Sot, mė 7 qershor Kisha pėrkujton Shėn Antonio Maria Gianelli-in
(Shėn Nduen Maria Gianelli), ipeshkėv-
Ndue Gianelli lindi nė vitin kur filloi Revolucioni Frėng, mė 12 prill 1789, afėr Chiavarit tė Italisė. Qe edhe ai revolucionar, por nė mėnyrėn e vet. Zgjodhi shpejt rrugėn e meshtarisė, e pasi u shugurue meshtar, shėrbeu si famullitar nė Chiavari deri nė vitin 1838. Zhvilloi njė veprimtari shumė tė gjėrė, qė i kapėrceu kufijtė e famullisė sė tij kishtare, qė ishte ndėr mė tė mėdhatė e zonės. Njė vit pas emėrimit, hodhi bazat e njė Kongregacioni mashkullor, tė cilin e vuri nėn mbrojtjen e Shėn Alfons de Liguorit. Mblodhi kėshtu meshtarė tė rinj pėr misionet popullore e pėr tu shėrbyer kishave famullitare qė kishin nevojė e probleme. Pėr veprimtarinė e tij tė zellshme, qe emruar e shuguruar ipeshkėv, qė qė e shtyu ti kushtonte me hov tė ri veprimtarive ungjillėzuese. Vdiq nė moshėn 57 vjeēare, pas njė jete tė vrullshme, tė jetuar me mendje e zemėr prej misionari. Las pas vepra tė shquara tė bamirėsisė nė fushėn fetare e shoqėrore. U shpall shenjt nė vitin 1951.
Krijoni Kontakt