Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Lightbulb Papa Gjon Pali II dhe Hebrenjte

    Papa Gjon Pali II dhe Hebrenjtė



    Papa Gjon Pali II ka pasur shoqėri, njohuri dhe miqėsi me shumė hebrenjė qysh nga fėmijėria dhe rinia e tij nė Vadovice, mė vonė nė Krakovė, sidomos me Jerzy KLUGER, shkrimtar i njohur, dhe me shumė tė tjerė.
    Nė vitin 1980 nė Otranto pėr herė tė parė i pėrmendi hebrenjtė botėrisht duke thėnė kėshtu: “Populli hebrenj, pas pėrvojave tragjike qė ndėrlidhen me shfarosjen e shumė hebrenjėve, dhe i shtyer nga shqetėsimi, ka krijuar shtetin e Israelit…”
    Gjatė vizitės sė tij tė parė nė Poloni /1981/, para mbishkrimit nė Auschwitz ndėr tė tjera tha: “Ky mbishkrim na pėrkujton popullin qė humbi bijtė dhe bijat e veta si i pėrcaktuar pėr asgjėsim tė plotė… Para kėtij mbishkrimi askush s’ka tė drejtė tė kalojė me pakujdesi”
    Mė 13 prill 1986 Papa Gjon Pali II pėr herė tė parė nė historinė 2000 vjeēare tė krishtėrimit vizitoi sinagogėn e Romės. Aty ndėr tė tjera tha: “Feja hebrenje nuk ėshtė e “jashtme”, por nė njė mėnyrė e “brendshme" me fenė tonė. Prandaj me ata kemi marrėdhėnie tė cilat nuk i kemi me asnjė fe tjetėr. Jeni bijtė tonė tejet tė dashur, dhe nė njė mėnyrė mund tė thuhet vėllezėrit tonė tė mėdhenj”
    Gjatė beatifikimit tė Edith STEIN /Terezja Benedikta e Kryqit/ Papa tha: “Ajo e ka flijuar jetėn nė kampin e pėrqendrimit nė Auschwitz, si bija e popullit tė Israelit, pėr lavdinė e Emrit mė tė shenjtė… dhe si motra Terezja Benedikta e Kryqit…”
    Gjatė shenjtėrimit tė saj Papa ndėr tė tjera tha se “kryqi i saj ėshtė nė shpinė tė popullit hebrenjė”, duke e caktuar edhe bashkėpajtore tė Evropės sė bashku me Shėn Katarinėn e Sienės dhe shėn Brigitėn e Suedisė.
    Mė 16 mars 1998 u botua njė dokument i Komisionit Papnor pėr Marrėdhėnie me Hebrenjtė me kėtė titull “Tė pėrkujtojmė: mendime mbi Shoah”, pėr analizimin e marrėdhėnieve 2000 vjeēare mes Kishės Katolike dhe Bashkėsisė Hebrenje, duke pranuar lėshimet, gabimet e bijėve dhe bijave tė Kishės si dhe duke kėrkuar pendim dhe falje pėr to”, si mbjellje e farės sė mirė pėr marrėdhėniet e tashme dhe tė ardhshme mes kėtyre dy feve.
    Gjatė vitit Jubilar 2000 Gjon Pali II vizitoi Israelin /26 mars 2000/ dhe para Murit tė Vajit nė Jerusalem e la kėtė uratė:

    • “ Hyj i etėrve tanė,
      ti e zgjodhe Abrahamin
      dhe pasardhėsit e tij
      qė Emri yt tė njihej
      ndėr tė gjithė popujt:
      ne jemi thellė tė pikėlluar
      pėr sjelljen e atyre
      qė gjatė historisė
      u kanė shkaktuar vuajtje
      kėtyre bijėve tė tu,
      dhe duke tė kėrkuar falje
      duam tė angazhohemi
      pėr njė vėllazėri tė vėrtetė
      me popullin e besėlidhjes.
      Nėpėr Krishtin Zotin tonė. Amen”.


    Pas kėtij gjesti simbolik dhe profetik Papa Gjon Pali II tha: “Heshtje, sepse s’ka fjalė mjaft tė forta pėr tė vajtuar tragjedinė e tmerrshme tė “Shoah”. Unė kam kujtime personale mbi atė qė ndodhi kur nacistėt e okupunan Poloninė gjatė Luftės. Mė kujtohen miqėt e mi, fqinjėt, disa prej tyre kanė vdekur e disa kanė shpėtuar…”.
    Gjatė njė takimi me afro 30 hebrenjė nga Polonia dhe bota, miku i dikurshėm i Gjon Palit II, Jerzy Kluger nė mbarim tė takimit tha: “Kjo ėshtė ditė e madhe si pėr Papėn polak, si pėr popullin hebre, pėr Israelin. Ai ka bėrė mė tepėr gjatė 20 viteve se tė gjithė papėt tjerė gjatė dymijė viteve”.

    Nė pontifikatin e Papės Gjon Pali II gjejmė tri pika themelore ndaj hebraizmit:
    1. Kujtimi dhe pėrvoja historike e pėrbashkėt mes hebrenjėve dhe tė krishterėve, sidomos nė bazė tė Besėlidhjes sė Vjetėr, dhe si tė tillė paraardhėsit dhe vėllazėrit e mėdhenj pėr tė krishterėt;
    2. Vlerėsimi kritik, kėrkimi i faljes dhe pendimi historik pėr gabimet gjatė 2000 viteve mes Kishės Katolke dhe Bashkėsisė Hebrenje, pėr herė tė parė nė mėnyrė publike dhe tė guximshme, profetike dhe shumė tė sinqertė. “Po e bėj kėtė pa kėrkuar asgjė nė shkėmbim, tė fuqishėm vetėm nga “dashuria e Hyjit qė u ndikua nė zemrat tona” /Rom 5, 5/.
    3. Hapja e pėrspektivave pėr dialog dhe bashkėpunim mes kėtyre dy feve monoteiste, pėr tė mirė dhe nė dobi tė pėrbashkėt tė tyre, dhe mė gjerė, tė mbarė njerėzimit.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-12-2010, 10:02
  2. Hebrenjtė, populli i zgjedhur i "Biblės"; Po shqiptarėt ē'kėrkojnė aty?
    Nga StterollA nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 04-03-2007, 20:27
  3. Beratasit dhe Hebrenjte
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-09-2004, 23:16
  4. Beratasit dhe ēifutėt
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12
  5. Muhameti dhe Hebrenjte
    Nga i krishteri nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-01-2003, 09:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •