Citim Postuar mė parė nga Seminarist
Vete fakti qe - KETO JANE dhe gjerat qe TI NUK DI - ne sindonin hebre te Jamnias, 100 vjet pas Krishtit, Septuaginta nuk u pranua nga Hebrejte si perkthim i autorizuar, flet per kete.
Seminarist,

kjo nuk do te thote absolutisht asgje. Sinedri i Jamnise eshte ai qe ndermori te gjithe pseudo-Zbulesat, eshte sinedri i dyte dhe i fundit pas skllaverise.

Sinedri i pare ishte Sinedri i Jeruzalemit, qe vazhdoi qe nga rikthimi deri ne shkaterrimin e Jeruzalemit (559 para krishtit - &0 pas krishtit), kishte 72 anetare, qe ne nje fjale quheshin Shtatedhjete (gr. Εβδομηκοντα, lat. Septuaginta) dhe veprat kryesore ishin kryerja e perkthimit te Dhjates se Vjeter, dfmth Septuagintes, qe quhet keshtu sepse u be nen kujdesin e Sinedrit dhe jo sic thote Pseudaristea (se 70 ishin perkthyesit); denimi i Krishtit dhe Stefanit; tre atentatet kundra Pavlit dhe burgimi i tij; dhe shpallja e revoltes judaike (66-70 pas Krishtit).

Sinedri i dyte ishte ai i Jamnias, qe kishte rezidence ne qytetin e Jamnia (afer Ioppit), sepse Jeruzalemi ishte i rrenosur dhe i ndaluar, dhe kishte dhe ky Sinedr 72 anetare. Quhet ne Talmud <> ose <> ose <>, dhe kronologjikisht i perket perjudhes midis dy revoltave judaike (70-135), dhe veprat kryesore ishin shkrimi i Deuterosit (Misna ose Masena) nga rabbini kryesor Akiva, ne gjuhe hebraike, perkthimi i dyte ne greqisht i Dhjates se Vjeter (e quajtura Septuaginta e dyte) ose e Akillas, nxenes i Akivas, ndeshkimi dhe fyerja e te Krishtereve tek perandori Domitian gjate perjudhes se pare (70-100) dhe shpallja e revoltes se dyte (132-135).

Brenda ne Misna permblidhet dhe libri <> (Sanedrin), qe quhet keshtu sepse referohet tek <> (abboth) ketij sinedrit te Jamnias. Tani, ti gabohesh kur e quan kete Sinedr si <> (por ky eshte nje gabim qe e bejne me te shumtit, madje dhe teologe dhe historiane) sepse mendon sikur eshte nje sinod-mbledhje si ato te krishtereve ekumenike ose vendore qe u be ne nje vit te caktuar.

Sinedrin, ne gr. Συνεδριο (Vep. 6:15, 23:1) e perkthyen fillimisht Jeronimi, concilium, me pas ne perkthimin jakovin ne anglisht si council dhe me pas ne shqip koncil apo sinod duke e kuptuar (te gjithe) nje sinod si i Kishes. Bile tani kerkojne te gjithe (si ti) daten atje rreth 100, te shikojme kur do ta gjeni.

Pra sic e shikon nga Sinedri i pare kemi Septuaginten qe eshte perkthimi me i mire i Dhjates se Vjeter qe kemi deri me sot. Sepse te gjitha tekstet e tjera, duke perfshire ketu edhe tekstin masoretik (qe nuk eshte teksti hebraik fillestar) nuk jane gje tjeter vecse perkthime nga Septuaginta greke qe kane shume gabime dhe devijime nga teksti fillestar.

Edhe Jeronimi ka perkthyer ne latinisht nga Septuaginketo pjese: Psalmet, Jobin, Kengen e Kengeve, Proverbat, Ekklisiastin, Paralipomeni.

Por per me teper, edhe vete Apostujt perdorin perkthimin e Septuagintes kur citojne nga Dhjata e Vjeter (disa here perkthejne vete nga teksti fillestar hebraik) dhe mund te te them edhe vargjet.