Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Zgjedhje historike në Kuvajt, gratë votojnë për herë të parë

    Zgjedhje historike në Kuvajt

    Këto zgjedhje janë historike për gratë kuvajtiane
    Kuvajtianët po votojnë sot në zgjedhje parlamentare.
    Këto janë zgjedhjet e para ku gratë marrin pjesë si votuese apo kandidate.

    Në këto zgjedhje konkurojnë 28 gra.

    Dita e sotme konsiderohet një ditë e madhe për gratë kuvajtiane dhe një kurorëzim i një fushatë të gjatë për të fituar këtë të drejtë.

    Për herë të parë gratë iu janë drejtuar qendrave të votimit për të marrë pjesë në zgjedhje.

    Ndikimi që pjesëmarrja e grave do të ketë në rezultatin e votimit është i vështirë të parashikohet.

    Qeveria shpreson që vota e grave do të ketë një ndikim stabilizues.

    Liberalët shpresojnë se gratë do t'i mbështesin ata në fushatën e tyre për më shumë reforma zgjedhore.

    Edhe islamikët, që janë përpjekur t'i mbajnë gratë jashtë politikës për një kohë të gjatë, kanë ndryshuar taktikë për të fituar votat e grave kuvajtiane.

    Ata e kanë pranuar hapur gjatë fushatës rëndësinë e votës së grave në këto zgjedhje.

    Nga ana e tyre 28 gratë që konkurojnë në këto zgjedhje janë të ndërgjegjshme se nuk mund të mbështeten vetëm në votat e grave.

    Ato janë optimiste për shanset që kanë për t'u zgjedhur, por thonë se dita e sotme është historike për Kuvajtin edhe nëse ato nuk fitojnë këtë herë

  2. #2
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    57% e elektoratit jane femra. Por ne keto zgjedhje historike, ka vetem 28 kandidate femra, dhe 252 meshkuj.
    Personalisht te drejtat e grave (qofte keto civile, politike apo sociale) jane nje nga ceshtjet me te rendesishme per mua. Kjo dite eshte vertete historike dhe nje hap i madh per te drejtat e grave ne Kuvajt. Por edhe pse optimiste nga natyra, mbetet shume per te bere. Femrat kandidate ne Kuvajt jo vetem qe duhet te bindin meshkujt, por dhe vete grate qe do te votojne:

    I am not happy about having to vote.
    Voting just adds to the responsibilities that we already have to shoulder.
    Women are not politically mature enough to go to parliament.
    Kete e tha ne nje intervist nje grua kuvajtjane.

  3. #3
    MULTUM IN PARVO Maska e Antipatrea
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Gjithandej, por ne te njejten kohe, asgjekundi !
    Postime
    605
    edhe pse iu eshte lejuar te votojne, sbesoj te shkojne per te votuar...ta pret koken burri ta kalosh pragun e deres....

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Pse ka femra ne Kuvajt?

  5. #5
    I shkreti Mahmut Jihadi Maska e LONDON-TIRONC
    Anëtarësuar
    08-12-2002
    Postime
    279
    Me ne fund u dorezua edhe ''Burrnia'' arabe..Se shpejti pritet dhe rreth 60-70 % te meshkujve ne bankat e akuzuarve per poligami/ndarja e prones 50-50 me ish-grate/.(nje pus nafte ai,nje ajo qe i beri glasen.)lol
    Kur ne niseshim per marrshim,zuzkat qanit me ngasherim.
    Ne Jarovesh ne po vemi,kush nuk beson borxh nuk ja kemi.

Tema të Ngjashme

  1. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  2. Zgjidhet kriza elektorale, arrihet marëveshja në zyrën e presidentit Moisiu
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 312
    Postimi i Fundit: 03-02-2007, 14:05
  3. Kuvendi që na la trashëgim ADN-në e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  4. Logjika historike dhe përmasa tejhistorike
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2004, 16:40
  5. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •