Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690

    Sulmohet patrulla e policisë kufitare në Bellanoc

    Sulmohet patrulla e policisë kufitare në Bellanoc


    02/10/2009 11:39:00




    Një patrullë e policisë kufitare me përbërje të përzier etnike është sulmuar mbrëmë pas mesnatës afër fshatit Bellanocë të Komunës së Likovës. Viktima apo të plagosur nuk ka ndërsa është shkaktuar vetëm dëm material në automjetin në të cilin ndodheshin policët.

    “Me datë 01.10.2009 diku rreth orës 22 e 30 minuta në fshatin Bellanoc, në afërsi të varrezave të fshatit, nga ana e disa personave të paidentifikuar është hapur zjarr në drejtim të një veture të policisë të cilët për momentin kanë qenë duke transportuar nëpunës policor të stacionit të Bellanocit të cilët njëherit kanë qenë në detyrë zyrtare. Nga të shtënat nuk kishte të plagosur dhe është shkaktuar vetëm dëm materia”, deklaroi Valentina Nikollovska, zëdhënëse e stacionit policor Kumanovë.

    Zëdhënësja e stacionit policor në Kumanovë, Valentina Nikollovska tha se janë ndërmarrë të gjitha masat për kapjen e autorëve të këtij sulmi. Ajo e përjashton mundësinë që ky incident të ketë lidhje tensionet e fundit që u shkaktuan me rastin e publikimit të Enciklopedisë. Sipas saj rajoni rreth Bellanocit, pjesë kjo që kufizohet me Kosovën, llogaritet se është një pjesë ku zhvillohet tregtia ilegale.

    “Nuk kemi asnjë motiv që këtë incident të ndërlidhim me situatën politike që po mbizotëron për momentin në vendin tonë meqë në atë rajon ka shumë grupe që merren me tregti ilegale”, shtoi Nikollovska.

    Në vendin e ngjarjes dolën gjykatësi hetues dhe zëvendësprokurori publik për të hetuar incidentin. Aty u paraqitën edhe përfaqësuesit e OSBE-së, por të njëjtit u penguan nga forcat e sigurisë për tu afruar tek vendi ku dhe kishte ndodhur incidenti.

    Valmir Kuçi

    http://alsat-m.tv/index.php/lajme/vendi/19203.html
    ****************************************
    LEXONI DISA KOMENTE NGA LEXUESTIT TE ALSAT-IT POSHTE:


    Maqedonia prishi armepushimin.

    perkrahes i talentit më 02/10/2009 18:29:49

    Nuk eshte sulmuar patrulla e policise po nje vetur eshte sulmuar nga na e policise. I pam ne se ishin nje ushtri komplet veq tenkat ju mungojshin kur u kthyen prej Bellanoce Helikopteri i percellte ishti mbi fshatrat e komunes se Likoves fluturonte me posht se minarja e xhamise. Ju lutem leni qe thote Valentina. Shkoni pyetni ato ne spital qe jane....




    Kumanovari më 02/10/2009 18:30:38

    Te plagosur kaaa... jane derguar ne spitalin e Kumanoves... Helikopteri eshte sjellur permbi fshatat e Komunes e Likoves dhe pastaj ka shkuar ne Bellanoc...




    Nick më 02/10/2009 19:34:46

    Per cfar qellimi ndodhi ne fshatin Bellanoc te Lipkoves, pse nuk ndodhi ne Kercov, ne Diber, ne Tetov???

    Cfar qellime ka ketu shteti, qe perzien lemsh ne tanjir, edhe me tej te quhet kjo e fundit ku dhe ka ndodhur Krizen Region... Cfar po peshtjellon ohhhh Ali e Nikolle, cfare??????? U terheq Enciklopedia me qellim te shkatrrohet dhe te mbetet edhe me tej pas ky region!!! Zoti ju mallkoft nese qellimisht i beni keto te fundit...




    Artim më 02/10/2009 20:47:12
    Nuk e di qka kerkonte Helikopteri te patrullon mbi fshatin Opaj aq ulet me shum se 5 rrathe ka be mbi fshat...
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    pa marr parasyesh kush sulmoj shteti maqedon duhet te destabilizohet me te gjitha mnyrat e mundeshme qeveria maqedone ttregoj se me shqiptar smund te jetoj pra shqiptaret duhet te mendojn tash e tutje qe ket shtet ta ndajn

    SHQIPERIA E BASHKUAR

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Vendndodhja
    ........
    Postime
    309
    Cka eshte me interesant ne kete sulm , edhe me qesharak eshte situata e policeve sllavo maqedonas
    Nga TV i tyre :Еден од нив се повредил на раката, друг поради шокова состојба бил однесен во кумановската болница.
    Shkruan , njeri i lenduar ne dore , kurse tjetri nga friga eshte ne SHOK gjendet ne spital

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    MPB: Bastisje në Opajë të Kumanovës

    Në kuadër të kërkimit të sulmuesve me armë mbi patrullën policore kufitare që ndodhi të enjten në afërsi të fshatit Bellanoc, policia mbrëmë ka kryer bastisje në shtëpitë e pesë personave në fshatin Opajë të Kumanovës. Gjatë bastisjes, siç njofton Ministria e Brendshme është gjetur armatim, municion, radiolidhje dhe veshmbathjet, cilët janë dorëzuar në ekspertizë.

    Tek personi S.S. 48 vjeç, policia thotë se është gjetur një pistoletë dhe 8 plumba, ndërsa është ngritur kallëzim penal për armëmbajtje pa leje. Patrulla kufitare e policisë të enjten në mbrëmje u sulmua në afërsi të fshatit Bellanoc të Kumanovës. Në incident nuk u lëndua asnjë polic i patrullës, drejt së cilës ishte shtënë me minahedhës dhe pushkë automatike.
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  5. #5
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Keshtu filloi edhe ne Kosove nga vitet 1992-1993.Sulme nga te panjohur qe godisnin objekte policore apo ushtarake dhe me vone e morem vesht se ishin fillimet e luftes clirimtare e cila kulmoi me thyerjen e kufirit shqiptaro shqiptar ne Koshare.Kush mund te thote se c'do te ndodhe ne vitet qe do te vijne?Nuk e dime, por po shihet qarte se sllavet e Maqedonise kane interes te ndahen nga shqiptaret spse keshtu atyre do ti binte te mernin rreth 80% te teritorit dhe s'do te kene me telashe me shqiptaret.Ne nuk na intereson ky skenar se perseri do te mbeten shume shqiptare e shume toka jashte kufijve tane.Shqiptarte nuk ka vetem Tetova e Gostivari.Si do beht me Shkupin?Si do ta ndajne? Po Kumanova?Nuk na intereson ndarja akoma.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Si e përjetuan tmerrin policët në Bellanoc


    07/10/2009


    Ministria e Brendshme deri tani nuk ka dhënë asnjë detaj lidhur me ekspertizën që i është bërë mjetit transportues “Xhip”, i cili ishte cak i sulmit të personave ende të panjohur në afërsi të fshatit Bellanoc, 1,5 kilometra në afërsi të kufirit me Kosovën.

    Si është shtënë në drejtim të patrullës policore, çfarë kishte ndodhur në momentin e sulmit dhe në cilët anë është shtënë në drejtim të mjetit transportues ?... Këto janë edhe pyetjet që deri tani nuk i ka shpalosur ministria e brendshme para opinionit.

    Por, burime për agjencinë e lajmeve INA pranë pjestarëve të policisë kufitare të Maqedonisë kanë shpalosur disa nga variantet me të cilat janë përballur në natën e së enjtes së kaluar patrulla policore. Siç bëhet e ditur, tre pjestarët e patrullës policore, të gjithë shqiptarë, kanë vërejtur fillimisht një objekt në largësi, nga e cila më pas është shtënë me breshëri armësh automatike në drejtim të patrullës policore.

    “Policët e patrullës siç theksohet kanë dëgjuar të shtëna nga të gjitha anët në momentin kyç të sulmit, , ndërsa në pjesën e përparme të mjetit transportues në pjesën e bashkëudhëtarit të shoferit është shtënë edhe me një raketë dore ‘zolja’, por fatmirësisht ajo ka depërtuar në pjesën e jashtme të mjetit transportues dhe nuk ka shpërthyer”, theksojnë burime anonime pranë SPB-së në Kumanovë, të cilët kanë rrëfyer për incidentin në kufi me Kosovën. Ministria e Brendshme nga operacionet hetuese deri tani kishte arrestuar vetëm katër banorë të fshatit Opajë të Kumanovës, të cilët më pas u lanë të lirë. Nga kjo ministri kanë njoftuar se po vazhdojnë hetimet për ndriçimin e këtij incidenti në kufi, ndërsa në këtë zonë janë shtuar lëvizjet dhe patrullat policore. (INA)
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    SKENARI I GJERMËS SË TETOVËS U TRANSFERUA NË OPAJE TË KUMANOVËS

    Skenari i Gjermës së Tetovës, të cilin ne arritem ta demaskojmë, u transferua në Opaje të Kumanovës, skenar ky që u organizua nga policia sllavo-maqedonase, e cila para disa ditësh u sulmua po nga vetë policia sllavo-maqedonase me qëllimin e vetëm që pastaj të akuzoheshin shqiptaret se gjoja e paskan sulmuar policinë sllavo-maqedonase dhe të torturoheshin dhe të arrestoheshin shqiptarë të pafajshem, siç ata sot vepruan edhe me aksionin e sotëm policor, ku edhe arrestuan shumë shqiptarë.


    Fatmirësisht shqiptarët e Opajës nuk ranë në kurthin e pushtetit sllavo-maqedonas të Nikolla Gruevski me kompani, ku do të kishte gjakderdhje të mëdha dhe plotësisht do të realizohej skenari sllavo-maqedonas, siç dikur u realizua në Brodec të Malësisë së Tetovës.

    Kërkojmë falje publike që nuk aritëm që edhe këtë skanar, skenarin e Opajës, ta zbulonim me kohë dhe edhe ta parandalonim, siç edhe e zbuluam dhe e parandaluam skenarin e Gjermës së Tetovës, por nga ana tjetër opininin kombëtar shqiptar dhe atë ndërkombëtar e njoftojmë se, skanari (aksioni) tjetër ( i radhës) i policisë sllavo-maqedonase do të jetën në fshatin Tanushë të Malesisë së Shkuptit, me preteksin e arrestimit të ish deputetit të Sobranjës së "Maqedonisë" Zotit Xhazair Shaqiri, të njohur në opinionin publik edhe si Komandat HOXHA.

    GAFURR ADILI, Kryetar i Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK)


    Tiranë, më 04 tetor 2009.
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    324
    Keshtu filloi edhe ne Kosove nga vitet 1992-1993.Sulme nga te panjohur qe godisnin objekte policore apo ushtarake dhe me vone e morem vesht se ishin fillimet e luftes clirimtare e cila kulmoi me thyerjen e kufirit shqiptaro shqiptar ne Koshare.Kush mund te thote se c'do te ndodhe ne vitet qe do te vijne?Nuk e dime, por po shihet qarte se sllavet e Maqedonise kane interes te ndahen nga shqiptaret spse keshtu atyre do ti binte te mernin rreth 80% te teritorit dhe s'do te kene me telashe me shqiptaret.Ne nuk na intereson ky skenar se perseri do te mbeten shume shqiptare e shume toka jashte kufijve tane.Shqiptarte nuk ka vetem Tetova e Gostivari.Si do beht me Shkupin?Si do ta ndajne? Po Kumanova?Nuk na intereson ndarja akoma.
    Duhet përmendur realitetin,

    1. Shpërnguljen e shqiptarëve me dhunë për në Turqi, dhe sjelljen aty të bullgarëve nga Greqia, kështuqë bullgarët janë fajtorë pse shqiptarët janë pakicë në disa komuna, andaj ne nuk mund të marrim mbi vete pasojat e krimeve të sllavëve.

    2. Manastiri është zemra e shqiptarisë, aty u themelua alfabeti jonë që e përdorim edhe sot.

    3. Duhet manipulu me pakicat, pavarësisht nga feja dhe gjuha, vlleh, turq, magjupë, boshnjakë, etj. Duhet t'iu ofrojmë premtime për siguri, zhvillim, prosperitet etj. Me siguri ka edhe bullgarë që bëhen me ne shqiptarët sepse duan anëtarësim në Nato.

    4. Duhet përfshirë në kombin tonë edhe shqiptarët e asimiluar, të Mavrovës, Rekës, Torbeshë etj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga andirago : 07-10-2009 më 09:59

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Policia na trishtoi

    Nazmije Kamberi-MURATI

    Kumanovë, 9 tetor - Britmë, ulërimë, trishtim, maltretim dhe tollovi nëpër shtëpitë e pesë vëllezërve Sallahi nga Opaja e Kumanovës ka shkaktuar policia maqedonase gjatë bastisjes, nën dyshimin se kanë qëlluar mbi policët kufitarë në fshatin Bellanoc. Ndërkaq, policia njoftoi se dyshohet se pesë vëllezërit Sallahu kanë qenë të involvuar në incidentin e ndodhur në orët e vona të enjten e kaluar në fshatin Bellanocë. Megjithatë një ditë pas incidentit, policia me autorizim të gjykatës, ka kontrolluar pesë shtëpitë e personave të dyshuar. Edhe kundrejt dyshimeve, në policia kanë informuar se padi penale për armëmbajtje pa leje do të ngrihet vetëm kundër personit Sali Sallahu. Ndërkaq, vëllezërit ndjehen të pafajshëm dhe akuzojnë pushtetin për aksionin policorë në mëngjesin e hershëm të 4 tetorit.

    Jemi të pa fajshëm
    "Fëmijët tanë në mënyrë egërsisht janë maltretuar dhe janë traumatizuar nga ajo pamje, të cilët pasi kishin rënë në gjumë, janë zgjuar dhe janë mbikëqyrur nga policët me maska. Gjatë tërë kohës i kanë drejtuar automatikët drejt fëmijëve dhe grave tona. Kjo është jashtë çdo të drejte njerëzore pasi që ne nuk kemi bërë asgjë dhe jemi të pafajshëm. Në shtëpinë tonë nuk është gjetur asgjë. Unë kam qenë duke fjetur dhe aty rreth orës 1 e 30 pas mesnate kam dëgjuar britmat e policëve me qentë, të cilët hynë edhe brenda nëpër dhoma. Nuk e di çfarë të them..., kjo nuk durohet assesi", thotë Bajram Sallahi, njëri nga vëllezërit në shtëpinë e të cilit nuk është gjetur asgjë. Ai thotë se atë natë ka qenë gjatë tërë kohës në shtëpi, dhe ai bashkë më vëllezërit janë lidhur dhe janë shtrirë për toke, përderisa gratë dhe fëmijët kanë qenë nën tytën e pushkëve automatike të policëve.

    Pas bastisjes, pesë vëllezërit Sallahi janë dërguar në stacionin policorë dhe janë lëshuar pas tre ditëve. Bajram Sallahi ka kritikon pushtetin lokal dhe atë qendror, pasi si[ thotë, askush nga subjektet nuk u ka dalë në mbrojtje.

    "Nuk e di a ka ndonjë shqiptarë që ka një funksion, e që ne e kemi votuar dhe të vijë të na vizitojë. Të dëgjojë trishtimin që ne kemi përballuar së bashku me fëmijët tanë. Mbi 400 policë me maska, mund të them se kanë qenë në shtëpitë e tona. Ne nuk jemi kriminelë të trajtohemi në atë mënyrë, shteti duhet të jetë i njejtë për të gjithë. I kam thënë se edhe po të gërryejnë ndër tokë, nuk do të mund të gjejnë asgjë, pasi që s'kam çka të fsheh. Definitivisht nuk kemi asgjë, as kryetar komune, as liderë partiak për të na mbrojtur, nuk kemi as ku të ankohemi", rrëfen Bajrami, i cili gjatë bisedës disa herë shfrynte nga kjo gjendje që nuk ka zgjidhje. Ai mendon se ndoshta shpërngulja e familjes do të ishte alternativa më e mirë për të mos u keqtrajtuar.

    Fëmijët në trajtim mjekësor
    Përveç grave, të cilat duke fjetur nëpër dhomat e tyre janë kontrolluar duke mos u respektuar intimiteti i tyre, viktimë të bastisjes kanë qenë edhe fëmijët e pesë vëllezërve Sallahu nga Opaja. Iljasau 12 vjeçarë, djali i Bajramit, tregon që është kapur nga një polic dhe është shtrirë. "Më shtrëngoi fort dhe kisha dhimbje në krah. Polici mbante automatikun drejt mua dhe më tha duke bërtitur 'lezhi'(shtrihu) disa herë. Jam trishtuar, sepse kur kanë ardhur policët, unë kam qenë duke fjetur dhe pash shumë policë me maska dhe pushkë në krah", thotë ai. Edhe Nazlija, motra e tij, e cila është më e madhe se ai, rrëfen për keqtrajtimin që policët i kanë bërë. "Kisha frikë mos ti ndodh babit diçka, pasi e pashë me duar lidhur dhe të shtrirë në tokë, fillova të qaj, nënën nuk e kisha afër, nuk mundem as të qetësohem dhe nuk duroj të rri në shtëpi më vetë nëse nuk i kam prindërit këtu", sqaron Nazlija. Prindërit thonë se i kanë dërguar në mjek fëmijët për kontrollim mjekësor, pasi që sipas tyre, nga ajo ditë ndjehen të frikësuar dhe të traumatizuar.

    Të pa sigurt në vendin e tyre
    Duke pasur parasysh që familja e Bajram Sallahit edhe në vitin 2005 janë maltretuar nga policia për shkak të një konflikti që kanë pasur, ata thonë se ndoshta do të detyrohen që të lëshojnë vendin dhe të shpërngulen nga këtu. "Unë nuk kam lidhje me rastin e Bellanocës, ne jemi me origjinë nga ai fshat, megjithatë un nuk kam as pronë, as tokë atje, ne mbi 70 vjet jemi tërhequr nga ai fshat i origjinës. Nuk ka ligj që na mbron, le të vijë le të sheh Ali Ahmeti si na maltretojnë, na bastisin e ne i kemi votuar ata, ne kemi qenë shkaktarë që ai të jetë në pushtet sot, turp për të gjithë liderët partiak. As kryetari i komunës, Sadullah Durakau, nuk është interesuar, bile as që interesuar dikush të qaj dertin dhe hallin tonë. Përfundimisht ndoshta më e udhës është të shpërngulemi nga këtu" rrëfen i revoltuar Bajrami. Gruaja e tij, Mevlude Sallahi, nënë e tre fëmijëve, shpreson që kjo të jetë bastisja e fundit dhe apelon që fëmijët e tyre të lihen të qetë dhe të mos keqpërdoren. Mevludja sqaron që qentë policorë kanë nuhatur gjithçka nëpër shtëpi. Katër telefonat celularë të familjes Sallahi janë marrë nga policia dhe nuk janë kthyer ende. Pesë shtëpitë e vëllezërve Sallahi janë bastisur kinse kanë qenë të të involvuar në rastin e fundit në fshatin Bellanoc, në të cilën drejt automjetit policorë është shtyrë me pushkë automatike. Në këtë incident tre pjesëtarë policor kanë kaluar pa ndonjë lëndim dhe u shkaktua dëm material.
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •