Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi, Kosove, Cameri
    Postime
    213

    Arrow Studimet pasuniversitare dhe kompensimi i punëdhënësit

    Ka raste qe punonjesit e ndermarrjeve a te institucioneve pas studimeve e lodhjeve te medha arrijne te fitojne ndonje titull.Psh MASTER. DOKTOR..
    Marrjen e titullit a e pason rritja e rroges?
    Ne ndermarrjen time nuk dine me te thene nese ka ndonje ligj qe e percakton rritjen e rroges pas marrjes se ndonje titulli. Ata tregohen te guximshem e thone se nuk ka ndonje ligj te tille.
    Ju lutem a mund te me thoni nese ka nje ligj te tille dhe cili eshte.
    Ju falem nderit per mundimin!

  2. #2
    i vetlarguar Maska e Arcimedes
    Anëtarësuar
    26-12-2005
    Vendndodhja
    Holland
    Postime
    591
    Njehere, per njehere duhet me i ndare gjerat.

    1. Teoria dhe praktika jane dy gjera te ndryshme. Ka njerez qe kan mbaruar shkollen e larte dhe punojne shites ne dyqan. Si puna k'tyre shembuj ka sa te duash.

    Qe te marresh nje dipllome nuk do te thote qe ne praktike je menjehere doktor apo ndonje gje tjeter. Duhet qe ta vertetosh. Diplloma vetem te hap rruget dhe ne pergjithesi njerezit fillojn nje nivel me te ulet nga se c'kan studjuar.

    2. Ne qoftese merr ndonje titull ne pune atehere duhet qe te rritet edhe rroga. K'to gjera jane shkruajtur dhe vendosur ne statutin e c'do nderrmarje apo vendi pune. Ne c'do vend pune jane te shkruajtur te drejtat e punetorve dhe te drejtat e shefave.

    Ka raste qe per nje te drejte te vecante punetori duhet te informohet me nje organizate qe mbron te drejtat e punetorve. K'to organizata kan ne c'do vend te botes emra te ndryshme, por puna qe bejne eshte e njejte. Mbasi puntori ka folur me nje nga keto organizata, atehere ajo organizate ulet ne tavoline me shefin e nderrmarjes dhe bisedojne se bashku per nje kompromis.

    Shpresoj qe ky informacion te ndihmoje pak.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Arcimedes : 07-01-2006 më 11:17
    I vetlarguar per arsyje fshirje shkrimesh nga moderatore arrogante si puna e Dariusit me shoke....

  3. #3
    Larg familjes Maska e lumturi
    Anëtarësuar
    27-08-2005
    Postime
    111
    Ne punen time mund te mbarosh shkollen dhe merr titullin, por nuk do te thote qe do te rritet rroga. Ata do te paguajne per shkollen (per Master ose MBA) dhe ti tani ke mundesi te behesh pergjegjes (supervisor) dhe te rritet rroga.
    Mendoj se cdo kompany ka rregullat e saj, keshtu bisedo me pergjegjesin tend ose (human resources people).
    First try to understand, than try to be understood.

  4. #4
    Lexo Udhezuesin e Punetorit te kompanise tende. Aty ke te gjitha rregulloret, qe nga beneficionet, sigurimi, kompenzimi, kodi i sjelljes, kodi i veshjes.. dhe rroga. Nese theksohet qe pas marrjes se titullit pason rritja e rroges (gje qe nuk eshte e zakonte) atehere me te drejte ligjore mund te kerkosh rritjen. Udhezuesin ke marre qe nga dita qe ke filluar punen, nese se ke kerko nje kopje tjeter.

  5. #5
    Pa_Prespektive Maska e KNFC
    Anëtarësuar
    01-12-2004
    Vendndodhja
    N'shpi_Time
    Postime
    421
    Ec mer aman.C'te duhet rroga????Titullin e more.Leket s'kane rendesi.Njeriu ne rradhe te pare,pastaj te tjerat.Nuk je i vetmi qe ngrihesh ne pergjegjesi (ishallah s'te jane shtuar pergjegjesite vertet thuaj)dhe rroga te ngelet po ajo.
    Pastaj shqiptari i shkrete tere jeten per nje flete nderi ka jetuar.Pse tani duhet te ndryshoje???
    THINK SMALL LIVE SMALL DIE SMALL

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi, Kosove, Cameri
    Postime
    213
    Ju falem nderit per pergjigjet!
    Do te shikoj rregulloren e ndermarrjes, sidoqofte nese ndokush ka njohuri me te thella te ligjeve, te me ndihmoje.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi, Kosove, Cameri
    Postime
    213
    Njeriu ponon per hir te emrit, dhe shperblimin e pret pas vdekjes.
    Por duhet qe dicka(jo e gjitha ) te shperblehet sa me shtejt, pa dale fryma e fundit.
    Nese kam te drejte, duhet ta marr.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e nursezi
    Anëtarësuar
    21-06-2003
    Vendndodhja
    boston, MA
    Postime
    339
    Citim Postuar më parë nga Njuton
    Ka raste qe punonjesit e ndermarrjeve a te institucioneve pas studimeve e lodhjeve te medha arrijne te fitojne ndonje titull.Psh MASTER. DOKTOR..
    Marrjen e titullit a e pason rritja e rroges?
    Ne ndermarrjen time nuk dine me te thene nese ka ndonje ligj qe e percakton rritjen e rroges pas marrjes se ndonje titulli. Ata tregohen te guximshem e thone se nuk ka ndonje ligj te tille.
    Ju lutem a mund te me thoni nese ka nje ligj te tille dhe cili eshte.
    Ju falem nderit per mundimin!

    Varet nga rasti. N.q.s. i referohesh ndonje titulli te kompanise atehere duhet te marresh nje shperblim. (n.q.s. nuk merr atehere do te keshilloja te shikoje per ndonje vend tjeter.). N.q.s. merr titull personal atehere kompania ka te drejte te mos te japi shperblim (zakonish te kompani jo shume te mira per benefite dhe rroge). Po ndodhi kjo e dyta shumicen e rasteve do shperblehesh pasi kompania ka interes te mbaje njerez me vlera.

  9. #9
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anëtarësuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    une se kom idene se ku je ti Isak Njuton po ktu ne USA paga o sipas venit te punes. ja kom une MBA ti pi longun se paga qe marr o per BS ene sipas deshires se superviser ene punes tate sigurisht mund te rrisin rrogen me pikatore i her nvit

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Citim Postuar më parë nga TikTak
    ja kom une MBA ti pi longun se paga qe marr o per BS ene sipas deshires se superviser ene punes tate sigurisht mund te rrisin rrogen me pikatore i her nvit
    pika ty qe e ke gjuhen brisk ne forum dhe aty ne pune rri si guak. Fol ore, lufto per veten se ndryshe s'i bi njeriu ne mendje per ty.



Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fillon dhënia e tapive për proçesin e legalizimeve
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 22-02-2013, 12:31
  2. Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 07:18
  3. Kompensimi i pronave të shtetasve amerikanë konfiskuar nga regjimi komunist
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-11-2008, 17:42
  4. ILIR HYSA pedagogu shqiptar ne Nju Jork
    Nga JaCk_DaniELs në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 10-07-2006, 18:10
  5. Shqiperia ne studimet e Helsinkit
    Nga Seminarist në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 19-04-2003, 02:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •