimeve te shumta ne fusha te ndryshme,ne favor te kombit dhe bashkombasve te tij,mund te shkruhet mbase nje liber i tere.Por le t’a leme veprimtarin e ceshtjes shqiptare te flase nepermjet punes dhe angazhimeve te tjera,librat dhe fjalet falenderuese nuk kane rendesi per sherbestaret e Atdheut.E rendesishme eshte se sa kontribon realisht per kombin.

    Per te kompletuar me mire figuren e ketij veprimtari te shquar te komunitetit shqiptar ne Michigan, i drejtuam disa pyetje, per te marre keshtu nje mendim me te qarte per gjithēka thame me siper, si dhe per mbresat e zhvillimet e sotme ne trojet shqiptare.

    Pyetje:Cilat kane qene marrdheniet tuaja me qendrat fetare ne Michigan ?

    Pergjigje:Gjate aktivitetit tim nje ndihmese te konsiderueshme me kane dhene kreret e ketyre qendrave, te cilet jo vetem me kane mbeshtetur, por dhe kane bere bekimin e tyre per te gjitha nismat qe kemi nderrmare.Mendoje se ne marrdheniet midis tyre kane deshmuar se kombi qendron mbi te gjitha.Veēanerisht ia vlen te permenden tre momente te rendesishme nga kreret e ketyre qendrave. Momenti pare ka te beje me te ndjerin Baba Rexhepi. Kur iu drejtova per ndihme ne organizimin e LDK-se per disa probleme qe hasem ne Cikago, ai me urtesine qe e karakterizonte me thote: Kush nuk punon per Kosoven, nuk eshte ballist i mire.

    Momenti dyte,nga Dom Anton Kēira, ku ne nje tubim ne Kishen e Shen Palit organizuar me rastin e festes se Flamurit, ai u drejtohet te panishmeve:Komunistet dikur kane thene ”Vdekje Fashizmit-Liri Popullit”, kurse une po ju them “Vdekje Komunizmit-Liri Popullit”.

    Momenti trete nga Imam Vehbi Ismaili, i cili gjate takimit me z.Ibrahim Rugova, do t’i drejtohej ketij te fundit me keto fjale:Emri juaj perfaqeson Atin e te gjitha besimeve.Dhe ju dhate pushtetin per shtet, keni admirimin tim.

    Pyetje:Si e gjykoni zhvillimet e sotme politike ne Kosove ?

    Pergjigje:Mendoj se me fund u arrit gjeja me e mire per te ardhmen e Kosoves, sepse tashme kemi nje pozite dhe nje opozite, pra kemi filluar te punojme realisht mbi bazat e demokracise reale. Eshte mire kur opozita eshte e forte, sepse ndihmon ne funksionimin e se drejtes se shtetit te drejtuar nga pozita, per t’u korrigjuar mbi bazen e opcioneve kundershtare te mirestudjuara dhe funksionale. Gjithashtu, sugjeroj se ka ardhur koha per te hapur nje zyre perfaqesimi te Kosoves ne kryeqytetin amerikan, qe do te ndikonte drejperdrejt ne pershpejtimin e proceseve qe priten te nderrmerren.

    Pyetje:Nje mendim rreth zgjedhjeve qe u mbajten ne Shqiperi.

    Pergjigje:Politika aktuale me se shumti ka deshmuar pafuqishmerine e saj per te ndertuar nje shtet efikas dhe nje demokraci te shumpritur. Realisht eshte nje deshtim i saj, qe deri tani nuk eshte pranuar nga lidershipi aktual i saj. Mendoj se ka ardhur koha te ndryshojme totalisht mentalitetet dhe rregullat e lojes. Eshte koha per nje hop cilesor ne kuptimin e mire te fjales,s i dhe njekohesisht ndihet e domosdoshme rinovimi i aktoreve kryesor te politikes si baze per te pershpejtuar proceset e mbetura vendnumero.

    Pyetje:Mendimi juaj per Presidentin e Kosoves z.Rugova.

    Pergjigje:Aktualisht eshte politikani i vetem i hapsires mbareshqiptare, qe me pjekurine dhe vizionin e tij, ka deshmuar se mbart karakteristikat e nje politikani serioz perendimor. Ai ze nje vend te merituar ne mesin e politikaneve shqiptare te periudhes se demokracise.



    Pyetje:Dicka nga opsionet tuaja rreth menyres se organizimit te diaspores ne SH.B.A. ?

    Pergjigje:Ka ardhur koha qe te kemi nje regjistrim te pergjithshem te emigracionit, ne te gjitha qendrat ku jetojne me se shumti shqiptaret. Sepse vetem keshtu do te mund te behemi faktor real ne indikacionet e politikes amerikane. Duhet te fillojme te meshtetim individe te rinj ne shkollimin dhe profesionalizimin e tyre, per te gjetur menyrat dhe mjetet qe ne te ardhmen, shqiptaret te kene kongresmenet dhe senatoret e tyre. Kjo nderrmarje duhet inicuar, fillimisht neper bashki apo struktura te ndryshme shteterore ne rajone dhe qytete te shteteve ku ka dominance emigracioni shqiptar. Investimi tek e ardhmja eshte nje shtyse per te afruar shqiptaret neper institucionet e rendesishme te jetes politike amerikane, qe do te ndihmoje kesisoj ne zgjidhjen e shume problemeve te ēeshjes sone kombetare, si dhe ne afirmimin e vlerave te kombit tone.

    Pyetje:Dhe ne fund… ?

    Pergjigje:Nje mirenjohje speciale per te ndjerin Prof.Dr.Fehmi Aganin, qe per mua ka qene, eshte dhe mbetet nje udherrefyes per te gjitha angazhimet e mia te gjithaneshme. Gjithashtu gjej rastin, per te falenderuar te gjithe bashkepuntoret e mi dhe mbare komunitetin per kontributin e dhene ne realizimin e te gjitha nismave ne te mire te ēeshtjes sone kombetare.

    Pregatiti:AGRON RUMI


    Marre nga revista "Kuvendi",qe del cdo muaj ne Micigan,SH.B.A

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-02-2006
    Vendndodhja
    mich, USA
    Postime
    5

    Arrow Komuniteti shqiptar nė MI, SHBA

    MIRSEVINI...
    kjo teme eshte me shume per shiptaret qe jetojne ne michgan USA por dhe ato qe nuk jane jane te mirpritur te japin komete dhe opinionet etyre.
    cmendoni per shqiptaret me MICH.? a ju pelqen jeta? c'nivel shoqeror ka shoqeria juaj shqiptaro-amerikane? si e perballoni kohen e keqe?
    ju mirepres

    kalofshi mire dhe bofshi qef.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  2. Ēfare historie false mesohet ne shkollat shqiptare?
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 31-07-2009, 09:54
  3. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  4. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •