Bekimi


Gjėja mė e rėndėsishme nė ecjen tonė, nė kėtė jetė, ėshtė tė bėhemi tė vetėdijshėm pėr njė tė vėrtetė; se Zoti ekziston dhe se Ai mund tė takohet. Kur ky fakt ēimentohet nė ne atėherė hapen dimensione tė reja tė kuptuarit dhe tė vepruarit nėpėrmjet instrumenteve hyjnore. Tė jesh i krishterė d.m.th zanat tėndin ta kesh shpėrndarjen e hireve tė Zotit. Ushqimi qė marrim nė Meshėn Shenjt pėrmban tė gjithė mozaikun e vlerave shpirtėrore me tė cilat jo vetėm se ne mund tė ndėrtohemi por do tė tepronte edhe pėr tė tjerėt. Bile dhurimi i kėtij ushqimi jetėdhėnės, pėr tė krishterin ėshtė nė fund tė fundit nevojė sepse mė kėtė edhe matet thellėsia e shpirtit tonė. Bekimi paraqet enėn pėrmes tė cilit ky ushqim/hire na jepet.
Jezusi prej Nazareti bekimin/tė bekuarit e shfrytėzon si instrument shumė tė rėndėsishėm gjatė misionit tė vet. Nė tė shumtėn e rasteve bekimi ėshtė veprim i cili i paraprinė mrekullive qė e vulosin hyjninė e Tij. Po pėrmendim tre raste kardinale me tė cilat Jezusi dėshmon se sa e rėndėsishme ėshtė qė t`i bekojmė njerėzit, ngjarjet apo gjėrat e ndryshme; Bekimi dhe shumimi i bukėve paraqet mrekullinė mė tė rėndėsishme sė paku nė planin sasior sepse nė kėtė rast jo vetėm u ushqyen pesėmijė vetė por, tė mrekulluarit e tyre ndikoj pashmangshėm nė gjithė territorin e Palestinės sė atėhershme. Me kėtė mrekulli Jezusi prej Nazareti mbi tė gjitha, duke i bekuar bukėt i shndėrrojė ato nė ushqim shpirtėror pėr ata pesėmijė shpirtra. Rasti i dytė ku Jezusi derdh bekimet veta ėshtė themelimi i Eukaristisė. Aty, Ai duke bekuar bukėn tonė tė pėrditshme e shndėrron atė nė korpin e vet, ushqim pėr amshim! Ky korp pėrmes atij bekimi jeton sot e gjithė ditėn i gjallė dhe jetėdhėnės pėr Kishėn e Tij. Hera e fundit qė Jezusi dėshmohet pėrmes bekimit ėshtė momenti i tė ngriturit tė Tij nė qiell. Jezusi shtrin duart mbi apostuj, i bekon dhe ashtu ngrihet ne qiell. Nė kėtė rast, sikur Biri i njeriut dėshiron t`i vulos nxėnėsit e Vet me vulėn e pashlyeshme tė gjakut tė Tij. Ky moment i ndarjes fizike, me bekimin qė vjen nga Ai, shndėrrohet nė besėlidhje tė pa shkatėrrueshme nė mes Tij dhe mbarė njerėzimit.
Fjala bekim vjen nga latinishtja, bene-dicere qė shprehė dhurimin e diēkaje tė mirė pėrmes fjalėve. Pėrmes kėsaj shprehej urimi apo vlerėsim dobiprurės pėr dikė! Leksikoni biblik e definon bekimin si fjalė apo (njėkohėsisht edhe) veprim pėrmes tė (cilės) cilit sjellim tek tjetri shpėtim. Nė gjermanisht pėrdoret shprehja segen qė d.m.th. tė bėsh njė shenjė! Nė tė gjitha rastet bekim imponohet si fjalė vepruese. Tė bekosh pra d.m.th. t`i urosh diē tė mirė dikujt. Kisha pas Koncilit tė II tė Vatikanit ka shpall fuqishėm se beson qė bekimet sjellin fryte pėr Kishėn. Prandaj duke e njohur tė vėrtetėn kishtare ėshtė e pamundur tė mos pranosh tė futesh nė vallen e marrjes dhe dhėnjės sė bekimeve, e cila nuk ėshtė asgjė tjetėr pos futje nė mentalitetin hyjnor. Pėr tė krishterin bekimi i botės ėshtė vlerė mė tė cilėn shpėtohet ajo!
Por si tė arrijmė tė jemi bekim pėr tjerėt? Si ta shpėrndajmė kėtė hir? Si ta pranojmė bekimin nga tjerėt?
Fillimisht, vet ekzistenca jonė, pra prania nė mesin e tė tjerėve, ėshtė bekim pėr rrethin! Edhe pa as mė tė voglin veprim apo fjalė ne rrezatojmė pėr tjetrin bekimin e Zotit sepse ne jemi fėmijėt e Tij e mė kėtė edhe vet prania e Tij nė mesin ku jetojmė. Pra, ne si dhuratė bekuese pėr tjetrin dhe tė tjerėt pėr ne, paraqesim bekimin e parė themelor dhe ekzistencial pėr njerėzimin. Nga kjo edhe lindė ajo nevoja jonė e pėrditshme dhe e pa shpjegueshme pėr tjetrin, sepse nga tjetri marrim atė forcėn bekuese qė imponon veprim dhe kreativitet, me fjalė tjera mbushemi me hirin veprues tė Hyut.
Pa marr parasysh se sa thellė mund t`i ketė lėshuar rrėnjėt mėkati nė njeriun, pėrsėri gjithmonė mbetet nė tė ai minimumi kritik, i cili shndrit dhe bekon. Ne na ndodhė shpesh pėr shembull, qė tė ndjejmė njė nevojė tė brendshme tė rrimė dhe bisedojmė me njerėz tė caktuar. Ata disi na qetėsojnė dhe ēlodhin me qėndrimin e tyre, me zėrin apo buzėqeshjen e fytyrės. Ndjejmė se prania e tyre i bėn mirė qenjės sonė. Por ndodhė edhe e kundėrta, qė vetėm mendimi nė dikė e lėre me prania e tyre, na bėnė tė gjindosemi dhe tė shpėrthejmė me pezėm. Kjo paraqet tė ashtuquajturin bekim diabolik, nga i cili duhet tė ruhemi!
Pra duke pasur parasysh se me dhe pa vetėdije ne jemi bekim pėr tjetrin, atėherė aty formėsohet edhe pėrgjegjėsia jonė. D.m.th. ne jemi pėrgjegjės ta shpėrndajmė bekimin e Zotit. Nėse njeriu ushqen shpirtin e vet me fjalėt e Ungjillit, ai edhe rrezaton bekimin e atyre fjalėve, siē e kanė bėrė shenjtėrit gjatė tėrė historisė. Apo siē thotė Shėn Pali, kur dėshiron ta zbėrthej jetėn e vet nė Zotin, se; Nuk jetoj unė por Zoti nė mua! Duke qenė pjesė e kėtij mentaliteti veprues edhe ne do tė mund tė shpėrndanim atė erėn e kėndshme tė Jezusit ashtu siē e kanė bėrė edhe shenjtėrit, qė pėr dikė ėshtė bekim e pėr dikė bjerrje! Jezusi prej Nazareti paraqet diellin i cili pėrthen rrezet e veta nė tė vetėt, prej tė cilėve i shndritė tjerėt, i ngrohė ata. Shėn Ignjaci i Antiokisė thotė: “Le tė jetė Jezu Krishti pėr ju kripa e botės, qė ndokush prej jush tė mos prishet sepse do t`iu gjykojnė sipas aromės tuaj!” Nė kėtė sfond, Koncili i II i Vatikanit e quan Kishėn dritė e botės.
Nė pamje tė parė do tė na dukej fare e pavlefshme njė ndėrmarrje e tillė individuale. Tė bekuarit e tė afėrmve, ngjarjeve, punės sonė apo edhe bekimi i botės, nga kalkulimet njerėzore nuk na del dobiprurės. Por Shkrimi i Shenjt dhe tradita jonė e krishterė japin shembullin mė sinjifikant qė i rrėnon argumentet tona njerėzore; Nėse Adami, i pari i gjinisė njerėzore pėrmes njė veprimi ndikoj nė rrėnimin e idiles sė njeriut nė kopshtin hyjnor, Jezusi prej Nazareti me gozhdimin e Tij nė kryq, vulosi shpėtimi e njeriut. Edhe pse individuale kėto veprime e kanė lėvizur globin tokėsor na njėri ekstrem nė tjetrin. Prandaj edhe ndėrmarrja jonė e tė bekuarit, edhe pse njė veprim nuk ėshtė aspak individual sepse forcohet nė Gjakun e pa shlyer dhe pėrmes tij bėhet mjet shpėtimi pėr botėn. Tė adoptuar nga Jezusi si fėmijė tė Zotit, ne kemi tė drejtėn dhe mundėsinė tė shėrbehemi me instrumentet hyjnore, ato na janė dhėnė falas dhe falas duhet t`i pėrdorim. Por vetes sonė i duhen kaluar disa parakushte qė tė jemi tė denjė pėr mbarshtrimin e hireve tė Zotit. Pastrimi nė sakramentin e rrėfimit ėshtė kusht i pa kapėrcyeshėm nė pėrgatitjen e zemrės pėr bekime. Ēdo bekim hyjnor kalon nėpėr zemrėn tonė pėr tek tjetri, nėse ajo pėrmban llum hiri i Zotit mbytet nė tė. Bashkė me pastrimin, kėrkim falja dhe tė falurit janė petkat me tė cilat duhet tė vishemi nėse dėshirojmė t`i hyjmė aventurės hyjnore. E ai qė njė here e ka provuar kėtė aventurė nuk do tė rresht sė kėrkuari gjithė jetėn e vet sepse vetėm pėrmes sajė e ka ndjerė zemrėn e vet duke rrahur. Tė bekosh do tė thotė tė frymosh.