Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170

    Natyra e njeriut dhe besimi !

    E pajisur me vetėdije dhe imagjinatė, natyra njerėzore ėshtė nė gjendje tė perceptojė ekzistencėn e Zotit. Por, ashtu si aftėsia pėr tė folur qė qėndron e pashfaqur te fėmija derisa tė ngacmohet nga faktorė tė jashtėm, ashtu edhe aftėsia pėr tė arritur te ekzistenca e Zotit ėshtė njė aftėsi e lindur bashkė me natyrėn njerėzore e cila zgjohet, lėvizet dhe rritet me ndihmėn e faktorėve tė jashtėm.
    Gjithė ekzistenca e njeriut shoqėrohet me pamundėsi tė cilat fillojnė qė me ardhjen e njeriut nė kėtė botė e vazhdojnė deri nė momentin e vdekjes. Kėshtu, fėmija i porsalindur e ka plotėsisht tė pamundur tė jetojė pa ndihmėn e vazhdueshme nga njerėzit qė kujdesen pėr tė nė ēdo moment tė ditės e tė natės. Duke u rritur fėmija rritet edhe ”niveli” i pamundėsisė. Tani ai nuk e ka mė tė pamundur tė lėvizė, tė hajė vetė, apo t’i kapė e t’i lėvizė sendet sipas dėshirės sė tij. Ai ndjen pamundėsinė e rritjes me shpejtėsinė qė dėshiron, apo tė kapjes sė hėnės e tė diellit me duart e tij. Ndėrkohė qė rritja vazhdon, bashkė me tė rriten edhe pamundėsitė derisa tė arrijnė nė kulmet e tyre: pamundėsia pėr tė arritur gjithēka qė dėshiron tė arrijė, pamundėsia pėr tė njohur gjithēka qė dėshiron tė dijė, pamundėsia pėr tė sunduar mbi gjithēka qė dėshiron tė sundojė. E mbi tė gjitha qėndron pamundėsia e dėshirės pėr tė qenė i pėrjetshėm, dėshirė tė cilėn e shfrytėzoi shejtani pėr tė shkaktuar nxjerrjen e Ademit nga xheneti: ”O Adem, a do tė tė tregoj pemėn e pavdekshmėrisė dhe sundimit tė pafund?” (20,120).
    Kėto pamundėsi bėjnė qė njeriu nė momentet mė tė vėshtira tė jetės, atėhere kur pėrballet me pengesa qė i tejkalojnė kufijtė e mundėsive tė tij, t’i drejtohet njė force mė tė madhe se sa fuqitė e tij dhe natyrshėm tė thėrrasė: O Zot!
    Gjithashtu, njeriu qėndron i mahnitur pėrballė madhėshtisė sė universit dhe shumllojshmėrisė e kompleksitetit tė qenieve tė gjalla. Kjo mahnitje ekziston te ēdo njeri, nė mėnyrė tė pėrgjithshme dhe sipėrfaqsore te njeriu i zakonshėm dhe nė mėnyrė shkencore e tė thellė te shkencėtari. اdonjėri mahnitet dhe nė mėnyrė tė natyrshme kėrkon autorin e kėsaj mrekullie. Nė kėtė kėrkim, ndodh qė njeriu tė gjejė Krijuesin e vėrtetė ose tė gabojė duke ia mveshur natyrės gjithė aftėsinė krijuese, por nė tė dyja rastet mahnitja me krijimin e ēon njeriun nė kėrkimin e autorit tė tij.
    Po kėshtu, njeriu tronditet nga dukuria e vdekjes. Pėr shkak tė dashurisė dhe familjarizimit me jetėn, fėmija mendon se se jeta ėshtė gjendja e zakonshme e qenieve tė gjalla dhe se ajo vazhdon pambarim. Por, kur vdekja ndodh te njė nga tė afėrmit e tij, ai befasohet dhe frikėsohet duke mos arritur dot tė pėrfytyrojė me imagjinatėn e tij mosekzistencėn pas vdekjes. Ndoshta, nė njė moment tė tillė, njeriu bėhet i ndėrgjegjshėm se njė ditė dhe ai vetė do tė vdesė e mund ta pyesė veten se ē’kuptim ka kjo jetė qė ai po jeton kur njė ditė do tė lerė gjthēka qė me mund po ndėrton. Kėtu hapet njė dritare tjetėr pėr te Zoti dhe kuptimi i drejtė i kėsaj jete tė pėrkohshme.
    Dukuritė e lartpėrmendura tė pamundėsisė sė pėrgjithsme tė njeriut, mahnitjes nga krijimi dhe vdekja, janė nga ato dukuri qė shėrbejnė pėr tė zgjuar nė zemrėn njerėzore besimin qė deri nė ato momente ishte i fjetur. Besimi nė tė tilla raste vetėm sa zgjohet duke u bėrė i pranishėm nė vetėdijen e njeriut, por ai nuk krijohet nga hiēi prej kėtyre dukurive. Kėshtu, nuk janė zhurmat ato qė krijojnė aftėsinė pėr tė dėgjuar. Zhurmat ekzistojnė, megjithatė ato dėgjohen vetėm nga krijesat e pajisura me organe dėgjimi. Eshtė ekzistenca e shqisės ajo qė bėn tė mundur dėgjimin e zhurmave, ndikimin prej tyre dhe adaptimin e pėrshtatshėm me to. E njėjta gjė ndodh dhe me besimin. Shenjat qė lenė faktorėt e jashtėm mbi shqisat e tij vetėm sa e zgjojnė natyrėn e tij dhe e drejtojnė atė drejt Zotit, por ato nuk e krijojnė kėtė drejtim sepse ai ėshtė pjesė pėrbėrėse e natyrės njerėzore qysh me krijimin e saj: “Pėrkujto kur Zoti yt nxori nga shpinat e bijve tė Ademit pasardhėsit e tyre dhe i bėri tė dėshmojnė para vetes sė tyre (duke ju thėnė): A nuk jam Zoti juaj? Ata u pėrgjigjėn: Po, dėshmuam.” (7,172)
    Ashtu si aftėsia pėr tė folur qė ekziston te fėmija por qė pret tė ndikohet nga faktorėt e jashtėm pėr t’u zhvilluar, ashtu edhe besimi ėshtė nė natyrėn e njeriut dhe pret tė zgjohet nga veprimi i faktorėve tė jashtėm.
    Duke qenė se pamundėsitė e ndryshmė, mahnitja nga universi dhe vdekja janė nga faktorėt qė zgjojnė te njeriu besimin e tij, Kur’an-i famėlartė i pėrmend ato nė mėnyrė qė njeriu tė shkundet nga familjarizimi i tij me kėto dukuri qė e ka bėrė atė tė pavėmendshėm ndaj argumenteve tė Zotit.
    Kėshtu, duke pėrmendur pamundėsinė e njeriut pėr tė sunduar mbi njė dukuri natyrore siē ėshtė ajo e furtunės nė det, Allahu qartėson se si nė momentin kur detarėve ju duket se po mbytet anija, besimi zgjohet te ta: “Kur (idhujtarėt) hipin nė anije i luten sinqerisht Zotit (t’i shpėtojė nga mbytja) dhe kur Ai i shpėton e ata zbresin nė tokė, pėrsėri i kthehen idhujtarisė.” (29,65)
    Ndėrsa nė lidhje me madhėshtinė e universit Zoti thotė: “Ai ėshtė qė pėr ju lėshoi nga qielli ujė i cili ju shėrben pėr ta pirė e pėr tė ujitur bimėt ku do tė kullosin bagėtitė. Me atė shi mbijnė tė lashtat, ullinjtė, hurmat, rrushi e tė gjitha pemėt e tjera. Nė kėtė mirėsi vėrtet ka argument pėr popullin qė mendon. Pėr ju Ai nėnshtroi natėn dhe ditėn, diellin dhe hėnėn. Edhe yjet janė tė nėnshtruara me urdhrin e Tij. Vėrtet kėtu ka argumente pėr popullin qė arsyeton.” (16,10-12)
    Pėr sa i pėrket vdekjes, Allahu i sqaron njerėzve qėllimin dhe qėnien e saj njė stacion ndėrmjetės midis kėsaj jete e jetės sė pėrjetshme dhe jo fundi i gjithēkaje: “I cili krijoi jetėn edhe vdekjen qė t’ju sprovojė se kush i bėn punėt mė tė mira.” (67,2). “…dhe qė e ngjall tokėn pas vdekjes sė saj. Kėshtu do nxirreni edhe ju (tė gjallė prej varreve).” (30,19)
    Tė gjitha kėto argumente pėrmenden me njė qėllim: qė njeriu tė pėrmendet nga shkujdesja e tij ndaj argumenteve tė Allahut apo ndjekja e verbėr e fesė (ose botkuptimit) tė edukuar nė fėmijėri nga prindėrit nė mėnyrė qė tė kthehet nė natyrėn e tij tė vėrtetė, atė natyrė qė e njohu dhe e dėshmoi Allahun si Zotin e saj.
    Injoranca nuk zhduket me top

  2. #2
    Allahu te shikon kudo.... Maska e i fundit
    Anėtarėsuar
    22-05-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    244
    me te vertete keshtu eshte INDRIT.
    biles keto jane ca gjera ose haapa te cilat i mban mend seicili nga ne.
    Pamvaresisht duam apo nuk duam ti pranojme.

  3. #3
    I sinqert me tė gjith Maska e Shkupjani
    Anėtarėsuar
    07-01-2003
    Vendndodhja
    Maqedoni Shkup
    Postime
    124
    I ke ren cakut indrit nje analiz shum e bukur.
    Me pelqeu shum ky shkrimi .

    Me respekt
    Shkupjani
    Nese njeriu nuk e ka nji gjė pėr tė cilėn duhet tė vdes,ska vler jeta e tij nė kėt botė...

Tema tė Ngjashme

  1. Illiristika - Nezir Myrta
    Nga Henri nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 17:47
  2. Sheikh Muhamed Nasuridin Albani
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 11:01
  3. Kriza e botės bashkėkohore
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 11-06-2005, 12:44
  4. Feja apo sekularizmi nė shoqėri
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 10-05-2005, 13:28
  5. Tė drejtat e njeriut nė Islam
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 17:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •