Intervista e parė e Papės Benediktit XVI-tė

«Tė krishterėt kurrė nuk janė vetėm»


Papa Benedikti XVI, para udhėtimit tė tij tė parė pastoral jasht Italisė – pėr tė marrė pjesė nė Ditėn Botėrore tė Rinisė nė Köln (16 – 21 gusht 2005), mė 12 gusht ka dhėnė njė intervistė.


Pyetja: Ati i Shenjtė, mė 25 prill Ju keni thėnė: “I gėzohem udhėtimit nė Köln”. A mund tė na thuani ēfarė ėshtė ajo qė mė sė tepėrmi ju gėzon?

Benedikti XVI: Po, ka shumėēka qė mė gėzon. E para, afėr lumit Rein kam kaluar vite tė bukura tė jetės, thjeshtė gėzohem qė pėrsėri do tė pėrjetojė atė atmosferė, po ashtu edhe atmosferėn e kėtij qyteti tė hapur pėr botėn dhe gjitha ato kėnaqėsi qė lidhen me kėtė qytet. Nė mėnyrė tė posaēėm gėzohem pse Provania Hyjnore deshi qė udhėtimi imi i parė jasht shtetit tė jetė Gjermania. Vetė s’kam pasur guxim tė bie njė vendim tė kėtillė. Por, nėse dashuria e Hyjit e ka vendosur kėtė, guxoj tė gėzohem. Gjithashtu gėzohem qė udhėtimi i parė ėshtė pikėrisht takimi me tė rinjtė e tė gjithė botės. T’i takosh tė rinjtė pėrherė ėshtė gjė e bukur, pėr vetė faktin se rinia, edhepse me shumė pyetje e probleme, qė ėshtė normale gjatė procesit tė pjekurisė dhe rritjes, ėshtė plotė shpresė, vrull dhe pritje, sepse nė dinamikėn e saj fshehet ardhmėria e botės. Pėrveē kėsaj, takimi me tė rinj ēdonjėrin e bėnė tė ndjehet mė i ri, mė i gėzueshėm dhe mė i hapur. Tė gjitha kėto nxisin gėzim nė mua, qė ndėrkohė po shkon duke u rritur.

Pyetja: Ati i Shenjtė, na thuani, ēfarė dėshironi t’i porositni tė rinjėt e botės?

Benedikti XVI: Do tė doja t’iu thėm se ėshtė bukur tė jesh i krishterė. Krishterimi nuk ėshtė vetėm ide, grumbull urdhrash, ndalesash dhe ligjesh qė duhet tė respektohen e pėr shkak tė kėsaj diēka e lodhshme dhe e mundimshme, botėkuptim qė e pengon lirinė e personit. Pėrkundėr kėsaj, do tė doja t’iu sqarojė: tė jesh i rrėmbyer, tė thėm ashtu, me krihė tė dashurisė sė madhe, ėshtė njohje se jeta e njeriut nuk ėshtė barrė, por ėshtė e ngjashme me kėta krihė. Dhe ėshtė bukur tė jesh i krishterė me pėrvojėn se jemi tė pranishėm nė gjitha anėt e botės, se jemi bashkėsi e madhe, dhe se pėr kėtė tė krishterėt kurrė nuk janė vetėm, sepse Hyji ėshtė pėrherė me ne. Gjithashtu jemi gjithmonė nė mėnyre reciproke nė bashkėsinė e madhe, nė bashkėsinė e Kishės udhėtare. Ne e kemi vizionin e ardhmėrisė. Pikėrisht nė bazė tė kėsaj kemi pėrvojėn dhe arsye tė rėndėsishme pėr tė besuar. Ky ėshtė gėzimi qė do tė thotė tė jesh i krishterė, kjo ėshtė bukuria e besimit.

Pyetja: Tė jesh papė, dmth. tė jesh ndėrtues i urave – pontifex. Kisha ėshtė e njohur me urtėsinė e lashtė, kurse Ju e takoni rininė e entuziazmuar, qė i mungon kjo urtėsi e cila fitohet gjatė viteve dhe me pėrvojė. Si mund tė ndėrtohet ura mes urtėsisė – po ashtu e njė papė tė moshuar – dhe rinisė? Si realizohet kjo?

Benedikti XVI: (duke qeshur) Do tė shohim sa do tė mė ndihmojė vetė Zoti. Sido qė tė jetė, urtėsia si e tillė nuk ėshtė diēka e vjetėruar, e plakė qysh ne nė gjuhėn gjermane e kuptojmė fjalėn “urtėsi” (gjer. Weise – plak, Weisheit – urtėsi-a, urti-a, vėr. e pėrkth.), por urtėsia nėnkupton tė njohėsh dhe tė kuptosh thelbėsoren, esencialen. Tė rinjtė dojnė tė njohin jetėn dhe ta rizbulojnė vetė e jo tė ndjekin vlera qė iu imponojnė tė tjerėt. Nė shikim tė parė do t’na duket e palogjikshme, por urtėsia apo urtia ėshtė njėkohėsisht ajo qė e spjegon “botėn”, atė qė ėshtė pėrherė e re, sepse nė njė kontekst tė ri njohim atė qė e kėrkojmė, qė tė mund tė jetohet sipas urtėsisė. Pėr mė tepėr, jam i bindur se, urtėsia ėshtė pushtim, besim dhe jetėsim i asaj qė njerėzimit iu ėshtė dhuruar dhe qė e ka shndritur, e jo ripėrtypje e tė vjetrės. Diēka qė ju shkon pėr shtat tė rinjėve dhe dinamikės sė tyre, qė kėrkon tė vėrtetėn dhe tė tėrėsishmen e jo surrogate. Pėr kėtė arsye, pėr urtėsinė e fesė nuk ėshtė e rėndėsishme tė kemi vetėm njohje tė pasur empirike, por tė formėsojmė nė tėrėsi ekzistencėn tonė njerėzore dhe ardhėmrinė tonė.

Pyetja: Ju keni deklaruar gjithashtu: “Kisha ėshtė e re”. A mund tė spjegoni pak mendimin Tuaj?

Benedikti XVI: Kisha ėshtė e re nė radhė tė parė nė kuptimin e gjeneratave, sepse pėrbėhet prej shumė tė rinjėve. Por ajo ėshtė e re edhe pėr shkak se feja e saj ushqehet nė burimet pėrherė tė reja tė Hyjit, ku gjithēka ėshtė e re dhe ripėrtrirėse. Ky ėshtė ushqimi dymijėvjeēarė dhe ende nuk ka skaduar, kjo bukė – Hyji vetė ėshtė burim i ēdo tė reje/rinie dhe ēdo jete. Nėse feja, si njė burim uji qė rrjedh pandėrprerė, ėshtė dhuratė qė vjenė prej Tij, prej tė cilit jetojmė dhe guxojmė ta bartim si forcėn e jetės – atėherė pikėrisht Kisha ėshtė forca e tė resė. Njė atė i kishės kishte njė vizion pėr Kishėn. Ai shihte qė Kisha gjatė viteve nuk plakej, vjetėrsohej, por bėhej pėrherė mė e re, sepse ajo shkon gjithė e mė afėr takimit me Zotėrinė. Kjo do tė thotė se ajo ėshtė pėrherė afėr burimit tė tė resė, prej nga rrjedh e reja dhe forca freskuese e jetės.

Pyetja: Ju e njihni Kishėn nė Gjermani, mė mirė se ne. Na imponohet pyetja e ekumenizmit dhe bashkimit tė kishave mes Kishės Katolike dhe Kishės Evangjeliste si pyetje qėndrore. Ndoshta ka shpresa utopike qė Takimi i rinisė botėrore do tė mund tė ēon diē para nė pyetjen e ekumenes. Ēfarė roli ka ekumena nė kėtė kontekst?

Benedikti XVI: Ekumena nxitė bashkimin qė e pėrshkon gjithė qenien e Kishės. Ajo nuk ėshtė ēėshtje margjinale diku nė skuta. Nėse jetojmė ashtu dhe pėrvoja jonė e dėshmon se feja ka vendin qėndror, kjo do tė ishte rruga qė na ēon kah bashkimi. Bisedat konkrete ekumenike natyrisht se nuk do tė jenė tė rėndėsishme, por kemi tė bėjmė para sė gjithash me takimin e tė rinjėve katolik prej tė gjithė botės – edhe atyre qė nuk janė katolik – po qė do tė donin tė gjejnė diēka edhe ata. Dimenzioni ekumenik do tė shfaqet nė takimet e ndėrsjellta nė mes tė rinjėve, tė cilėt do tė bisedojnė me papėn, por edhe ata mes veti.
Do tė takohem me miqtė tanė evangjelistėt, po faktėkeqėsisht kemi pak kohė, sepse orari i ditės ėshtė shumė i ngarkuar. Megjithatė, do tė gjejmė kohė pėr t’ia vetėdijsuar njėri-tjetrit se duhet tė ecim pėrpara. Shumė mirė mė kujtohet vizita e parė e Gjon Palit II nė Gjermani, kur ai nė Meinz ishte ulur nė tė njėjtin tryez bashkė me pėrfaqėsues tė bashkėsisė evangjeliste dhe bisedonte me ta se si duhet tė ecim tutje. Atėherė u themelua komisioni qė kishte patur sukses dhe kishte arritur konsenzusin mbi doktrinėn e shfajėsimit. E konsiderojė si thelbėsore qė nė qendėr tė ekzistencės sonė tė krishterė, e jo vetėm nėpėr takime, ta kemi pėrherė nė mendje bashkimin dhe si besimtar tė jemi nga brenda tė hapur pėr ekumenizėm.


Pyetja: Pikėrisht nė Perėndim dhe nė vendet e pasura shumė e braktisin Kishėn dhe fenė, jo vetėm nga gjeneratat e mesme por edhe nga ato tė rejat. A mund tė bėhet diēka nė lidhje me kėtė, apo: Si mund tė japim pėrgjigje nė kupimin e jetės qė tė rinjtė tė thonė – Kisha ėshtė ajo e vėrteta, ajo e vėrteta pėr ne?

Benedikti XVI: (duke qeshur) Tė gjithė ne mundohemi t’iu ofrojmė ungjillin tė rinjėve, sepse ėshtė porosia qė ata e presin. Nė botėn e sotme perėndimore moderne ka shumė gjerė qė na largojnė prej krishterimit. Feja dhe Hyji, siē duket janė shumė larg, kurse vetė jeta ka shumė mundėsi dhe detyra. Tentohet nė radhė tė parė tė depėrtohet thellė nė jetė, tė jetohet sa mė me intenzitet aq sa ėshtė e mundur. Nė kėtė rast tė mendojmė nė “djalin e humbur”, i cili ka menduar se nė shtėpinė e atit ėshtė shumė monoton, qė duhet ta shijoj jetėn, t’i kushtohet asaj dhe tė kėnaqet me tė – deri atėherė kur nuk e ka hetuar se ėshtė i zbrazėt dhe deri sa ishte nė shtėpin e atit vėrtetė ishte i lirė dhe i madhė. Sido qė tė jetė, tė rinjtė gjithė e mė tepėr po e kuptojnė se kjo kėnaqėsi qė na ofrohet pėrmes lloj-lloj dėfrimeve, ku gjithēka mund tė bėhet, tė blihet apo tė shitet, prapseprapė nuk ėshtė gjithēka aty – sepse dikund duhet tė ketė edhe mė tepėr. Pyetja se ēfarė do tė duhej tė jetė ėshtė gjithėmonė e pranishme. Gjithė ajo qė mund ta blejmė nuk mund tė jetė ajo e kėrkuara. Pėr kėtė arsye ekziston e ashtuquajturi “religjioni i tregut” ku religjioni ofrohet si mjet, send e nė kėtė mėnyrė degradohet. Kjo tregon se pyetja ekziston. Kemi tė bėjmė me atė se kėtė pyetje duhet ta njohim, mos tė pėrgjigjemi nė tė nė mėnyrė tė gabuar sikur krishtėrimi tė jetė i vjetėruar, arkaik, e tė mėnjanohet si diēka e provuar disa herė – por ai ėshtė pėrgjigja e vetme e vėrtetė, sepse Hyji vet i del nė takim njeriut dhe i jep gjithherė mundėsi tė reja. Krishterimi pėrherė mbanė nė vete mundėsi tė reja dhe i shpalos ato. Vetėm duhet t’i njohim ato. Zotėria ka thėnė: “Shpirti Shenjt do t’iu tregon tė gjith tė vėrtetėn qė tash nuk mund t’iu them”. Krishterimi ėshtė plotė me dimenzione tė pazbuluara dhe shfaqet si fe e freskėt dhe e re nėse pėr tė rishtrohet pyetja nė mėnyrė fundamentale.

Pyetja: Personalisht e ndjejė se Europa po i braktis nė krishterimin e vet gjithnjė e mė tepėr vlerat humane tė vetat. Kinezėt dhe indianėt bėjnė punė tė rėnda dhe janė tė formuar, derisa ne nė Europė jemi gjysmė dembela dhe tė thyer/dėshpruar. Tani flitet edhe pėr rrėnjėt e krishterimit nė kushtetutėn europiane. Europa ėshtė nė krizė. A mundet qė me Ditėn botėrore tė rinisė, me miliuna njerėz, tė ipet njė impuls qė tė kėrkohen rrėnjėt e krishtera pėr tė jetuar tė ardhmen mė njerėzisht?

Benedikti XVI: Shpresoj qė mu kėto takime tė miliona njerėzve tė rinjė prej tė gjtiha kontinenteve i njevojiten kontinentit tė vjetėr, nikoqirit tė sivjetėm, pėr t’ia dhėnė njė shtysė dhe ndihmė qė mos tė shohim vetėm fytyra tė sėmura, tė lodhura, tė humbura, sepse ne jemi tė prirė nė njė farė formė pėr vetėankim dhe vetėgjykim. Nė tė gjitha epokat historike ka shumė elemente tė sėmuara, njashtu edhe nė epokėn tonė, qė i ka zhvilluar mundėsitė e mėdha teknologjike e megjithatė vazhdon tė jetė epokė problematike. Nė anėn tjetėr s’guxojmė tė harrojmė se Europa ėshtė djepi i civilizimit tonė qė ka dhėnė gjėra tė mėdha: gjithė civilizimi nuk do tė mbijetnte po mos t’i kishte rrėnjėt nė diēka tė madhe. Tek e fundit ne kėtė ofrojmė, kurse bota kėrkon rrėnjė tjera, qė ndeshet nė kundėrthėnie. Jam i bindur se civilizimi ynė me tė gjitha rreziqet dhe shpresat mund tė mbijetojė e tė pėrparojė nė plotėsinė e vet, vetėm nėse pėrsėri i pranon rrėnjėt e fuqisė sė saj, burimin, i cili do tė mund tė udhėheqė ekzistencėn e njeriut, qė kėrcnohet nė shumė mėnyra. Nėse gėzohemi rizgjohet pėr atė se jetojmė nė kontinentin qė e ka caktuar rrjedhėn e historisė botėrore – pėr tė mirė e pėr tė keq – ky fakt na pėballė para njė detyre pėr ta rizbuluar tė vėrtetėn, tė pastėrtėn, tė madhėn qė jep ardhmėri. Kėshtu do tė vazhdojmė nė mėnyrė tė re dhe mė tė mirė tė jemi nė shėrbim tė mbarė njerėzimit.

Pyetja: Dhe pyetja e fundit – cili ėshtė qėllimi i Ditės Botėrore tė Rinisė?

Benedikti XVI: (duke qeshur) Qėllimi do tė ishte, qė tė rinjtė e gjithė botės tė jenė tė pėrshkuar me entuziazmin e fėse, para sė gjithash rinia e gjemanisė dhe europės. Ne nė Gjermani kemi ende institucione tė mėdhė tė krishtera. Shumėēka nė Gjermani veprohet sipas parimeve tė krishtera, po ka edhe shumė lodhje nė kėtė veprim, sepse jemi shumė tė preokupuar me ēėshtje tė strukturave ku mungon entuziazmi dhe gėzimi i fesė. Nėse ky entuziazėm, fatbardhėsia jonė qė e njohim Krishtin, do tė rijetėsohet, do t’i jep dinamikė tė re Kishės gjermane dhe europiane. Mendoj se atėherė mund tė konsatojmė se ėshtė arritur qėllimi kryesor i Takimeve botėrore tė rinisė.