Kalendari kishtar: 8 Qershor
Sot Kisha Katolike pėrkujtoi tė Lumin Armando prej Ziertkzee
Me origjinė nga ishulli i Schouwen-it nė Zeeland (Hollandė) armandi lindi aty nga gjysma e shek XV. Hyri nė urdhėrin franēeskan dhe iu kushtua pėr shumė vjet mėsimdhėnies sė Shkrimit Shenjt, falė njohjes sė thellė tė disa gjuhėve biblike, si gjuhės greke, hebraike dhe kaldeje. Fryt i leksioneve tė tij qenė disa fomente mbi librat e Biblės, qė mbetėn dorėshkrim, ndėrsa tri vepra u botuan nė Anversė nė vitin 1534.
U bė shumė shpejt i njohur ndėrmjet bashkėkohėsve, tė cilėt e pėrshkruajnė si njohės tė thellė tė Shkrimit Shenjt e jo mė pak, i filozofisė shekullare, mjeshtėr i mėsimdhėnies, gojtar i shquar, njeri i devoēėm. Qe njė nga fretėrit mė tė zellshėm, qė shpresonin ta reformonin urdhėrin franēeskan, pa qenė e nevojshme tė ndahej nė disa degėzime, siē edhe u nda mė pas.
Vdiq nė kuvendin e Luvenit, nė vitin 1524, sipas epitafit qė iu shkrua mbi varr. Kujtohet si i lum mė 8 qershor nė Martirologun Franēeskan.
Krijoni Kontakt