Kastriot Myftaraj
Nga prifti Maidonis tek prifti Thomollari, me 1997 nė fund.Nė qershor 1993, disa muaj pasi PD erdhi pėr nė pushtet, filloi kriza nė marrėdhėniet shqiptaro-greke qė u shkallėzua nė vitin 1994, pėr t u kulmuar me luftėn e vitit 1997. Gjithēka nisi pėr njė prift. Nė qershor 1993 ndodhi incidenti me priftin grek Kristostomu Maidonis, i cili u dėbua nga Shqipėria pėr shkak se filloi tė shpėrndante hapur nė kishat ortodokse shqiptare harta tė Vorio-Epirit ku Jugu i Republikės sė Shqipėrisė paraqitej si Greqi. Shteti shqiptar reagoi duke e shpallur priftin grek persona non grata dhe duke e dėbuar nė Greqi. Ky veprim, i cili nuk mund tė qe urdhėruar nga kurrkush tjetėr veē Presidentit Berisha, qe njė sfidė ndaj Greqisė dhe praktikisht qe lėvizja qė priste Greqia pėr tė gjetur njė pretekst pėr ta krijuar krizėn. Sigurisht qė grekėt e dinin se shteti shqiptar, ashtu siē do shtet nė botė, qe i detyruar qė tė reagonte kur konstantonte veprime si ai i priftit grek, por ata qėllimisht e nuk e tėrhoqėn priftin grek kur ai filloi t i bėnte kėto gjėra, madje reaguan ashpėr kur shteti shqiptar bėri reagimin mė tė butė qė bėn njė shtet nė raste tė tilla, por reaguan shumė ashpėr, pasi grekėt kėrkonin njė pretekst pėr tė krijuar njė konflikt me Shqipėrinė. Dhe ēėshtja e priftit qe njė pretekst i parapėlqyer pėr Athinėn, pasi konflikti merrte ngjyrim fetar, aq tė pėlqyer pėr grekėt. Greqia qė kur u krijua shteti shqiptar i pati thėnė opinionit ndėrkombėtar se Shqipėria me shumėsi muslimane qe nė fakt njė Turqi e re ku muslimanėt shtypnin kristianėt ortodoksė, tė cilėt sipas Greqisė qenė tė gjithė grekė.
Tash, nė vitin 1993, me dėbimin e priftit nga autoritetet shqiptare, tė cilėt Greqia i quante thjesht muslimanė, qė nga Presidenti i kohės Berisha, tek ministri i brendshėm, Agron Musaraj etj., Greqia pretendonte se qenė muslimanėt ata qė po shtypnin kristianėt ortodoksė nė Shqipėri. Nė Greqi veprimi i shtetit shqiptar shkaktoi protesta tė fuqishme nga tė gjitha anėt, qė nga qeveria, tek opozita, kisha, shoqatat joqeveritare nacionaliste etj. Qeveria greke reagoi duke dėbuar dhjetėra mijė emigrantė tė parregullt shqiptarė qė punonin nė Greqi dhe duke duke i adresuar qeverisė shqiptare nė 14 korrik 1993 njė dokument qė u njoh si Deklarata Micotakis, pasi u paraqit nga kryeministri grek Micotakis, ndėrsa qe hartuar nga kėshilltari i tij pėr ēėshtjen e grekėve tė Shqipėrisė, greko-amerikani Nicolas Gage.
Nė dokumentin prej gjashtė pikash kėrkohej qė Shqipėria tė pėrmbushte tė drejtat e grekėve etnikė me banim nė kėtė vend sipas detyrimeve qė shteti shqiptar kishte marrė pėrsipėr qė nga viti 1912 (nėnkuptohej Protokolli i Korfuzit i vitit 1914), tė pranonte rikthimin pa kushte tė priftit Maidonis, tė hapte shkolla greke nė Shqipėri edhe pėrtej zonės tė njohur zyrtarisht si e minoritetit grek, tė kryente njė regjistrim tė popullsisė ku qytetarėt tė qenė tė lirė tė deklaronin fenė dhe nacionalitetin, t i ktheheshin Kishės Ortodokse pronat e veta etj. Por gjėja mė interesante e deklaratės ishte se atje thuhej se Greqia nuk do tė pranonte pėr Vorio-Epirin asnjė status tjetėr veē atij qė do t i jepej edhe Kosovės me shumėsi shqiptare. Pra, qė nga incidenti me priftin Greqia doli atje ku donte, tek kėrkesa drejtuar shtetit shqiptar dhe bashkėsisė ndėrkombėtare pėr t u bėrė barazimi nė trajtim i ēėshtjes sė minoritetit grek nė Shqipėri me ēėshtjen e Kosovės.
Greqia e bėnte kėtė kėrkesė nė kohėn qė procesi i shpėrbėrjes sė federatės jugosllave qe ēėshtja kryesore me tė cilėn merreshin qendrat ndėrkombėtare tė vendim-marrjes. Nė vitin 2006 midis Shqipėrisė dhe Greqisė ndodh pėrsėri njė incident shtetėror pėr shkak tė njė prifti ortodoks, priftit tė fshatit Kosinė tė Pėrmentit, At Vasil Thomollari. Aspekti mė interesant i aferės sė eshtrave tė fshatit Kosinė tė Pėrmetit, ėshtė se kemi njė incident diplomatik shqiptaro-grek mbi ēėshtjen e njė prifti ortodoks. Qė kemi tė bėjmė me pikėnisjen e njė incidenti ndėrshtetėror kjo kuptohet nga fakti se konsulli grek nė Gjirokastėr shkoi vetė nė fshatin Kosinė pėr tė ndaluar policinė shqiptare qė, nė zbatim tė njė urdhėri tė Prokurorisė sė Pėrmetit, tė kryente veprimet proceduriale nė kishėn e fshatit Kosinė. E pamė nė ekranet televizive diplomatin grek qė me duart e kryqėzuara nė gjoks (enkas pėr tė treguar mospėrfillje) i pati zėnė hyrjen e kishės tė fshatit Kosinė oficerit tė policisė shqiptare, duke e detyruar atė tė largohet. Me kėtė krijohet pėrshtypja sikur Kisha Ortodokse nė Shqipėri ėshtė jashtė juridiksionit tė shtetit shqiptar dhe nėn mbrojtjen e Greqisė dhe sikur midis Shqipėrisė dhe Greqisė ekzistojnė marrėdhėnie tė ngjashme me ato qė ekzistonin midis Imperisė Osmane dhe Rusisė, sipas termave tė Traktatit tė Kuēuk Kajnarxhasė tė vitit 1774, qė e pėrcaktonte Rusinė si mbrojtėse tė tė krishterėve ortodoksė tė Imperisė Osmane.
Por, nė kėtė artikull ēėshtja nuk ėshtė kėtu, se tashmė dihet qė midis shtetit grek dhe shtetit shqiptar janė krijuar tė tilla marrėdhėnie derisa nė krye tė Kishės Ortodokse Shqiptar gjendet prej vitit 1991 peshkopi grek Anastasios Janullatos. Ēėshtja ėshtė se deri nė kėtė pikė tė zhvillimit tė ngjarjeve duket se kemi tė bėjmė me njė riciklim tė skenarit grek tė vitit 1993 pėr tė krijuar njė krizė nė marrėdhėniet shqiptaro-greke. Prifti Thomollari ėshtė thirrur nė Prokurori nė cilėsinė e personit qė ka lidhje me hetimin, pra virtualisht i pandehur. Prifti nuk ėshtė paraqitur dhe Prokuroria ka deklaruar se do ta marrė forcėrisht priftin pėr t u pyetur. Grekėt, tė cilėt me anė tė konsullit tė tyre qė shkoi nė Kosinė e kanė bėrė tė qartė se klerikėt ortodoksė nė Shqipėri janė nėn protektoratin e Greqisė, sigurisht qė mezi e presin kėtė gjė, pėr tė ngritur zėrin pėr persekutimin nga shteti shqiptar i kontrolluar nga muslimanėt, tė ortodoksėve, qė pėr Athinėn janė grekė. Natyrisht duke ia atribuar kėtė persekutim qeverisė Berisha.
Nė ndėrkohė, prifti Thomollari, pas dėshmisė nė Prokurori ditėn e hėnė u shpreh se ai ndjehet kėrcėnuar dhe nė rast se shteti nuk e mbron do tė ndėrmarrė veprime tė tjera. Me siguri fjalėn e ka pėr tė ketė shkuar nė Greqi pėr tė kėrkuar strehim politik si i persekutuar nga shteti shqiptar. Pra, skenari ecėn sipas precedentit Maidonis. Nuk ėshtė e rastit qė ēėshtj e Kosinės u hap nė kohėn qė Mali i Zi fitoi pavarėsinė (grekėt duan ta eksploitojnė prirjen pėr krijim shtetesh tė reja nė Ballkan), kur po diskutohet ēėshtja e statusit tė Kosovės, si dhe kur do tė nėnshkruhet marrėveshja e stabilizim-asocimit midis Shqipėrisė dhe BE. Greqia synon qė tė vejė nė rend tė ditės ēėshtjen e Vorio-Epirit duke e ekuivalentuar me atė tė Kosovės dhe tė gjejė pretekste pėr mos ta ratifikuar marrėveshjen e stabilizim-asocimit tė BE me Shqipėrinė. Nė vitin 1993 Greqia e pėrdori ēėshtjen Maidonis si pretekst pėr tė ndėrmarrė sė pari veprime imediate (Deklarata Micotakis), deklaratė me tė cilėn kėrkoi ato gjėra qė praktikisht i kėrkon dhe sot: regjistrimin etnik dhe fetar tė popullsisė, ekuivalentizmin e ēėshtjes sė Kosovės me atė tė grekėve nė Shqipėri.
Ndryshimi i vetėm nė kėrkesat e grekėve ėshtė se nuk e pėrmendin mė Protokollin e Korfuzit tė vitit 1914, se u ėshtė rritur oreksi pėr gjėra mė tė mėdha. Por, skenari i vjetėr Maidonis kėtė herė duket e vėshtirė qė tė japė produkte tė besueshme. Sė pari, Berisha nė pushtet nė vitin 2006 nuk ėshtė Berisha nė pushtet nė vitin 1993. Nė vitin 1993 Berisha nė pushtet qe njė President i plotfuqishėm, qė kontrollonte policinė, Prokurorinė, SHIK-un. Prandaj, derisa akuza e qeverisė greke se pas dėbimit tė priftit grek dhe arrestimit dhe dėnimit tė minoritarėve qėndronte dora e Presidentit Berisha, dukej e besueshme atėhere, nuk duket mė sot. Nė ēėshtjen e Kosinės policia, e cila pėr hir tė sė vėrtetės drejtohet nga njė ministėr i brendshėm ortodoks, Sokol Olldashi, u implikua pėr tė zbatuar njė vendim tė gjykatės sė Pėrmetit pėr tė kontrolluar kishėn dhe pėr tė siguruar provat, vendim qė u mor mbi kėrkesėn e Prokurorisė.
Madje policia u tėrhoq pas ndėrhyrjes sė konsullit grek tė Gjirokastrės dhe nuk tregon mė ndonjė dėshirė pėr t u marrė me kėtė ēėshtje, por ėshtė Prokuroria ajo qė po insiston duke urdhėruar sekuestrimin e kishės sė Kosinės dhe thirrjen forcėrisht tė priftit Thomollari pėr t u pyetur. Por, sot Presidenti i Republikės qė kontrollon Prokurorinė, Gjykatat dhe SHIK-un ėshtė ortodoksi Alfred Moisiu. Prokurori i Pėgjithshėm ėshtė ortodoksi Theodhori Sollaku. Kryetari i Gjykatės sė Lartė ėshtė ortodoksi Thimio Kondi. Kryetari i Gjykatės Kushtetuese ėshtė ortodoksi Gjergj Sauli, nėnkryetari i Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė dhe praktikisht drejtuesi i tij i plotfuqishėm ėshtė ortodoksi Ilir Panda. Kjo e bėn qesharake njė tendencė qė ka media greke ultranacionaliste, e cila momentalisht ėshtė e vetmja qė po merret me kėtė ēėshtje, pėr ta trajtuar ēėshtjen e priftit Thomollari sikur nė Shqipėri po persekutohen ortodoksėt nga muslimanėt.
Mos ndoshta media greke ka tė dhėna qė nuk i tregon se Moisiu, Sollaku, Kondi, Sauli, Panda janė konvertuar nė muslimanė? Asnjė nga kėta krerė institucionesh nuk varet nga kryeministri Berisha dhe madje ata janė nė marrėdhėnie tė kėqija me Berishėn, tė cilin e kanė sfiduar shpesh. Pyetja nė kėtė ēėshtje ėshtė se pse prokuroria shqiptare tregon nė kėtė ēėshtje njė zell qė nuk e tregoi nė hetimin e ēėshtjes sė Himarės nė vitin 2003, kur veprimtarė tė organizatave vorio-epirote tė ardhur nga Greqia ndėrmorėn veprime antikushtetuese dhe kur prokuroria e zvarriti ēėshtjen derisa ata u larguan nė Greqi? Ajo qė tė bėn pėrshtypje nė kėtė ēėshtje ėshtė se janė mediat pranė Edi Ramės, si njė gazetė ashtu dhe njė televizion, qė po bėjnė zhurmėn mė tė madhe pėr kėtė ēėshtje, duke iu kėrkuar autoriteteve shqiptare qė tė marrin masa tė forta dhe duke i kėrkuar me insistim kryeministrit dhe ministrit tė jashtėm qė tė prononcohen.
Nė ndėrkohė bie nė sy se prononcimin nuk ia kėrkojnė Presidentit tė Republikės nga i cili varen drejtpėrdrejt institucionet qė duhet tė merren me kėtė ēėshtje Prokuroria dhe SHISH, si dhe as Prokurorit tė Pėrgjithshėm. Si shpjegohet insistimi qė po tregon prokuroria shqiptare e drejtuar nga ortodoksi Theodhori Sollaku nė kėtė ēėshtje? Mos ndoshta Sollakun e paska rrėmbyer papritur njė ndjenjė e fortė shqiptarizmi nė kryerjen e funksionit tė vet, kur ai deri mė sot nuk ėshtė shquar pėr gjėra tė tilla. Nė rast se do tė kishte qenė kėshtu, atėhere prokuroria shqiptare nuk do tė merrej vetėm me ēėshtjen e eshtrave, duke mbrojtur interesat e shqiptarėve tė vdekur para shumė dekadash, por do tė merrej dhe me mbrojtjen e interesave tė shqiptarėve qė janė gjallė dhe tė brezave qė do tė vijnė, interesa qė janė cėnuar nė formėn e dhunimit tė integritetit tokėsor tė Shqipėrisė, pėr shkak tė ndėrtimit tashmė prej disa vitesh tė varrezave tė ushtarėve grekė nė Shqipėri, nė njė kohė qė nė dokumentet zyrtare greke ata figurojnė sit ė vrarė pėr ēlirimin e tokave greke.
Nė kėtė kontekst, ndėrtimi i kėtyre varrezave nė Shqipėri pėrbėn shkeljen e disa neneve tė Kodit Penal tė Shqipėrisė, qė prokuroria jonė supozohet ta zbatojė. Nė rast se Prokuroria shqiptare do tė qe zgjuar tashmė dhe do tė donte tė merrej me veprimet e kundraligjshme qė po bėjnė grekėt nė Shqipėri, atėhere nuk do tė merrej vetėm me mbrojtjen e interesave tė cėnuara nga grekėt, tė shqiptarėve tė vdekur para mė shumė se njė shekulli, por do tė merrej me interesat e cėnuara nga grekėt tė shqiptarėve tė gjallė. Pra do tė merrej me ēėshtjen e depozitave greke tė naftės nė Durrės, me monopolet greke nė ekonomi dhe nė rradhė tė parė me monopolin e kundraligjshėm nė telefoninė mobile qė po u shkakton shqiptarėve njė dėm mė tė madh se firmat piramidale, do tė merrje me ushqimet e skaduara dhe duhanin radioaktiv qė futen nga Greqia etj.
Ajo qė tė bėn pėrshtypja nė kėtė ēėshtja ėshtė kurajoja e tė dy palėve, prokurorisė dhe priftit Thomollari. Prokuroria ka kurajė tė urdhėrojė sekuestrimin e kishės ortodokse tė Kosinės dhe ta thėrresė priftin gati si tė pandehur, ndėrsa prifti kas kurajė qė mos tė paraqitet nė prokurori. Qė kuraja e priftit ushqehet nga Greqia kėtė na e bėri tė qartė vetė konsolli grek me prezencėn e tij nė Kosinė. Por, duket se edhe kuraja e prokurorisė ushqehet nga Greqia. Derisa prokuroria nuk ėshtė marrė me ēėshtje, ėshtė e qartė se nė rastin e Kosinės, prokuroria shqiptare po zbaton njė skenar grek pėr tė krijuar njė krizė tė re shqiptaro-greke.
Theodhori Sollaku nuk mund tė justifikohet duke ia atribuar kėtė ēėshtje prokurorisė sė Pėrmetit pasi prokuroria ėshtė njė institucion i centralizuar ku ēdo gjė pėrqėndrohet nė duart e Prokurorit tė Pėrgjithshėm. Dihet qė pavarėsisht se prokuroria ėshtė njė institucion i pavarur qė nuk varet nga kryeministri, siē i pėlqen Sollakut tė pėrsėrisė vazhdimisht, megjithatė nė rrafsh ndėrkombėtar pasojat e bėmave tė prokurorisė dhe gjykatave tė njė vendi i atribuohen qeverisė sė kėtij vendi, si subjekti qė pėrfaqėson vendin nė marrėdhėniet ndėrkombėtare. Pavarėsisht se qeveria Berisha do tė thotė se prokuroria nuk varet prej saj kėshtu qė ajo nuk ėshtė pėrgjegjėse pėr atė qė po ndodh nė rastin e Kosinės, megjithatė ajo (qeveria) do tė vuajė nė praktikė reagimin grek.
Nuk ėshtė njė ironi e vogėl qė kryeministri Berisha tė akuzohet, pėr veprime pėr tė cilat pėrgjegjėsinė e kanė funksionarė tė lartė ortodoksė, se po i persekuton si musliman ortodoksėt! Gjithsesi, nė rast se incidenti me priftin Thomollari do tė shkallėzohet sipas precedentit Maidonis, atėhere do tė bėhet e qartė se njė pjesė e shtetit shqiptar (Presidenti i Republikės, Prokuroria e Pėrgjithshme) ėshtė duke zhvilluar njė guerrilje kundėr pjesės tjetėr qeverisė, pėr ta futur vendin nė njė krizė diplomatike me njė shtet fqinj, pėr llogari tė kėtij shteti dhe tė opozitės. Kėshtu, do tė zbulohet se edhe episodi i vitit 1993 ka qenė njė skenar grek pėr tė shkaktuar krizė.
Si kulmi i linjės sė ngjarjeve qė filloi me incidentin Maidonis nė 1993, qenė ngjarjet e 1997-s, tė cilat mediat dhe shoqėria civile ultranacionaliste greke i paraqitėn si lufta pėr ēlirimin e Vorio-Epirit. Tė shohim se cila do tė jetė spiralja e hapur nga ēėshtja Thomollari dhe mos ndoshta ushtarėt e vdekur janė vetėm pararoja e tė gjallėve si nė 1997. Dhe 1997 qė mund tė sjellė ēėshtja Thomollari duket tė jetė mė e keqe se 1997 qė solli ēėshtja Maidonis. Historia ka treguar se planet e grekėve nė Shqipėri janė po aq stereotipe sa teatri japonez kabuki.
Sot.com.al
Krijoni Kontakt