Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anëtarësuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061

    Si të krijoj një libër miqsh (guestbook)

    Pershendetje!

    Jam i interesuar te krijoj nje Guest Book per faqe interneti, por nuk ja kam shume haberin. A mundet ndonjeri te me shpjegoje si krijohet? E di qe ka faqe interneti qe te japin guest book, por njekohesisht te mbytin me reklama. Nuk jam i interesuar ne to.

    Nese keni ndonje HTML Script apo dicka te ngjashme qe mund te shkruaj/kopjoj do ju isha mirnjohes. Asgje e vecante, dicka qe mund te mbaje 30-40 postime.

    FLMN
    Ndryshuar për herë të fundit nga R2T : 12-06-2004 më 16:36
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  2. #2
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,573
    Librin e miqve (guestbook) mund ta marrësh falas dhe ke me qindra në internet por problemi është se ata nuk mund të bëhen vetëm me HTML por duhet të përdorin PERL, PHP, skedarë me tekst, ose database, në mënyrë që të funksionojnë automatikisht. Pra, duhet të kesh një sërvërin tënd personal që të lejojë pëdorimin e PHP/MySQL ose PERL ose ASP. Nqs ti ke një sërvër të tillë, mund të shkosh tek faqja më poshtë dhe do gjesh shumë skripte për librin e miqve, të ndara sipas gjuhëve dhe mund të gjesh një që u përshtatet kushteve të tua.
    http://www.hotscripts.com/cgi-bin/se...book&catid=all

    Pothuajse të gjitha skriptet kanë informacion se si instalohen dhe përdoren, prandaj nuk besoj te kesh probleme. Gjithashtu shumica janë falas, dhe pa reklama.

    Nqs ti nuk ke një sërvër që lejon gjuhë programimi si PHP, CGI, ASP, atëherë e vetmja mënyrë për një guestbook, është që të përorësh një formular ose email që njerëzit të të dërgojnë komentet, dhe ti pastaj mund ti hedhesh në një faqe HTML, por kuptohet që kjo nuk mund të bëhet automatikisht. Pra duhet të ndryshosh faqen e guestbook, sa herë që një njeri të dërgon komente.
    Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 12-06-2004 më 22:59
    Edi

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anëtarësuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    ed flmn per pergjigjen. e hapa linkun qe me dhe, shkarkova disa por nuk kam idene si ti inkuadroj ne faqen perkatese. Me sa duket qenka pak me e veshtire se sa mendova per te perdorur GuestBook. Serveri i lejon PHP, CGI dhe ASP po deri sa te mar vesh si te shkruaj guestbookun po kaloj tek formularet. Kuptohet qe dhe per to nuk kam shume njohuri. Mundesh te me tregosh ku mund te gjej me teper info per to?

    flmn
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  4. #4
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,573
    Puna me formulare eshte e veshtire sepse, librin i miqve duhet te freskohet sa here qe nje njeri poston dicka te re dhe kjo do behet nga ty. Nqs serveri lejon PHP, atehere ti nuk ke nevoje te besh asgje dhe ben gjithcka kompjuteri.

    Gjeta nje program falas, me PHP qe nuk ka nevoje fare per database dhe i ruan komentet ne nje skedar ne server. Eshte shume i lehte per tu instaluar dhe per tu perdorur.

    - Shko tek kjo faqe :
    http://www.aznlink.com/purpleyin/ind...?show=download

    - Shkarkoje skedarin PYG1.0.8.zip ne kompjuter
    - Beje unzip ne nje dosje me vete me emrin guestbook.
    - Futu ne serverin tend me FTP dhe hidhe te gjithe dosjen ne server
    - Me programin e FTP, bej CHMOD keto skedare me 666
    (01) badStrings.php
    (02) badWords.php
    (03) banned.php
    (04) db.php
    (05) deleted.php
    (06) fields.php
    (07) id.php
    (08) options.php
    (09) password.php
    (10) smilies.php
    (11) temp.default.php

    Zakonisht komanden CHMOD e gjen duke klikuar me butonin e djathte mbi nje skedar.

    - Shko tek faqja: www.faqjatende.com/guestbook/admin.php dhe vendos nje fjalekalim per llogarine e administratorit. Aty mund te besh plot ndryshime te tjera, duke perfshire edhe gjuhen.

    Faqen per te shkruajtur nje koment ne librin e miqve e gjen tek www.faqjatende.com/guestbook/sign.php

    Faqen per te lexuar e gjen tek
    www.faqjatende.com/guestbook/view.php

    Nuk mund te kete instalim me te thjeshte se kaq. Ndiqi hapat me rradhe dhe nuk besoj te kesh probleme.
    Edi

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e bregu26
    Anëtarësuar
    23-01-2004
    Vendndodhja
    Munih, Gjermani
    Postime
    136

    Guestbook pa php?

    Jungjatjeta eksperta!

    Kisha nje lutje!
    A eshte dikush nga ju qe mund te me ndihmoj ta krijoj nje "liber vizitoresh" pa php apo cgi!
    Te jete fare i thjeshte, pra do ta krijoj nje formular, nga i cili te dhenat e vizitorit regjistrohen menjehere, mu ne ate faqe.
    Mesiguri me duhet javascript, apo dhtml!
    E pyeta google, dhe desh me mbyti me ato ofertat, te krijoj nje guestbook for free e ku ta di un....
    Faliminderit paraprakisht!
    Bregu
    isha, erdha dhe do te jem!!!

  6. #6
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,573
    Bregu,

    Nuk mund të bëhet libri i miqve vetëm me HTML dhe JAVASCRIPT. Duhet patjetër të përdorësh një gjuhë programimi si PERL, PHP, ASP, etj që ke përmëndur edhe ti.
    Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 11-06-2006 më 14:51
    Edi

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e bregu26
    Anëtarësuar
    23-01-2004
    Vendndodhja
    Munih, Gjermani
    Postime
    136
    Tung Edspace,

    te falinderit shume per pergjigjen tende!
    Megjithate isha mese i bindur se egziston nje mundesi me java script, ku programi merr shkresen e formularit dhe e memoron ne te njejten faqe, ose ne ndonje faqe tjeter, pa patur nevoje ti ruaj te dhenat diku tijeter (psh. cgi, etj)
    Ju pershendes,
    Bregu!
    isha, erdha dhe do te jem!!!

Tema të Ngjashme

  1. si mund te marr ose te krijoj nje premium account ne rapid share
    Nga ardi22 në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 02-01-2009, 20:46
  2. Si të krijoj një rrjet brenda 3 ose 4 qyteteve?
    Nga valdetshala në forumin Rrjeti kompjuterik
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-12-2008, 20:18
  3. Si te krijoj grafikun nepermjet ekuacionit te vijes
    Nga Gepardi në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-06-2005, 05:29
  4. Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 24-05-2004, 00:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •