Close
Faqja 0 prej 14 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 132
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    SIDA në Shqipëri: Numri i të infektuarve në rritje

    SIDA, dy politikanë me virus Banore e Tiranës, 19 vjeçe studente. Janë të dhënat e vajzës që guxoi të bëjë analizat e SIDA-s. Përgjigja ishte pozitive. Mjekët nuk mund të publikojnë emrin e saj. Në seancën e terapi- konsultë, ajo ka pohuar: "Dy të ish- dashurit e mi janë politikanë". Njerëzit që kanë folur me vajzën, mohojnë që ajo të ketë treguar emrat e tyre, dhe pse i është sugjeruar të flasë me mashkullin që aktualisht ka lidhje intime, qoftë edhe politikan. Treguesi, burim i sigurtë i gazetës, thotë se vajza ka pohuar në çastet e traumës së pësuar, pasi është njohur me analizat. Ajo është me SIDA. Ka kërkuar ndihmë për mjekimin që duhet të marrë. Të bindur se aktualisht në Shqipëri mjeksia nuk disponon ilaçin antisida, vajzës i është dhënë shpresë për sherimin e saj, së pari duke nisur me seancat psikoterapi. Ky është fati i vajzës, emri i së cilës mbahet anonim për shumë arsye. ….Rasti i dytë me SIDA që ka traumatizuar bluzat e bardha, është i frikshëm. Asnjë nga personeli njohës i histories, nuk pranon të flasë më askënd. Frika jo vetëm e ligjit por edhe e një përballje deri me vrasje nga personi i infektuar , bënë që ata të heshtin, ndoshta deri në fund. Një i ri rreth të 30-ve, është njohur me semundjen e tij. Ai është me SIDA. Jashtë kufijve, dyshoi tek marrja e virusit. Përgjigja ishte pozitive. Ka disa muaj që ai jeton me idenë e vdekjes. Si fillim, mjekët kujtojnë se i infektuari u përball me semundjen duke u mbyllur ne banesë. Vazhdoi gjatë të rrinte larg shoqërimit. Kur një ditë rikthehet atje ku kishte marrë përgjigjen e semundjes së tij. Djali është njohur nga personeli. Dikush tregon se 30 vjeçari duhet të ketë fituar simptomat e një krimineli. "Ai po hekmerret", të thotë. Të paktën shtatë femra të reja dhe të bukura, janë paraqitur në sportelin mjeksor. Djali luan rolin e të dashurit ose të fejuarit dhe dergon vajzën për analiza jo të SIDA-s por për semundje të tjera infektive. Askush nuk guxon të flaws me vajzat, thotë burimi. Kanë frikë se mos ai mund ti diktojë dhe mund ti kercenojë deri me jetën. "Duket agresiv", thonë. "Kurse vajzat vijnë duke qeshur dhe të kenaqura në shoqërinë e djalit. Aktualisht askush nuk mund të jap një mundësi zgjidhjeje", thuhet nga ata që dinë të vertetën e historisë. Çpo ndodh…Nga diagnostikimi i deritanishëm, treguesi i të infektuarve me virusin e SIDA-s është në rritje. Konfirmohet se është i paktën numri zyrtar i të semurëve. Llogaritet një përqindje e lartë e shoqërisë shqiptare e infektuar, aktualisht bartës të mikrobit, ose ndryshe në fazën e parë të sëmundjes.Ajo çka konstatohet, të semurët po bëhen transportus të virusit brenda për brenda (burrat po infektojnë gratë). Deri pak kohë më parë të infektuarit vinin nga jashtë kufijve. Pozicionimi dhe stabilizimi i tyre social brenda territorit shqiptar, kanë dhenë mundësinë e ngjitjes së semundjes edhe tek individët jo të rrezikuar. Femrat e rikthyera përbëjnë kontigjentin tjetër bartës të virusit. Nga konstatimet, meshkujt shqiptar së shumti kanë qenë klientë në shtepitë publike brenda dhe jashtë kufijve. Shumë femra (prostituta) kanë pohuar se klientët shqiptarw, midis tyre dhe politikanë, kanë paguar me tepër, vetëm për të mos kryer mardhenie me mjete mbojtëse. Sikurse ende nuk shfaqen shenjat e përgjegjësisë rreth semundjes për të marrë masa mbrojtëse, ndonëse nuk sigurojnë qind për qind marrjen e virusit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Shijaksi-London : 30-01-2003 më 09:35

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Shkrimi eshte i qarte dhe shume i rendesishem.

    Aty ka dy Probleme.

    1- Qe politikanet tane (kuptohet socialiste sepse ata te Saliut jane me bicikleta kineze akoma e jo 19 vjecarja po as gjyshja e Zan Caushit nuk i afrohet) te zhytur ne Milionat e Dollarve te fituara ne Tenderat magjik..e si rezultat te dendur mire nga bifteket e Vererat e mira kerkojne te zbrazin hallatet e enjtura nga super Mirqenja.

    Keta bo-le fryre mbasi jane velur nga militantet Socialiste mullaqe mdhaja hidhen ne sulm tek cupkat elegante te Shkollave e Universiteteve ne Tiran e rrethe edhe bejne kerdine.
    Cdo Motel i shokve te politikanve tane eshte nji Bordello e pa shpallur.

    2- Te infektuarit me SIDA (disa prej atyre).

    Disa njerez kur kuptojne se jane me SIDA fillojne dhe URREJNE BOTEN.

    Jo vetem nuk ruajne njerzit e tjere por hidhen ne nji sulm te tmershem per tja RRASUR VIRUSIN te gjithve ku te mundin.
    Keta tipa frekuantojne maksimalisht diskotekat e cdo lloj vendi ku mund te kontaktohen cupkat tarallake e grate tru shkulura.
    Keta nuk ja zgjasin shume por drejt e ne aktin seksual dhe kane kenaqsi se dhe "kte nate i cova x femra ne rrugen e vdekjes" mendojne ate me cinizem.

    Nje tip i tille vetem ne nji qytet te Europes brenda dy -tre muajsh fjeti me rreth 200 gra.
    Kur policia e kapi dhe e shpalli ne gazete me emer e mbiemer dhe me fytyre athere te alamuara u paraqiten ne klinikat e Qytetit nja 200 gra te shkalafendura te cilat kishin shkuar me kte surrat m-utin.
    Njohjet ishin bere ne Pube dhe disko.

    Nji rast tjeter..(Nje zezak afrikan, refugjat ne Europe)..

    Nji pis i tille me SIDE..cdo nate frekuentonte diskot e X qyteti.
    Kur flinte me femrat qe peshkonte aty neper pubet dhe ato i thoshin ..prit te te vem Kondom..ai i egersuar u thoshte..
    E pse duhet te ve un Kondom??
    Qeke raciste ti qelbesir e m-utit..
    Ato trushkulurat (keto i sqaroi gazeta..cka po tregoj une) per te mos Ofenduar kte zhapik te zi..thoshin..ok ok..me fal se sdesha tju ofendoj..eja pra dhe bejme pa kondom..

    Dhe per pun 3-4 muajsh Ai ja ngjiti Virusin nji numeri rekord Vajzash.


    Keshtu punet..

  3. #3
    Kuksjan_Forever Maska e Blerim London
    Anëtarësuar
    31-05-2002
    Vendndodhja
    Atje ku nuk ta pret mendja ty!.
    Postime
    836
    shijakas ke shum te drejte vella kjo eshte nje tragjedi per ne shqipetaret
    ja ku u fute edhe virusi me i keq SIDA ne kete qe nuk e kishim perpara po ja dolen prostitutat edhe ja ku hyri edhe virusi ne shqiperi
    po shyqyr zoti ka gjera mbrojtese po ato budallenjet nuk i perdorin
    po me gjithe ate nuk kemi cate bejm ne
    vetem duhet te ruajm veten ton qe mos te na ndodhi ashtu
    se ky virus eshte shum i keq

    Me respekt Blerimi
    I love you not only for who you are,but for what I am when i'm with you!

  4. #4
    kerkuesi
    Anëtarësuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Duhet me pas kujdes dreqi ta haje. Nje i njofuri im para dy ditesh vari veten se kishte pas kete dreq semundjeje. Sa beri analizat (qe kerkon shkolla cdo fillim viti kalendarik) i erdhi pergjigje pozitive dhe kater dite pas lajmit vari veten. A e dini si e ka marre? Para nja tre muajsh kishte qene ne nje diskoteke ne Prage. Aty i perdridhte pi_dhin nje ****. Ky si i pire qe ishte shkoi kerceu nja dy min dhe e puthi. Ndersa po putheshin ajo e kafshoi ne buze dhe e cau. Ky i ziu nuk e ndjeu shume ngaqe ishte thumb me birre dhe keshhtu qe vazhdoi. Pasi e puthi nja tre here iku ajo bucja duke i thene se qenkish cun kot e sdi te puth. Keshtu e hengri djali i botes. Te pakten keshtu mendonte. Sa per buzen ate ja kam pare me syte e mi.

    Miqesishte Geni!

    ps.o braro !
    Ti ke filluar te mos me cudisesh me. Po si o burr i dheut edhe ketu i nakatose socialistet?
    Me qafsh, me thuj cili nga ata eshte "kandidati" me i mundshem?
    PAUCA SED MATURA

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Po !


    Eshte ndonji nga kreret e Freshit dhe ndonji Blend Gonxhe ose Ben Blush.
    Me hamendje po flas.

    Gen mos u puth më aty ne Prage.

    Kujdes.
    Ne se ke mikeshe shkoni e beni analizat. Vetem athere puthuni.

    Cdo te mire.

  6. #6
    TATAJA Maska e DON_Endri
    Anëtarësuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Divizioni 44, Batalioni ''Qef-Rehat''
    Postime
    78
    Man, eshte bo keq puna, duhet me pas kujdes. Po lexoja disa studime shkencore mbi HIV, dhe thoshin qe te berit seks me prezevativ, perseri nuk eshte 100% i sigurt, per te mbrojtur njerezit nga Aids. Dhe e keqja osht qe kete virus e merr nga qejfi mer jahu. Ketu te vje inot. Geni, me ate historin qe na tregove, na tmerrove lal. Duhet me qen me men ne koke, se kurvat ate pun kan. Pranaj o popull sduhet me bo seks pa karar me kedo qe te del para. U pa puna duhet me fut ne pun programmin ''selective sex'' . hajt rrofshim te gjithe ta ta
    Passwords are like underwear. Change yours often........Don't share yours with your lover.

    TaTaJa

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Andrra e Jetes
    Anëtarësuar
    21-12-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    105
    Po pse ajo goca ka infektuar vetem dy politikane?Ku me e marre te kishte infektuar krejt parlamentin atehere Shqiperia do i ngrinte klenge e lapidare SIDA-s se do e çlironte nga e keqja?Po e keqja eshte se politikanet tane edhe SIDA-n e bejne SIDE e vdesin fare kaq semundje e keqe jane per vete...

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e forsajt
    Anëtarësuar
    03-01-2003
    Postime
    14
    A e dini si shkon kjo puna, zinxhir shkon. Ajo fakirja ja ka dhuru virusin atyre politikaneve. Politikani x ja jep gruse. Gruja ka dashnor shoferin e burrit. E hongri ene shoferi. Shoferi eshte i martu. E hongri ene gruja. Gruja ka dashnor shokun e shoferit. E hongri ene ai e keshtu me rradhe. Do dali ndonji dite 90% e shqiprise me AIDS. Se ne Shqipri o bo mode, nuk ka burre pa dy dashnore, at least. Na ka hyre fryka ne palce.
    Jom mo i bukri katunit

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    156
    Cuna, kujdes me ket djall semundje se njehere per njeher nuk ka kurim. Megjithate, menyra se si e shtroni, qe i kapi freshistat e shoferat eshte paksa jo normale.

    Nje gje duhet te keni parasysh se kjo semundje nuk duhet te behet baze per te stigmatizuar nga ana shoqerore ata qe mund te jene te infektuar nga ky virus.
    Dmth, Brari e ke shume gabim qe ben aludime politike ne lidhje me ket pasi po ta shikosh thelle kjo menyre afrimi thjesht e rrit rrezikun qe ( larg qofte) edhe ne te tjeret perfshire dhe ty te infektohemi nje dite dhe jo ta pakesoj ate.

    Nje gje duhet te jete e qarte se HIV eshte virus si ai i hepatitit, papilloma ect. E keqja ne kete raste eshte se arrin te transmetohet edhe me ane te marrdhenieve seksuale, dhe nuk eshte se ka ndonje preference nese eshte ne mes te te majteve, te djathteve, atyre qe i japin bicikletave apo atyre qe i japin karrocave me guzhinieta.
    Larg qofte neser mund te jete njeri nga ne apo ndonje qe eshte i aferti jone, ateher cfare duhet te bejme ti shajme pse smbajten willin ne pantallona apo ti perbuzim?

    Gabim, shume gabim.
    Virusi i HIV nuk ka kure te njhur sot per sot, vetem ilace qe e ngadalesojne perparimin e saj ne AIDS dhe kostoja e tyre nga $13.000 ka rene ne rreth $400 ne vit. I vetmi mjet qe eshte i provuar qe eshte me efikasi ne parandalimin e transmetimit eshte kondomi. Edhe kondomi nuk eshte se te mbron 100 per qind, psh ne rastin e carjeve aksidentale gjate aktit seksual apo rough sex qe perfhin kafshime qe te cojne ne shkembimin e gjakut gjate puthjeve.

    Edhe ideja e nje jete hermiti apo jetesa absolute brenda martese eshte e vertet se e pakesojne shume rrezikun e infektimit po prape nuk afrojne siguri absolute, ne lidhje me ate qe nje dite ne mos ti apo partneri jot mund te kene nje takim seksual jashte lidhjes, ose thjesht nje trnsfuzion gjaku te infektuar dhe..... Dmth nuk eshte se ka siguri absolute po vec relative.

    Sic e thashe dhe me larte, mjeti me i mire per ta luftuar kete semundje eshte parandalimi. Pavaresisht kur vjen puna te shoqeria shqiptare, na del nje problem i madh qe eshte qendrimi i saj ndaj personave t e infektuar ku mbizoteron percmimi. Kjo gje eshte deri diku e kuptueshm,e sepse pasqyron friken subcoshiente nga vdekja qe ka cdonjeri nga ne por a na sherben kjo gje ne te tjereve qe jemi te paparekur?

    Jo sepse personat qe mund te jene potencialisht te infektuar po qe nuk jane te sigurte duke u perballuar me kete lloj qendrimi do mundojne te qendrojne ne heshtje sa me shume qe te jene e mundur, duke shtuar frekuencen qe ne due curse te infektoje dhe persona te tjere me ane te aktiti seksual. Dhe mos harroni qe nga dita e infektimit deri ne shperthimin e AIDS mund te shkoj pa terapi ne 8-10 vjet ndersa me terapi deri ne 20 vjet dhe gjate kesaj periudhe keta persona jane mese normale dhe si rrjedhim potenciale infektues...

    Kjo eshte dhe arsyeja qe epidemia e HIV ka nje shkalle perhapje rreth 10-20 here me te larte ne vende si India, kina , afrika ect ku ky lloj qendrimi ndaj kesaj lloj semundje eshte e tille.

    Ne vendet perrendimore, ku kampione eshte Suedija, duke ndjekur nej strategji ku i eshte vene theksi edukimit te shoqerise ne lidhje me semiundjet seksuae te transmetueshme dhe ne vecaneri ne lidhje me HIV, dmth ne kuptimin e semundjes dhe qendrimin qe duhet te mbajme ndaj saj eshte pakesuar incidenti i smundjes ne minimum.

    Ne basics, kjo semundje nuk transmetohet nga marrdheniet shoqerore, dmth shtrengimi i duarve, bisedat edhe puthjet shoqerore ne faqe, meqe ne shqiptaret, cuna goca na pelqen te puthemi ne faqe, prandaj nuk ka arsye fizike qe te perbuzen apo te diskriminohen personat qe jane te infektuar ne lidhje me rrezikun qe ato perfaqesojne ndaj te tjereve.

    Gjithashtu, nese ketyre personave ne i afrojme kompasion, mbeshtetje, kuptim ne lidhje qe ato po perballen me nje realitet te ri ku vdekja, nga nje posibilitet i larget behet dicka me e afert, ne nuk bejme gje tjeter vecse i rrisim shanset qe ato qe jane potencialisht te infektuar ti drejtohen qendrave perkatese per analiza dhe si rrjedhim duke rritur perqindjen e njohurise per kete semundje dhe duke pakesuar indirekt shanset e tansmetimit te pavetedijshem te saj.

    Tani ketu duhet dhe nje ligj qe te denoj me burgim ata persona te infektuar qe me ndergjegjie infektojne te tjeret, ashtu sic e kane dhe shtete e tjera perendimore.

    Tani qe ta mbyll, me falni se bera nje diskutim te gjate por duke qene se marr pak vesh nga mjekesia desha te beja nje diskutim pak me te zgjeruar, duke shpresuar se do ndikoj te ndryshoj qendrimin tuaj te pakten dhe se ju do ndikoni te pakten ne te njohurit tuaj apo dhe familjet tuaja ne menyre qe ta ndryshojme qendrimin ndaj HIV dhe te mos behemi nje vend tjeter afrikan ne evrope.

    Dhe njeher, kujdes cuna dhe mos harroni corapet, majeni me vete ne kulete.

    Me respekt
    SN

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    156
    KJo eshte nje pergjigje per nje forumas qe me cojmesazh privat.
    Puna eshte se mesazhi forumit nuk te le me shume se 1000 fjale gje qe eshte shume pak dhe meqenese tema eshte shume e gjere dhe jo shume personale dhe i sherben edhe lexuesve tre tjere po ta le pergjigjen ketu. Ne rast se ke dicka shume personale, atehere me shkruaj ne privat ke [email]koli_73@yahoo.com(koli viz posht73)

    Ok Pergjgigja

    Hi,
    Bere shume mire qe me shkruajte dhe eshte me mire te kesh informacion sesa te trembesh kot.
    Nje gje eshte e vertete qe neqoftese nje person ka pasur contacte sexuale te pa mbrojtura, kjo e ve ne rrezikun e infektimit nga HIV por kjo sdo te thote qe ai eshte i infektuar patjeter.

    Ok tani, shenjat e para te infektimit shfaqen 4 deri ne 6 jave pas raportiti te pambrojtur. Ato manifestohen si nje grip i rende, me temperature, djersitje te madhe, dhimbje te forta kycesh e muskujsh, gjendje e keqe shpirterore, te vjella, diarre, dhe me karakteristikja eshte shfaqja e njollave te kuqe ne trup e fytyre dhe fryrja e gjendrave ne groin, qe i bie te rreza kofshes apo qafe, sqetulla dhe ato jane te pakten 1 cm te medhaja dhe paksa te dhimbshme. Kjo zakonisht shkon nga 1 ne tre jave dhe pastaj,ne pergjithesi gjithshka kthehet ne normalitet. Ne disa raste te tjera, gjendrat ngelen te zmadhuara per nje kohe me te gjate ose diarreja mund te vashdoje e dhe me gjate, por ne pergjithesi personi behet komplet normal.
    Tani ktu fillon dhe periudha asimptomatike e semundjes qe mund te shkoj deri ne 10 vjet ku personi eshte komplet normal.

    Tani, HIV nuk transmetohet nga prekja me duar, puthja ne faqe, te folurit, apo nese perdor pirunin apo lugen e shokut. Dmth aktiviteti shoqeror sic eshte bashkejetesa nuk ka asnje lloj rreziku. Megjithate, duhet te besh kujdes nga mjetet qe mund te bien ne kontakt si brisku apo shiringa nese ai i perdor. Megjithese dhe ktu nuk eshte se eshte se eshte provuar se e transmetojne virusin pasi dihet qe ai eshte shume i dobet dhe kontakti me ajrin apo driten eshte imjaftueshem per ta shkaterruar, prap eshte mire ti maresh keto masa.

    Prandaj per arsyet e mesiperme do jete shume gabim te fillosh dhe ta persekutosh nje person sepse mendon se mund te jete i infektuar. Megjithate, t'i mund te bisedosh si shok a shoqe me te me te dhe ta bindesh qe te bej analiza pasi nuk eshte se ka ndonje te keqe nga kjo gje, po vec ka perfitime ne rast se eshte i infektuar. Gjithashtu, perdorni kondomin gjithmone, kurre pa te sidomos nese praktikoni seksia cazual.
    OK besoj se i dhashe pergjigje deri diku pytjes suaj , po nese sjeni i qarte me co nje mesazh tjeter.

    Ok

    Te fala
    SN
    Ndryshuar për herë të fundit nga sn0m : 09-02-2003 më 08:38

Faqja 0 prej 14 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Vajza e infektuar me SIDA : Dy te dashurit e mi ishin politikane
    Nga Shijaksi-London në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 24-08-2010, 21:40
  2. Skrapar, bruceloza ka infektuar qumeshtin.
    Nga angeldust në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-03-2005, 18:50
  3. Kompjuterat e infektuar nga viruset në 24 orët e fundit
    Nga besart në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-01-2005, 09:39
  4. Xhefri: Vdekshmëria foshnjore, më e larta në Evropë
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-02-2004, 18:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •