Papa Gjon Pali II u shpall sot i lumturuar nga pasardhėsi i tij, Benedikti XVI, pėrpara njė turme me mė shumė se njė milion persona, nė sheshin shėn Pjetėr nė Vatikan.
Qindra mijėra pelegrinė nisėn grumbullimin qė nė mėngjes herėt nė sheshin shėn Pjetėr pėr tė qenė tė pranishėm nė lumturimin e Papa Gjon Palit II.
Nė orėn 10:37 minuta, Benedikti i XVI lexoi formulėn e lumturimit: Papa Gjon Pali II i ridha kristianizmit njė orientim tė rinovuar drejt sė ardhmes, i ridha shpresė besimit tė uzurpuar nga marksizmi, deklaroi sot papa Benedikti XVI gjatė ceremonisė sė lumturimit tė papa Gjon Palit II.
Plot dymbėdhjetė gjuhė tė botės do tė dėgjohen sot pėr lumturimin e Papa Gjon Palit tė Dytė, Papės misionar, i cili udhėtoi nė tė gjitha kontinentet dhe takoi njerėz nė tė gjithė botėn.
Nė nderim tė kėsaj ceremonie, nė Vatikan ishin prezent perosnalitete nga e tėrė bota.
Me ftesė zyrtare tė shtetit tė Vatikanit, atje ndodhet edhe njė delegacion i Republikės sė Kosovės, i kryesuar nga Kryeministri Hashim Thaēi, dhe Ministri i Jashtėm, Enver Hoxhaj, bėnė tė ditur burime zyrtare nga Qeveria kosovare.
Ndėrsa, Shqipėria pėrfaqėsohet nga Presidenti Bamir Topi, Kryeministri Sali Berisha si dhe kryeparlamentarja Jozefina Topalli.
Ceremonia e sotme shėnon njė hap tė rėndėsishėm drejt shenjtėrimit tė njė prej Papėve mė popullorė nė histori. Gjatė 26 vjetėve si kreu i Kishės Katolike, Papa Gjon Palit tė Dytė i jepet merita se ndihmoi nė rrėzimin e komunizmit, aktivizimin e tė rinjve katolikė dhe shtimin e pranisė sė kishės nė vendet nė zhvillim.
Krijoni Kontakt