Drejtoria Arsimore e Tiranės i kėrkoi prokurorisė tė zbulojė nėse videoja ėshtė regjistruar nė ndonjė shkollė nė Tiranė
Seksi nė klasė, prokuroria heton videon
Stafi pedagogjik i Petro Ninit, mbledhje urgjente pas publikimit. Mohohet qė xhirimi tė jetė bėrė nė kėtė shkollė
Lindita Ēela
TIRANĖ- Tė skandalizuar pėr qarkullimin e njė video seksi nėpėr gjimnazet e kryeqytetit, krerėt e Drejtorisė Arsimore tė Tiranės kanė kėrkuar ndihmėn e prokurorisė pėr hetimin e ēėshtjes sė shumėpėrfolur. Pas publikimit tė video-s ku duken qartė dy adoleshentė duke bėrė seks nė mjedisin e njė klase, tė rrethuar nga bashkėmoshatarėt e tyre, Drejtoria Arsimore i ka kėrkuar prokurorisė tė hetojė nėse ky akt ka ndodhur nė ndonjė gjimnaz tė kryeqytetit. Gjimnazistėt qė prej ditėsh e qarkullojnė videon e mėsipėrme sa tek njėri telefon, tek tjetri pohuan pėr Shekullin se ajo ėshtė regjistruar tek njė klasė nė shkollėn Petro Nini Luarasi, por stafi pedagogjik i kėsaj shkolle e mohon nė mėnyrė kategorike.
***
Publikimi i videos dhe dyshimet e vetė adoleshentėve se skenat e seksit janė xhiruar nė klasėn e njė shkolle kryeqytetase ka alarmuar jo vetėm Drejtorinė Arsimore tė Tiranės, por edhe stafin pedagogjik tė shkollės mė tė pėrfolur, Petro Nini Luarasi. Nė orėt e para tė mėngjesit tė djeshėm ėshtė mbledhur me urgjencė stafi pedagogjik i shkollės, i cili ka diskutuar rreth skandalit tė publikuar nė media. Nė mbledhje kanė qenė tė pranishėm edhe pėrfaqėsues tė senatit tė kėsaj shkolle, tė cilėt kanė mohuar nė mėnyrė kategorike qė dy protagonistėt e videos tė jenė nxėnės sė kėsaj shkolle. Drejtoresha e gjimnazit Petro Nini pohon pėr Shekullin se stafi pedagogjik e ka parė dhe riparė videon, por nuk ka identifikuar asnjė prej protagonistėve. Pasi kemi riparė videon, ku dallohen qartė fytyrat e dy protagonistėve mund tė them me kompetencė tė plotė se asnjė nga mėsuesit nuk i ka njohur ata si nxėnės tė kėsaj shkolle. Po kėshtu, shpreh bindjen e plotė se skenat e tilla nuk janė realizuar nė ambientet e shkollės qė unė drejtoj, pasi shihet qartė nga ngjyrat e mureve qė janė nė video,-thotė Djana Kalemi.
***
Presidenti i senatit tė kėtij gjimnazi, Igli Gjeta, mohon po me kaq forcė sa edhe drejtoresha qė njė video e tillė tė jetė xhiruar nė kėtė shkollė. Sipas tij, thashethemi i mėsipėrm ėshtė pėrhapur nė mėnyrė tė qėllimshme, pėr tė ēorientuar nxėnėsit nė prag tė provimeve tė maturės, tė cilat zhvillohen nga data 16 deri mė 23 qershor. Sipas presidentit tė senatit tė kėsaj shkolle, ėshtė e pamundur qė dy protagonistėt tė jenė nxėnės tė Petro Ninit, pasi janė persona krejtėsisht tė panjohur jo vetėm pėr stafin pedagjik, por edhe pėr vetė senatin. Pas mbledhjes sė djeshme, askush prej gjimnazistėve tė Petro Nini-t nuk pranon tė komentojė apo flasė pėr videon qė qarkullon ndėrmjet tyre prej afro 10 ditėsh. Kėdo qė tė pyesėsh tė thotė se nuk ka dijeni rreth videos dhe se nuk ka dėgjuar qė protagonistė tė saj tė jenė bashkėmoshatarėt e tyre. Po kėshtu, nė shkollė dje nuk ėshtė lejuar tė hyjė as edhe njė person i paautorizuar, ndėrkohė qė njė furgon policie ka qėndruar gjatė gjithė kohės pėrballė shkollės.
Drejtoresha e gjimnazit mohon qė videoja tė jetė regjistruar nė shkollėn qė drejton
Kalemi: Protagonistėt nuk janė nxėnės tė Petro Ninit
TIRANĖ- Sapo ka dėgjuar lajmin pėr videon e seksit, kėtė herė tė regjistruar nė njė shkollė, drejtoresha e Petro Nini Luarasit, Djana Kalemi, ka mbledhur stafin pedagogjik dhe senatin, duke analizuar skandalin e publikuar. Ka dėgjuar mėsuesit dhe nxėnėsit tė thotė me plot gojėn se videoja nė fjalė nuk ka lidhje me gjimnazin qė drejton, pasi dy protagonistėt nuk janė parė ndonjėherė nė mjediset e gjimnazit tė njohur.
Znj. Kalemi, a jeni ju nė dijeni tė faktit qė ekziston njė video seksi, ky dyshohet se protagonistėt e saj tė jenė dy gjimnazistė tė shkollės qė ju drejtoni?
Sė pari, duhet tė mohoj nė mėnyrė kategorike qė njė video e tillė tė jetė xhiruar nė kėtė shkollė dhe se protagonistėt tė jenė gjimnazistėt e kėsaj shkolle. Jam njohur me kėtė fakt nga shtypi i sotėm. Madje, jam skandalizuar edhe pėr faktin se aludohej se pikėrisht skena tė tilla tė jenė xhiruar nė kėtė shkollė, e cila deri mė tani gėzon njė emėr tė mirė dhe realisht ėshtė ndėr gjimnazet mė tė rregullt tė kryeqytetit.
Ju keni vetėm pak ditė qė jeni emėruar. Nga jeni siguruar se protagonistėt e kėsaj video nuk janė nxėnės tė shkollės qė ju drejtoni?
Jam e sigurt pėr deklaratėn qė bėra, pasi jam konsultuar me tė gjithė stafin pedagogjik dhe senatin e shkollės. Duke shprehur jo vetėm qėndrimin tim, por indinjatėn e thellė tė tė gjithė stafit pedagogjik pėr pėrgojimin e shkollės, hedh poshtė nė mėnyrė kategorike dyshimet se kjo video ėshtė realizuar pikėrisht nė kėtė shkollė.Gjithēka nė atė video lė tė kuptosh qė nuk ėshtė realizuar nė kėtė shkollė. Sė pari, dy protagonistėt nuk janė gjimnazistė tė shkollės sonė, pasi nuk i njeh asnjė mėsues dhe anėtar senati. Sė dyti, muret e klasės ku ėshtė xhiruar videoja tė bėjnė tė besosh qė ambiente tė tilla nuk i pėrkasin shkollės Petro Nini Luarasi. Pas kėsaj analize dhe pasi janė pyetur edhe drejtuesit e senatit ėshtė dalė nė konkluzionin se njė video e tillė nuk ėshtė realizuar kėtu.
10/06/2006
KATEGORIA: Kronike nga Tirana
Krijoni Kontakt