Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368

    1998, Bombe ne kishen Ortodokse te Shkodres

    Kini degjuar per nje gje te tille? Lexoni dhe me pas jepni pergjigjet tuaja duke komentuar. Faleminderit!

    http://www.shkoder.net/al/98gus.htm

    Eksploziv nė kishėn ortodokse tė Shkodrės
    19 Gusht 1998
    Burime nga ministria e Rendit Publik thanė tė mėrkurėn pėr ENTER se rreth orės 02.50 tė ditės sė mėrkurė, nė kishėn ortodokse tė qytetit tė Shkodrės, nė rrugėn Vasil Shanto ka ndodhur njė shpėrthim eksplozivi. Sipas burimeve lėnda e eksplozivit ėshtė vėnė nė pjesėn e pasme tė kishės dhe ka shkaktuar dėme vetėm nė kėtė pjesė pa shkaktuar viktima nė njerėz. Burimet thanė se menjėherė nė vendngjarje kanė shkuar forca tė shumta policie dhe grupi hetimor i cili ka kryer veprimet e para hetimore. Sipas burimeve nga ekspertiza akoma nuk ėshtė pėrcaktuar tipi i eksplozivit tė pėrdorur dhe sasia e tij. Burimet thanė se nga organet hetimore po punohet nė disa pista pėr zbardhjen e ngjarjes, por nuk dhanė komente pėr pistat e hetimit tė ngjarjes.

    Komunitetet fetare nė Shkodėr dėnojnė shpėrthimin nė Kishėn Ortodokse tė qytetit
    20 Gusht 1998
    Komunitetet fetare nė Shkodėr dėnuan tė enjten, nė njė deklaratė tė pėrbashkėt, vendosjen e lėndės eksplozive nė Kishėn Ortodokse tė qytetit. Tre komunitetet fetare tė qytetit, e cilėsuan kėtė akt, si "tė qėllimshėm, qė synon tė dėmtojė harmoninė dhe bashkėjetesėn paqėsore nė mes besimeve fetare".
    Nė njė deklaratė shtypi, famullitari i sė vetmes kishė Ortodokse tė Shkodrės, At Aleksander Petani, dėnoi kėtė akt tė shėmtuar, i cili, tha ai, "ėshtė realizuar nga njerėz tė papėrgjegjshėm, banorė tė errėsirės". At Petani shprehu besimin se "pavarėsisht nga qėllimet qė kanė pasur ata qė vendosen lėndėn eksplozive, ne ortodoksėt do tė ecim nė rrugėn e mirėkuptimit dhe dėshirės sė sinqertė qė ka karakterizuar gjithmonė marrėdhėniet e tre besimeve fetare nė qytetin tonė". At Aleksander Petani, tha se sot punėtorėt kanė filluar riparimin e dėmtimeve tė kishės dhe brenda dy-tri ditėsh do tė rifillojnė shėrbesat fetare.
    Kisha Ortodokse, e Shkodrės ėshtė ndėrtuar dy vjet mė parė me lėndė drusore nė qendėr tė qytetit. Pritet qė sė shpejti nė po kėtė vend tė fillojnė punimet pėr ndėrtimin e kishės sė re. Gjatė shpėrthimit qė ndodhi ne orėn 02.50 tė sė mėrkurės, ėshtė dėmtuar altari dhe pjesa e pasme e kishes.

    Konferenca Ipeshkvnore e Shqipėrisė: ēdo vepėr kundėr Kishės ėshtė kundėr vetė Zotit
    20 Gusht 1998
    Konferenca Ipeshkvnore e Shqipėrisė ka dėenuar shpėrthimin e ditės sė mėrkurė nė Kishėn Ortodokse nė Shkodėr. Nė njė komunikatė shtypi tė Konferencės Ipeshkvnore tė Shqipėrisė, thuhet se kjo ngjarje ka tronditur thellė nė zemėr tė gjithė besimtarėt katolikė.
    "Kisha, ėshtė tempulli i Zotit. Ēdo vepėr kundėr Kishės ėshtė edhe kundėr vetė Zotit. Populli ynė e ka provuar shumė mirė se ēdo tė thotė ngritje kundėr Zotit, pasojat e sė cilės po i vuajmė edhe sot", thuhet nė komunikatė.
    "Nė emėr tė tė gjithė besimtarėve katolike ne Ipeshkvijtė e Shqipėrisė e gjykojmė kėtė vepėr tė rėndė kundėr tempullit tė Shenjtė dhe shprehim keqardhjen tonė tė plotė duke ju mėshtetur Zotit qė Ai tė jetė gjykatėsi i vertetė i personave, shkaktarė tė kėsaj ngjarjeje", pėrfundon komunikata.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shpresmiri : 26-02-2003 mė 20:39
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

Tema tė Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skėnderbeu
    Nga Arbushi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Rrethimi i Shkodres dhe tradhtia e Esat Pashes
    Nga Dreri nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 22-03-2016, 02:37
  3. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  4. Shqiperine e Cliruan Serbet
    Nga detiad nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 06-11-2008, 12:44
  5. Njė kishė jo fort ortodokse
    Nga angeldust nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-04-2005, 01:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •