Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,295
    Postimet në Bllog
    22

    Qeveria padi penale ndaj Arapit: I shkaktoi një dëm $30 milion shtetit

    Përfaqësuesi i qeverisë dhe i Kuvendit në Grupin Mbikëqyrës nisën dje dosjen në Prokurorinë e Përgjithshme

    Shkelje 30 milionë USD, Arapi në Prokurori

    Akuzohet për një dëm fillestar 30 milionë dollarë. Shkelje me shitjen e aseteve, borxhet dhe llogaritë bankare

    Florian Papadhimitri

    TIRANË-Ish-kreu i Grupit Mbikëqyrës të skemave piramidale është kallëzuar penalisht dje për abuzime disa dhjetëra-milionë dollarë. Drejtues aktualë të Grupit Mbikëqyrës kanë bërë publike dje nisjen e dosjes “Farudin Arapi” drejt Prokurorisë së Përgjithshme. Nexhat Vehipi, përfaqësues i Këshillit të Ministrave dhe përfaqësues i Kuvendit, Nail Kastrati, kanë bërë të ditur se pas hetimeve të bëra në dokumentacionin e gjetur në arkivat e Grupit Mbikëqyrës, është hartuar kallëzimi penal për Farudin Arapin. Përfaqësuesi i qeverisë në këtë strukturë tha dje se minimalisht abuzimi i evidentuar është rreth 30 milionë dollarë, dëm i shkaktuar nga shitjet e parregullta të aseteve, favorizimi i personave të ndryshëm të cilët duhet të kthenin shuma të konsiderueshme dhe shkelje të tjera. Kastrati dhe Vehipi u shprehën dje se ish-kreu Arapi ka ndërhyrë personalisht në shitjen e aseteve dhe kthimin e borxheve që personat i kishin firmave piramidale.
    Akuzat
    “Sot Grupi Mbikëqyrës pranë Këshillit të Ministrave i ka paraqitur Prokurorisë së Përgjithshme një kallëzim penal në ngarkim të shtetasit Farudin Arapi, ish-kryetar i vetëshpallur i Grupit Mbikëqyrës të firmave huamarrëse, për shpërdorim, përvetësim dhe zhdukje të pasurive të shoqërive huamarrëse me një dëm fillestar prej 30 milionë dollarë. Disa nga akuzat kryesore të kallëzimit janë përvetësim të postit shtetëror, pasi është vetëshpallur kryetari i Grupit Mbikëqyrës në shkelje të ligjit. Ndërhyrje të drejtpërdrejtë me vendimmarrje personale në kundërshtim të hapur me ligjin, me rregullat dhe procedurat e shitjes së pasurive të shoqërive huamarrëse. Mosushtrimi i kompetencave kryesore që i jep ligja, veçanërisht në drejtim të mbikëqyrjes dhe kontrollit të procesit të administrimit të shoqërive. Administrim të shoqërive huamarrëse në kundërshtim me dispozitat ligjore. Kështu, nuk është bërë në asnjë rast marrja në dorëzim dhe inventarizimi i pasurive të shoqërive huamarrëse në momentin e marrjes për administrim nga shteti. Nuk është mbajtur kontabiliteti i shoqërive. Nuk është bërë kontrolli i procedurave të shitjes, madje zoti Arapi ka ndërhyrë drejtpërdrejt për fshehjen e shkeljeve të procedurave të shitjes. Është ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në rregullat e shitjes së aseteve të kompanive”, - tha dje Nexhat Vehipi. Ndërsa përfaqësuesi i Kuvendit të Shqipërisë ka bërë një akuzë më të drejtpërdrejtë për Farudin Arapin, duke kërkuar hetime mbi zhdukjen e disa milionë dollarëve nga bankat ku shoqëritë piramidale i kishin depozituar. Po kështu, ai ka bërë të ditur se janë zhdukur edhe asete dhe të ardhurat e bizneseve që kompanitë kishin në pronësi. “Nuk dihen se ku kanë përfunduar miliona dollarë që kanë qenë gjendje në bankat e shoqërive huamarrëse në momentin e marrjes në administrim nga shteti. Nuk dihet se ku kanë përfunduar të ardhurat nga bizneset që ishin në punë nga shoqëritë huamarrëse në momentin e bllokimit dhe gjatë administrimit. Nuk dihet se ku kanë përfunduar asete të kompanive që nuk janë marrë fare në administrim, të cilat janë përfshirë në raportet fillestare të administrimit dhe nuk rezultojnë në fund të saj”, - tha dje Nail Kastrati.

    Akuzat
    Vetëshpallje kryetari i Grupit Mbikëqyrës
    Shpërdorim detyre
    Përvetësim i pasurive
    zhdukje e pasurive
    Ndërhyrje të drejtpërdrejtë në shitjn e aseteve
    Mos ushtrimi i kompetencave jep ligji
    Administrim të shoqërive huamarrëse në kundërshtim me dispozitat ligjore
    nuk është bërë në asnjë rast marrja në dorëzim dhe inventarizimi i pasurive në momentin e marrjes për administrim nga shteti
    Nuk është mbajtur kontabiliteti i shoqërive
    Nuk është bërë kontrolli i procedurave të shitjes
    Janë vlerësuar me vlera subjektive dhe shumë më të ulëta se vlera e tregut asete të shoqërive
    Janë “falur” asete të kompanive
    Blerësit e aseteve kanë qenë të paracaktuar
    Mbledhje e detyrimeve në mënyrë klienteliste
    Ndërhyrje në mënyrë antiligjore në procesin e nxjerrjes së borxhit
    Favorizim i personave të veçantë
    Shkaktim i një abuzimi minimal prej 30 milionë USD

    Nail Kastrati
    “Janë vlerësuar me vlera subjektive dhe shumë më të ulëta se vlera e tregut asete të shoqërive që janë dhënë për shitje, duke rezultuar proces i faljes së aseteve sesa shitjeve, shitjet në thelb kanë qenë shitje me blerës të paracaktuar dhe aspak shitje nëpërmjet ankandit. Procesi i mbledhjes së detyrimeve te debitorët që i kishin kompanive, kanë qenë klienteliste dhe në favor të individëve të veçantë. Është ndërhyrë në mënyrë antiligjoree në procesin e nxjerrjes së borxhit, duke favorizuar persona të veçantë. Ka ndërhyrë në procesin e nxjerrjes së borxhit të shoqërive huamarrëse si dhe nuk ka respektuar kërkesat e ligjit për koeficientin të shpërndarjes së parave për kreditorët”.

    Arapi: Shprehem pasi të njihem me akuzat

    TIRANË- Ish-kryetari i Grupit Mbikëqyrës të firmave piramidale ka bërë të ditur se shumë shpejt do të janë një deklaratë për kallëzimin penal që është ngritur ndaj tij. Farudin Arapi u shpreh dje për “Shekullin”, se ende nuk ka një informacion zyrtar për kallëzimin penal që është ngritur ndaj tij për punën e bërë gjatë periudhës që ka drejtuar Grupin Mbikëqyrës. Arapi bëri të ditur se do të kërkojë të njihet me akuzat që janë ngritur ndaj tij dhe më pas do të bëjë një deklaratë lidhur me vërtetësinë apo jo të akuzave që dje janë dorëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme. “Ende nuk jam njohur me kallëzimin penal ndaj meje. Informacionet e vetme janë ato që kam marrë në rrugë jozyrtare dhe nuk mund të prononcohem pa u njohur me këtë kallëzim. Pasi të jem njohur me akuzat konkrete do të shprehem publikisht”, - tha dje për “Shekullin” Farudin Arapi. Ish- kryetari i Grupit Mbikëqyrës pritet që të dalë gjatë ditës së sotshme ose në ditët në vijim në një deklaratë për publikun. Arapi është vënë në krye të strukturës për zbardhjen dhe rikthimin e parave nga firmat piramidale në vitin 1997, menjëherë pasi Partia Socialiste fitoi zgjedhjet e përgjithshme. Një ndër akuzat e bërë është dhe vetemërimi i Farudin Arapit në postin e kryetarit të Grupit Mbikëqyrës.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Flet ish-bosi i firmës piramidale "Kamberi". Pjesa II

    "Farudin Arapi më kërkoi të firmos kundër Berishës"





    Laureta RRYÇI, Etleva DELIA

    (Vijon nga numri i kaluar)

    Duke gjykuar në një farë mënyre veten, ish-bosi i firmës "Kamberi", në vazhdim të rrëfimit të tij, thotë se i meriton disa vite burg. Duke folur për periudhën pas vendimit të marrë nga Parlamenti, për ngrirjen e firmave piramidale, Ferdinand Kamberi nuk e quan transparent procesin e mbikëqyrjes të asaj kohe. Ai pa frikë, akuzon drejtpërsëdrejti Farudin Arapin, duke thënë se të njëjtat gjëra do t'i thotë edhe përpara togave të zeza. Sipas tij, drejtuesi i Transparencës së asaj kohe i ka kërkuar që të firmosë një dokument, ku thuhej se paratë e tij i kishin marrë Sali Berisha dhe Sokol Mulosmani. Kamberi shprehet për "Tirana Observer", se pikërisht mosfirmosja e atij dokumenti, ka bërë që sot të jetë në qeli.

    Po më vonë pas vendimit të Parlamentit, çfarë ndodhi?
    Pas këtij vendimi u përfol për një proces transparence, i cili nuk mund të quhej transparent në kuptimin e mirë të fjalës, është bërë politike. Mua më është thënë që të firmos që paratë m'i ka marrë ky ose ai person, kur në të vërtetë nuk m'i kishte marrë njeri.
    A mund të na flisni me emra konkretë?
    Këtë gjë ma ka kërkuar Farudin Arapi, që në atë kohë drejtonte procesin e transparencës, i cili më ka thënë që duhet të firmos një dokument, ku thuhej se paratë m'i kanë marrë Sali Berisha dhe Sokol Mulosmani. Në të vërtetë nuk është kështu. Në atë kohë Arapi më ka thënë tekstualisht, duke më sjellë edhe një prokuror, që nëse dua të dënohem më pak, atëherë duhet të firmos këtë dokument, pra që paratë i kishin marrë Berisha dhe Mulosmani. Unë edhe pse u tremba, se më kanë kërcënuar edhe familjen, duke më detyruar të firmos, nuk e kam firmosur asnjëherë atë dokument. Më pas unë kam ikur dhe më kanë dënuar në mungesë, pa më marrë në pyetje fare. Unë sot jam i dënuar me 18 vite burg, pa u ballafaquar asnjëherë me procesin gjyqësor dhe pa u marrë një herë në pyetje. Ata e dinë shumë mirë se po të ballafaqohesha, unë në gjyq do të tregoja shumë të vërteta, se unë vërtetë kam të zezat e mia por kam edhe të bardha, ka edhe puna ime të mirat e saj. Atyre nuk iu intereson që unë të dal në gjyq, po thjesht iu interesonte që unë të firmosja dokumentin që më thanë ata. Nuk është dërguar asnjë financier ose person që merrte vesh nga biznesi, që të ulej me mua dhe të shqyrtonim të mirat dhe gabimet e punës time. Të më thoshte që këtu e ke mirë, këtu e ke gabim. Ata nuk dërgonin një ekspert për të komunikuar me mua, por vinin vetë si grup transparence dhe direkt më pyesnin se kush m'i kishte marrë paratë. Madje më thoshin se m'i kishin marrë ata të dy persona që iu thashë, ndërkohë që nuk ishte e vërtetë ajo që thoshnin.
    Në atë kohë flitej se firmat piramidale kanë pasur mbështetje të madhe nga qeveria. Sa e vërtetë është kjo?
    Nuk kam pasur fare mbështetje as nga qeveria e asaj kohe, as nga ndonjë politikan. Aktiviteti im nëqoftëse do ta shikosh, zhvillohej në objekte që kanë qenë në shitje. Unë nuk kisha ndonjë objekt të madh si ndonjë "Albtelekom" apo "AMC", që të kisha mbështetje nga qeveria, po kisha ca objekte natyrore që kishin dalë në shitje. Unë marrëdhëniet zyrtare i kam pasur të rregullta me qeveritarët, për pagimin e taksave dhe detyrimeve të tjera. Unë nuk kam pasur lidhje fare në atë drejtim. Ata kanë qenë dje në opozitë dhe sot janë në pushtet. Po të ishte puna ashtu, në momentin që më thanë të firmosja dokumentet, i firmosja dhe shpëtoja kokën time.
    Si i ke pasur marrëdhëniet zyrtare me qeverinë?
    Kur të them zyrtare, do të thotë që isha korrekt, paguaja taksat, etj. Unë isha dhe në Vlorë, dhe punoja me pjesën e sektorit të tatimeve, por nuk kam njohur asnjëherë politikanë ose zyrtarë. Unë i njihja ata thjesht në anën zyrtare të tyre. Marrëdhënie të ngushta nuk kam pasur. Për fat të mirë apo për fat të keq, unë ju them që nuk kam pasur marrëdhënie me politikanët. Marrëdhëniet më të afërta mund të quaj ato kur unë kam qenë në panaire dhe zyrtarët e lartë kanë ardhur dhe më kanë dhënë dorën pasi kanë parë mallrat e mia, duke më uruar.
    Në fillim të vitit 1997 është bërë një takim me të gjithë bosët e firmave piramidale. A ishit ju dhe pse vendosët të takoheshit të gjithë? A pati fryte ai takim?
    Ne në atë takim parashtruam disa pika, që në një periudhë të caktuar kohe, ne kreditorëve t'iu jepnim vetëm kapitalin dhe jo përqindjet. Ne ishim në gjendje që më vonë t'iu paguanim këtë përqindje kreditorëve, por kërkonim një mbështetje nga qeveria. Në radhë të parë, kërkonim një mbështetje politike nga ana e qeverisë, në mënyrë që të mos kishim probleme, që të vazhdonte aktiviteti i firmave në mënyrë që të jepnim lekët. Unë nuk kam qenë në atë takim për arsye familjare, por ka qenë një punonjësi im. Fryte nuk pati sepse asnjë nuk na mbështeti. I dërguan të gjithë dokumentet në ministri dhe nuk na mbështetën. Ne kërkonim ndihmë aq sa e kishim ne mundësinë në atë kohë. Mundësia ishte, që të na mbështetnin. Unë flas personalisht për veten time dhe them që për një 10-vjeçar i kisha shlyer të gjitha detyrimet ndaj kreditorëve të mi. Nuk pajtohen dot njëkohësisht me shtetin dhe me privatin. Shteti thotë të fus në burg, ndërsa privati thotë dua lekët. Tani unë edhe po bëj burg dhe lekët prapë i duan nga unë.
    Si i keni pasur marrëdhëniet me ish-bosat e tjerë të firmave piramidale?
    Jo nuk kam pasur marrëdhënie të ngushta më presidentët e firmave të tjera, thjesht vetëm marrëdhënie zyrtare. Jemi njohur thjesht për punë dhe marrëdhëniet tona kanë mbetur në rang zyrtar.
    Po probleme keni pasur me njëri-tjetrin?
    Nuk kam pasur asnjë lloj problemi me asnjërin nga presidentët e firmave. E rëndësishme ishte të respektonim aq sa duhej, pastaj ne ishin të kujdesshëm për sa i përket konkurrencës që mund të kishim.
    A mund të na flasësh pak për familjen tënde?
    Po, unë jam i martuar dhe kam një djalë 10 vjeç. Familjarët e mi vijnë dhe më vizitojnë shpesh këtu, vetëm djali jo.
    Po përse nuk vjen djali?
    Djali im nuk e di fare që unë jam këtu. Ai mendon se unë jam jashtë shtetit. Nuk kam dashur ta shqetësoj, pasi e kam me probleme shëndetësore. Ai quhet Bredi dhe ka njërën këmbë të sëmurë, e ka me patericë. Unë nuk kam dashur që ta mundoj të vijë deri këtu. Po këtu vijnë e më takojnë gruaja dhe prindërit e mi, por edhe shumë familjarë të tjerë.
    Nëse do t'iu thërrisnit për të dëshmuar mbi Farudin Arapin, do të dëshmonit?
    Patjetër që do shkoja. Do të tregoja të gjitha ato gjëra që thashë edhe këtu. Nuk është thjesht, se unë jam këtu dhe po shfryhem. Unë po të them një të vërtetë dhe nëse deri dje jam fshehur, e kam bërë sepse e dija se nuk do të jepnin ndaj meje drejtësinë e merituar.
    Po nëpër seanca gjyqësore keni marrë pjesë?
    Nuk kam marrë pjesë fare nëpër seanca. Do prisja një moment të dytë, ndoshta ky është momenti i dytë, që gjërat mund të dalin më në shesh dhe mund të merren më seriozisht, nga këta që janë sot në pushtet dhe nga ata që janë në transparencë. Ata nuk kanë interes tjetër, vetëm që të nxjerrin në shesh të vërtetën.

    Në numrin e djeshëm lexuat

    Ndodhet prej afro dy muajsh, në seksionin e sigurisë së mesme të burgut të Peqinit. Para arrestimit Ferdinand Kamberi, ka qëndruar i fshehur, por pa u larguar nga Shqipëria. Tre muaj para se të arrestohej ai ka dalë nëpër lokalet e Durrësit, me mendimin që më mirë të ndalohej nga policia sesa të dorëzohej vetë. Gjatë një interviste për "Tirana Observer", ish-presidenti i firmës piramidale "Kamberi", tregon fillimet e aktivitetit të firmës që drejtonte, si dhe kapitalin fillestar prej rreth 200 milionë lekësh, me të cilin kishte investuar për blerjen e objekteve të firmës. Gjithashtu Kamberi tregon edhe shtrirjen e aktivitetit të tij dhe rreth 15 filialet e firmës me qendër në Vlorë, të shtrira në të gjithë Shqipërinë. Gjatë rrëfimit të tij, ai shprehet se ngrirjen fajdeve e ka marrë vesh nga vendimi i Parlamentit më 23 janar të vitit 1997. Para se të dilte ky vendim, ai thotë se nuk kishte informacion për mbylljen e firmave, madje edhe pas këtij vendimi, ai shprehet se puna nëpër zyrat e financës së firmës së tij vazhdonte. Kamberi shprehet se, ndonëse vendimi për ngrirjen e firmave ishte marrë, ai vazhdonte punën morale për ruajtjen e objekteve të tij. Ish-bosi i "Kamberit" është gati që nëse do të merret në pyetje, është në gjendje të tregojë shumë të vërteta rreth firmave piramidale. Gjithashtu ai tregon se akoma nuk është marrë në pyetje nga askush dhe se gjyqi i tij është bërë në mungesë.


    tirana observer

  3. #3
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Une nuk e di se si ne nje forum shprehen akuza mbi individin dhe shpifje te ulta te modelit totalitarist ndermarre nga kjo qeveri dhe pershkruar ketu ne forum nga vete lideri i ketij forumi. Lerini gjykatat te flasin dhe pastaj jepni mendimet tuaja te famshme. Mjafton lajmi te beje buje dhe te jete pak sipas modelit te preferuar te ketij administratori qe ndermerr edhe hapjen e kesaj teme, dhe e sheh ne faqet e ketij forumi.
    E kuptoni cfare deklaroni apo jo: E dini c'do te thone 30 milione dollare, apo hajt t'ia zhysim edhe dicka do mbetet
    Te akuzosh dike se mori 500.000 apo edhe 1.000.000 dollare hajt se hahet. por me keto shifra duket qe nuk jane ne rregull nga trute njerezit.
    Dihet qe shqiperia ka korrupsion dhe kjo lindi qe ne vitet 93 ne shqiperi, dhe me pas u be mode e vendit-e cila thoshte, po se lyeve qerrja nuk ecen.
    Ja po ju deklaroj pa piken e turpit ketu qe dje dhashe 500.000 leke per te regjistruar dike ne fakultet ndryshe skisha nga ja mbaja, domosdo korrupsion ende, dhe tani jemi ne kohen e drejtesise mesa duket eeeee.
    S'dua te mbroj askend me emer te vecante apo persona publike qe kane pasur detyra te rendesishme, si personi ne fjale qe akuzohet, por kini miresine te respektoni dinjitetin njerezor te c'do njeriu i cili perderisa nuk i eshte faktuar faji eshte i pafajshem.
    Hajt selom nga plaku.

    Dito.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    E Merkure, 26 Prill 2006


    EDHE HAJDUTE, EDHE KRENARE!

    Nje tufe ish ministrash e zyrtaresh te larte te PS se jane akuzuar per korrupsion
    Ne vend qe te jene ne banken e te akuzuarit, ata na bejne "leksione demokracie dhe antikorrupsioni"

    Para 3 korrikut 2005, zoti Berisha dhe disa lidere te tjere te frontit te djathte sulmuan me emra kryeministrin Nano, familjen e tij, ministra, zv/ministra dhe zyrtare te larte te perzier ne afera korruptive dhe ne shkelje ligjore. Me te drejte votuesit dhane voten per Berishen dhe pjestaret e tjere te koalicionit antikorrupsion.

    Nese kryeministri Berisha nuk beri pas 3 korrikut asnje dosje per ish kryeministrin Nano dhe bizneset e familjes se tij, sic pati akuzuar para marrjes se pushtetit, nuk ka perse te heshte mazhoranca, e cila erdhi ne pushtet vetem per hir te ketij premtimi publik. Zoti prokuror i Pergjithshem, Theodhori Sollaku, pse hesht per dosjen "Nano and co", pse nuk heton per akuzat e bera publike nga zoti Berisha apo pse nuk heton edhe ministrin Xhuveli per akuzen e perfshirjes me firmen e tij ne financimin e bandes se Aldo Bares?

    Natyrisht qe sulmi i Berishes kunder prokurorit te Pergjithshem ka shenja pushtimi institucionesh per vendosjen e militanteve te tij demokrate, por kur Prokuroria e Pergjithshme nuk dergon asnje dosje per heqje imuniteti te deputeteve te opozites, te cilet ne vitet 1997 2005 kane bere kerdine me parate e shtetit, atehere e drejta kalon tek Berisha, pavaresisht qellimit te tij te fshehte. Kur zoti Sollaku ka frike apo nuk dihet se perse nuk kerkon edhe heqjen e imunitetit te ministrit te Berishes, zotit Xhuveli, bashke me nje tufe personalitetesh nga opozita, atehere prape e drejta shkon tek zyra e Sali Berishes.
    Duke mos i dhene krejtesisht te drejte ne menyren e sulmit te kryeministrit kunder nje institucioni kushtetues sic eshte organi i akuzes, por kur rri e shikon ne media apo ne debate televizive emra nga radhet e opozites, te cilet kane vjedhur miliona e miliona dhe na bejne opozitarin dhe "te ndershmin", menjehere te shkon mendja se pse ata nuk jane ne banken e te akuzuarit.

    Nese duam shtet ligjor, duhet qe te gjithe ish zyrtaret e larte apo zyrtaret e sotem te cilet shkelin ligjin ne vendet ku firojne milione e miliona, te penalizohen. Qeveria e cila ka ne dore doganat, tatimet, sherbimin informativ, policine, sektorit e antikrimit ekonomik, etj., duhet t'i beje publike emrat e zyrtareve qe dergon ne prokurori, sic veproi edhe per ish ministrin e Financave, zotin Arben Malaj, apo edhe ish zv/ministrat Dhimitraq Rafti e Arben Ahmetaj. Prokuroria, pavaresisht se ndodhet nen nje presion politik per njemije e nje arsye, duhet te firmose arreste politikanesh, por edhe heqje imunitetesh te deputeteve te cilet kane shperdoruar detyren shteterore.

    Ky shtet qe akoma mbetet i kriminalizuar ka nevoje per nje dore te forte per ta penalizuar krimin e organizuar dhe ryshfetin zyrtar. Natyrisht qe Berisha po ben nje pune te mire ne kete drejtim, por edhe disa pika dyshimi mbeten te pasqaruara per opinionin se "pse ai nuk ka te njejten mase gjykimi e penalizimi per ministrat e tij". Qe ka nevoje per te spastruar opoziten nga elementet e inkriminuar apo te perzier ne afera korruptive, kjo as qe nuk diskutohet, por kjo duhet te behet permes nje procesi te hapur e publik qe te mos futet inati politik apo pazare te fshehta mes Nanos e Berishes per te likujduar kundershtaret ne parti. Ne dogana, tatime, Albtelekom e ne shume dikastere te kohes se qeverisjes se PS se ka patur vjedhje e falsifikime te medha, ndaj prangat duhet te kercasin mbi duart e tyre.

    Nuk ka pse hezitohet edhe mbi ata politikane qe na bejne moral "per luften kunder korrupsionit" dhe qe ne kohen e qeverisjes se tyre benin namin duke shperdoruar postin. Ne PS dhe ne opozite ka dy lloje politikanesh; nje pale qe shprehin progres, por dhe nje jo e vogel e cila ka mbi shpine akuza te renda ne perzierje ne kontrabande e vjedhje te pasurise shteterore. Kur ata dalin ne media apo ne Kuvend duke folur per "drejtesi apo lufte kunder korrupsionit", te vjen te thuash ate shprehjen e urte popullore: "Te dh...., por krenare!". Nuk ka pse politikane si Pandeli Majko, Petro Koci, Ben Blushi apo ndonje tjeter te rrine duke marre eren e keqe te disa kolegeve te tyre ne Parlament, te cilet duhet te ishin ne qelite e burgut te Tiranes e jo ne Kuvend.

    Opozita ka nevoje te vetepastrohet nga elementet e korruptuar, te cilet i shkaktuan asaj edhe humbjen e 3 korrikut 2005. Ne qofte se nuk arrin ta beje ajo vete qe t'i largoje politikanet e akuzuar me fakte, atehere te mos bertase nese drejtesia fillon kercitjen e prangave ne duart e tyre. Ashtu sic ka deklaruar edhe vete kryetari i PS se, Edi Rama, se "ne lideret, te paret, duhet te shkojme ne dyert e drejtesise kur akuzohemi", prandaj kur vonohet paraqitja e tyre ne dyert e drejtesise, mazhoranca nuk mund te rrije duke heshtur per shkak te hakmarrjes politike.

    Pastrimi apo vetepastrimi i opozites nga keto elemente eshte nje garanci se ata mund te kerkojne rikthimin ne pushtet. Nuk mundet me figurat emblematike te kohes se para 3 korrikut, te cilat ishin si thaset e miellit qe sa here i bie nxjerr pluhur te bardhe, pra me keta emra nuk ka se si opozita, sidomos ajo kryesore, te kerkoje pushtetin. Natyrisht qe mbetet e drejte e saj, pasi cdo opozite synon pushtetin, por pikesepari ajo ka nevoje te dale publikisht kunder disa emrave VIP te perzier ne afera. Me pas fillon ngritja e pikeve te saj ne opinionin publik.

    Kryeministri Berisha eshte ne lojen e tij politike. Atij sa me shume te kete pislleqe ne drejtimin e partive opozitare i shtohen piket ne mjedisin politik. Si ka mundesi qe edhe ne bazen e PS se kur takon militante partiake te thjeshte e pa te ardhura ekonomike te thone: "Boll vodhen ata tanet tash 8 vite. Tani t'i nxjerrin nga hundet!".
    Duke perfunduar, titulli i madh i shkrimit mund te ishte edhe ndryshe: "Hajdute e te dh..., por edhe krenare!".

    koha jone

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,295
    Postimet në Bllog
    22
    Fajdet, 5 miliarde leke borxh kompanive

    E Marte, 25 Prill 2006

    Zbardhet dosja e plote e derguar nga Grupi Mbikeqyres ne Prokurorine e Pergjithshme. Jane 1130 persona, te cilet nuk kane arketuar 5 miliarde leke ne llogarite e kompanive rentiere. Si jane hequr detyrimet ne menyre abuzive

    Fatjon Ferko

    Plot 5 miliarde leke te kompanive rentiere vazhdojne te jene ne llogarite e personave te cilet rezultojne debitore ndaj tyre. Ne kallezimin penal qe Grupi Mbikeqyres ka bere ne Prokurorine e Pergjithshme ndaj ish-kryetarit te ketij grupi, Farudin Arapit, rezulton se aktualisht 1130 debitore vazhdojne te kene pa arketuar nje detyrim prej 5 miliarde lekesh (rreth 50 milione dollare). Sipas shpjegimit qe eshte bere ne kete dosje, thuhet se shpallja e debitoreve ne teresine e tyre (me ndonje perjashtim) eshte realizuar ne kundershtim me dispozitat ligjore.

    Keshtu, administratoret e kompanive rentiere ne kundershtim me ligjin, megjithese vendimi i tyre shpallej titull ekzekutiv dhe e drejta e ankimit duhej te realizohej vetem ne gjykate, e kane ndryshuar ate.

    Nga ana e administratoreve, ne kohen e drejtimit te Arapit, jane hequr apo liruar nga detyrimi shume debitore, ne nje kohe qe ky veprim eshte bere selektiv, referuar kallezimit penal. Vendimet per shpallje debitore per te gjitha shoqerite kane nje forme standarde, pa dhene asnje shpjegim per motivet e shpalljes se tyre.

    Mbas shpalljes se debitoreve, sipas kallezimit, administratoret perseri kane vepruar ne kundershtim me ligjin, pasi nga ana e tyre, megjithese ishin te bindur qe nuk eshte bere identifikimi i sakte i personave, i jane drejtuar bankave dhe zyrave te regjistrimit te pasurise per bllokimin e pronave te ashtuquajturve debitore, te shpallur ne menyre te pasakte. Nga ana e administratoreve te shoqerise "Vefa", referuar shkreses nr. 243 dt. 1.7.2003 (dok nr. 46) Nasip Ahmeti dhe Saba Duckollari pranojne zyrtarisht qe kane bere bllokime te jashteligjshme te pasurise se shtetasve shqiptare, duke dhunuar rende te drejtat me elementare te njeriut dhe duke vepruar me vetedije te plote dhe paramendim.

    Ne shkresen e mesiperme, nga ana e administratoreve te sipermendur perseri pranohet se ne kundershtim te plote me ligjin nr.8471 dt. 8.4.1999 neni 8, kane marre kompetencat qe nuk i kane dhe kane hequr debitore nga lista e shpallur. Ky veprim, citohet ne kallezim, sic tregojne edhe shifrat e debitoreve nuk i ka sherbyer qellimit, por ka krijuar mundesi te marrjes se veprimeve arbitrare.

    Si rezultat e moskryerjes se detyres konform kerkesave te ligjit kane mbetur te shpallur akoma debitore te paarketuar sipas nenit 2/1 dhe nenit 2/2 283, debitore me vlere 1 811 911 135 leke, dhe sipas pikes 2/3 te ligjit, kane mbetur debitore te shpallur te paarketuar sipas nenit 2/1 dhe nenit 2/2, 283 debitore me vlere 1 811 911 135 leke dhe sipas pikes 2/3 te ligjit, kane mbetur debitore te shpallur te paarketuar 857 persona, me detyrimin prej 3 403 185 258 leke. Pra, gjithsej jane 1140 debitore me detyrimin e pashlyer prej 5 215 096 135 lekesh.

    Kategorite e debitoreve:

    Neni 2/1

    Personat fizike e juridike, vendas e te huaj, qe kane ende detyrime te cfaredo natyre te pashlyera kundrejt personave qe, sipas Kodit Civil, ne castin e permbushjes se detyrimit i ka kaluar afati i permbushjes se tyre dhe duhet t'i kthejne ato prane administratorit te kompanise rentiere perkatese

    Shuma totale 1 811 911 135 leke

    Neni 2/3

    Personat fizike a juridike qe pas dates 23.1.1997 kane mbyllur kontratat e huadhenies dhe vlera financiare e terhequr nga ana e tyre eshte mbi 1 milion leke (10 mije dollare amerikane te konvertuar). Te gjithe personat qe i nenshtrohen detyrimit ligjor te deklarimit te pasurise sipas ligjit nr.7903, date 8.3.1995, kthejne cdo shume te terhequr pas dates 23.1.1997.

    Gjithsej 283 debitore me vlere 1 811 911 135 leke

    Neni 2/3

    Personat fizike a juridike qe pas dates 23.1.1997 kane mbyllur kontratat e huadhenies dhe vlera financiare e terhequr nga ana e tyre eshte mbi 1 milion leke (10 mije dollare amerikane te konvertuar). Te gjithe personat qe i nenshtrohen detyrimit ligjor te deklarimit te pasurise sipas ligjit nr.7903, date 8.3.1995, kthejne cdo shume te terhequr pas dates 23.1.1997.

    Gjithsej 857 persona, me detyrimin prej 3 403 185 258 leke


    Korrieri

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,295
    Postimet në Bllog
    22
    Si humben 2,3 miliarde leke kreditoret

    E Marte, 25 Prill 2006

    Farudin Arapi ka nderhyre ne kundershtim me ligjin per llogaritjen e borxhit qe shoqerite u kane kreditoreve, duke u shkaktuar atyre nje humbje prej 2 310 926 480 lekesh. Ne kallezimin penal qe Grupi Mbikeqyres ka bere ne Prokurori, kjo shkelje argumentohet, pasi ne mungese te dokumentacionit te huamarrjes prej shoqerise, cdo saktesim me deklarata noteriale nuk eshte i bazuar ne ligj dhe as nuk eshte kompetence e Arapit. Meqenese menaxheret jane debitore, del qarte qe vendimi i Farudin Arapit eshte nje manover antiligjore, qe con ne demtim te drejtperdrejte te interesave te kreditoreve.

    "Keshtu, nen petkun e uljes se borxhit, shuma prej 2 310 926 480 lekesh, qe fare mire si debitore duhej t'u kthehej kreditoreve duke u ndare me deklarata noteriale, ka cuar ne uljen e borxhit, por nga ana tjeter, edhe ne rastin me te mire kemi te bejme me vjedhje me ane te mashtrimit", citohet ne kallezim. Ky argumentim vjen sepse, meqenese kreditoret nga kredia e tyre marrin vetem 10 per qind te shumes, del qe nga shumat e zbritura prej ndarjes se karteles, te humbin ne fakt 10 per qind te shumes se zbritur.

    Nderkohe, ne fakt debitori duhej te derdhte prane shoqerise sipas nenit 2/3 te ligjit 8471 date 8.4.1999, tere shumen. Keshtu, nga shuma e mesiperme, kreditoret sipas deklaratave noteriale humbin 10 per qind te shumes, por menaxheret lirohen 100 per qind nga kthimi i saj. Sipas ketij argumentimi, cdo njeri normal do te paguante nje kreditor edhe te panjohur 10% apo me shume, per te shpetuar 90 per qind te shumes qe ka marre, dhe duhej ta kthente.

    "Pra, urdhri i Farudin Arapit ka demtuar kreditoret e shoqerise "Vefa" per shumen prej 90 per qind te shumes totale 2 310 926 480 lekesh, per te cilen ai mban pergjegjesi", theksohet ne dosjen e derguar ne Prokurori.

    Korrieri

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,295
    Postimet në Bllog
    22
    Farudin Arapi, abuzim me fondet, pronat e kompanive

    E Marte, 25 Prill 2006

    Grupi Mbikeqyres i kompanive rentiere ka akuzuar ish-kryetarin e ketij grupi, Farudin Arapin, per pagesa te pajustifikuara qe kane demtuar buxhetin e shtetit. Sipas kallezimit penal te bere ne Prokurori me shkresen nr. 121 dt. 11.4.2003 (dok. nr.51) nga ana e Farudin Arapit, jashte cdo lloj kompetence, i eshte kerkuar Radiotelevizionit Shqiptar pergatitja e nje kasete filmike per zgjedhjet e 26 majit dhe 20 tetorit, duke shpenzuar per kete shumen prej 6 900 000 lekesh. Per kete arsye, perfaqesuesit aktual te Grupit Mbikeqyres i kerkojne Prokurorise, qe te hetoje per realizimin e kesaj pagese te panevojshme. Sipas tyre, kjo pagese eshte kerkuar vetem per motive politike, qe nuk i takon te merret Grupit Mbikeqyres, i perfaqesuar nga z. Arapi.

    "Ne rast se eshte paguar kjo shume, z. Arapi duhet te pergjigjet per demtim te buxhetit te shtetit per shumen prej 6 900 000 lekesh", thuhet ne kallezim. Nderkohe, po sipas ketij kallezimi, ne shkresen nr. 610/1 date 24.9.1998 (dok. nr. 52) z. Arapi, ne pergjigje te shkreses se z. Arben Rakipi, ish-prokuror i Pergjithshem, nr. 1149/4 date 22.9.1998(dok. nr. 53), ne kundershtim me aktet ligjore, ka dhene ne perdorim te Prokurorise se Pergjithshme disa autovetura qe ishin te sekuestruara. Sipas te dhenave te bera publike ne kete dosje, automjetet jane: Mercedes Benz me targe Tr 56-49 D, audi Tr 37-28 D, Mercedes Benz Tr 14-63 D dhe nje Mercedes Benz me targe e huaj ralt 355, ngjyre e zeze. Sipas kallezimit, ky eshte nje veprim i paprecedente, qe sendet e sekuestruara te perdoren nga organi i akuzues, pasi z. Arapi nuk ka pasur asnje lloj tagri per dhenien ne perdorim, pasi ato ne rastin me te mire, administroheshin nga administratori i shoqerise "Xhaferi".

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,295
    Postimet në Bllog
    22
    Akuzat ndaj Farudin Arapit

    E Premte, 21 Prill 2006

    Shperdorim, pervetesim dhe zhdukje te pasurise se ish-shoqerive huamarrese, me nje dem fillestar prej rreth 30 milione dollaresh.

    Pervetesim i postit shteteror, pasi eshte veteshpallur kryetar i Grupit Mbikeqyres ne shkelje te ligjit

    Nderhyrje te drejtperdrejte me vendimmarrje personale, ne kundershtim te hapur me ligjin ne rregullat dhe procedurat e shitjes se pasurive te shoqerive huamarrese

    Mosushtrim i kompetencave kryesore qe i jepte ligji, vecanerisht ne drejtim te mbikeqyrjes dhe kontrollit te procesit te administrimit te shoqerive

    Nuk eshte bere ne asnje rast marrja ne dorezim dhe inventarizimi i pasurive te shoqerive huamarrese ne momentin e marrjes per administrim nga shteti

    Nuk eshte mbajtur kontabiliteti i shoqerive, nuk eshte bere kontrolli i procedurave te shitjes.

    Ka nderhyre drejtperdrejt per fshehjen e shkeljeve ne procedurat e shitjes.

    Ka nderhyre drejtperdrejt dhe ne menyre te paligjshme ne rregullat dhe shitjen e aseteve te shoqerive huamarrese.

    Nuk ka respektuar detyren dhe ka ndikuar drejtperdrejt ne procesin e vjeljes se ketij detyrimi

    Ka nderhyre ne procesin e nxjerrjes se borxhit te shoqerive huamarrese.

    Nuk ka respektuar kerkesat e ligjit ne nxjerrjen e koeficenteve te shperndarjes se parave per kreditoret.

    Demet qe ka shkaktuar Farudin Arapi:

    Nuk dihet ku kane perfunduar miliona dollare, qe kane qene gjendje ne bankat e shoqerive huamarrese ne momentin e nderhyrjes se shtetit.

    Nuk dihet ku kane perfunduar te ardhurat e siguruara nga bizneset, qe ishin ne pune gjate administrimit.

    Nuk dihet se ku kane perfunduar asetet e shoqerive qe nuk jane marre fare ne administrim, te cilat jane perfshire ne raportet e para te grupit te punes, por nuk rezultojne ne raportimet e fundit te administrimit

    Pronat e kompanive huamarrese jane vleresuar me vlera subjektive shume me te uleta sesa vlera e tregut shoqerite qe jane dhene per shitje, duke rezultuar ne te vertete ne proces faljeje te ketyre pasurive.

    Shitjet e pronave te kompanive huamarrese kane qene ne thelb shitje me bleres te paracaktuar dhe aspak shitje nepermjet ankandit.

    Procesi i mbledhjes se detyrimeve qe debitore te ndryshem u kishin kompanive, ka qene klientelist ne favor te individeve te vecante.

    Eshte nderhyre ne menyre antiligjore ne procesin e nxjerrjes se borxhit, duke liruar ne menyre klienteliste individe te caktuar qe u detyroheshin shoqerive huamarrese

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,295
    Postimet në Bllog
    22
    Kuvendi te na jape konkluzionet per “Arapin”

    E Enjte, 08 Qershor 2006

    Prokuroria e Tiranes i kerkon informacione Kuvendit per fajdet. Konkluzionet e dala ne vitin 2003 nga nje komision hetimor per menaxhimin e aseteve piramidale nga Keshilli Mbikeqyres i drejtuar nga Farudin Arapi, jane kerkuar nga hetuesit e Task-Forces, me qellim zbardhjen e rolit te ish-kryeadministratorit, te akuzuar tashme per shperdorim detyre. Sipas burimeve te prokurorise kryeqytetase, kerkesa per kete qellim eshte depozituar disa dite me pare ne Kuvend, ndersa ende nuk kane mberritur materialet nga ky i fundit. Hetuesit thone se, nese Parlamenti u ofron materialet, atehere kallezimi i Grupit Mbikeqyres te Fajdeve kunder Arapit, do te plotesohet dhe mund te vendoset nese ai eshte ose jo ne cilesine e te pandehurit. Mesohet se ish-kreu i Grupit Mbikeqyres te skemave piramidale, Farudin Arapi, i cili eshte kallezuar penalisht per abuzime financiare, eshte person nen hetim. Prokuroria e Tiranes ka filluar procedimin penal ndaj ish-administratorit te firmave hua-marrese. Burimet nga Prokuroria e Tiranes thane se Arapi eshte i lire te jape shpjegime para hetuesve. Nese pranon, hetuesit shtojne se ato do te verifikohen me kallezimin. “Farudin Arapi eshte i lire te paraqitet ne prokurori dhe te jape versionin e tij per materialet kallezuese. Ai mund te thirret si person i pandehur, nese nga hetimet e metejshme do te dalim ne perfundimin se ka shkelur ligjin”, u shprehen te njejtat burime hetimore. Ne lidhje me shumen qe dyshohet se Arapi ka abuzuar gjate drejtimit te Grupit Mbikeqyres, hetuesit tregohen skeptike, teksa deklarojne se “eshte ende heret per te pasur dicka te tille te sakte”. “Konkluzionet e komisionit parlamentar per kete ceshtje do te ishin nje ndihme e madhe ne kete drejtim”, thone prokuroret e kesaj ceshtjeje. S.Cobo

    Korrieri

Tema të Ngjashme

  1. Statuti i Shkodres
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 22-12-2014, 12:32
  2. Alfred Uçi tregon
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-12-2010, 08:55
  3. 2 muaj para zgjedhjeve
    Nga Alienated në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 18-02-2009, 07:16
  4. Grushti i Shtetit ne Kili 1973 - Fakte dhe mithe
    Nga Toro në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-08-2005, 20:25
  5. Zog I dhe Toptani sipas Durhamit
    Nga Bohemian në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-08-2002, 10:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •