Bota ka nevojė pėr Krishtin



Duket se Kisha dhe Bota tė jenė tė ndara deri nė atė pikė saqė mund tė flitet pėr njė braktisje tė ndėrsjelltė. Nė kėtė frazė duket se “botė” don tė thotė ambient shoqėror dhe kulturor perėndimor nė tė cilin Kisha e Krishtit, sot, jeton dhe ėshtė e rrėnjosur historikisht.
Kisha nuk ėshtė vetėm njė shoqėri e “dukshme” dhe as vetėm njė fenomen kulturor, por Kisha ėshtė populli i Zotit, njė bashkėsi qė pėrfshin dhe transmeton bashkimin me vetė Krishtin dhe Trininė Shenjte. Siē shkruan shėn Gjoni: “bashkimi ynė ėshtė bashkim me Atin dhe me Birin”.
Pikėrisht pėr kėtė Koncili i II i Vatikanit flet pėr Kishėn si sakrament shpėtimi, shpėtim i botės: Lumen Gentium. Pra Kisha nga vetė natyra, pėr misionin e pranuar nga Krishti, mision qė ėshtė arsyeja e tė qenurit e vetė Kishės, ju drejtohet botės. Kur flasim pėr praninė e Kishės nė botė nuk mund tė flasim pa folur pėr prezencėn e Krishtit nė tė njėjtėn Botė.
Bota ka nevojė pėr Krishtin. Po tė mos kishte nevojė, Ati nuk do ta kishte dėrguar nė botė si Shpėtues dhe Mbretėrues.
Kjo ēėshtje na fton ta bėjmė rrėmimin e ndėrgjegjes: ne tė krishterėt jemi me tė vėrtetė thellėsisht tė bashkuar me jetėn e Krishtit?
Nga ana tjetėr, kjo e vėrtetė pėrbėn njė inkurajim pėr ne, sepse Krishti nuk mundet tė mos jetė I pranishėm nė Kishė: ishte pikėrisht Ai qė deshti ta themelojė atė, pra nuk do tė lejojė qė ajo, pra Kisha, tė shkatėrrohet. Kisha nuk mund tė jetė krejtėsisht e pabesė ndaj misionit tė vet deri nė mbarim tė botės.
Pikėrisht pėr kėtė, Krishti, ia dhuroi Kishės dhuratėn e pėrhershme tė fesė.
Megjithatė na lė gjithmonė tė trishtuar ajo heshtje, ajo pyetje e hapur e Krishtit: “Kur Biri i njeriut do tė kthehet, do tė gjejė fe mbi tokė”? Pra, nuk ėshtė, njė komoditet i garantuar ajo qė karakterizon Kishėn, por njė obligim qė kėrkon angazhim, veprim, dhe sakrifikim pėr tė qėndruar nė fenė e Krishtit dhe pėr ta kryer misionin e tij.
Duke u bazuar nga ky fakt themelor mundemi ta dėgjojmė atė tension tipik pėr botėn nė tė cilėn gjendet Kisha pėr tė cilėn vetė Krishti na ka folur. Prania dhe ekzistenca jonė duhet tė jetė gjithmonė e hapur ndaj botės, sepse kemi njė porosi tė madhe pėr t’ia transmetuar kėsaj bote e mirė apo e keqe, e dashur apo e padashur qė tė jetė.
Pėr kėtė duhet tė jemi gjithmonė ne rrjedhėn e ngjarjeve si dhe tė
rrėnjosur mirė: nuk mund t’ju kėnaqemi pėrsėritjeve mekanike tė formės, tė shprehjes dhe tė sjelljes. Duhet tė dijmė ta dallojmė tė kėshtuquajturėn “substancėn” e porosisė kristiane nga e ashtuquajtura formė “aksidentale”. Po ta kishim qartėsinė dhe sigurinė tė cilėn e patėn etėrit e mėdhenj tė Koncilit tė II-tė tė Vatikanit, gjithmonė tė sigurtė nė ndarjen mes substanzia nga accidens!
Nė tė njėjtėn kohė jemi tė thirrur ta jetojmė dhe dėshmojmė praninė e Krishtit tė mishėruar nė botė. Prania, Lavdia dhe Shkėlqimi hyjnor ėshtė gjithmonė caku i njė paragonimi tė tmerrshėm, sikurse Moisiu pėrballė pranisė sė Zotit i cili duhej ta mbulonte fytyrėn, apo t’i hiqte tė mbathurat pėrballė murrizit tė ndezur. Pėr kėtė, duke i marrė mėnyrat si dhe metodat e kohės qė po jetojmė, nuk duhet t’ju dorėzohemi kohės dhe ambientit qė na rrethon, por duhet t’i marrim pėrmbi vete tė gjitha ndikimet me njė kritikė kostruktive dhe tė shėndoshė.
Kemi asimiluar shumė norma, zakone dhe ide tė botės hebraike. Kemi transformuar substancėn dhe porosinė e shumė simboleve dhe festave pagane. Kemi pėrdorur shumė elemente tė kulturave tė ndryshme qė vinin nė Europė apo qė jetonin nė shumė pjesė tė largėta tė botės. Krishtėrimi ka ditur gjithmonė tė transformojė kulturėn e popujve pa e shlyer identitetin e askujt, por e ka krijuar njė ndryshueshmėri pasuruese tė kulturave tė prekura nga krishtėrimi.
Nė tė njėjtėn situatė gjindemi edhe sot: jetojmė nė njė botė elektronike, audio-vizuale dhe globale, por nuk u dorėzohemi automatikisht tendencave tė reja tė botės nė tė cilėn jetojmė.
Blejmė sikurse tė mos kishim asgjė tonėn, pėrdorim mjetet mė moderne sikurse tė ishim duarthatė, bėjmė programe dhe organizojmė festa, por jo pėr tė pasur sukses si njė manaxher efikas, sepse… “trajta e kėsaj bote kalon”.
Ky vizion tipik i krishterė ėshtė i ēuditshėm dhe jo lehtė i kuptueshėm nė epokėn tonė tė re, por ėshtė tėrheqės, shpresėdhėnės, i njė shprese qė mund tė na bėjė tė aftė edhe nė shekujt e ardhshėm qė mos ta humbim as njėherė guximin por ta rimarrim pėrsėri tė tėrėn pavarėsisht nga humbjet, sepse jemi tė vetėdijėsuar se jetojmė nė kontekstin e njė historie qė ka domethėnie, qė zhvillohet sipas planit hyjnor shpėtimprurės. Tė krishterėt nuk janė njė brezni pa babė: kemi njė Babė tė gjithpushtetshėm dhe tė mėshirshėm.